Tag: pedro

  • Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet…

    Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet…

    Jorge Luis Borges

    Borges për poezinë:

    Roberto Alifano: Borges, ç’është poezia për ju? Si do ta përkufizonit?

    Borges: Mendoj se poezia është diçka aq intime, diçka aq thelbësore sa nuk mund të përkufizohet pa u tretur. Do të ishte sikur të përpiqeshim të përkufizonim ngjyrën e verdhë, dashurinë, rënien e gjetheve në vjeshtë… Nuk e di se si mund t’i përcaktojmë gjërat thelbësore. Më vjen në mendje se i vetmi përkufizim i mundshëm do të ishte ai i Platonit, pikërisht sepse nuk është përkufizim, por sepse është një fakt poetik. Kur flet për poezinë, Platoni thotë: «Ajo gjë e lehtë, flatrore dhe e shenjtë». Besoj se, në një farë mënyre, ky mund të jetë njëfarë përcaktimi i poezisë, pasi nuk e përkufizon atë në mënyrë të ngurtë, përkundrazi, i ofron imagjinatës imazhin e një engjëlli ose të një zogu.

    Përktheu: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    —————————–

    Lexo edhe:

    KËSHILLË E BORGESIT: MOS U NGUTNI TË BOTONI!

    Teksti i Jorge Luis Borgesit , në hyrje të “Pedro Páramo”:

    Poetja e shquar amerikane, Emily Dickinson, besonte se botimi nuk është pjesë thelbësore e fatit të një shkrimtari. Juan Rulfo duket se ka besuar po ashtu. Ishte një adhurues i leximit, vetmisë dhe i shkrimit të dorëshkrimeve, të cilat i rishikonte, i korrigjonte dhe i asgjësonte.

    Kësisoj, nuk po e botonte dot librin e tij të parë, “Rrafshina në flakë” (1953), deri sa pothuajse shkoi dyzet vjeç dhe, kur një mik i tij kokëfortë, Efrén Hernández, ia rrëmbeu origjinalet dhe i çoi për t’i shtypur.

    Ky vëllim me nëntëmbëdhjetë tregime parafytyron dhe paraprin disi romanin. Që e bëri Rulfon të famshëm në shumë vende dhe në shumë gjuhë. Që nga çasti kur personazhi rrëfyes, i cili kërkon babanë e tij, Pedro Páramon, has një të panjohur që thotë se janë vëllezër dhe se të gjithë banorët e fshatit quhen Páramo, lexuesi kupton se ka hyrë në një libër fantastik, degëzimet e papërcaktuara të të cilit nuk i japin mundësi të parashikojë, veç forca tërheqëse e tij e mbërthen.

    Shumë të ndryshme janë analizat që kanë bërë kritikët për këtë roman. Ndoshta më e lexuara dhe më kompleksja është ajo e Emir Rodríguez Monegal. Historia, gjeografia, politika, teknika e Faulkner dhe e disa shkrimtarëve rusë dhe skandinavë, sociologjia dhe simbolizmi, kanë qenë çështjet me të cilat janë marrë, me shumë zell, por deri tani askush nuk ka arritur të zbulojë ylberin, në se do të përdorim metaforën e çuditshme të John Keats.“Pedro Páramo” është një nga romanet më të mirë të letërsisë në gjuhën hispanike dhe madje edhe të letërsisë.

    Përktheu: Bajram Karabolli

  • Chelsea “trondit” West Ham: fitore e thellë në derbi, harrohet direkt java e kaluar (VIDEO)

    Chelsea “trondit” West Ham: fitore e thellë në derbi, harrohet direkt java e kaluar (VIDEO)

    Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke shënuar për 1-0 në minutën e gjashtë me anë të Lucas Paqueta që realizoi një gol të bukur, me asistimin e Diouf.
    Por, Blutë i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Joao Pedro që u asistua nga Marc Cucurella. Vendasit menduan se kishin shënuar golin e epërsisë, mirëpo Jean Clair-Todibo ishte në pozicion jashtë loje dhe goli i Niklas Fullkrug u anulua.
    GOLI I PEDRO NETO – VIDEO
    GOLI I ENZO FERNANDEZ – VIDEO
    GOLI I CAICEDO – VIDEO
    GOLI I CHALOBAH – VIDEO
    Chelsea më pas vazhdoi me dominim, duke shënua golin e epërsisë, kur Joao Pedro asistoi te Pedro Neto (23’) për 2-1. 11 minuta më vonë, Enzo Fernandez realizoi për 3-1, kur u asistua prej talentit brazilian, Estevao Willian – me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
    Në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren e thellë të Chelseat. Radha për gol i erdhi edhe Moise Caicedos, kur realizoi në minutën e 54-të për 4-1. Për 5-1 u përkujdes Trevoh Chalobah, që u asistua nga Joao Pedro, pas një tollovie në zonë, për të përmbyllur këtë takim.
    Pas javës së dytë, Chelsea shkon në kuotën e katër pikëve.

