Tag: pëllumb

  • Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për djalin, 30 vite për vajzën

    Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për djalin, 30 vite për vajzën

    Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Hysen Meta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe fshehje e asgjësim të kufomës. Ndërkohë, për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite burgim. Ndaj saj rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të rrethanave familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës.  Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta.
    Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e viktimës Blerina Meta. Për Amarildo Metën, akuza kërkon të dënohet me 5 vite burgim për fshehjen dhe asgjësimin e kufomës, ndërsa nëna e fëmijëve të dënohet me 3 vite për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. “Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri tjetër Amarildo Meta ka qenë në punë”, thotë Prokuroria e Durrësit.
    Si ndodhi vrasja
    I ndjeri Pëllumb Meta u vra mesditën e 12 shkurtit 2024 pasi u kthye nga puna. Në kuzhinën e banesës së tij, ai u qëllua me armë nga djali Hysen Meta, ku e pranishme ishte edhe vajza Hygerta Meta. Djali qëlloi 4 herë në drejtim të tij, por u prek nga 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pasi vranë babain, motër e vëlla e fshehën krimin duke zhdukur provat si dhe duke groposur kufomën e të atit. Ata stukuan vrimën në mur ku kishte përfunduar njëri nga plumbat, si dhe spostuan divanin në të cilin ka qenë i shtrirë viktima. Më pas mbështollën trupin e pajetë të babait, e groposën në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit.
    Për fshehjen e kufomës dhe të provave ishin të përfshirë edhe vëllai tjetër Amarildo dhe nëna e tyre Blerina. Pasi zhdukën të gjitha provat, djali Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim me pretendimin se babai i tyre ishte larguar nga banesa. Por deklaratat kontradiktore dhe jo të besueshme në atë kohë, bënë që grupi hetimor i policisë së Durrësit të dyshonte mbiu zhdukjen reale nga banesës të Pëllumb Metës. Pasi u zbardh krimi dhe u arrestuan fëmijët, gjatë gjyqit, vajza Hygerta Meta deklaroi se babain e vrau vëllai Hyseni.
     

  • Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

    Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

    Nga Avokat Arben Llangozi
    Për vite me radhë, rrjeti i njohur si “Salillari” ka funksionuar si një strukturë e fuqishme kriminale dhe korruptive, e aftë të ndikojë në të gjitha nivelet e pushtetit.
    Në krye të këtij rrjeti qëndron Pellumb Salillari, i cili jo vetëm që ka vendosur shefa komisariatesh, drejtorë policie dhe drejtues drejtorish, por ka ndikuar edhe në emërimin e kryetarëve të bashkive dhe, sipas dyshimeve, ka diktuar lista zgjedhësish për deputetë.
    Organizata e Salillarit është e njohur për ndërtime pa leje dhe jashtë projekteve të miratuara, përfshirë zona të mbrojtura mjedisore dhe pasuri publike. Në nivelet më të larta, rrjeti i Salillarit dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij me pushtetin për pastrim parash në bashkëpunim me figura të ndryshme politike dhe biznesmenë.
    Skandali i fundit me AKU-në dhe ndikimi politik
    Skandali më i fundit lidhet me Agjencinë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Berat, ku nipi i Salillarit, Rauf Salillari, dyshohet se ka falsifikuar fletët e analizës së produkteve bujqësore, duke rrezikuar sigurinë e konsumatorëve dhe tregun europian.
    Ditën e sotme, Pellumb Salillari dyshohet se ka ndërhyrë për të shpëtuar nipin nga arresti, duke treguar fuqinë dhe imunitetin e rrjetit mbi institucionet shtetërore.
    Nipi i Salillarit, Rauf Salillari, akuzohet se ka helmuar tregun europian duke falsifikuar fletët e analizës së produkteve bujqësore të kontrolluara nga AKU në Berat. Veprimi i tij nuk është vetëm një shkelje e zakonshme; është një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe reputacionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.
    Ndikimi politik i Pellumb Salillarit ka lejuar që ky akt kriminal të mbrohet dhe të veprojë pa u ndëshkuar, duke treguar qartë imunitetin që ofron pushteti ndaj krimeve të rrjetit “Salillari”.Rauf Salillari, nipi i oligarkut mafioz Pellumb Salillari, i ka shpëtuar prangave vetëm falë ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij oligarku.
    Ndërhyrja e Salillarit ka bërë të mundur që një person i përfshirë në falsifikime të rënda dhe helmim të tregut europian të mbrohet nga ligji, duke treguar qartë se në Shqipëri pushteti politik dhe krimi i organizuar ecin dorë për dorë, dhe drejtësia shpesh mbetet vetëm një fjalë boshe.
    Kjo situatë ka krijuar një mjedis ku korrupsioni dhe ndikimi i paligjshëm janë normalizuar, duke goditur besimin e qytetarëve në drejtësi dhe duke dobësuar funksionimin e institucioneve.Ngjarjet e fundit tregojnë një model të qartë imuniteti dhe ndikimi të krimit të organizuar në politikë.
    Ndërkohë, SPAK-u duket se ka zgjedhur të përdorë “strategjinë e heshtjes” ndaj rrjetit “Salillari”. Pavarësisht qindra krimeve të dyshuara, ndërtime pa leje, pastrim parash, ndikim politik dhe falsifikime dokumentesh hetime konkrete nuk ka.Rrjeti vepron hapur, ndërsa SPAK-u duket se po studion librin e udhëzimeve për “Si të ndiqet krimi i organizuar pa prekur askënd me lidhje politike”.
    Pellumb Salillari ka shkatërruar një mal të tërë pranë Urës Vajgurore, jashtë çdo leje mjedisore, dhe nuk ka rehabilituar asnjë metër katror nga dëmi që ka shkaktuar. Veprimet e tij flagrante shkaktojnë miliarda euro humbje për shtetin dhe shkatërrojnë ekosistemet e zonës. Ky është një akt arrogant dhe i papërgjegjshëm, që tregon qartë se pushteti dhe impuniteti e mbrojnë atë nga çdo përgjegjësi ligjore. Në Shqipëri, ligji duket se nuk ekziston për oligarkët që veprojnë mbi natyrën dhe interesin publik.
    Pellumb Salillari nuk ka ndaluar vetëm te ndërtime pa leje dhe shkatërrimi i mjedisit; ai ka ndërtuar edhe rrugë jashtë çdo leje dhe pa miratime ligjore, duke shkelur çdo procedurë administrative dhe duke rrezikuar integritetin e infrastrukturës publike. Këto veprime tregojnë arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e tij të plotë, ndërkohë që shteti dhe institucionet që duhej të kontrollonin këto veprime mbeten pasivë, duke lejuar që oligarku mafioz të veprojë sipas dëshirës së tij.
    Pellumb Salillari ka ndërtuar pallate të tëra pa leje dhe jashtë çdo projekti të miratuar, duke shkelur ligjet e ndërtimit dhe rrezikuar sigurinë e banorëve dhe integritetin urban të zonave të përfshira. Këto ndërtime jo vetëm që shkatërrojnë mjedisin dhe hapësirat publike, por edhe pasurojnë rrjetin e tij me fonde të dyshimta, ndërkohë që impuniteti politik e mbron nga çdo përgjegjësi ligjore.
    Megjithë këto krime flagrante dhe ndikimet e jashtëzakonshme politike, shteti nuk ka ndërmarrë asnjë hetim efektiv për pastrim të produktit dhe veprimtari të tjera të dyshimta financiare të rrjetit “Salillari”. Ndërkohë që qindra shkelje dhe dëm ekonomik prekin buxhetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve, institucionet mbeten pasive, duke lejuar që impuniteti i oligarkut mafioz Pellumb Salillari të konsolidohet dhe të veprojë pa pengesa.
    Pellumb Salillari ka përfituar miliarda euro nga tendera publikë pa asnjë garë dhe pa transparencë, duke përdorur ndikimin e tij të jashtëzakonshëm politik për të kontrolluar çdo proces prokurimi. Kjo praktikë e paligjshme jo vetëm që dëmton buxhetin e shtetit dhe qytetarët, por gjithashtu konsolidon fuqinë e rrjetit “Salillari”, duke treguar qartë se oligarkët me lidhje të forta politike mund të operojnë mbi ligjin pa u ndëshkuar.
    Me gjithë shkeljet dhe krimet e dyshuara, rrjeti i organizatës “Salillari” duhet të përballet me ligjin dhe të marrë ndëshkimin maksimal sipas parimit të drejtësisë, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin.
    Por mesa duket, SPAK-u është një dështim i radhës në Shqipëri, duke lënë rrjetin të operojë pa pengesa dhe duke treguar se drejtësia shpesh mbetet vetëm një fjalë boshe kur përballë saj qëndron një oligark mafioz me lidhje politike të fuqishme.
     

