Ish-kandidati për deputeti i PD, Aulon Kalaja në një emision televiziv u shpreh se është kundër krijimit të në force të re politike. Ndërsa komentoi takimet e Salianji, u cilësoi si një mundësi për t’u shprehur, duke theksuar se do t’i braktiste takimet, në rast do të ktheheshin në pazar.
Gjithashtu ai shtoi se lëvizja e Salianjit duhet të qartësojë patjetër qëllimin, ndërsa nënvizoi se nuk e sheh si normale që Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet.
“I gjithë ky debat ka ardhur edhe nga mos thirrja e strukturave. Unë mendoj që asnjëherë nuk do mbarojë historia. Nesër mendoj unë një anëtar tjetër do arrestohet, por kjo nuk na bën ne të mos mblidhemi.
Ne jemi ul me PS për të bërë Kodin Zgjedhor. Dhe nuk dimë asgjë se si do të jetë. Mendoj që Kodi Zgjedhor duhet të diskutohet edhe në bazë. Duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar…”, u shpreh ai.
Gjithashtu theksoi se Kruja me 100 mijë banorë nuk ka asnjë deputet, dhe theksoi se duhet të ketë një sqarim dhe të krijohet mundësia për të diskutuar për Kodin Zgjedhor.
“Ky kod zgjedhor ti nuk e kupton fiton apo humb. Unë gjykojnë që këtu bëhet gjithçka që ti sigurohet jeta disa pensioniste…Unë jam kundër ndryshime në 2008 dhe PD i ka një borxh qytetarëve shqiptarë për t’i kërkuar të falur.
Në rast se politika nuk moral, minimalisht duhet të ketë njëlloj serioziteti. Jam kundër krijimit të në force të re politike. Nuk kemi krijuar një lëvizje, unë nuk jam pjesë e asnjë fraksioni sepse jam munduar gjatë gjithë karrierës time politike, dhe PD jam munduar ta cojë më djathtas. Unë besoj te parimet konservatore. Unë e ka quajtur si një forum debati.
Ne jemi mbledhur për të diskutuar dhe dhënë mendimet tona. Nëse kjo gjë kthehet në Pazar un jam i parë që iki nga tryeza e bisedime. Unë gjykoj që e djathta qeveris më mirë se e majta”, theksoi ai.
Tag: pazar
-

“Takimet me Salianjin? Nëse kthehen në pazar, i braktis”/ Kalaja: Jam kundër krijimit të…
-

“PD, pazar me Ramën pa na pyetur neve”, Ndoka: Kemi kod që opozitën e nxjerr të dytën gjithmonë
Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore.
Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha për MCN se ka një pazar politik mes PD-së dhe PS-së.
Duke vijuar Ndoka tha se Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike dhe t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
“Pazar politik pa transparencë së pari me aleatët, me mua por dhe me kolegët e mi që janë në Parlament dhe nuk kanë informacion. Kjo është absurde.
Sa herë PD sillet në këtë mënyrë është e prirur tek pazaret. Kur e thonë në publik, ata e kanë mbyllur marrëveshjen. Ky është shqetësimi që kam.
Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike, t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
Kemi një ligj antikushtetues që nuk ka vota të njëjtën peshë si në Shkodër, Vlorë dhe të Fierit. Ka diskriminim dhe disbalancë. Vullneti i qytetarëve deformohet, kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita sot, PD nuk po tenton standardet.
Po t’i tentonte do të ishte normale që të ishte në tryezë me të gjitha forcat parlamentare apo jo, qoftë dhe me partitë e majta. Duhet të hapte një debat. Kjo është pjesa që e bën të pabesueshme PD në këtë raport me të vërtetën, duke i dhënë goditje dhe pluralizmit.
Kemi kod që PD e nxjerr të dytën gjithmonë. Ia ka dhuruar PD në 2008. Me këtë kod zgjedhor, është në kufijtë e pamundësisë që e djathta të fitojë zgjedhjet.
Është vendim sharlatan. Nuk e konceptoj ai”, tha ai. -

