Tag: pedri

  • Pedri: Na e bënë shumë të vështirë, Yamal markohej nga 2 ose 3 lojtarë

    Pedri: Na e bënë shumë të vështirë, Yamal markohej nga 2 ose 3 lojtarë

    10 Dhjetor 2025

    8:55

    Alfred Lleshi

    Pedri González ishte sërish ndër më të dalluarit në fitoren e Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit (2-1). Mesfushori kanarian shprehu kënaqësinë për përmbysjen e një ndeshjeje shumë të vështirë dhe theksoi: “Donim ta nisnim në ‘Camp Nou’ me fitore.
    Na e bënë shumë të vështirë. Eintracht Frankfurt u mbyll pas dhe ishte e vështirë t’u krijoje raste. E përmbysëm në fund dhe morëm tri pikët. Në pjesën e parë ata gjetën golin nga kundërsulmi. Mbanin shumë lojtarë prapa, praktikisht ishte një 6-4”.
    Pedri shpjegoi se në pjesën e dytë Barcelona korrigjoi vendosjen: “Futëm më shumë lojtarë nga qendra që të mos na kapnin dy kundër një në krahë. Lamine kishte gjithmonë dy ose tre që e markonin. Bëmë rregullime në pushim dhe ia dolëm më mirë, gjetëm golat”. Pedri vlerësoi edhe dopietën e Jules Koundé: “Është një djalë që punon shumë dhe i meriton këto dy gola”.

  • Flick: Fituam kundër një ekipi të madh, ishte paraqitja më e mirë e sezonit

    Flick: Fituam kundër një ekipi të madh, ishte paraqitja më e mirë e sezonit

    Hansi Flick më në fund festoi pas fitores së madhe ndaj Atlético Madridit, ku u pa versioni më i mirë i Barcelonës këtë sezon. Pas fitores minimale ndaj Alavés, ku u duk i zhgënjyer, këtë herë loja e ekipit i la shije shumë pozitive: “Bëmë një paraqitje të shkëlqyer kundër një ekipi të madh. Luftuam së bashku, ishte fantastike. Do të shohim nëse kjo ndeshje është pikë kthese. Ka qenë një nga ndeshjet më të mira të sezonit, e merituam fitoren”.
    Lajm shumë i rëndësishëm për të ishte rikthimi i Raphinha, që shkëlqeu në “Spotify Camp Nou”: “Është shumë i rëndësishëm për ne. Kur ai është në fushë, rritet intensiteti dhe kjo ndikon te të gjithë. Lëvizjet e ekipit janë mbresëlënëse”.
    Kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni ndaj një rivali të madh, pas humbjeve ndaj Real Madridit, Chelsea dhe PSG-së: “Ishte ndeshja që donim, e dominuam kundërshtarin. Niveli sot ishte shumë i mirë, kemi përmirësim. Humbjet janë e shkuara; sot pamë një paraqitje të madhe, duhet të vazhdojmë kështu”.
    Flick u gëzua edhe për rikthimin e Pedrit: “Pedri është spektakolar. Jam i lumtur që u rikuperua dhe u kthye në këtë nivel. Është shumë i rëndësishëm”. Megjithëse Pedri doli i lodhur e me dhimbje, trajneri konfirmoi se është mirë, ndryshe nga Dani Olmo: “Pedri është mirë, vetëm i lodhur. Dani ka probleme në shpatull dhe do ta shohim”.

  • Juventus piketon mesfushorin e së ardhmes, në Spanjë e konsiderojnë “Pedri i ri”

    Juventus piketon mesfushorin e së ardhmes, në Spanjë e konsiderojnë “Pedri i ri”

    Juventus ka një objektiv të qartë në merkato, qoftë në atë të janarit apo atë të verës së ardhshme: Të përforcojë mesfushën e saj. Për njëfarë kohe, së pari me Motta, pastaj me Tudor dhe tani me Spalletti, nevoja për një organizator loje cilësor të aftë për të diktuar ritmin ka qenë e dukshme dhe klubi po përpiqet të veprojë shpejt.
    Ndërsa tifozët ëndërrojnë dhe shpresojnë për një lojtar me emër të madh, klubi po punon për të siguruar një lojtar të talentuar me një të ardhme premtuese. Dhe duket se emri i përzgjedhur është ai i spanjollit Rodrigo Mendoza. 21-vjeçari luan aktualisht me Elche dhe me kombëtaren U-21 të Spanjës.
    Kontrata e Mendoza me klubin spanjoll skadon në vitin 2028, por përmban një klauzolë lirimi relativisht të përballueshme: 20 milionë euro. Një shumë e pranueshme duke marrë parasysh moshën e lojtarit dhe një karrierë ndërkombëtare të saponisur, një investim i mirë për një talent që konsiderohet “Pedri i ri” në Spanjë.
    Nuk është rastësi që gjigantët evropianë si Real Madrid dhe Manchester City kanë bërë tashmë lëvizje për Mendoza. Verën e kaluar, Cesc Fabregas gjithashtu e donte atë në Como, por Elche, i sapongjitur në La Liga, arriti ta mbante. Karakteristikat e Rodrigo Mendoza janë ato të një mesfushori modern: tempo, vizion dhe teknikë e shkëlqyer.
    Ai është padyshim një përshtatje e përsosur për Luciano Spalletti, në një mesfushë me pesë lojtarë. Një opsion që nuk duhet nënvlerësuar ndërsa afrohet qershori, përveç ndonjë zhvillimi dramatik. Megjithatë, Mendoza nuk është emri i vetëm në listën e bordit të Juventus: ata pëlqejnë Bernabé (Parma) dhe Bouaddi (Lille).

