Tag: pekinit

  • Tragjedi në Kinë! Humbin jetën 60 persona pas shirave të rrëmbyeshëm

    Tragjedi në Kinë! Humbin jetën 60 persona pas shirave të rrëmbyeshëm

    Moti i keq me shira ka shkaktuar përmbytje në veri të Kinës. Si pasojë 60 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin.

    Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp.
    Reshjet e dendura filluan një javë më parë dhe arritën kulmin në zonën e Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me deri në 573.5 mm reshje në Miyun, nivele që mediat lokale i përshkruan si “jashtëzakonisht shkatërruese”.

    Sasia mesatare vjetore e reshjeve në Pekin është rreth 600 mm.
    Në provincën fqinje Hebei, 16 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve intensive, njoftuan autoritetet. Të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin Chengde, pranë Pekinit, ndërsa 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Humbjet e jetëve kanë ndodhur në fshatra brenda rajonit Xinglong të Chengdeut në provincën Hebei, raportoi agjencia shtetërore Xinhua të mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar autoriteteve lokale, pa dhënë detaje se kur apo si ndodhi vdekja e tyre.
    Viktimat në Chengde ishin nga fshatra që kufizohen me Miyun-in e Pekinit, rreth 25 km larg rezervuarit Miyun, më i madhi në veriun e Kinës. Rezervuari ka regjistruar nivele rekord të ujit dhe kapaciteti gjatë reshjeve që shkatërruan qytetet përreth.

  • Tragjedi në Pekin! 34 viktima nga përmbytjet katastrofike në kryeqytetin kinez, evakuohen mijëra persona

    Tragjedi në Pekin! 34 viktima nga përmbytjet katastrofike në kryeqytetin kinez, evakuohen mijëra persona

    Pekini dhe provinca fqinje Hebei janë goditur nga reshje të dendura dhe përmbytje katastrofike që kanë shkaktuar të paktën 34 viktima, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar, raportojnë mediat shtetërore kineze.

    Sipas televizionit shtetëror CCTV, vetëm në distriktin Miyun të Pekinit janë konfirmuar 28 të vdekur, ndërsa dy të tjerë në Yanqing, një tjetër zonë periferike e kryeqytetit. Në provincën Hebei, rrëshqitjet e dheut të hënën morën jetën e katër personave, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Reshjet nisën fundjavën e kaluar dhe u intensifikuan të hënën, duke përfshirë pjesën veriore të Pekinit me një sasi të jashtëzakonshme prej 543.4 mm shi, sipas agjencisë Xinhua. Për shkak të situatës së rëndë, autoritetet evakuuan mbi 80,000 banorë nga zona të rrezikuara.
    Në distriktin Miyun, përmbytjet shkatërruan infrastrukturën rrugore dhe linjat e komunikimit, ndërsa 136 fshatra mbetën pa energji elektrike. Për të përballuar situatën, u hapën portat e një rezervuari që ndodhej në nivelin më të lartë që prej ndërtimit të tij në vitin 1959, duke rritur rrezikun për zonat poshtë rrjedhës, shkruan Guardian.
    Pamjet nga terreni tregojnë makina të shpërndara nga ujërat, shtylla të rrëzuara dhe pemë të shkulura me gjithë rrënjë. Në qytetin Taishitun, rreth 100 kilometra në verilindje të qendrës së Pekinit, rrugët u mbuluan nga uji dhe balta.
    “Tërmeti” i përmbytjeve erdhi papritur dhe me forcë shkatërruese – “u përmbyt gjithçka për një çast”, tregon Zhuang Zhelin, i cili po pastronte baltën nga dyqani i tij me materiale ndërtimi së bashku me familjen.
    Presidenti Xi Jinping ka dhënë urdhër për mobilizimin total të forcave të kërkim-shpëtimit për të minimizuar viktimat. Kryeministri Li Qiang konfirmoi se ka “humbje të konsiderueshme jetësh” në zonën e Miyunit.
    Autoritetet e Pekinit lëshuan të hënën mbrëma nivelin më të lartë të alarmit për reshje dhe përmbytje, duke mbyllur shkollat, pezulluar ndërtimet dhe ndaluar aktivitetet turistike dhe ato në natyrë.
    Krahas mobilizimit lokal, qeveria qendrore ka ndarë 50 milionë juanë (rreth 7 milionë dollarë) për ndihma emergjente në Hebei dhe ka dërguar ekipe të specializuara për përballimin e krizës.
    Ngjarja e fundit rikthen kujtimet e përmbytjeve të vitit 2023, kur dhjetëra persona humbën jetën dhe mbi një milion banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë. Kritikët e atëhershëm akuzuan qeverinë se kishte ndërtuar një “hendek mbrojtës” rreth kryeqytetit, duke rënduar situatën në Hebei.
    Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po intensifikojnë gjithnjë e më shumë fatkeqësitë natyrore në mbarë botën, duke përfshirë përmbytje, zjarre dhe valë të të nxehtit.

