Tag: pazakontë

  • Hiqen dyshimet për Mitajn që luan në orën e pazakontë, trajneri nuk surprizon me Brojën

    Hiqen dyshimet për Mitajn që luan në orën e pazakontë, trajneri nuk surprizon me Brojën

    Armando Broja nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e kaluara të Premier Ligë, për këtë as sot nuk ka surpriza nga trajneri Skot Parker. Broja do të jetë në stol, ndërsa Bërnli pret Arsenalin kryesues në shtëpi.
    Mario Mitaj ndërkohë do e nisë sërish titullar në kampionat me Al Itihad. Trajneri Serxho Konseisao është bindur edhe më tepëp për aftësitë e mbrojtësit të Kombëtares, që në ndeshjen e kaluar ndaj Al Itihad rezultoi më i vlerësuari sipas statistikave të “Flashscore”.
    Ndeshja për Al Itihad do të nisë në një orar të pazakontë, pikërisht në 15:35 ndaj Al Khalej. Ky takim është i vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit në Arabinë Saudite.

  • Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj

    Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj

    Cardi B ka habitur ndjekësit e saj me një deklaratë të pazakontë gjatë një transmetimi “live” në Instagram. Ajo pranoi se nuk i ka larë flokët e saj natyralë për muaj të tërë.
    “Nuk i kam larë për rreth dy muaj,” – tha ajo me të qeshur, por më pas shtoi se mund të jenë bërë edhe tre.
    “Ka gjasa që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, mushkonjave, gjithçka këtu brenda,” – shtoi Cardi me humor, duke treguar në kokë.
    Në të njëjtin transmetim, reperja 33-vjeçare zbuloi se planifikon të kujdeset për flokët e saj pas kësaj periudhe:
    “Do ta vajos skalpin, nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë, do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”
    Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetin X (ish-Twitter), ku përdoruesit reaguan me habi dhe ironi. Disa e kritikuan për mungesë higjiene, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet duke e konsideruar si një “moment tipik Cardi”.
    Ndërkohë, edhe ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, ka folur hapur për ndarjen e tyre. Në një intervistë për emisionin “Baby, This Is Keke Palmer”, ai pranoi se tradhtia dhe gabimet e tij ishin ndër arsyet kryesore që çuan në fundin e martesës shtatëvjeçare me Cardi-n.
    “Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime,” – u shpreh ai, duke shtuar se edhe Cardi kishte pjesën e saj të përgjegjësisë.
    Revelimet e të dyve kanë ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale, ku fansat pyesin nëse kjo periudhë reflektimi mund të çojë në një ribashkim mes çiftit më të përfolur të industrisë së hip-hopit.

  • Aksidenti i pazakontë/ Autostrada Durrës–Rrogozhinë “përmbytet” nga lëngjet, shoferi humb kontrollin e kamionit

    Aksidenti i pazakontë/ Autostrada Durrës–Rrogozhinë “përmbytet” nga lëngjet, shoferi humb kontrollin e kamionit

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në zonën e Golemit.
    Siç shihet në pamje një kamion që transportonte produkte të markës “Amita” ka humbur kontrollin, duke shkaktuar shpërndarjen e qindra pakove në mes të rrugës.
    Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin për shkak të një manovre të papritur, ndërsa mbulesa e rimorkios mund të jetë hapur gjatë lëvizjes, duke bërë që ngarkesa të përfundonte në asfalt.
    Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por skena e krijuar ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra drejtuesve të tjerë që udhëtonin në zonë.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

  • E pazakontë/ Televizioni hoqi menjëherë kamerën, arbitri nisi lojën dhe lojtarët te Barcelona-Girona nuk lëviznin nga vendi

    E pazakontë/ Televizioni hoqi menjëherë kamerën, arbitri nisi lojën dhe lojtarët te Barcelona-Girona nuk lëviznin nga vendi

    Barcelona luajti në ditën e sotme kundër Gironas. Një ndeshje emocionuese e mbyllur në shifrat 2-1 mes dramës në fund, me katalanasit që vuajtën më shumë sesa e menduan për të marrë tre pikët.
    Goli i Araujo në minutën e 3 të shtesës mjaftoi që Barcelona të fitonte mes vështirësive të mëdha. Ndërkohë ajo që ishte e veçantë në këtë ndeshje ishte fakti se në vërshëllimën e parë të arbitrit, në 10-20 sekondat e para, lojtarët nuk lëvizën nga vendi. Kjo pasi të dyja ekipet u bashkuan si një gjest proteste kundër vendimit të La Liga-s për ta luajtur një ndeshje kampionati në Miami.
    Në momentin e protestës së lojtarëve, televizioni spanjoll censuroi menjëherë pamjet dhe e largoi kamerën nga fusha e blertë duke mos treguar këtë skenë të pazakontë. /Sport Ekspres/

  • Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

    Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale  G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
    Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë segment rrugor.
    Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

    Top Channel

  • Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë

    Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë

    Federata Shqiptare e Futbollit publikoi për herë të parë formacionin e Kombëtares duke qenë 1 orë e 45 minuta para ndeshjes. Vendim i pazakontë ky pikërisht ndaj Serbisë, ndërsa Silvinjo kishte zgjidhur dilemat e tij në sulm.
    Nga porta, në mbrojtje dhe mesfushë nuk kishte ndryshime. Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Laçi, Shehu dhe Asllani e nisin nga minuta e parë siç pritej.