  • Modric debuton me humbje, Chelsea nuk e “llogarit” Milanin dhe fiton pastër miqësoren (video)

    Modric debuton me humbje, Chelsea nuk e “llogarit” Milanin dhe fiton pastër miqësoren (video)

    Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion titullar: Sanchez; James, Chalobah, Tosin, Cucurella; Caicedo, Enzo, Palmer; Gittens, Joao Pedro, Neto.
    Milan e nisi me këtë formacion titullar: Maignan; Terracciano, Coubis, Tomori, Bartesaghi; Musah, Ricci, Fofana; Saelemaekers, Loftus-Cheek; Leao.
    “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca e gjetën në avantazhin e dy golave, shumë shpejt. Në minutën e 5-të, një top i krosuar në zonë nga Reece James përfundon në rrjetë pas përplasjes me mbrojtësin e Milanit, Andrei Coubis.
    Pas 3 minutash, Joao Pedro shënon golin e dytë për të zotët e shtëpisë, pas krosimit perfekt nga Pedro Neto dhe finalizimit me kokë nga sulmuesi brazilian. Në minutën e 19-të, Milan mbetet me 10 lojtarë, pasi Andrei Coubis, pengon Joao Pedro-n, i cili ishte lojtari i fundit në aksion.
    Një ndeshje për t’u harruar e gjitha për mbrojtësin rumun të ardhur nga ekipi i të rinjve. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për londinezët.
    Në fillim të pjesës së dytë, u fut në fushë Luka Modric, duke debutuar kështu për kuqezinjtë. Në minutën e 67-të, Liam Delap shënon golin e tretë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tre minuta më pas, kuqezinjtë ngushtuan shifrat, duke gjetur golin pas një aksioni të bukur, të finalizuar nga Youssouf Fofana.
    Në fund të kohës së rregullt, ishte sërish Liam Delap që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 4-1 të Chelsea-s.
    SHIKOGOLI1
    SHIKOGOLI2
    SHIKOKARTONIKUQ
    SHIKOGOLINDELAP
    SHIKOGOLINEFOFANA
    SHIKOGOLIN E DYTE TE DELAP

  • Dy gola për tre minuta, Chelsea e nis furishëm ndaj Milan (video)

    Dy gola për tre minuta, Chelsea e nis furishëm ndaj Milan (video)

    Milan e nis me këtë formacion titullar: Maignan; Terracciano, Coubis, Tomori, Bartesaghi; Musah, Ricci, Fofana; Saelemaekers, Loftus-Cheek; Leao.
    “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca po udhëheqin 2-0, falë dy golave të shënuar për 3 minuta. Në minutën e 5-të, një top i krosuar në zonë nga Reece James përfundon në rrjetë pas përplasjes me mbrojtësin e Milanit, Andrei Coubis.
    Pas 3 minutash, Joao Pedro shënon golin e dytë për të zotët e shtëpisë, pas krosimit perfekt nga Pedro Neto dhe finalizimit me kokë nga sulmuesi brazilian. Në minutën e 19-të, Milan mbetet me 10 lojtarë, pasi Andrei Coubis, pengon Joao Pedro-n, i cili ishte lojtari i fundit në aksion.
    Një ndeshje për t’u harruar e gjitha për mbrojtësin rumun të ardhur nga ekipi i të rinjve.
    SHIKOGOLI1
    SHIKOGOLI2
    SHIKOKARTONIKUQ

  • Ndryshe nga ç’e mendonim: Kjo është historia e vërtetë tragjike mbi të cilën u frymëzua “E bukura dhe bisha”

    Ndryshe nga ç’e mendonim: Kjo është historia e vërtetë tragjike mbi të cilën u frymëzua “E bukura dhe bisha”

    Ndërsa përralla e famshme “E bukura dhe bisha” ka një fund të lumtur, historia e vërtetë mbi të cilën u bazua ajo ka një fund tragjik.