  • “Na pastë marrë të keqen Riti”/ Si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vrasjes së Ridvan Ramazanit

    “Na pastë marrë të keqen Riti”/ Si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vrasjes së Ridvan Ramazanit

    Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani alias Hyseni.
    Një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen “Cafi” dhe “Lici”.
    Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s, kishin rrethuar zonën, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj, por asnjëri prej tyre nuk po gjendej.
    Në atë periudhë RENEA, kërkonte për autorët në disa fshatra të Shkodrës. Ndërsa sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, vrasësi i Ridvan Ramazanit, Duel Mehmedaj, mbahej i strehuar në një bazë të sigurt të Bajrit, në fshatin Rjoll të Shkodrës.
    Që nga ajo kohëe deri më sot, kur po mbushen gati 5 vite nga ngjarja e rëndë, Duel Mehmedaj, i dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen e Ridvan Ramazanit, ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit.
    Ridvan Ramazani, i thirur “Riti” në Shkodër ishte një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, dhe lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen Cafi dhe Lici.
    Në orët e mesditës së 28 Nëntorit 2020, Arsad Bashli i shkuar Behar Bajrit në “Sky” se forcat e policisë RENEA kanë shkuar në fshatin Dajç dhe po bajnë krefje andej për vrasjen. Por Behari ia kthen: “…se i tesh u qova prej gjumit…”, duke bërë sikur s’ka ditur gjë.
    Për shkak se Duel Mehmedaj, i kishte hequr nga qarkullimi njërin nga personat që mbante kontakte e shoqëri me “Cafët” dhe “Licët”, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, marin në mbrojtje Duel Mehmedaj, duke e fshehur në fshatin Rjoll të Shkodrës, me qëllim mos rrënien në duart e policisë që po e kërkonte.
    Më tej biznesmeni Pëllumb Gjoka, interesohet përmes policit, Ardit Hasanbehaj, për dinamikën e hetimeve dhe mundësinë e ndihmës që mund ti bëhej Duel Mehmedaj, me qëllim kalimin e akuzës në vrasje për vetëmbrojtje, pasi sipas bisedave në aplikacionin “Sky” dhe akteve në dosjen hetimore, viktima Ridvan Ramazani, kishte qëlluar i pari me pistoletë drejt makinës ku ndodheshin dy vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.
    Dhe më pas kishte dalë nga makina dhe ishte kundërpërgjigjur me kallashnikov disa herë, Duel Mehmedaj, i cili e ka lënë të vdekur në vend.
    Pëllumb Gjoka, teksa ka hyrë në dijeni për ngjarjen, i shkruan në “Sky” në 28 Nëntor 2020, oficerit kundër Krimeve ndaj Jetës në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, duke i thënë: “…ka ndodh një ngjarje andej, mere shtruar vëlla, me shumë terezi vëlla mere…”.
    Hasanbegaj, ia kthen duke i dhënë udhëzime Pëllumbit që një person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen, ti çonin mesazh që të mos rinte në shtëpi por të ikte të fshihej. Polici i thotë: “…Ok Ok vëlla, Milker Gjoka, thuaj të mos rijë në shtëpi, po qe…thashë mos e njihje…”.
    Por Pëllumbi nuk ka asnjë njohje me Mikljor Gjokën dhe i thotë Hasanbegaj: “…nga është ky…? Ja të pyes…se nuk di shumë detaje…” Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke e këshilluar dhe pohuar se: “…mos folë shumë në telefon vëlla…se do na hapësh punë…shikoje vetë…”.
    Kurse Gjoka i shkruan se: “…jo vëlla jo, vetëm këtu (SKY) vëlla…”.
    Ndërkohë rreth orës 03:54 të mesantës së 29 Nëntor 2020 Behar Bajri bisedon me Pëllumb Gjokën, duke i shkruar këtij të fundit: “…s’ka gja ma vlla, na pastë marrë të keqen “Riti…”.
    Ndërsa Pëllumb Gjoka ia kthen duke i shkruar në “Sky” si më poshtë:“…kjoft me zotin e ishalla ka këmbën e mbarë e i merr me vetin krejt grupin…”.
    “…AMIN…”-i thotë Behar Bajri duke vijuar ti shkruajë se: “…kamën e mbarë, ka me pasë…”.“.AMIN ishallah…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.
    Por në mesditën e 29 Nnëtorit, Pëllumb Gjoka, bisedon sërisht me policin Ardit Hasanbegaj, duke u interesuar për dy vëllezërit e shpallur në kërkim, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.
    Gjoka i shkruan në “Sky” Ardit Hasanbegaj: ”…si je vëlla? Ka ndonjë gjë të saktë që i kanë shpall në kërkim…?”.
    “…Po po, pamjet e karburantit, tullë…”- ia kthen Ardit Hasabegaj, duke e vënë në dijeni Pëllumbin se vrasja ishte filmuar totalisht nga kamerat e një karburanti aty pranë.
    “…Ça zgjidhje ka…? A ka hapësirë…?”-ia kthen Pëllumb Gjoka, policit Hasanbegaj.Por efektivi i policisë Shkodër i shpjegon duke i shkruar se:”…ai djali që të thashë dje (Mikljor Gjoka) ka dhjerë dynjanë. Ka treguar të gjithë ngjarjen.
    “…Kush e ka marë në pyetje? Ti je këtej apo në Tiranë? Ka pas shkëmbim zjarri…”-i shkruan Pëllumb Gjoka.Por Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: ”…shoku nuk ka hapësirë, sepse i ka dhënë detajet ai djali komplet. Ka treguar që ka qënë makina e këtyre, janë targat, personi del nga makina e tyre sepse duket nga kamerat. Janë kamerat tull…”.Gjoka i shkruan se:”…ai djali mund ti mohoj…Po por ai ju ka bllokuar rrugën dhe ka gjuajtur i pari…”.
    Hasanbegaj ia kthen se:”…po kjo është e vërtetë. Veç në këtë pjesë mund të mbrohen, që ai ju ka zënë rrugën…”.“…Po pra vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes…si i keni ba letrat…?”-i thotë Pëllumb Gjoka.
    Efektivi i policisë ia kthen se: ”…në fund ashtu do shkojë ajo. Por te ne (Polici) tani në këto momente nuk bëhej. Ai djali ka qëlluar dhe mund të shkojë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Vrasja është bërë tani dhe kjo punë nuk bëhet tani. Të bjeri pak situata më vonë, se dje ishte gjithë Drejtoria e Përgjithshme këtu, me Tonin, Ben Dash, e kompani. O vëlla letrat janë bërë për Vrasje në bashkëpunim. Po të mos ishte kap ai djali, që të thashë dje unë do ishte situata ndryshe. Do ishin vetëm pamjet filmike, por tani është dhe deklarimi i tij që thotë që kam qënë me ta në makinë edhe ka qëlluar vëllai i vogël. Po të mos qe kap Mikljori, do ishte ndryshe situata. Por atë e kishin gjetur në shtëpi…”.
    Pëllumbi i thotë: “…Po a e keni bërë, se ai ka gjuajtur i pari…? (Fjala për Ridvan Ramazanin).Hasanbegaj ia kthen:”…kjo është në deklarim të atij djalit (Mikljorit), por nuk e di saktësisht. Por këtë e ka deklaruar edhe ai, që ka zënë rrugën me makinë. Por i rendi pak faktit që thotë se e kemi parë makinën dhe e kemi ndjekur dhe aty na ka bllokuar rrugën ai (Ridvani). Ka dalë vëllai i vogël i tyre, ka gjuajtur me armë ka gjuajtur dhe ai. Kjo është, lartë-poshtë…”.“…Po kush e ka gjujt i pari…?”-pyet Pëllumb Gjoka.
    Hasanbegaj ia kthen:”…nuk e di si detaj, nuk e kam fiksuar. Por kjo është poshtë-lartë. Veç këtu mund të mbrohen ata, tek kjo pjesë. Që ne kemi shkuar për ta takuar. Për sqarim ai (Ridvani) ka qëlluar i pari. Se në pamje mnuk duken qartë qëllon ai (Ridvani) apo këto, (Duel Mehmedaj dhe vëllai). Vetëm këta duken kupton. Kanë qëlluar këtam qellin. Ai shmanget ky djali, Dueli, se bën një veprim shmangës që mendohet se i është shmangur doditjes së tij dhe më pas vazhdon gjuan përsëri, derisa i shkoi tek koka. Ku të takoj të tregoj pamjet, se dhe kameraman të kishim lënë, nuk do ti kapte kaq mirë. Ai (Dueli) kishte shkuar të heq kamerat i ka shkul, i ka lënë në vend. Po të kishte marë atë DVR-në, as 100 vjet nuk do e kishin gjetur…”.
    Hasanbegaj më tej i shkruan Pëllumb Gjokës se gjatë marjes në pyetje të djalit të Ridvan Ramazanit, ai ka thënë se në mëngjesin e 28 nëntorit kishte bërë debat me njërin nga vëllezërit Mehmedaj.“…Ok vëlla, kalofsh mirë…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.
    Më tej në 16 dhjetor 2020, Ardit Hasanbegaj pasi ka marë të dhëna hetimore nga kolegët e tij e informon Pëllumb Gjokën mbi detajet e hetimit dhe planifikimin e ripyetjes në burgun e Reçit të personit të arrestuar, Mikljor Gjoka.Hasanbegaj shkruan:”…si të kam, ajo që më pyete dje është e sigurt. Pra dy krëhëra, 11 fishekë, 1 gëshojë pistolete. Janë marë edhe fakte.Me urdhër prokurori, nesër do shkojn të pyesin atë Gjokën në Reç…”.“…Ok vëlla, dhe që ka qitur është kopsitur…?”- i shkruan Pëllumb Gjoka. “…Po, po…”-ia kthen Ardit Hasanbegaj./Ora News

  • Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit

    Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pashtresh të Elbasanit, ku një banor vendas është raportuar i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për Pëllumb Toçin, 56 vjeç, i cili kishte dalë nga banesa për të kërkuar qenin e tij, përdorur për ruajtjen e bagëtive, pasi kafsha kishte humbur në zonën malore përreth.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gjatë kërkimeve në terrenin e vështirë të kanioneve të Valëshit, 56-vjeçari mund të ketë rrëshqitur dhe të ketë rënë në një nga greminat e thella që karakterizojnë këtë zonë. Kanionet e Valëshit janë të njohura për bukurinë natyrore, por edhe për rrezikun që paraqesin për këdo që lëviz jashtë shtigjeve të sigurta, sidomos në periudha me lagështi ku shkëmbinjtë bëhen të rrëshqitshëm.
    Menjëherë pas njoftimit për zhdukjen, banorët e zonës u mobilizuan për të nisur kërkimet, duke u bashkuar me forcat e policisë lokale dhe ekipin e Kërkim Shpëtimit Malor. Ky i fundit ka hyrë në operacion me pajisje të specializuara për terrene të thyer, përfshirë litarë sigurie dhe pajisje ngjitjeje, për të eksploruar çdo segment të mundshëm ku mund të ketë përfunduar i zhdukuri.
    Kërkimet po zhvillohen me vështirësi për shkak të terrenit të ashpër dhe mungesës së sinjalit telefonik në disa pjesë të zonës. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë skenar, por hipoteza më e fortë mbetet ajo e rrëzimit aksidental. Familjarët dhe të afërmit e Pëllumb Toçit ndodhen pranë vendit të ngjarjes në pritje të çdo lajmi, ndërsa kanë bërë thirrje për ndihmë dhe për zgjerimin e forcave kërkimore.
    Policia ka apeluar gjithashtu që qytetarët të shmangin hyrjen në zonat e rrezikshme pa shoqërim të njohësve të terrenit, duke kujtuar se kanionet dhe shpatet e thepisura të Valëshit mund të jenë fatale nëse nuk respektohen masat e sigurisë. Kërkimet do të vijojnë deri në gjetjen e 56-vjeçarit, me shpresën se ai mund të gjendet gjallë.