    Për herë të parë shikohen në sulm bashkë Broja, Uzuni dhe Manaj. Nëse Broja dhe Manaj janë të deklaruar në qendër të sulmit, Uzuni mund të bëjë mjaft mirë edhe krahun e majtë.
    Uzuni është pikërisht surpriza e formacionit për mbrëmjen e sotme. Më parë tregoheshin në balotazh Bajrami dhe Arbër Hoxha.
    © BalkanWeb

  • Trajektorja e pazakontë e mbrojtësit të Bologna, përfundoi te dentisti për trajtimin e dëmtimit në kofshë

    Trajektorja e pazakontë e mbrojtësit të Bologna, përfundoi te dentisti për trajtimin e dëmtimit në kofshë

    7 Tetor 2025

    9:54

    Alfred Lleshi

    Emil Holm po përpiqet të rikuperojë formën pas dëmtimeve muskulare, që e kanë ndjekur gjatë karrierës. Mbrojtësi i Bologna, 25 vjeç, rrëfeu se ka ndjekur një metodë të pazakontë, heqjen e një dhëmballe të pjekurisë me shpresë se kjo do ta ndihmonte në kapërcimin e dëmtimit të fleksorëve. Holm tha: “Më hoqën dhëmballën e pjekurisë kur pata tërheqje muskulare. Doktori tha se kështu nuk do të kem më dëmtime muskulare. Të shpresojmë të funksionojë”.
    Ai shpjegoi lidhjen mes dhëmbit dhe trupit. Më konkretisht, dhëmballa e pjekurisë mund të ndikojë tensionet në nofull, çka reflektohet në trup. Mbrojtësi pranoi se kishte frikë nga dentisti: “E urrej dentistin, shiringat, gjakun… Ishin 40 minuta paniku, por e dashura ime më mbështeti”.
    Kjo praktikë lidhet me “odontologjinë posturale”, sipas së cilës tensionet ose infeksionet në gojë mund të ndikojnë në muskujt ose balancën trupore. Teoria nuk ka prova shkencore të forta, por Holm duket i bindur se mund t’i lehtësojë tensionet dhe të ndihmojë rikuperimin.

  • E pazakontë/ Dy qytetarë gjejnë shumë të konsiderueshme parash në rrugë, i dorëzojnë në polici

    E pazakontë/ Dy qytetarë gjejnë shumë të konsiderueshme parash në rrugë, i dorëzojnë në polici

    Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Stacionin Policor në Rahovec të Kosovës.
    Siç raporton Policia e Kosovës,  dy qytetarë janë paraqitur për të dorëzuar një shumë prej 1950 eurosh në total.
    Mësohet se dy shtetasit kishin gjetur të hollat në rrugën “Sheh Mihedini”, Rahovec.
    Personi I.Sharku ka dorëzuar 1000 euro, ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro.
    Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.

  • Pamje: incidenti i pazakontë në skenën operistike shqiptare

    Pamje: incidenti i pazakontë në skenën operistike shqiptare

    Një skenë e pazakontë ndodhi të shtunën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, më saktë një incident, me protagonist soprano Eva Golemi. Në rolin e Violetës në “Traviata”-n e famshme të Verdit, ajo u plandos në skenë duke menduar se po binte në krahët e partnerit, sipas skenarit. Por ky i fundit, tenori Mario Rojas, në rolin e Alfredos, nuk iu përgjigj dot në lëvizjen që duhet të bënte, duke çuar në dëmtimin fizik të koleges, për pasojë dhe në spital.
    “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi mangësinë e treguar nga tenori meksikan.

    Në një reagim nga TOB, u tha:
    “Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë”. /tesheshi.com/
     
     
     
     
     

  • Frikë nga arrestimi? Rruga e pazakontë e Netanyahut mbi Europë

    Frikë nga arrestimi? Rruga e pazakontë e Netanyahut mbi Europë

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëtoi drejt SHBA-ve duke ndjekur një rrugë të devijuar, në përpjekje të dukshme për të shmangur vendet që mund të zbatojnë një urdhër arresti të hapur ndaj tij për krime të supozuara lufte.
    Netanyahu u nis nga Tel Avivi të mërkurën në mbrëmje për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe për t’u takuar me Presidentin Donald Trump.
    Por fluturimi i tij, që zakonisht kalon mbi disa vende europiane, këtë herë fluturoi përgjatë gjithë Detit Mesdhe dhe mbi ngushticën e Gjibraltarit, sipas faqeve të ndjekjes së fluturimeve.
    Sipas FlightRadar24, fluturimi kaloi shkurtimisht mbi Greqi dhe Itali, por shmangu plotësisht hapësirën ajrore franceze dhe spanjolle, duke zgjatur kohëzgjatjen e udhëtimit. Siç shkruan CNN, zyra e kryeministrit izraelit nuk ka dhënë publikisht arsye për këtë rrugë të pazakontë.
    Dy javë më parë, PMO njoftoi se disa gazetarë dhe anëtarë të delegacionit të Netanyahut nuk do ta shoqëronin për shkak të “rregullimeve teknike të lidhura me vendosjen dhe sigurinë”. “The Jerusalem Post” raportoi se kjo ishte një mënyrë për të kompensuar karburantin shtesë të nevojshëm.
    Një burim diplomatik francez tha se Franca kishte pranuar një kërkesë izraelite për të fluturuar mbi hapësirën ajrore franceze.
    “Përfundimisht ata vendosën të ndjekin një rrugë tjetër dhe nuk e dimë arsyen”, tha diplomati.
    Në udhëtimin e tij të fundit drejt SHBA-ve në korrik, Netanyahu kishte fluturuar mbi Greqi, Itali dhe Francë, sipas ADS-B Exchange, një tjetër faqe për ndjekjen e fluturimeve.
    Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun në nëntor të vitit të kaluar për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nëse Netanyahu do të fluturonte mbi vende europiane që janë anëtare të ICC-së, ai mund të detyrohej të ulej dhe të arrestohej.
    As Izraeli dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të ICC-së.