Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të përballuar hetimet për aferat e tij të dyshuara korruptive: jo përmes avokatëve apo dokumenteve ligjore, por me rrëfime shpirtërore pranë priftërinjve.
Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Myzyri shihet në një “takim shpirtëror” me dy priftërinj në një lokal, duke ndarë me ta jo vetëm kafenë, por edhe barrën e mëkateve të burokracisë. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin me të cilin ai po përballet me drejtësinë.
“Je i falur, biri im”, është fraza që i ka mbetur publikut në mendje, ndërsa ironia nuk ka munguar: aty ku nuk arrin ligji, duket se po tentohet falja hyjnore.
Myzyri, i akuzuar për shkelje në dhënien e tenderëve publikë, duket se ka zgjedhur rrugën e lutjes në vend të mbrojtjes ligjore. Pas këtij episodi, nuk dihet nëse drejtësia tokësore do ta ndjekë më tej çështjen, por për momentin, mëkatet e tij duken të pastruara… shpirtërisht.
Tag: pazakontë
-

Rrëfimi i pazakontë i kreut të KPP: Jonaid Myzyri kërkon falje te priftërinjtë, jo te drejtësia
-

E pazakontë/ Policët në New York ndalojnë Macron: Do kalojë Trump
Një ngjarje e pazakontë me protagonist presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Pasi përfundoi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme gjatë të cilit njoftoi se Franca do të njohë shtetin e Palestinës, Emmanuel Macron u përball me një bllokadë policore në dalje të ndërtesës së OKB-së. Arsyeja: po kalonte autokolona e Donald Trump, çka kishte sjellë ndalimin e plotë të qarkullimit.
Një oficer policie i shpjegoi Macron-it: “Na falni, zoti president, gjithçka është e mbyllur, lëvizja është ndërprerë kudo”.New York police stopped Macron’s motorcade to let Trump pass
In New York, police stopped the French president’s motorcade as the road was closed for Trump’s passage. Macron got out of the car, called Trump, and jokingly asked him to “clear the way.” pic.twitter.com/qO170xUpy5
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 23, 2025Presidenti francez, megjithatë, e mori situatën me humor dhe telefonoi direkt Donald Trump-in, duke i thënë me ironi: “Merr me mend, jam duke pritur në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ty”.
Edhe pasi autokolona e Trump kaloi, policia lejoi vetëm këmbësorët të kalonin. Kështu që, Emmanuel Macron u kthye në ambasadën franceze në Nju Jork në këmbë. Gjatë rrugës, ai vazhdoi bisedën telefonike me Trump dhe u ndal disa herë për të bërë foto me qytetarët që i kërkuan një kujtim me të.
/vizionplus.tv -

“Vrasësi i Liridonës piu shumë kafe”, avokati bën deklaratën e pazakontë. Ja përgjigja e ekspertit
Sot në Gjykatën Themelore ka vazhduar gjyqi, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në këtë seancë, dëshminë e tij e ka dhënë eksperti i neuropsikiatrisë, Bujar Betinca, i cili ka paraqitur rezultatet e ekspertizës psikiatrike për të pandehurin Granit Plava. Eksperti Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, raporton Insajderi.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Granit Plavës, Skender Gojani, ka ngritur një pyetje të pazakontë në lidhje me ditën e ngjarjes. “Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji ditën e ngjarjes. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?”
Prokurorja e çështjes ka kërkuar që kjo pyetje të refuzohej, mirëpo gjykatësja ka lejuar parashtrimin e saj. Eksperti Betinca e dha një përgjigje. “Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundësi t’i ketë dhënë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me ngjarjen”. -

E pazakontë/ Konflikt për motive të dobëta adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin, ja detajet e para rreth ngjarjes
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet prerës, gërshërë.
Konflikti fizik mes tyre u shkaktua për arsye të dobëta dhe rezultoi me plagë sipërfaqësore për të lënduarin. Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedimin penal ndaj të miturit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht:
një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. -