    E botuar për herë të parë në Francë si “La Belle et la Bête”, përralla e famshme për fëmijë e viteve 1740 u frymëzua pjesërisht nga jeta e pazakontë e të ashtuquajturit ‘njeriu i egër’ Pedro Gonzalez dhe nga martesa e tij me një grua të re e të bukur të quajtur Katerina.

    I lindur në Tenerife të Spanjës në vitin 1537, dhe i dhënë si dhuratë për mbretin e Francës, Henry II, në vitin 1547, Pedro Gonzalez vuajti nga një gjendje e panjohur që tani njihet si hipertrikoza ose Sindroma e Ujkut, e cila bëri që fytyra dhe trupi i tij të mbuloheshin me shumë qime. Deri më sot ka pasur më pak se 50 raste të dokumentuara.

    Në oborrin mbretëror të Henry-t, Pedro shihej si një kuriozitet ekzotik, njësoj si xhuxhët, gjigantët dhe gaztorët.

    Megjithatë, pasi vlerësoi intelektin e tij, mbreti Henry vendosi që t’i ndryshonte emrin ‘bishës’ në Petrus Gonsalvus dhe ta arsimonte.

    Me kalimin e kohës, ai mësoi tre gjuhë, dhe detajet e sjelljes së duhur në një oborr mbretëror.

    Ndërsa ka pak të dhënave arkivore mbi jetën e tij, në vitin 2021 “Revista de Historia Canaria” shkruante se bazuar në dokumentet e zbuluara së fundmi, Pedro kishte arritur të integrohej mirë në jetën e oborrit.

    Kur mbushi të 20-at, ai ishte bërë kamarier në tryezën mbretërore.

    Më pas studioi për drejtësi, u bë një tregimtar i monarkut të ri Sharlit IX, dhe nga viti 1582 nisi të jepte leksione të jurisprudencës në Universitetin e Sorbonës.

    Megjithatë, disa rrëfime tregojnë se pas vdekjes së Henrit, gruaja e tij e pamëshirshme Katerina de Mediçi vendosi të kryente një eksperiment për të zbuluar se çfarë lloj fëmijësh do të prodhonte njeriu i saj i egër.

    Në 1570 Petrus u martua me Katerina Rafelin, vajzën e bukur të një tregtari francez. Përpara dasmës mbretëresha nuk e paralajmëroi vajzën mbi pamjen e burrit të saj të ardhshëm.

    Reagimi i saj mundet vetëm të imagjinohet.

    Megjithatë, gjatë martesës së tyre të gjatë, 4 nga 7 fëmijët e tyre lindën me hipertrikozë.

    Në dallim nga fundi përrallor i filmit vizatimor të realizuar nga Disney, Pedro vazhdoi të shihej si një çudi e rrallë.

    Pasi u dallua në gjykatën franceze, Pedro dhe familja e tij u dërguan jashtë vendit, në mënyrë që anëtarët e familjes mbretërore të Evropës të mund t’i binin në sy.

    Libri “Vajzat e mrekullueshme leshatore: Motrat Gonzales dhe botët e tyre” përshkruan se si fëmijët e Gonzalez iu dhuruan fisnikëve të tjerë dhe u trajtuan si kafshë shtëpiake në oborr.

    Çifti i jetoi vitet e fundit të jetës në Itali. Sipas dokumentarit të Smithsonian Channel “The Real Beauty and the Beast”, fakti që nuk ka asnjë të dhënë për vdekjen e Pedros mund të jetë për shkak se ai tragjikisht nuk u konsiderua plotësisht njerëzor dhe kështu nuk i përshtatej një varrimi tradicional të krishterë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NUK ËSHTË PËRRALLË: E BUKURA DHE BISHA KANË JETUAR DIKUR…

    E thërrisnin “njeriu i pyllit”, ndësa ai vuante nga hypertrichosis (qime të dendura). U martua me Katerinën e bukur dhe patën 7 fëmijë!

    Shumë nga përrallat që na tregonin kur ishim të vegjël u bazuan në histori të vërteta. Një nga këto ndoshta edhe më e veçantë, ishte “E Bukura dhe Bisha”

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Pse aktori Pedro Pascal i përqafon kaq shpesh kolegët e tij?