  • Barcelona merr lajme të mira nga Pedri, “regjisori” katalanas djeg etapat e rikuperimit

    Barcelona merr lajme të mira nga Pedri, “regjisori” katalanas djeg etapat e rikuperimit

    13 Nëntor 2025

    14:43

    Alfred Lleshi

    Barcelona ka marrë një lajm shumë pozitiv, rikthimi i Pedrit mund të ndodhë më herët se pritej. Sipas “AS”, mesfushori spanjoll mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Athletic Club më 22 nëntor, mbi dy javë përpara parashikimit fillestar. Rikuperimi i 22-vjeçarit po ecën me ritme të shkëlqyera dhe stafi mjekësor po shqyrton mundësinë që ai të rifillojë stërvitjen graduale që në fillim të javës së ardhshme.
    Ky është një zhvillim i rëndësishëm për Barcelonën në prag të një periudhe vendimtare të sezonit, edhe pse kujdesi mbetet prioritet pas rikthimit të nxituar të Raphinha. Pedri u dëmtua në bicipsin femoral gjatë “El Clásico” (2-1) dhe fillimisht pritej të mungonte gjatë gjithë nëntorit, përfshirë sfidat ndaj Atletico Madridit dhe Chelsea.
    Megjithatë, javët e fundit ai ka treguar përparim të vazhdueshëm. Seancat e stërvitjes janë kryer pa dhimbje dhe testet fizike kanë rezultuar perfekte. Nëse ndjesitë pozitive konfirmohen, Hansi Flick do të ketë sërish në dispozicion “regjisorin” e tij kryesor, një shtyllë për lojën katalanase dhe burim motivimi për gjithë skuadrën.

  • Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico

    Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico

    30 Tetor 2025

    8:51

    Telesport

    Përveç humbjes në “El Clasico” kundër Real Madrid, ka edhe një tjetër lajm të keq për Barcelonën: Pedri, i ndëshkuar me karton të kuq në “Santiago Benabeu” do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
    Klubi “blaugrana” do të jetë pa mesfushorin spanjoll deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar. Pra, Pedri do të mungojë deri në mes të nëntorit.
    Qëllimi i stafit mjekësor është që Pedri të jetë përsëri i disponueshëm për ndeshjet e dyfishta midis La Liga dhe Champions League në fund të nëntorit, kundër Atlético Bilbao dhe Chelsea.
    Gjithsesi, mungesa e tij për 2-3 javë do të jetë e rëndësishme, pasi trajneri Hansi Flick humbet një nga lojtarët kryesorë të mesfushës dhe jo vetëm.

  • Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”…

    Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”…

    28 Tetor 2025

    11:03

    Alfred Lleshi

    Jude Bellingham ishte vendimtar në “El Clásico” e së dielës, duke asistuar Mbappé në golin e parë, shënuar për 2-1 e Realit në minutat e fundit të pjesës së parë. Në total bëri një paraqitje të shkëlqyer, pas rikuperimit nga lëndimi. Ai gjithashtu u përfshi në shkëmbimet e fjalëve dhe rivalitetet e ndezura gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës.
    Kur Pedri u lëndua dhe Bellingham e preku në ballë për ta ngritur, mesfushori katalanas ra përsëri në tokë. Një veprim i lehtë antisportiv, që gjyqtari Soto Grado nuk e dënoi. Pedri kërkoi kartonin e kuq për anglezin, por Bellingham i tha gjyqtarit “JO, AS ME NEGREIRA”, siç duket në pamjet e “El Día Después” të “Movistar+”.
    Një moment tjetër i veçantë ishte penalltia e Mbappé, e pritur nga Szczesny. Ferrán Torres pyeti Vinicius: “Pse nuk e gjuan ti?” Braziliani iu përgjigj shpejt: “Nuk ka rëndësi, e gjuan Kylian”.

