Tag: pelegrinë

  • FOTO/ Greqi, aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë, ka të lënduar

    FOTO/ Greqi, aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë, ka të lënduar

    Një autobus me 30 pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Athinës.

    Sipas raportimeve të mediave greke, 12 persona u plagosën lehtë dhe u dërguan në spitalin e Volosit.

    Autobusi turistik po udhëtonte nga Larisa drejt një manastiri në Kanalia, Magnezi.

    Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca ndodhen  në vendngjarje, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tjera, që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar.

    Rrethanat e aksidenti  mbeten  të paqarta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.

  • Tjetër tragjedi ajrore në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë

    Tjetër tragjedi ajrore në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë

    Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në Indi, duke vrarë shtatë persona në bord.
    Aksidenti ndodhi pak minuta pas ngritjes së helikopterit, thanë zyrtarët, në atë që duhet të kishte qenë një fluturim 10-minutësh.
    Aksidenti ndodhi në shtetin verior indian të Uttarakhand. Helikopteri po fluturonte për në Guptkashi, një vend i shquar pelegrinazhi hindu në Himalaje, nga qyteti i tempullit Kedarnath.

  • Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

    Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

    Sot dhe nesër, 12 e 13 qershor, kremtohet Festa e Shna Ndout, që vjen pas 13 të Martave të shenjta. Prandaj, mijëra pelegrinë janë mbledhur në Kishën e Laçit.
    “Qindra e mijëra i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë që prej orëve të para të mëngjesit, jo vetëm besimtarë katolikë, por edhe të besimeve të tjera. Janë duke pritur orën 12 të natës, kur kulmon edhe festa”, raportoi nga atje, gazetari i Klan News, Martin Marku.
    Besimtarët e kalojnë natën në oborrin e kësaj kishe e përreth saj, në pritje të festës. Ka pelegrinë nga Shqipëria, Kosova e diaspora.
    Ata luten për më shumë paqe, begati e mirëqenie në familjet e tyre.

  • Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

    Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

    Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të Islamit – Haxhin.
    Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bëjnë më të mirën për t’u mos përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehetësisë së madhe kanë vdekur mbi 1.000 njerëz.
    Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, pelegrinët kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas Islamit.
    “Duket sikur nuk jeni në këtë botë”, ka thënë Khitam, 63-vjeçar, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP, duket thënë se “para Haxhit, e kam shikuar Xhaminë e Madhe çdo ditë në televizion”.
    Para hyrjes në Mekë, pelegrinët duhet t’i nënshtrohen një regjimi të pastërtisë dhe vishen me rroba të veçanta të bardha.
    Autoritetet kanë thënë se mbi 1.5 milion pelegrinë kanë arritur në Arabinë Saudite për Haxhin njërin prej pesë shtyllave të Islamit, që duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga besimtarët myslimanë.
    Zyrtarët kanë tentuar të krijojnë sa më shumë hije nëpër ambiente publike, pasi temperaturat vitin e kaluar në këtë periudhë kanë shkuar mbi 51 gradë Celsius./REL

  • Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin

    Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin

    Bota E Mërkurë, 4 Qershor 2025 21:17
    Mbi 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të Islamit-Haxhin.
    Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, pelegrinët kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas Islamit.

    “Duket sikur nuk jeni në këtë botë”, ka thënë Khitam, 63-vjeçar, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP, duket thënë se “para Haxhit, e kam shikuar Xhaminë e Madhe çdo ditë në televizion”. Para hyrjes në Mekë, pelegrinët duhet t’i nënshtrohen një regjimi të pastërtisë dhe vishen me rroba të veçanta të bardha.