    Pse aktori Pedro Pascal i përqafon kaq shpesh kolegët e tij?

    Ai është, padyshim, fytyra e ditës. Në SHBA, ai aktualisht luan në dy filma, “Fantastic Four: First Steps” dhe “Materialists”.
    Arsyeja për këtë është Pedro Pascal, i cili, që kur u bë i famshëm në botë përmes serialit “The Last of Us”, ka lënë gjurmë në industrinë e argëtimit, duke marrë pjesë në një mori prodhimesh dhe skenarësh të ndryshëm. Megjithatë, rritja e tij e shpejtë drejt popullaritetit u shoqërua, në mënyrë të pashmangshme, nga një ndikim përkatës në trupin dhe psikologjinë e tij.
    Në vitin 2023, një moment në tapetin e kuq u bë viral, ku ai i shpjegoi koleges së tij në serial, Bella Ramsey, se vendos dorën në gjoks ose prek dikë afër tij për të menaxhuar ankthin gjatë momenteve me presion të lartë, siç janë paraqitjet publike dhe konferencat për shtyp. “Ankthi im është pikërisht këtu”, thotë ai duke treguar zemrën e tij.

    Bella Ramsey and Pedro Pascal at #TheLastOfUs FYC event
    Deadline FYC House + @hbomax pic.twitter.com/fqv7n5eIf6
    — Deadline (@DEADLINE) April 29, 2023

    Një kontakt i ngjashëm fizik ka qenë objekt kritikash së fundmi, me disa përdorues të mediave sociale që i përshkruajnë veprimet e tij ndaj koleges së tij në Fantastic Four, Vanessa Kirby, si “të frikshme”. Në një intervistë, të dy shihen duke mbajtur duart, duke përqafuar dhe duke prekur fytyrat e njëri-tjetrit. Në një paraqitje tjetër publike, Pascal preku barkun e fryrë të Kirby, gjë që shkaktoi debat të nxehtë në internet.
    Nga ana tjetër, fansat e tij e mbrojtën, me njëri prej tyre që shkroi: “Mendoj se pjesa më e madhe e zemërimit të drejtuar ndaj Pedro Pascal vjen nga burra që nuk e dinë se çfarë do të thotë pëlqimi.” Përveç kësaj, në asnjë mënyrë bashkë-aktorët e tij nuk duken të pakëndshëm.
    Por a ka ndonjë shpjegim shkencor për këtë sjellje të aktorit 50-vjeçar? Apo është vërtet vetëm një pretekst për t’u… afruar?
    Sipas psikologëve, prekja, qoftë ndaj vetes apo ndaj një personi tjetër, është një nga mënyrat më të fuqishme dhe natyrale për t’u përballur me çrregullimet e ankthit, të cilat prekin pothuajse një në pesë të rritur në SHBA. Ndërsa prekja nuk mund të zëvendësojë ilaçet dhe psikoterapinë për ata që vuajnë nga çrregullime ankthi, ajo mund të veprojë si një pengesë e përkohshme, duke parandaluar një sulm ankthi para se të fillojë.