  • Pedri zbulon sekretet e tij: Mami më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjeve

    Pedri zbulon sekretet e tij: Mami më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjeve

    Pedri González buzëqesh teksa flet për mediat zyrtare të kombëtares spanjolle, duke treguar disa nga zakonet e tij të përditshme. “Nëna më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjes, ndryshe më qorton”, – thotë mes humorit dhe dashurisë. Kjo lloj disipline është pjesë e rutinës që e mban në formën më të mirë. Në një periudhë me shumë lëndime, Pedri është përjashtim: ka luajtur në 13 ndeshjet zyrtare të sezonit (10 me Barcelonën dhe 3 me Spanjën), duke qenë në fushë 93.8% të minutave.
    “Tani ndiej besim dhe kjo është gjithçka për një lojtar”, – thotë ai, duke treguar maturi e qetësi, çka i lejon të kontrollojë lojën si me Spanjën, ashtu edhe me Barçën. Ferran Torres mbetet shoku i tij më i afërt: “Gjithmonë ka qenë aty në momentet e vështira për mua”. Perfeksionist dhe gjithmonë i saktë, Pedri zbret 10 minuta më herët në çdo takim teknik “në rast se prishet ashensori”.
    Në fushë, ai bashkon inteligjencën taktike me menaxhimin fizik, duke u bërë një lider i vërtetë. Në moshën 23-vjeçare, jeton periudhën më të mirë të karrierës, me minuta, besim dhe kënaqësi, ndërsa ëndërron Botërorin dhe vazhdon të mahnitë futbollin. Të martën, Spanja e Luis de la Fuente, me Pedrin si “motor”, mund të barazojë rekordin historik prej 29 ndeshjesh pa humbje të epokës Del Bosque (2010–2013).

  • Pedri paralajmëron PSG: Ata janë një ekip i madh, por ne jemi Barcelona!

    Pedri paralajmëron PSG: Ata janë një ekip i madh, por ne jemi Barcelona!

    1 Tetor 2025

    8:53

    Telesport

    Mesfushori i Barcelona, Pedri, ka ngritur presionin përpara ndeshjes së madhe të Champions League që do të luhet sot kundër PSG. Ai ka deklaruar se, megjithëse parisienët do të përpiqen të ruajnë posedimin, “blaugranët” janë të bindur se mund t’i mposhtin ata pikërisht në këtë aspekt.
    “Unë preferoj të luaj kundër një skuadre si PSG sepse edhe ata duan të marrin iniciativën dhe të mos mbyllen, dhe kjo e bën më të lehtë krijimin e rasteve. Do të jetë një ndeshje ku të dyja skuadrat do të duan të ruajnë posedimin. Ne jemi një skuadër e guximshme dhe mendoj se mund ta bëjmë”, tha Pedri.
    Pedri theksoi gjithashtu se ndeshja do të jetë një mundësi për t’u hakmarrë pas humbjes në çerekfinalen e vitit 2024 kundër skuadrës franceze. “Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne duam hakmarrjen tonë“, tha spanjolli në konferencën për shtyp.
    “Mendoj se është një nga ndeshjet më të mira që mund të luash në nivel klubesh. Parisi është një nga klubet më të mira në botë, por mendoj se ne jemi më të mirët. Jemi Barcelona. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer“, deklaroi Pedri.

  • “Pedri është si Harri Poteri, shpresoj mos ta ketë shkopin magjik nesër”, Luis Enrike e ka ende zemrën te Barça: I ndjek me dashuri ndeshjet e tyre

    “Pedri është si Harri Poteri, shpresoj mos ta ketë shkopin magjik nesër”, Luis Enrike e ka ende zemrën te Barça: I ndjek me dashuri ndeshjet e tyre

    Të gjithë sportdashësit i pret një shfaqje e vërtetë spektakli mbrëmjen e nesërme. Barcelona pret PSG-në në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Luis Enrike gjendet në stolin e PSG-së, por zemrën pranon se e ka ende te Barça. Trajneri katalanas ka deklaruar në konferencë për shtyp se vazhdon t’i ndjekë me kënaqësi ndeshjet e klubit blaugrana. Ai ka bërë gjithashtu një batutë për Pedrin, të cilin e quan magjistar si Harri Poteri.
    “E dashuroj ta shoh Barçën! Më pëlqen shumë se si ky ekip performon. Ju e dini që unë jam një anëtar i klubit, jam një tifoz. I ndjek ndeshjet e Barçës. Barcelona është shtëpia ime. 8 vite si një lojtar, 6 vite si menaxher mes ekipit të parë dhe ekipit të të rinjve. Pedri? Për mua ai është Herri Poteri. Shpresoj që nesër mos ta sjelli shkopin magjik”, ka deklaruar ndër të tjera Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Flick flet për liderin që po ndryshon Barcelonën

    Flick flet për liderin që po ndryshon Barcelonën

    30 Shtator 2025

    17:16

    Telesport

    Hansi Flick ka lavdëruar mesfushorin e Barcelonës, Pedri, duke e cilësuar jo vetëm si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por edhe si një nga liderët e rinj të skuadrës katalanase.
    Sipas trajnerit gjerman, 22-vjeçari nuk ka vetëm talent, por edhe karakter, aq sa ka marrë rol udhëheqësi.
    “Pedri është zhvilluar shumë. E konsideroj lider në fushë, sepse në pozicionin e tij ai mund të jetë një lider i vërtetë”.
    “Ai tashmë është pjesë e grupit të liderëve të skuadrës. Flas shpesh me të. Kur ka një mendim ndryshe, ai e shpreh lirshëm. Kjo më pëlqen tek ai”.