  • Pëllumb Pilinçi shpall ‘qeverinë’ e tij personale në Vlorë, prezanton 13 ministra pa zgjedhje e parti politike

    Pëllumb Pilinçi shpall ‘qeverinë’ e tij personale në Vlorë, prezanton 13 ministra pa zgjedhje e parti politike

    Politikani Pëllumb Pilinçi ka shpallur sot, përmes një akti simbolik, atë që e quan “Qeveria e tij”. Njoftimi u bë në qytetin e Vlorës, vendi ku në vitin 1912 u shpall edhe qeveria e parë e Shqipërisë pas pavarësisë.
    Ndryshe nga proceset normale politike, Pilinçi nuk ka parti të regjistruar dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor. Shpallja e kësaj “qeverie” është bërë pa asnjë bazë ligjore apo mandat popullor, duke e kthyer situtatën më shumë në një akt personal dhe simbolik.
    Gjatë aktivitetit të zhvilluar këtë të hënë, Pilinçi prezantoi edhe 13 ministrat që do të jenë pjesë e kësaj “qeverie”, e cila nuk ka asnjë fuqi ekzekutive në realitet.

  • Për Himarën dhe Himarjotët

    Për Himarën dhe Himarjotët

    Në këto 2 dokumente, të zbuluara në arkivat e Venedikut nga historiani Pëllumb Xhufi, tregohet qartazi historia e vërtetë, ajo shqiptare e Himarës dhe himarjotëve.

    1️⃣ Dokumenti i parë i përket vitit 1602, tek i cili, në rreshtin e 3 nga fundi flitet për “Himarjotët shqiptarë” siç qyhen në dokument (‘Albaneze Cimeriotto’) dhe për pozicionin e tyre në atë kohë.

    2️⃣ Ndërsa dokumenti i dytë venecian, i cili i përket vitit 1554, gjithashtu flet për Himarën dhe Himarjotët, ku në rreshtat e 14 dhe 15 shkruhet se një flotë osmane “po shkonte drejt Himarës për të shkatërruar plotësisht ata shqiptarë të gjorë!…”

    Dokumente të tilla për zonën në fjalë janë të shumta, madje në një letër që daton nga viti 1577, himarjotët i bëjnë thirrje Papës për ti ndihmuar me armë dhe furnizime kundër osmanëve, ku në fund, letra e himarjotëve mbyllet me adresën: “Prej Himare, domethënë prej Epirit të shqiptarëve, 12 korrik 1577” (marrë nga Kristo Frashëri, 2005, ‘Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve’).

    Për më shumë, një pjesë e madhe e dokumenteve të publikuara gjithashtu gjenden në librin e Pëllumb Xhufit, “Arbërit e Jonit”.

  • Rrëfimi tronditës për Icardi: Vrau një pëllumb me llastiqe guri, e poqi dhe e hëngri përpara meje

    Rrëfimi tronditës për Icardi: Vrau një pëllumb me llastiqe guri, e poqi dhe e hëngri përpara meje

    “La Masia”, akademia e famshme e Barcelonës, ka prodhuar disa nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Aktualisht, emra si Gavi, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsí janë dëshmi e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme. Por përveç talentit, jeta në një ambient me shumë të rinj sjell edhe ngjarje të çuditshme e të paharrueshme.
    Njëra prej tyre është ajo që ka treguar së fundmi Sergi Gómez, ish-mbrojtës i Espanyol, tani lojtar i lirë, në një intervistë për “Post United”, ku protagonisti kryesor është Mauro Icardi, sot sulmues i Galatasaray.
    “Kam një histori me Mauro Icardin, që për mua është më e mira nga të gjitha, – tregon Gomez duke qeshur. – Kur erdhi te ‘La Masia’, ishim shokë për 3 apo 4 sezone. Jetonim në të njëjtin apartament, bashkë me Marc Muniesa dhe Sergi Roberto”.
    Gómez rrëfen se një ditë, Icardi e ftoi të dilnin në parkun pranë banesës: “E pashë se kishte marrë një copë druri, të cilin e kishte prerë vetë një ditë më parë, në formë Y. I kishte vendosur një llastik të fortë, të cilin e kishte blerë në një dyqan materialesh ndërtimi. Pra, kishte ndërtuar vetë një palë llastiqe.
    Ai më tha: Hajde, do të të tregoj diçka. Pastaj më tregoi një pemë shumë të lartë, ndoshta 20-25 metra. Unë mendova se po fliste për kokrrat e pishës, por ai më tha: Jo, shiko më sipër. Aty ishte një pëllumb që mezi dukej. E mori një gur, tërhoqi llastikun dhe… pëllumbi ra nga lartësia”.
    Por historia nuk mbaroi këtu: “I thashë: Çfarë bëre, Mauro?! Ai m’u përgjigj: Eja, kthehemi në ‘La Masia’. Ia hoqi puplat, ia nxori gurët nga gryka, mori një varëse teli, e kaloi përmes trupit të pëllumbit, ndezi një zjarr, e poqi dhe e hëngri përpara meje”.
    Sergi Gómez shpërtheu në të qeshura ndërsa e tregonte ngjarjen, por shtoi me dashamirësi: “Mendova: Çfarë më pret këtu përpara? Po, e vrau një pëllumb, e gatoi vetë dhe e hëngri. Jetuam shumë kohë bashkë. E kam për zemër”.

  • “‘Kryvi’! U ekzekutua”/ U arrestua në Dubai, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

    “‘Kryvi’! U ekzekutua”/ U arrestua në Dubai, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