    Top Channel

  • Moti ekstrem në Pekin, 30 të vdekur e mijëra të zhvendosur si pasojë e reshjeve

    Moti ekstrem në Pekin, 30 të vdekur e mijëra të zhvendosur si pasojë e reshjeve

    Moti ekstrem vrau të paktën 30 persona në Pekin, pasi reshjet e shiut të një viti ranë në më pak se një javë, duke detyruar zhvendosjen e më shumë se 80,000 njerëzve, duke dëmtuar rrugët dhe duke ndërprerë energjinë elektrike dhe komunikimet në më shumë se 130 fshatra.

    Qindra fluturime dhe një numër shërbimesh treni u vonuan ose u pezulluan ndërsa stuhitë arritën kulmin të hënën në mbrëmje, duke i tendosur aftësitë e kryeqytetit për menaxhimin e fatkeqësive dhe duke i bërë disa ekspertë ta quajnë qytetin një “kurth” shiu.

    Pjesa më e madhe e shiut kishte rënë në veriun malor të Pekinit pranë Murit të Madh, me të paktën 28 vdekje të raportuara në distriktin Miyun dhe dy në Yanqing, raportoi Xinhua. Agjencia shtetërore e lajmeve nuk tha se kur ose si ndodhën vdekjet.

    “Përmbytja erdhi në një çast, thjesht nuk kishe asnjë hapësirë mbrojtëse”, tha Zhai, 33 vjeç, e cila drejton një dyqan ushqimor në Miyun, tani një zonë katastrofe mes urave të shembura, makinave të dëmtuara dhe tubacioneve të shkatërruara.

    Ajo i tregoi Reuters gjurmët e lëna pas ndërsa ujërat e përmbytjes po tërhiqeshin. Ato ishin rritur në 1.5 metra (4.92 ft), duke e zhytur dyqanin e saj për orë të tëra dhe duke i shkatërruar stoqet e ushqimeve dhe pijeve.

    Liu, e cila zotëron një restorant aty pranë, ishte gati të qante ndërsa shikonte stolat e përmbysura dhe tavolinat e mbuluara me baltë në restorantin e saj.

    Pajisjet e mëdha si frigoriferët kishin qëndruar të zhytura për orë të tëra dhe ka të ngjarë të jenë dëmtuar, tha bashkëshorti i saj Yang, duke vlerësuar dëmin në më shumë se 100,000 juanë (14,000 dollarë).

    ‘JASHTËZAKONISHT SHKATËRRIMTARE’

    Shirat e rrëmbyeshëm filluan më 23 korrik dhe arritën kulmin rreth Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me Miyun që përjetoi reshje deri në 573.5 mm (22.6 inç) – nivele që media lokale i përshkroi si “jashtëzakonisht shkatërruese”. Reshjet mesatare vjetore në Pekin janë rreth 600 mm.

    Rreshjet më të dendura të shiut ndodhën të shtunën në kodrën Huairou të Pekinit, ku ranë 95.3 mm shi në një orë.

    “Sasia kumulative e reshjeve ka qenë jashtëzakonisht e lartë – duke arritur në 80-90% të totalit vjetor vetëm në pak ditë në disa zona”, tha Xuebin Zhang i Universitetit të Viktorias në Kanada dhe Drejtor Ekzekutiv i Konsorciumit të Ndikimeve të Klimës së Paqësorit.

    “Shumë pak sisteme janë projektuar për të përballuar një vëllim kaq të madh reshjesh gjatë një periudhe kaq të shkurtër”, tha Zhang.

    Topografia lokale – malet në perëndim dhe në veri – “bllokuan” ajrin e lagësht dhe e detyruan atë të ngrihej lart, duke amplifikuar përmbytjen, tha ai.

    Veriu zakonisht i thatë i Kinës ka parë shira rekord vitet e fundit, me disa shkencëtarë që e lidhin këtë me ngrohjen globale.

    Në verën e vitit 2023, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet vranë të paktën 33 persona në Pekin. Reshjet në qytetin Xingtai në provincën fqinje Hebei tejkaluan 1,000 mm në dy ditë – dyfishi i mesatares vjetore.

    ‘PËRMBYTJET PO VIJNË’

    Shira të rrëmbyeshëm përfshiu gjithashtu provincën Hebei dhe qytetin Tianjin pranë Pekinit.

    Në Hebei, tetë persona humbën jetën kur një rrëshqitje dheu goditi një fshat të hënën, pasi rajoni pati shira të mjaftueshëm për gjashtë muaj gjatë fundjavës. Katër persona mbetën të zhdukur.