Deputeti: Berisha po bën pazar me Ramën për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, e ka konsideruar bashkimin e votave të PD dhe PS për të ngritur dy Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale si një “pazar mes dy partive të mëdha” për të ruajtur interesat e tyre.
Në një intervistë për “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Kapri theksoi se ky veprim është një tentativë për të penguar partitë e reja politike të hyjnë në Kuvend, ku sipas tij, PD dhe PS po bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë përfitime politike për veten e tyre.
“Kjo bëhet vetëm për të goditur partitë e reja të parlamentit. PD dhe PS bashkojnë votat për të ngritur dy komisionet, atë të “Zgjedhores” dhe “Territoriales”, për të bërë një pazar shumë të madh. Kjo nuk na surprizoi, sepse ka ndodhur edhe më herë, në 2008, 2024. Është e qartë se dy partitë e mëdha, njëra për të ruajtur paprekshmërinë e pushtetit dhe tjetra për të ruajtur monopolin e opozitës, duan të bëhen bashkë për të mos e humbur këtë gjë”, tha Kapri.
Deputeti Kapri theksoi gjithashtu se ky është një tentativë për të mundësuar ndryshime kushtetuese që mund t’i japin atyre një imunitet ekstra ligjor, duke e bërë më të vështirë ndjekjen penale për aferat korruptive gjatë viteve të fundit.
“Më 11 maj pati një sinjal interesant të shqiptarëve, ku 10% e tyre votuan për forcat e reja politike. Të dy e ndjenë kërcënimin, veçanërisht PD që nuk do të humbasë më monopolin e opozitës dhe Rama që përdor fasadën e ulëseve në parlament, ku synimi është diku tjetër. Flitet se nëse mund të ndryshohet arkitektura e shtetit, mund të tentojnë t’i japin vetes një imunitet ekstra ligjor që të mos ndiqen penalisht për aferat korruptive të bëra gjatë këtyre viteve. PD do ta bëjë më të vështirë për partitë e reja. Në këtë rast ka një pazar të qartë mes PS dhe PD: njëra për të garantuar pushtetin dhe tjetra për të mbajtur monopolin e opozitës”, shtoi ai.
Mbështetja e Florian Binajt nga opozita, Kapri: Kritikë për mënyrën si u zgjodh, por do ta mbështesim
Duke folur për mbështetjen e Florian Binajt si kandidat i pavarur për Bashkinë Tiranë nga opozita, Kapri shpjegoi se ideja fillestare ishte për të unifikuar opozitën dhe për të pasur mundësinë të fitonte bashkinë. Ai tha se emri i Binajt nuk u konsultua në bisedime, duke e kritikuar PD për mosrespektimin e procesit, megjithatë, shtoi se do ta mbështesin.
“Agron Shehaj ishte i pari që hodhi idenë që të gjenin një kandidat jo partiak, një individ që është përtej forcave politike, për të unifikuar opozitën dhe ta mbështesin të gjithë që të kemi mundësinë të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Një individ i besueshëm, opozitar dhe i pavarur. Kjo ide u pranua. Kjo ishte një arritje dhe nisëm një proces transparent bisedimesh, por që u takuam vetëm një herë. Folëm për parimin dhe u pranua, dhe nisi diskutimi për emrat. Ne propozuam emrin Ermal Hasimja. Ajo që ndodhi më pas është se nuk u prit përfundimi i procesit të këtyre bisedimeve, por Berisha preferoi të mbështesë kandidatin Florian Binaj ende pa u ulur me ne për ta diskutuar këtë gjë. Ne e denoncuam si një “prerje në besë” por i qëndruam parimit tonë dhe vendosëm ta mbështesim atë. Ne mendojmë ndryshe nga PD, por nuk bëhemi opozitë e opozitës”, tha Kapri.
Kapri: Mbështesim SPAK, duhet të jesh i “verbër” të mos shohësh punën e tij
Deputeti Erald Kapri ka shprehur mbështetje për punën e SPAK, duke theksuar se ky është një institucion që ka kontribuar në një drejtësi më të mirë se sa ajo që kishte Shqipëria në vitet e shkuara.
“Ne mbështesim punën e drejtësisë, pavarësisht problematikave të shumta që janë hasur. Kjo sot është një drejtësi më e mirë nga ajo që kishim, por “thembra e Akilit” qëndron te puna e SPAK. Në Kuvend u pa se kishte edhe një dakordësi për ta denigruar kreun e SPAK, nga një anë deputetët e opozitës kërkonin të ulnin punën e tij, duke e atakuar personalisht, ndërsa nga mazhoranca u dha urdhër të mos bëhej asnjë pyetje. Dy deputetët e vetëm që mbajtën qëndrim pozitiv ndaj punës së SPAK ishin dy deputetë të Partisë “Mundësia”. Pavarësisht kritikave, puna e SPAK nuk ka të krahasuar në këto 3 vite. Në 30 vite asnjë politikan nuk është dënuar për korrupsion, erdhi Dumani dhe ka hetuar të paktën 40 zyrtarë të lartë dhe kjo është meritë e tij në krye të SPAK. Vetëm të jesh i verbër për të mos e parë këtë. SPAK ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe është institucioni më i besueshëm nga ata. Dhe këtë besim e sjellë me ndëshkimet që ka bërë. Nuk mund të presim që Dumani të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë”, tha deputeti. -