    Denis Brajoviç (Bajri) u arrestua në Emiratet e Bashkuara, kur ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku falë përgjimeve të SKY-t flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
    Policia njoftoi se Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundësoi lokalizimin dhe kapjen e të riut, me qëllim ekstradimin e tij.
    “Në Shënjestër”
    Ai ishte një njeri shumë i fuqishëm në veri të vendit. Një biznesmen të cilit i përuleshin të gjithë.
    Deri edhe vetë politika në Tiranë, ku ai ia kishte dalë të imponohej dhe të shtrinte me sukses lidhjet e tij deri në rangjet më të larta të saj, aq sa të fitonte deri edhe statusin e ‘investitorit strategjik’.
    Një status i shpërblyer për të nga qeveria Rama, që do ti mundësonte investimin deri në 50 milionë euro në lojërat e fatit.
    Pavarësisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.
    Ku ai përflitej se ishte njëkohësisht Zot dhe dorëzanë, i disa prej këtyre ngjarjeve kriminale të pazbardhura. Krime të paprovuara, por që do të duhej një dosje përgjimesh e mbërritur nga autoritetet franceze për llogari të SPAK, për të na rrëfyer për herë të parë të plotë disa prej mistereve të ngjarjeve të kronikës së zezë të ndodhura në veri të vendit.
    Në harkun kohor të viteve të fundit. Ky është Pëllumb Gjoka.
    Profili në dukje i një biznesmeni të tërhequr, që daljet publike i ka tejet të rralla.
    Personazhi që në zonën e tij njihej si ‘I forti i Velipojës’, tejet aktiv në sipërmarrjet e tij, por që mesa duket krahas punës si biznesmen i suksesshëm, fshihte pas këtij profili të nderuar edhe anën e errët të një organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal të dyshuar të këtij biznesmeni?
    Cili ishte gabimi që e çoi drejt fundit të tij?
    Dhe pse SPAK, u kërkoi partnerëve të tij francezë, përgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyeshëm, për të parë se cilat ishin komunikimet e Gjokës dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij?
    Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka duket se nis pas kallëzimit të familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka.
    Një 99 vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.
    Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, shikojnë se si ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.
    Kallëzim i kryer SPAK më 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.
    Të cilët pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.
    Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.
    Por përpara se të shkojmë te ky episod i fundëm i tjetërsimit të një prone, që çoi në nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij,
    Zbulimi i parë tronditës që SPAK bëri me marrjen në dorë të bisedave të zhvilluara nga ky grup në aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi që mbante edhe emrin Ndoji.
    Ngjarje e ndodhur më datë 9 gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.
    Ku ai u gjet i vrarë disa metra larg makinës BMË që kishte marrë me qira.
    Por çfarë lidhje ka vrasja e Gjin Boriçit me Pëllumb Gjokën dhe kush janë ekzekutuesit, që sipas gjurmëve të bisedave që ata kishin lënë në komunikimet e SKY ECC, ishin pikërisht shokë të ngushtë me viktimën?
    Përse kjo mizori ndaj shokut të tyre dhe si shkuan ata për ngushëllim në familjen e mikut të ngushtë, që ata kishin vrarë pikërisht po vetë.
    Mesa duket për t’i dhënë një drejtim tjetër ngjarjes.
    Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, falë bisedave të kryera në aplikacionin SKY ECC, pjesëmarrës në këtë krim janë Pëllumb Gjoka, i cili në këto biseda, mban pseudonimin ‘Kolombo’.
    Behar Brajoviq (Bajri), që mban disa pseudonime të njohura si ‘Daci’, ‘Lopata’ apo ‘Kapedani’
    ‘Deno’ apo ‘Denis’ për Denis Brajoviq (Bajri).
    ‘Mondi’, Edmond Preka, që rezulton të jetë shoferi i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
    ‘Dori’, Klaodor Haka.
    Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin ‘V’.
    Martinaj, që nuk dihet për çfarë arsye, del të jetë i interesuar si personi në vetë të parë për ekzekutimin Boriçin. I cili në vazhdim të përgjimeve thotë se është gati të paguajë edhe një shumë të madhe parash për eliminimin e tij.
    Por që garant për të, për vrasjen e Boriçit, del të jetë Pëllumb Gjoka.
    Veprime të cilat SPAK pretendon se janë provuar para dhe pas vrasjes.
    Përgjimet
    Më datë 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?
    Në orën 18. 11, Behari i shkruan: ‘Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.
    Pëllumbi i shkruan: ‘Ok vëlla’.
    Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020.
    Pra dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.
    I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.
    Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.
    Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.
    Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.
    Përgjimet
    Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?
    Behari i shkruan që, do të marri dy veta.
    Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto të dy, ti mbaj brenda diku.
    Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
    Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1.00 dhe 2.00 të mëngjesit të datës 9 gusht.
    Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.
    Kjo me qëllim për të hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atë çfarë do t’i ndodhë pas pak.
    Ndërkohë që në orën 00.27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.
    Dosja Hetimore
    Në orën 00.27, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.
    (Në këtë komunikim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).
    Denisi i shkruan: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi.
    Tu dal jam, prit televizorin.
    Në orën 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.
    Denisi i shkruan Beharit: ‘Para e kemi”.
    Në orën 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prekën.
    Në orën 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.
    Denisi i shkruan Beharit: ‘Kruvi’, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.
    Pra mesa kuptohet nga biseda. ‘Kryvi’, do të thotë se Gjin Boriçi, tashmë është ekzekutuar.
    Fill më pas Behar Brajoviq, kujdeset që të vendosë në dijeni menjëherë edhe Pëllumb Gjokën.
    I cili pasi mëson që puna u krye me sukses, nuk harron që ti çojë viktimës, sipas mënyrës së tij të fala.
    Dosja Hetimore
    Në orën 02.24, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që u kry, tani presim atë tëndin. Atë që desh ti ai u kry, Ginin deshti ai…
    Pëllumbi shprehet: …Ok vëlla, kjoft me Zotin, futja gjumit…
    Por duket se grupi vrasës nuk ka gjumë.
    Vetëm një orë pasi është kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet në përgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.
    Ku i tregon këtij të fundit, se si e qëlloi pa mëshirë Gjin Boriçin.
    Po kështu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.
    Ku është i interesuar të di, nëse doli apo jo në lajme vrasja.
    Dhe çfarë thuhet për këtë vrasje.
    Dosja Hetimore
    Në orën 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.
    Denisi i shkruan: ‘Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka’.
    Në orën 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.
    Denisi i shkruan: A dha gjë tv?
    Nata duket e gjatë dhe e pagjumë për ekzekutuesit dhe porositësit e vrasjes.
    Siç del me vonë nga komunikimet që zhvillohen ne orën 3.00 të mëngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe njëherë nëse çunat e kanë djegur si duhet makinën, me qëllim që të mos lënë asnjë gjurmë.
    Pas disa komunikimeve të ndërsjella, grupi më në fund vendos të marrë një sy gjumë. Tashmë të qetë se punën e kishin kryer dhe se çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimeve. Komunikimet e tyre fillojnë sërish në mëngjesin e herët të datës 9 gusht. Ku tashmë ata organizohen të takohen së bashku, larg syve të njerëzve.
    Ku i pranishëm midis tyre është edhe ‘V’, i identifikuar si Ervis Martinaj.
    Dosja Hetimore
    Në orën 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.
    Klodori i shkruan: ‘Jam duke ardh me ‘V’ andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.
    Në orën 12.28, Edmond Preka komunikon me Pëllumb Gjokën, të cilit i tregon që është duke ardh ‘Lopata’ (Behar Brajoviq).
    Pëllumbi i thotë: ‘Po rrim te ara, thuj se këtu ka shumë njerëz.
    Ky është edhe momenti kur Pëllumb Gjoka hyn në komunikim me Ardrit Hasanbegaj.
    Që në këtë kohë mbulon detyrën e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
    Gjoka në këtë rast, është i interesuar të dijë çfarë ka zbuluar policia në lidhje me vrasjen e Gjin Boriçit.
    Bisedë që zhvillohet midis tyre më datë 9 gusht, vetëm disa orë pas kryerjes së vrasjes.
    Dosja Hetimore
    Në orën 14.49, Pëllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.
    Pëllumbi e pyet: ‘Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)’.
    Ardriti i përgjigjet: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllai.
    Plus paska qenë kollarexhi.