  • Ines de Castro dhe Pedro i Portugalisë/ Një dashuri “e çmendur” si kjo…

    Ines de Castro dhe Pedro i Portugalisë/ Një dashuri “e çmendur” si kjo…

    Nga Dashnor Kokonozi

    Kur për arsyen e vetme që të kuptosh më mirë tokën ku ke vënë këmbën, interesohesh për atë vend, është edhe rasti të kuptosh se historitë përjetohen ndryshe aty ku kanë ndodhur.Më 1340 Pedro, princi trashëgimtar i Portugalisë, martohet me Constance de Castille. Si zonjushë shoqërimi, bashkë me të erdhi edhe Ines de Castro, vajza e shambellanit të madh të Kastijës (Castille). Pra është një martesë spanjollo-portugese. (Zatën, Portugalia dy shekuj më parë nuk ekzistonte, është krijesë e këtyre aleancave, por edhe me një krushqi të largët franceze).Në vend që t’i mbante sytë te gruaja e tij, Pedro i Portugalisë rrëmbehet nga një pasion gllabërues dashurie për Inesin e bukur. Për të mirë a për të keq, kjo histori nuk u mbyll aty, te katedralja e Lisbonës.Oborri mbretëror nuk e shihte mirë një dashuri të tillë që princi Pedro as që mundohej ta fshihte. Ai i siguroi një kështjellë të dashurës së tij dhe pati me të katër fëmijë. Alfonsi IV, babai i Pedros edhe pse nuk i pëlqente, u detyrua të heshtë.Veçse një gjë të tillë nuk e bënë këshilltarët e tij. Nga frika e prishjes së aleancave politike me familjet e mëdha spanjolle, siç thonin. Kështu ndodhi që me pëlqimin e heshtur të Alfonsit, dy nga oborrtarët e tij e vranë Inesin. Tërbimi i Pedros ishte i madh, madje Portugalia u përfshi edhe në një luftë civile. Por jo më shumë. Pedro e dinte se i ati, nuk ishte në origjinë të atij krimi dhe priste orën e tij të hakmarrjes. Dhe ajo orë erdhi pas vdekjes së Alfonsit. Pedro u shpall mbret. Tani të gjitha kushtet ishin plotësuar që hakmarrja të ishte në lartësinë e dashurisë për Inesin! Sëpari urdhëroi të masakroheshin para syve të tij dy oborrtarët vrasës të Inesit. Por jo gjithfarësojshe. Urdhëroi xhelatin t’i hapë të parit dy brinjë dhe prej aty t’i nxjerrë zemrën që ende regëtinte. Por meqë kjo ndodhi shpejt për të dytin urdhëroi t’i hapen brinjët nga pas, që t’i nxjerrnin zemrën më me ngadalë… Nuk po shkoj më tutje sepse edhe vazhdimi nuk është shumë ngazëllyes. (Përfytyroni pak kur këtë ta shpjegojnë në sallat ku na ndodhur).Disi më i qetë Pedro i Portugalisë urdhëron të zhvarroset Inesi i tij nga kopshti i Quinta de las Lagrimas. Ajo tashmë është veç një skelet i veshur me rrobe të kalbura e shqyera. Urdhëron të pastrohet nga vemjet dhe të vishet me kostumin që i takonin rangut ta saj. E shoqja legjitime i ka vdekur. Pedro ka vendosur ta kurorëzojë Inesin mbretëreshë të Portugalisë. Për këtë, skeletin e saj të veshur si mbretëreshë urdhëroi ta vënë në sallën e fronit. Oborrtarët të gjithë me radhë u detyruan të bien në gjunjë dhe t’i puthin unazën mbretërore të vënë në eshtrën e gishtit të saj të unazës…. Ndonëse kronistët spanjollë kanë rolin e tyre në përcjelljen e kësaj historie, ajo me gjithë makabritetin që përmban shihet si një rast kur dashuria i ka mbijetuar edhe vetë vdekjes.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DASHNOR KOKONOZI: MAGJIA E PALIGJËSISË SË SUKSESIT

  • “Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

    “Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

    Napoli afroi në këtë merkato mesfushorin e njohur Kevin De Bruyne. Sulmuesi i Lazios, Pedro është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi, se belgu De Bruyne është lojtari më i mirë në Serie A, duke vlerësuar kështu në maksimum prurjen e kampionëve të Italisë.
    “Lojtari më i mirë në Serie A? De Bruyne”- Tha Pedro.

    Kujtojmë që për De Bruyne kjo është hera e parë që luan në Itali, pasi më herët është aktivizuar në Belgjikë, Gjermani e Angli.

  • Joao Pedro sqaron sherrin me Luis Enrique në finale: Ata nuk e pranonin humbjen dhe provokonin

    Joao Pedro sqaron sherrin me Luis Enrique në finale: Ata nuk e pranonin humbjen dhe provokonin