Evi Kokalari: Berisha po bën pazar me Ramën, duke nxjerrë Binajn dhe Çepanin
Evi Kokalari shkruan se Sali Berisha po bën pazar me Edi Ramën për Bashkinë e Tiranës.
Ajo iu referohet emrave që kanë dalë këto ditë, si kandidatë nga PD për Bashkinë e Tiranës.
“Filloi tallja masive me zgjedhjet e radhës. Po riciklojnë të njëjtat figura që aktivizuan kur i trëmbi dalja ime veç në 2023.
Atëherë ju thashë kush ishte pas tyre. Tashmë, pa pikë turpi, dhe Binaj dhe Çepani janë prapë në lojë.
Kësaj radhe për bashkinë, ose e thënë më qartë, për të përçarë votën e opozitës dhe për t’i siguruar fitoren Ramës në bazë të pazareve të radhës.
Ka një bojkotim të brëndshëm në atë opozitë dhe pa luftuar djallin që keni në shtëpi, nuk do fitoni kurrë kundër Ramës”, shkruan ajo. -

Trazira në Novi Pazar, tifozeria boshnjake sulmon polakët dhe serbët pas thirrjeve të tyre kundër Kosovës (VIDEO)
Atmosfera rreth përballjes mes Novi Pazarit dhe Jagiellonia Białystok në kualifikimet e Ligës së Konferencës u ndez jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Të enjten mbrëma, në qytetin me shumicë boshnjake në jug të Serbisë – afër kufirit me Kosovën – tifozët vendas u përplasën me grupin huligan polak, të njohur për qëndrimet e tyre hapur anti-Kosovë.
Provokimet nisën që para ndeshjes, kur huliganët polakë bënë thirrje kundër Kosovës gjatë udhëtimit për në Novi Pazar. Situata u tensionua edhe më shumë gjatë vetë ndeshjes, ku tifozët serbë u bashkuan me kore provokuese të tipit “Kosova është Serbi”.
Sipas raportimeve, tifozët boshnjakë reaguan me zemërim ndaj këtyre provokimeve dhe sulmuan huliganët polakë, duke shkaktuar përplasje të ashpra. Të paktën një tifoz polak ka mbetur i lënduar gjatë incidentit. Pavarësisht trazirave jashtë fushës, Jagiellonia arriti të marrë një fitore 2:1, duke marrë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
Organet e rendit pritet të hapin hetime mbi incidentet e dhunshme, ndërsa tensionet etnike dhe politike vazhdojnë të hedhin hije edhe mbi ngjarjet sportive në rajon.
Novi Pazari është një qytet i vendosur në Distriktin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore. Sipas regjistrimit të vitit 2022, zona urbane ka 71,462 banorë, ndërsa zona administrative e qytetit ka 106,720 banorë. Qyteti është qendra kulturore e boshnjakëve në Serbi dhe të Sanxhakut.
Një zonë shumëkulturore e myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, shumë monumente të të dy feve, si Xhamia Altun-Alem dhe Kisha e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pavël, ndodhen në rajonin i cili ka gjithsej 30 monumente kulture të mbrojtura.Saved
VIDEO -

“Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite”/ Flet deputeti pas arrestimeve në ‘Bankers Petroleum’: Ka pazar të pistë
Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare dhe nuk ka paguar taksa për 21 vite. Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në një studio televizive ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum.
Sipas Murrizit, hetimi duhej të bëhej nga SPAK, ndërsa shpreh dyshime për një “pazar të pistë”. Ai e cilëson Bankers-in si koncesionin më abuzues ndaj shqiptarëve.
Myslim Murrizi:
Kompania është me emër dhe prestigjioze dhe duhet ta hetonte SPAK. E ka marrë përsipër këtë punë Prokuroria e Fierit dhe gjej rastin ta falënderoj këtë prokurori për punën që është bërë. Kam folur nga 2020 për aferën në Bankers. Hetimi ndaj Bankers duhet të niste kryesisht. Prokuroritë në rrethe janë të varura nga pushteti. Dyshoj se ka një pazar të pistë. Bankers paska dalë me humbje? Kjo është tallje me shtetin.
Bankers nuk ka paguar në 21 vite asnjë tatim. Për mua janë vjedhur 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare. Të dalësh me humbje dhe mos shpallësh falimentin, kjo është kontraverse, nuk shkon. Jam themelues i PD-së dhe s’kam qenë pjesë fare e qeverisë së Partisë Demokratike. Më 2005 jam zëvendësuar me një spiun të Sigurimit të Shtetit. Janë dhënë koncensione edhe gjatë qeverisë së PS-së. Koncesioni më abuzues në kurriz të shqiptarëve është Bankers Petroleum. -

Jo vetëm Leao, Bayern bën “pazar” në Angli, synon një sulmues
Bayern Munich synon t’i shkojë deri në fund Botërorit të Klubeve, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojë edhe për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.
Objektivi i tyre kryesor është gjetja e një sulmuesi për krahun e majtë. Dëshira kryesore e stafit është Rafa Leao, por në listë nuk është vetëm portugezi.Sipas mediave gjermane, Bayern po ndjek nga pranë edhe lojtarë të tjerë si Luis Diaz dhe Cody Gakpo nga Liverpool dhe sulmuesin e Arsenal, Gabriel Martinelli.
() -

Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!
Në verën e vitit 2023, Edi Rama në krah të Belinda Ballukut, lajmëroi shqiptarët se gjigandi holandez SHELL kishte zbuluar naftë të cilësisë së lartë në Shpirag, dhe sipas tij, më pas Shqipëria do të bëhej një ndër vendet më të pasura.
Por, kjo rezultoi vetëm një mashtrim, pasi mediat raportuan se testet paraprake të kompanisë në Shpirag rezultuan zhgënjyese dhe “SHELL” vendosi t’i ndërpriste kërkimet dhe të largohej me rreth 1.1 miliardë euro humbje nga Shqipëria.
Por, teksa na ndajnë vetëm rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Edi Rama i është rikthyer sërish kësaj historie. Gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri, Rama tha se “SHELL” nuk po e dorëzon, por po përpiqet që të bëjë pazar.
“Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.”, u shpreh Rama sot. -

Nafta në Shpirag, Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar në traditën holandeze, kjo flet qartë se ka një vlerë të madhe
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri tha se kompania Shell po përpiqet të bëjë pazar në lidhje me naftën e Shpiragut.
Rama: Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.
Top Channel
