Në një rast të pazakontë në Pukë, një strukturë kontenier e instaluar më parë si vendqëndrim policor në Qafë Shllakë, është zhdukur nga inventari i Policisë së Shtetit dhe është zbuluar si pjesë e një strukture turistike në periferi të qytetit.
Kontenieri, i vendosur në këtë zonë pas trazirave dhe grabitjeve të ndodhura përgjatë aksit Fushë Arrëz-Kukës, ishte pjesë e pajisjeve në pronësi të Policisë Lokale të Pukës. Zhdukja e tij u zbulua pas emërimit të drejtuesit të ri të kësaj strukture dhe kryerjes së një inspektimi të inventarit, ku u konstatua mungesa fizike e kontenierit.
Pas verifikimeve, Policia nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit P. L., 60 vjeç, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “përvetësim prone”.
I proceduari është justifikuar duke deklaruar se kontenieri i ishte dhënë me fjalë nga një prej ish-drejtuesve të Policisë së Pukës. Megjithatë, nga verifikimet paraprake, rezulton se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që mbështet këtë pretendim. Si pjesë e hetimeve pritet të thirret edhe ish-zyrtari i policisë që përmendet në dëshminë e të proceduarit.
Tag: pazakontë
-

E pazakontë në Pukë/ “Zhduket” kontejneri i policisë, përfundon në strukturë turistike
-

E pazakontë në Durrës, 3 familjarët përleshen në varrezat e qytetit, plagosen babë dhe bir
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit dy ditë më parë.
Policia vendore njoftoi sot se pas një përleshjeje mes tre personave me lidhje familjare mes tyre, kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spital 2 prej tyre, që janë babë e bir.
Por ajo që bie në sy është se konflikti fizik dhe i përgjakshëm ka ndodhur në varrezat e qytetit të Durrësit.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Durës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, pasi dje (17 prill), në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim”, bëri me dije policia vendore.
Por për momentin nuk jepen detaje për dinamikën dhe shkaqet konkrete të këtij sherri, nëse konflikti ka ndodhur pas vizitës së varrit të ndonjë të afërmi apo për çështje që lidhen me ndonjë pronësi. -

A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi
Një situatë tërësisht e pazakontë është ajo e Armando Sadikut në Indi. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Fc Goa, por si për çudi, kontrata e tij është shkëputur menjëherë me klubin indian. E gjitha kjo vjen vetëm pak ditë pas golit të shënuar kundër Bengaluru.
Një gol i shënuar që i prish punë Sadikut dhe kjo jo pasi tundi rrjetën, por pasi festoi në mënyrë të ekzagjeruar duke i treguar organet gjenitale kundërshtarëve. Pas kësaj skene ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i ndërprerjes së bashkëpunimit të Armando Sadikut.
Nuk mund të jetë një rastësi fakti që ka ndodhur kaq shpejt dhe shumëkush e lidh këtë vendim të klubit me festimin e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë tani ka ardhur koha që Sadiku të jap kontributin e tij edhe në Superiore pasi e shkroi emrin në historinë e Shqipërisë me golin e shënuar në Europianin e Francës kundër Rumanisë. /Sport Ekspres/ -

E pazakontë në futbollin shqiptar! FNSH blindon hyrjen në dhomat e zhveshjeve pas kaosit në fushë
Fundi kaotik i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Besës është shoqëruar me një situatë të pazakontë në stadiumin e qytetit të Vlorës.
Forcat e shumta të FNSH-së, të cilat ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes meqë ekzistonte frika e problemeve në këtë sfidë, kanë bllokuar hyrjen në dhomat e zhveshjeve dhe ambienteve të brendshme të stadiumit. Një situatë që ndodhi pas kaosit në fushë, ku forcat e shtuara të sigurisë nuk mjaftuan për të ndalur furinë e tifozëve që hynë dhe sulmuan stafin e Besës në mbyllje të sfidës. -

Denoncimi i pazakontë: Fut pushues në apartamentin tim pa i deklaruar në Tatime
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. L., 53 vjeç, banues në Ksamil.
Procedimi penal filloi pas një kallëzimi të bërë nga shtetasja B. L.
Sipas kallëzimit, A. L. ka përdorur apartamentin e B. L. për të akomoduar shtetas të ndryshëm, pa i regjistruar ata në organet tatimore, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po shqyrtojnë përmasat e kësaj veprimtarie të paligjshme, ndërkohë ende nuk dihet çfarë motivi e shtyu këtë shtetase të bënte këtë denoncim. -

Breshër i pazakontë në Frakull, dëme të shumta në pemëtari
Breshëri që ka rënë sot zonën e Frakullës në Fier ka zbardhur rrugët e kësaj zone.
Sipas fermererëve, pemëtaria është shkatërruar plotësisht nga rënia e breshërit, ndërsa ata ndihen të braktisur nga qeveria e cila nuk jep asnjë lloj dëmshpërblimi.
Kujtojmë edhe pak ditë më parë breshëri që ra në zonën e Lushnjës, veçanërisht në fshatin Barbullinjë dëmtoi totalisht 160 hektarë të mbjella me nektarinë e pjeshkë. -

Huawei lançon smartfonin e palosshëm Pura X me ekran të pazakontë 6.3-inç dhe 16:10
Për shkak të sanksioneve që e ndalojnë telefonin më të fundit me ekran me palosje në Europë dhe SHBA, shumica e përdoruesve mund të mos e kenë kurrë në duar atë por thjeshtë ta shohin.
Pura X është një smartfon me ekran 6.3-inç 16:10. Kjo do të thotë se është më i gjerë dhe ngjan më shumë si një tablet krahasuar me telefonët e tjerë të kësaj kategorie.
Nuk është aq i pazakontë sa telefoni i tri-palosshsëm Mate XT por diferencohet nga të tjerë. Duke u palosur, Pura X merr formën e një telefoni me ekran 3.5-inç katror dhe sjell sistemin e kamerave të pasme në pamje të parë.
Pajisja kushton 1,037 dollarë. Është telefoni i parë Huawei që nuk ka asnjë komponent të Android. Operon me një version të HarmonyOS që kompania e prezantoi në Nëntor.Gjithashtu përfshin Xiaoyi, asistentin AI që përdor teknologjinë e DeepSeek për të fuqizuar modelin e Pangu të Huawei. /PCWorld Albanian

