Tag: pazar

  • Serbi/ Tensione në Novi Pazar, studentët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

    Serbi/ Tensione në Novi Pazar, studentët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

    Tensionet janë rritur në Serbi ditën e sotme përpara një mitingu në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiç.

    Incidenti ndodhi në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd.

    Studentët brohorisnin ‘A nuk ju vjen turp?’, ‘Turp të keni’ dhe bllokuan rrugën me qëllim që të mos ecte autobusi i mbështetësve të Vuçiç. Policia i ka tërhequr zvarrë disa prej tyre.

    Policija upravo fizički sklanja studente @blokada_dunpNovopazarci izađite i čuvajte našu decu od lojalista iz policije.Pametniji ne popušta, Pametniji se organizuje! pic.twitter.com/yEBNNcGKDZ— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) April 12, 2025

  • “Më mirë bashkim sesa përçarje”, Klevis Balliu sulmon partitë e reja: Një mandat për pazar, jo për ndryshim

    “Më mirë bashkim sesa përçarje”, Klevis Balliu sulmon partitë e reja: Një mandat për pazar, jo për ndryshim

    Kandidati i opozitës për deputet, Klevis Balliu ka qenë i ashpër me partitë e reja që do të garojnë në këto zgjedhje, sidomos ato që dalin nga radhës e Partisë Demokratike.
    Balliu u shpreh në një emision televiziv se ka pasur një ftesë për të gjithë që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, teksa tha se ata që synojnë një mandat e bëjnë këtë gjë vetëm për të bërë pazar.
    “U bë përpjekje që kur iu thua bashkoheni. Nëse i futeni një gare dhe e dini që nuk fitoni. Për çfarë e do një deputet? Për të qeverisur nuk qeveris dot. Më bëni një llogari pa ngritur akuzë. Ke në plan të çash votën opozitare dhe të mbash këtë që është në pushtet. Kur të bëhet ftesa dhe nuk pranon është e shëmtuar. Ti do një mandat për të bërë pazar. Këto nuk janë parti. Një deputet në opozitë nuk të zgjidh asnjë hall”, tha Balliu.