    Në dy fshatra në Tianjin të hënën, vetëm çatitë e shtëpive njëkatëshe ishin të dukshme, raportoi Televizioni Qendror i Kinës (CCTV).

    Ministria e menaxhimit të emergjencave tha se situata e ndihmës në rast fatkeqësie kishte qenë “komplekse dhe e rëndë”.

    Banorët kërkuan përpjekje më të shpejta shpëtimi në postimet në platformën e mediave sociale Weibo.

    “Përmbytja po vjen ende, dhe ende nuk ka energji elektrike apo sinjal, dhe unë ende nuk mund të kontaktoj me familjen time!” shkroi një përdorues i Weibo të martën në mëngjes./ Reuters.

  • Sezoni i muzeve ndez pasionin në të gjithë qytetin

    Sezoni i muzeve ndez pasionin në të gjithë qytetin

    Pekini ka hapur një sezon të gjallë kulturor këtë verë, ndërsa intensifikon përpjekjet për t’u pozicionuar si një destinacion kryesor turistik ndërkombëtar.
    Me ngjarje të mëdha si Ekspozita Ndërkombëtare e Konsumit Kulturor dhe Turistik të Pekinit 2025, që tërheq mbi 500 ekspozues nga 22 vende, dhe Sezoni i Muzeve të Pekinit 2025, që zgjat deri në tetor në muzetë dhe vendet kulturore, kryeqyteti i Kinës po shfaq trashëgiminë e tij të pasur, kreativitetin dinamik dhe tërheqjen globale në rritje, shkruan “CGTN”.
    Sezoni i Muzeve të Pekinit u hap zyrtarisht më 18 maj dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, duke nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore dhe konsumin e qytetit.
    Sezoni i Muzeve synon të krijojë një hapësirë ​​shumëdimensionale që kombinon përvojat kulturore, skenarët e konsumit dhe aktivitetet interaktive.
    Lagjet në të gjithë qytetin do të lançojnë gjithashtu tregjet e Muzeut të Pekinit, për të nxitur një atmosferë të gjallë të konsumit kulturor dhe krijues.
    “Takoni Oqeanin: Një Ekspozitë Fantazie Zhytëse” u shfaq premierë në “Meet Museum · Beijing 798 Space” kohët e fundit. Ekspozita bashkon artin hapësinor, teknologjinë e projeksionit digjital dhe njohuritë ekologjike në një udhëtim shumëdimensional që lidh të kaluarën e lashtë, të ardhmen spekulative, tokën dhe detin.
    E mbështetur nga Grupi i Arteve dhe Argëtimit të Kinës, me “WildAid” si një partner jofitimprurës, ekspozita bashkon përvojat gjithëpërfshirëse me rigorozitetin shkencor dhe shprehjen artistike, duke i udhëhequr audiencën të eksplorojë sferat detare dhe të sodisë lidhjet midis jetës, natyrës dhe së nesërmes.Ky është edicioni i parë i Sezonit të Muzeve të Pekinit.
    Çdo muaj paraqet një temë të dedikuar: Muaji i Ekspozitave në Maj, Muaji i Shkencës në Qershor, Muaji i Krijimtarisë Kulturore në Korrik, Muaji i Tureve Studimore në Gusht dhe Muaji i Arsimit në Shtator. Këto ngjarje synojnë t’u sjellin burime muzeale me cilësi të lartë drejtpërdrejt banorëve dhe vizitorëve.

  • Hapet festivali ndërkombëtar i filmit me temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”

    Hapet festivali ndërkombëtar i filmit me temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”

    Festivali i 15-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit (BJIFF), i udhëhequr nga Administrata Kombëtare e Filmit dhe i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe bashkia e Pekinit, u hap në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave dhe të Ekspozitave të Liqenit Yanqi në Pekin.
    Edicioni i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit ka si temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”, ndërsa seksioni zyrtar konkurrues i BJIFF-së, Çmimi “Tiantan”, ka marrë aplikime nga 1794 filma nga 103 vende e rajone, 18.9 % më shumë se edicionin e kaluar, duke shënuar rekord.
    Ky vit shënon 120-vjetorin e lindjes së kinematografisë kineze. Sipas zv.kryeredaktori i CMG-së dhe nënkryetar i Komitetit Organizator të Festivalit Fan Yun, vetëm në tremujorin e parë, të ardhurat nga biletat e kinemave në Kinë i kanë tejkaluar 25 miliardë juanët (rreth 3.42 miliardë dollarë), duke u radhitur në vendin e parë në botë. Si dëshmitare, regjistruese dhe pjesëmarrëse në zhvillimin e kinematografisë kineze, falë reformave sistematike në median kryesore, CMG-ja është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e kinemasë, duke bashkëpunuar me kolegët e industrisë kinomatografike dhe partnerët brenda e jashtë vendit.