    Pëllumbi e pyet: Si duket si dorë?
    Ardriti i përgjigjet: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë.
    Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.
    Por nga biseda në vazhdim, Pëllumb Gjoka kujdeset te shefi i Krimeve në Shkodër, që të mos i hyjnë më thellë këtij hetimi.
    Madje ai mëson gjatë kësaj bisede se si vëllai i viktimës paska takuar Dorian Dulin.
    Shok i ngushtë me Gjin Boriçin, njëkohësisht një nga eksponentët më të frikshëm të krimit në Shkodër dhe lidhje e afërt e Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i Bajrave.
    Për të cilin Gjoka kërkon informacione të vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila është përditshmëria e tij.
    Dosja Hetimore
    Pëllumbi i thotë: Lëreni në kollaren e vet.
    Në orën 17.09, Pëllumb Gjoka komunikon sërish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse e njihte Dorian Dulin, sepse vëllai i këtij e ka takuar.
    Pëllumbi shprehet: Këta të vrasin dhe të vijnë dhe me u pjek.
    Pëllumbi shkruan: Ardrit nëse ke info për Dorin më thuaj.
    Por duket se Dorian Duli është një armik i betuar për Pëllumb Gjokën dhe Behar Brajoviq.
    Të cilët ndërkohë mësojnë se Duli është mik i ngushtë me viktimën Gjin Ndoji.
    Dhe se për gjatë gjithë kohës ai qëndron në shtëpinë e mikut të tij të vrarë në pritë.
    Urrejtja për Dulin duket se është aq e fortë nga grupi kundërshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vrasë edhe në varrimin e Boriçit.
    Më datë 10 gusht, vetëm një ditë pasi bashkërisht kanë kryer vrasjen e shokut të tyre Gjin Boriçi, vrasje që del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, mësohet se ka shkuar për ngushëllime më shtëpinë e shokut të tij të ngushtë.
    Bisedë të cilën e konsumon edhe me Pëllumb Gjokën.
    Dosja Hetimore
    Në orën 12.47, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Ky i fundit i tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund.
    Dori (Dorian Duli) nuk ishte.
    Por duket se Pëllumb Gjoka në rolin e regjisorit të ekzekutimit të Gjin Boriçit, sipas SPAK e ka kryer këtë vrasje për llogari të Ervis Martinaj,
    Në këmbim të një tjetër vrasje që këtë herë i interesonte vetë biznesmenit.
    Sipas dosjes ‘Metamorfoza’, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati të ofronte edhe 100 mijë euro për vrasjen e Gjin Boriçit, të cilin e donte të ekzekutuar me çdo kusht.
    Qoftë edhe kundrejt një shume të tillë të majme parash.
    Kërkesë që duket se e i ka rënë në vesh edhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.
    I cili ndërkohë po merrej edhe vetë me një larje të vjetër hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj këtë herë falas vrasjen e Gjin Boriçit, në këmbim që mbreti i bixhozit ti hiqte qafe Pëllumb Gjokës njeriun që kishte kohë që e kishte vënë në shënjestër.
    Pra, një formë krimi me clering.
    Ky person të cilin Pëllumb Gjoka e donte me patjetër të vdekur dhe mundësisht brenda pak kohësh, ishte Kleanti Musabelli.
    I cili gjatë një sherri të ndodhur midis tij dhe Gjokës, më datë 11 Shtator 2017, në një kafe në qendër të Tiranës, në ikje e sipër kishte plagosur me armë zjarri në këmbë, biznesmenin.
    Por ndërsa Pëllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dorë nga e drejta e ankimit në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës ndaj këtij të fundit, duket se biznesmeni kishte në kokë një skenar tjetër.
    Atë të lënies lirë të Musabellit, me qëllim për ta ekzekutuar, në momentin kur ky i fundit të mendonte se çdo gjë tashmë i përkiste të kaluarës.
    Pasi Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kanë kryer punë me Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, sipas dakordësisë me njëri-tjetrin, tashmë është ky i fundit që duhet të ngrejë këmbëzën e armës dhe të vrasë Kleanti Musabelli.
    Është akoma e paqartë se kur Gjoka dhe Martinaj kanë rënë në dakordësi për këtë këmbim viktimash, por nga bisedat në SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar që në muajin qershor 2020.
    Pra dy muaj para se të vritet Gjin Boriçi.
    Ku edhe këtë herë, në shërbim për të kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli është i njëjti grup ekzekutorësh, që më pas kryen edhe vrasjen e Boriçit.
    Për shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne kohë, në lojë futet Behar Brajoviq.
    I cili duket se i ka një borxh të madh moral Pëllumb Gjokës.
    Pasi ky i fundit del se e ka shpëtuar nga burgimi afatgjatë duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.
    Dhe për këtë arsye i ofrohet Pëllumb Gjokës, t’ia bëjë për qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.
    Dosja Hetimore
    Më datë 7 Korrik 2020, në orën 11.57, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Pëllumbi i shkruan: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.
    Behari e pyet: A po thua për atë, për punën tënde?
    Pëllumbi i përgjigjet: Po.
    Behari i shkruan: Atë punë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin.
    Du me ta kry, për qef.
    Pëllumbi i pèrgjigjet: Jo vëlla, nuk bëhet falas, duhet ndonjë që është larg.
    Pëllumbi i shkruan: Është i falur, është në rrugë të madhe.
    Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.
    Behari i shkruan: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.
    Pëllumbi i shkruan: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hiç.
    Ajo që mbetet e paqartë në këtë ngjarje, është fakti përse grupi dështoi në vrasjen e Kleanti Musabelli.
    Edhe pse Pëllumb Gjoka është i gatshëm të japë shuma të mëdha parash për ta eliminuar me çdo kusht.
    Dosja Hetimore
    Më datë 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i shkruan: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan.
    Pëllumbi i shkruan: 80-90-100.
    Del në rrugë të madhe, është i falur.
    Behari i shkruan: 100 kërkojnë këto kurva, ose të ta kryej unë.
    Pëllumbi i shkruan: 100 me ju dhënë vlla.
    Pasi Behar Bajroviq i premton Pëllumb Gjokës se do ta organizojë ai vrasjen, në një tjetër bisedë ai lë të kuptohet se në Tiranë për këtë qëllim kanë ardhur disa kosovarë.
    Dosja Hetimore
    Më datë 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Behari i shkruan: ‘Më kanë ardhur disa shokë nga Kosova dhe atë punën tënde e kryejmë. Ose vjen një serb, ose një kosovar. Kena dhe një arab.
    Pëllumbi i shkruan: ‘Vëlla mund ti sjell dhe unë serb dhe kosovarë, por duan shofer.
    Behari i shkruan: ‘E kam unë shoferin vëlla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.
    Arabi e kryen edhe me ftyrë. për këtë punë i kam thirr.
    Në një tjetër bisedë, Pëllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, që mundësish Kleanti Musabelli, ta vrasë bashkë me të vëllain.
    Por jo me djalin, apo me familjarë të tjerë.
    Por siç konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv për grupin.
    Të cilët ndërkohë që janë vënë në gjueti për të vrarë Kleanti Musabelli, po përgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Boriçit.
    Ku në këtë bisedë të mëposhtme, Behar Brajoviq i shkruan Pëllumb Gjokës se puna e tij me Kleanti Musabelli do të kryhet së shpejti, sa të mbarojmë një punë këto ditë.
    Duke nënkuptuar ekzekutimin e Gjin Boriçit.
    Dosja Hetimore
    Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?
    Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.
    Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.
    I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.
    Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.
    Dosja Hetimore
    Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
    Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.
    Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.
    Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.
    Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.
    Madje po kaq e paqartë është edhe arsyeja përse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marrë përsipër këtë vrasje për llogari të Pëllumb Gjokës, në këmbim të vrasjes së Gjin Boriçit, nuk e përfundoi këtë punë.
    Dhe çfarë ndodhi midis tij dhe Pëllumb Gjokës.
    Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka i ishte vënë nga pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Boriçit, interesante në dosjen ‘Metaformoza’, janë edhe një seri përgjimesh.
    Ku këtë herë Pëllumb Gjoka dhe të tijët, janë të interesuar të eliminojnë disa prej të fortëve të Shkodrës.
    Në këtë rast Dorian Dulin që del të jetë edhe miku i Gjin Boriçit të vrarë, Ibrahim Licin një tjetër personazh problematik i botës së krimit në veri të Shqipërisë, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por që atëkohë ishte liruar më kusht.
    Ku këtë herë ai që del i interesuar për ti vrarë këta persona është Behar Brajoviq.
    I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se këta tre personazhe, janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njerëzve të tij. Edhe kjo ndjekje bëhet gjatë kohës kur Pëllumb Gjoka dhe të tijtë me në krye Behar Brajoviq, i ishin vënë pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe po përgatiteshin për të vrarë, Gjin Boriçin. /Balkanweb/