    Një nga lojtarët kyç në Kupën e Botës për klube, duke shënuar tre gola në pak më shumë se dy ndeshje, ishte sulmuesi Joao Pedro, i cili iu bashkua Chelsea pas fazës së grupeve. Lojtari u ble për 70 milionë eurosh nga Brighton këtë verë.
    Braziliani ka provuar të jetë një shtysë në këtë turne, duke lënë gjurmë edhe në finale. Ai realizoi një gol (të tretin në fitoren 3-0) dhe ishte protagonist në incidentin në fund të takimit me trajnerin e PSG, Luis Enrique.
    “Ndeshja ishte gati të mbaronte dhe ata filluan të provokonin, gjë që është normale. Ata fituan Champions League, por kjo ishte një ndeshje tjetër. Ata duhet ta kishin pranuar humbjen dhe nuk duhet të kishin provokuar“, tha Joao Pedro.
    Sulmuesi dha detaje rreth origjinës së përleshjes: “I pashë të rrethonin Andrey dhe shkova ta mbroja. Në atë pikë, Luis Enrique më shtyu dhe unë rashë. Ata nuk dinë të humbasin“.
    Joao Pedro foli për momentin fantastik personal që po përjeton. “Kalova 40 ditë me pushime, mbërrita në mes të një Kupe Bote dhe është hera e parë që përballem me ekipe të mëdha. Po përjetoj diçka të pabesueshme, nuk di çfarë të them”.
    “Punova me një trajner personal dhe mbërrita në Amerikë duke eliminuar menjëherë një ekip që më dha gjithçka (Fluminense), duke arritur në finale. Finalja ime e parë, dy gola në gjysmëfinale dhe një në finale. E gjitha falë Zotit”, tha Joao Pedro.

  • Enrike flet pas incidentit në finalen e Botërorit të Klubeve, e zvogëlon përplasjen me Pedron

    Enrike flet pas incidentit në finalen e Botërorit të Klubeve, e zvogëlon përplasjen me Pedron

    Adriatik BALLA
    Botërori i Klubeve mbylli aktivitetin të dielën në mbrëmje, me ndeshjen finale, ku u përplasën Çelsi dhe Paris San Zhermen, fituar nga anglezët që merituan trofeun, por nga ana tjetër, finalja tërhoqi vëmendjen edhe për përplasjet e shumta në fushë dhe ndërprerjen për disa minuta të takimit, duke shkaktuar habi edhe tek të pranishmit në stadium, përfshi dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Trajneri i Paris San Zhermenit, Luis Enrike, është munduar të minimizojë shtyrjen e sulmuesit të Çelsi, Zhao Pedro, në një përleshje masive midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve pas finales së Kupës së Botës për Klube.
    Të dielën mbrëma, Çelsi fitoi 3:0 ndaj PSG-së, ndërsa me të përfunduar ndeshja erdhi te një incident i madh. Incidenti nisi kur portieri i PSG-së, Xhianluigji Donaruma nisi debatin me sulmuesin e Çelsit, Zhao Pedro. Enrike u afrua dhe ka shtyrë në fytyrë brazilianin. Zhao Pedro u rrëzua, ndërsa një lojtar i PSG-së shihet duke ndalur Enriken. Tollovia ka zgjatur më shumë, ndërsa janë parë shtyrje të tjera mes lojtarëve.
    Por përfshirja e Enrikes nuk pritej. “Në fund të ndeshjes pati një situatë që besoj se mund të ishte shmangur nga të gjithë”, ka thënë Enrike në konferencë për shtyp. “Objektivi dhe qëllimi im, si gjithmonë, është të përpiqem të fitoj mbështetjen e lojtarëve në mënyrë që të mos ketë më probleme. Ka shumë tension, shumë presion”, ka shtuar spanjolli. Ai megjithatë nuk ka pranuar përgjegjësinë për incidentin. “Kishte një seri shtyrjesh, të cilat mendoj se të gjithë duhet t’i shmangnim dhe të cilat nuk duhet të ndodhin përsëri”. Zhao Pedro, që u sulmua, mbeti i qetë pas ndeshjes. “Nuk dua të flas për ta, pasi është plotësisht normale. Secili dëshiron ta fitojë ndeshjen. Mendoj se e humbën kontrollin  në fund”, ka thënë sulmuesi i Çelsit, që shënoi gol në finale. Enrike mund të dënohet për shtyrjen ndaj Zhao Pedros.
    Humbja e finales nga PSG shoqërohet me një rënie të lehtë morali të grupit, për më tepër ka mërzitur trajnerin Luis Enrike i cili ishte shumë pranë një triumfi historik në karrierën e tij teknike, pasi Botërori i Klubeve zhvillohej për herë të parë me formatin e 32 ekipeve pjesëmarrëse. Natyrisht që kjo nuk ndodhi, pasi Çelsi u tregua më i saktë dhe ishte në një farë mase i merituar, ku rolin kryesor në ndeshje e pati Kol Palmer. Mbetet të shihet se çfarë lëvizjesh do të bëjë PSG në merkato, nëse Enrike ka në plan ndonjë lëvizje të bujshme.