Përplasja në Qytetin Studenti, reagon Rezidenca Studentore: Kishte fluks të pazakontë! Ka mjaftueshëm vende
Pas situatës së tensionuar të krijuar gjatë ditës së sotme në Qytetin Studenti, ku efektivë policie u përplasën me studentët që kërkonin të regjistroheshin për akomodim, Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku sqaron rrethanat që çuan në këtë përballje.
Sipas reagimit, tensionet u shkaktuan nga fluksi i pazakontë i aplikimeve për regjistrim në Godinën Nr. 3, e cila sapo është rikonstruktuar me standarde bashkëkohore dhe ofron një kapacitet prej vetëm 61 vendesh (30 dhoma dyshe dhe 1 vend për persona me aftësi ndryshe). Numri i aplikantëve arriti në rreth 300 studentë, duke tejkaluar shumëfish kapacitetin dhe duke sjellë përplasje gjatë procesit të regjistrimit.
Godina Nr. 3 është pjesë e Projektit të Rikonstruksionit të Godinave të Qytetit Studenti me Efikasitet Energjetik, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimi Evropian. Projekti është ndarë në dy faza:
RSU Nr. 1 siguron se kapacitetet akomoduese janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e të gjithë studentëve, duke bërë të ditur se aktualisht janë të disponueshme hapësira banimi në godinat 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29, të cilat ofrojnë kushte të rregullta jetese dhe shërbimet e nevojshme për një akomodim dinjitoz. -

Ngjarje e pazakontë/ 69-vjeçari plagoset aksidentalisht me mjet prerës, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)
Një 69-vjeçar është paraqitur sot në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës me plagë në kraharor të shkaktuara nga një mjet prerës, teksa ishte duke punuar pranë banesës së tij në fshatin Ilias, Himarë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi P. P., 69 vjeç, ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht me një trako (mjet prerës), gjatë riparimit të disa dërrasave në afërsi të shtëpisë.
I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar versionin e dhënë nga i lënduari. -

E pazakontë! Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë. Një vajzë e vogël, rreth 5 vjeç është sulmuar nga një ujk.
Siç shkruajnë mediat greke, 5-vjeçarja me origjinë nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur ujku e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë.Lexo edhe :Related Posts
Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmuan ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën. E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën.Kujtojmë se një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.
-

E pazakontë/ I riu do ti dhurojë zjarrfikëse, por Zjarrfikësja e Vlorës e refuzon,mjeti shkon për Fierin…
Një gjest i pazakontë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri nga ky qytet ka ofruar si dhuratë një automjet zjarrfikës për shërbimin zjarrfikës të Vlorës, me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre në rast emergjencash.
Por, burime bëjnë me dije se Zjarrfikësja e Vlorës ka refuzuar pranimin e mjetit, duke mos e marrë në përdorim e automjeti ka udhëtuar drejt Fierit.
Nuk dihen ende si i riu e ka siguruar zjarrfikësen, që duket se e ka vendosur në pikëpyetje Zjarrfikësen e Vlorës për ta refuzuar.
-

Tri qepje për Haaland, incidenti i pazakontë i yllit norvegjez në kombëtare
8 Shtator 2025
9:38
Alfred Lleshi
Erling Haaland pësoi një aksident të pazakontë përpara ndeshjes së Norvegjisë në kualifikimet e Botërorit, duke u goditur nën buzë nga dera e bagazheve të autobusit zyrtar. Përplasja i shkaktoi dëmtim, ose tri qepje për ta mbyllur prerjen. Incidenti ndodhi gjatë mbërritjes së ekipit në hotelin e kombëtares në Oslo, ndërsa Haaland po zbriste nga autobusi.
Mjeku i kombëtares, Ola Sand, së bashku me përgjegjësin e sigurisë, Geir Ellefsen, intervenuan menjëherë për t’i siguruar ndihmën e nevojshme. Haaland ndau një “selfie” ku shfaqej dëmtimi në buzë dhe shkroi në rrjetet sociale: “Sapo u godita nga dera e autobusit. 3 qepje”.
Kur një tifoz e pyeti nëse e kishin dhunuar, ndoshta kapiteni Ødegaard, ylli i Manchester City u përgjigj me humor: “Hahahaha, vetëm përgjigje të gabuara”. Fatmirësisht, gjithçka tregon se ky incident nuk do ta lërë jashtë ndeshjes së radhës, ndërsa Norvegjia vazhdon të kryesojë bindshëm në grupin e vet kualifikues.
