Tag: pelenën

  • Shkencëtarët/ Prindërit duhet t’i kërkojnë “miratim” foshnjës para se t’i ndërrojnë pelenën

    Shkencëtarët/ Prindërit duhet t’i kërkojnë “miratim” foshnjës para se t’i ndërrojnë pelenën

    Studiuesit australianë po këshillojnë prindërit që t’i përfshijnë foshnjat në procesin e “miratimit” edhe gjatë një veprimi të thjeshtë, siç është ndërrimi i pelenës. Sipas tyre, kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një përgjigjeje verbale nga një fëmijë që nuk flet ende, por me ndërtimin e ndjeshmërisë ndaj kufijve truporë që në moshë shumë të hershme.
    Debati nisi në vitin 2018, kur një eksperte australiane këshilloi prindërit të kërkonin “miratimin” e foshnjës para ndërrimit të pelenës, duke shkaktuar reagime të shumta dhe edhe irritim nga shumë prindër. Tani, dy shkencëtare nga Deakin University, Dr. Nicole Downs dhe Dr. Katherine Bussey, po mbështesin këtë ide, duke theksuar se është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë rreth autonomisë trupore që në fillimet e jetës.
    Sipas tyre, ndërrimi i pelenës shpesh shihet si një detyrë që duhet “mbaruar sa më shpejt”, por në fakt mund të shndërrohet në një moment mësimi. Ata sugjerojnë që prindi t’i flasë fëmijës, t’i shpjegojë se çfarë do të bëjë dhe të vëzhgojë reagimet përmes shprehjes së fytyrës dhe gjuhës së trupit.
    Shembull i mënyrës së komunikimit sipas tyre:
    “Tani duhet të ndërroni pelenën… A do të ecësh/capëlesh vetë deri te tryeza e ndërrimit, apo doni t’ju mbaj në krahë?”
    Shkencëtaret këshillojnë gjithashtu të shmangen këngët apo shpërqendrimet, në mënyrë që fëmija të jetë i vetëdijshëm për atë që po ndodh. Po ashtu, prindërit mund të shpjegojnë hap pas hapi se çfarë po bëjnë, si p.sh.: “Mund ta ngresh paksa trupin që të heq pelenën, të lutem?”
    Sipas tyre, këto praktika nuk kanë të bëjnë me “ekstremizma” apo ide të çuditshme moderne, por me ndihmën që u jep fëmijëve për të kuptuar kufijtë e trupit dhe për të qenë në gjendje të shprehin pakënaqësi apo të tregojnë nëse dikush i prek në mënyrë të papërshtatshme kur rriten.
    Megjithatë, studiueset pranojnë se prindërimi është i lodhshëm dhe nuk duhet të kthehet në stres:
    “Bëni ç’është e mundur, por mos e qortoni veten nëse jo çdo ndërrim pelene është moment perfekt mësimi. Po kujdeseni për një fëmijë të vogël.”