  • “Fillimi i marrëzisë”- Njihuni me Pëllumb Pilinçin

    “Fillimi i marrëzisë”- Njihuni me Pëllumb Pilinçin

    Pëllumb Pilinçi

    TIRANË- Dëshpërimi të shtyn të bësh gjëra të dëshpëruara! Nëse kjo fjali do t’i përshkruante më së miri një grup personash, do të ishin padyshim banorët e Thethit. Të vendosur përballë rrënimit të investimit të tyre, për ditë me radhë kanë pritur “delegacione” me shpresën se dikush do t’i ndihmonte të përballeshin me shtetin. Pritën një grup banorësh nga Mirdita, që i shkuan “për ndihmë” pasi i ishin shembur të gjithë bujtinat, pritën dhe Pëllumb Pilinçin me kompani. Nuk është e pazakontë që miku të pritet si Zot kudo që shkel, por në rastin e fundit, ishte në kufinjtë e abuzueses. Për të sqaruar më shumë dhe për të dhënë kontekst, ZËRI ka përgatitur një profil të Pilinçit dhe të tijëve, që për ata që e kanë përjetuar ose studiuar më vonë të ngjan shumë me Suden dhe Vehbi Alimuça.
    Për të gjithë ata që nuk e njohin dhe tashmë do ta njohin, Pëllumb Gani Pilinçi është themelues dhe kryetar i Partisë Shpresa Demokrate, e paraqitur si parti me orientim “demokrat të djathtë” dhe lidhje shqiptaro-amerikane. Ai ka lindur më 16 prill 1948 dhe ka kaluar fëmijërinë në kushte të vështira në Shqipëri komunist. Më pas, ka emigruar në SHBA ku ka ndjekur studimet dhe karrierën arsimore/akademike.
    Sipas asaj që thotë vetë, se prova nuk ka paraqitur kurrë, është takuar me figura të njohura amerikane, përfshirë Presidentin dhe zëvendës presidentin e SHBA-së (George H.ë. Bush), si pjesë e një angazhimi me çështjet e Ballkanit dhe Evropës. Me “eksperiencën” premton se do t’i futut edhe ai politikës për të krijuar një qeverie teknike intelektuale në Shqipëri, madje ka gati edhe “ministrat hije”.
    Ministrat hije (ose “ministri hije”) është një term politik që vjen nga modeli britanik i opozitës parlamentare, dhe nënkupton: Zyrtarë të opozitës që marrin përsipër rolin për të monitoruar dhe sfiduar ministrat aktualë të qeverisë, duke qenë të gatshëm për t’i zëvendësuar ata nëse opozita fiton pushtetin. Por në këtë pikë do të kthehemi në një moment të dytë. 
    Ndër vite ai hyn dhe del pa filtër nga ekranet televizive duke bërë deklarata dhe premtime. Një nga deklaratat e tij më të bujshme përfshin edhe kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin Pilinçi thotë se e ka bërë ai president. Mirë në Shqipëri, por pretendonte se edhe në Amerikë kishte lidhje me njerëz të rëndësishëm, një prej tyre edhe ish-sekretari i Shtetit, që “haxhonte” kohën e tij për ta telefonuar çdo një orë. Pra; një nga personat më të rëndësishëm në botë, që këshillon vetë (asokohe) presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe që ka mundësi që të konsultohet me ekspertët më të mirë që ka njohur bota dhe njerëzimi…flet dhe merr mendim nga Pilinçi. Kjo mund të jetë një ëndërr e tij, por që kurrë nuk është bërë realitet.

    “Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika. Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam plagosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, kryeministrin që ka këtë vendin këtu. Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra. Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi,”-thoshte dikur Pilinçi. 
    Edhe tani, me shumë gjasa për të bërë pushimet e verës, Pilinçi është kthyer sërish në Shqipëri. Bëri një “xhiro” në Theth ku promovoi idenë e një Shqipërie demokratike, por me vlera euroatlantike. Pjesë e vizionit të tij është “Amerika e Vogël” në zemër të Evropës – ide që përsërit në fjalimet e tij publike. Dhe po! Ka marrë kohën të ndajë vizionin e tij. 
    Në korrik 2024, Pilinçi dhe Partia Shpresa Demokrate propozuan krijimin e një qeverie teknike me 13 sekretarë (të cilët ai i konsideron si “ministra” sipas modelit amerikan me senatorë)  Sipas pilotit politik të partisë, sistemi duhet të përbëhet nga 80 deputetë dhe 41 senatorë, me një qeveri presidenciale ku çdo përfaqësues zgjidhet direkt nga qytetari 
    Deklaratat dramatike & aksioni i ashpër kundër klasës politike
    Pilinçi ka deklaruar se, në ditën që instalohet “qeveria teknike”, Edi Rama do të arrestohet dhe Sali Berisha do të përfundojë në burg. Ka gjetur dhe vendin se ku do i “burgosë”. Të gjithë ABshkë. Në mars 2025 në një intervistë televizive në kanal “Shpresa TV”, ai tha se kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin do të rikthehen për paraburgosjen e politikanëve të korruptuar. E teksa ishte në Theth, ia “lëshoi” një kërcënim kryeministri Edi Rama. 
    “Edi Rama të kam thënë përpara dy ditëve, do të të tërheq zvarrë deri te Skëndërbeu. Ne do të bëjmë qeverinë. Do të habiteni sesi do ta bëjmë ne këtë vend. Do të bëhet qeveria këtë muaj ose mesi i muajit tjetër,”- ka thënë ndër të tjera Pëllumb Pilinçi.
    E bëri këtë deklaratë edhe pse mund t’i rëndojë akuza për “përndjekje”. Sipas Kodit Penal shqiptar, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Për shumë më pak u dënua me 1 vit burg deputeti Ervin Salianji, por duket se në këtë rast, Rama nuk ka gjasa të merret. Edhe pse Pilinçi i ka akuzuar liderët e kryesore të partive PD dhe PS si bashkëpunëtorë të interesave të huaja serbe‑rusë dhe si pjestarë të një klase që ka vjedhur pronat e shqiptarëve. 
    Ndaj edhe herë pas herë, nga makina e tij me flamur amerikan dhe shqiptar, Pilinçi fton shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen për ndërtimin e një shteti pa korrupsion. Në thelb, nuk është se nuk ka të drejtë, por vetë personazhi “Pilinçi” nuk është i duhuri! Edhe pse me shumë mundim ka marrë hapa konkretë dhe ka hapur një seli në Sauk, nga ku inkurajon shqiptarët të bëhen pjesë e partisë së tij për të përmbushur “amanetin e të parëve”.
    Tani rikthehemi tek tek ministri në hije. 
    Vizita në Theth e profesorit shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi, ka qenë një ndër lajmet më të komentuara përgjatë së mërkurës. I blinduar deri në “dhëmb”, me bodygardë (po, po, me truproja) dhe automjet luksoz, Pilinçi takoi banorët e fshatit turistik të Thethit bashkë me një person shumë të rëndësishëm për të. Biznesmenin Rako Paja, i cili mesa duket dëshiron që t’i “rrëmbejë” postin ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Prezantimin ia bëri vetë kreu i partisë në Youtube. 

    “Përshëndetje miq të dashur të televizionit Shpresa. Sot kam nderin të kem në studio ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës zotin Rako Paja. Përshëndetje zoti Paja,”- i thotë moderatorja, ndërkohë që biznesmeni ia kthen përshëndetjen, duke konfirmuar kështu edhe “postin” e tij. Madje i ka gjetur edhe zv.ministren, një zonjë që u prezantua si Lindita Tela.
    Belinda Balluku dhe “rivali” i saj

    Teksa aspiron politikën, Rako Paja, biznesmeni nga Skrapari, ka arritur që të dominojë tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, deri në Qipro. Ai rezulton që të jetë aksioner në të paktën 9 kompani të cilat merren kryesisht me ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike. Madje, 3 vite më parë është takuar edhe me “armiken” e tij më të re, vetë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër një nga investimet në Dibër, sa i përket prodhimit të energjisë nga dielli.
    Po atëherë Balluku nuk e dinte që po takonte pasuesin e saj potencial, që as vetë nuk e beson që është i tillë.
    Megjithatë ai e ka nisur një mision, si edhe shumë të tjerë në politikë. Të shohim sesa do të zgjasin…Ndoshta deri në vjeshtë kur të kenë mbaruar pushimet dhe Pilinçi të rikthehet në Amerikë më “green-card” e tij. Në Theth nuk shkon dot më se në dimër bllokohet rruga. Çfarë Xhaferri apo jo? Nuk e njihni Xhaferrin? Epo historia që nuk njihet ka shumë gjasa të përsëritet./ZËRI

    Pëllumb Pilinçi

    fghgjjpg

    900 0 1752742581xscreenshot 12 211

    0 450 8ec09d174f75db45696c4aa509750984

  • “Edi Rama do të të tërheq zvarrë!”/ Pëllumb Pilinçi “kërcënon” nga Theth: Do të bëjmë qeverinë e re…do të habiteni

    “Edi Rama do të të tërheq zvarrë!”/ Pëllumb Pilinçi “kërcënon” nga Theth: Do të bëjmë qeverinë e re…do të habiteni

     Pëllumb Pilinçi

    SHKODËR- Pëllumb Pilinçi ka vizituar fshatin turistik të Thethit pas shembjeve masive të kryera përgjatë ditëve të fundit pas urdhrave të kryeministrit Edi Rama. Në mes të rrënojave, në Theth Pilinçi “nisi” dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Madje për këtë të fundit kishte dhe një paralajmërim se do ta largonte nga pushteti. Sipas tij, në vend do të krijohet një qeveri e re.
    “Si jeni? Jeni vendas, si e keni emrin? Ju ka prishur gjë? Unë kam ardhur ju që ju kanë prishur…qeveria që sot është në fuqi e ka me ditë. Për arsye se ju ka prishur me një vend që se kush i ka pasuritë e tij, gjysh-stërgjysh, ju nuk jeni të ardhur këtu. Unë shoh shumë prishje që edhe kryeministri i Shqipërisë, një sharlantan ju ka ardhur para disa kohe dhe ju ka thënë që çdo gjë e keni bërë mirë. Kurse në të kundërtën ua ka shkatërruar. Një fshat i mrekullueshëm janë vëllezër. Por regjimi komunist ka arritur që të ndajë burrin nga gruaja, shokun nga shoku, djalin nga vëllai. Qëllimisht që t’i shkatërrojë. Me çfarë shoh unë këtu, unë serbin e kam armik shekullor, por as serbi nuk do e kishte bërë këtë. 
    Edi Rama të kam thënë përpara dy ditëve, do të të tërheq zvarrë deri te Skëndërbeu.
    Kam ardhur për ju që ju kanë prishur ndërtesat. Qeveria që është sot e ka me ditë për arsye se ka prishur me një vend që të gjithë këtu i ka pasuri të tij, të gjyshërve e stërgjyshërve. Ju nuk jeni të ardhur këtu. Unë këtu shoh shumë prishje që në të kundërt kryeministri i Shqipërisë, një sharlatan, ju ka ardhur përpara disa kohëve dhe ju ka thënë që e keni bërë shumë mirë. E në të kundër jua ka shkatërruar.
    Një fshat i mrekullueshëm. Janë vëllezër, por regjimi komunist ka arritur të ndajë burrin nga gruaja, shokun nga shoku, djalin nga vëllai, qëllimisht që t’i shkatërrojnë. Me çfarë shoh unë këtu, unë serbin e kam armik shekullor, por as serbi nuk do ta kishte bërë këtë.
    Ne do të bëjmë qeverinë. Do të Habiteni sesi do ta bëjmë ne këtë vend. Do të bëhet qeveria këtë muaj ose mesi i muajit tjetër,”- ka thënë ndër të tjera Pëllumb Pilinçi./ZËRI