Tag: pavlefshmëri

  • Dosja ‘Partizani’ sot në GJKKO, seanca shtyhet për në 29 shtator. Zbardhet arsyeja

    Dosja ‘Partizani’ sot në GJKKO, seanca shtyhet për në 29 shtator. Zbardhet arsyeja

    Nisi sot seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.
    Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve.
    “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.
    Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj.
    Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.”, u shpreh ai.
    Avokati i Jamarbër Malltezi deklaroi: Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka pasur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.
    Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistrate.
    Pas disa orësh në sallë, seanca u shtu për në 29 shtator ora 11.
    Siç raporton gazetarja e TCH Anila Hoxha, gjykata pranoi kërkesën e avokatit Sokol Hazizaj, për të përgatitur kërkesat paraprake për Homeplan dhe vendosi të vijojë procesin pas 2 javësh, më 29 shtator ora 11:00.

  • Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza

    Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza

    Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

    Berisha nuk u paraqit sot në seancë ndërsa u shpreh më herët se vendimi për të qenë ose jo në seanca, do të varet nga ajo që do t’i propozojnë avokatët e tij.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër procesin, bën me dije se Malltezi mori pjesë në seancën ndaj tij, ku përmes avokatëve kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë pa bazë ligjore.
    Ndërkohë Malltezi ka kërkuar praninë e medias për të ndjekur procesin
    “Të sjellin kamerat dhe të filmojnë çdo zhvillim të procesit gjyqësor”, tha ai.
    “Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka patur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.
    Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistratë”, kanë deklaruar avokatët e tij.

    Top Channel

  • Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në Tiranë

    Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në Tiranë

    Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës.
    Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.
    Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

  • KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri për qarqet Elbasan, Fier, Tiranë e Durrës

    KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri për qarqet Elbasan, Fier, Tiranë e Durrës

    Komisioni i Ankimimit dhe Sanksionimit, (KAS) ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit.
    KAS përmes vendimit të sotëm bëri me dije se nuk do të ketë rinumërim për këtë qark.

    Pak ditë më parë përfundoi edhe rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi.

  • “Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

    “Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

    Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se Partia Demokratike është e vendosur të nxjerrë në shesh të vërtetën me zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas tij, pranimi i kërkesës së PD për rivlerësim të fletëve të votimit për qarkun Tiranë mund të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.
    “Për herë të parë po përdorim një instrument, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ata thanë këqyrjen e fletëve të votimit. Kjo të çon te rivlerësimi i votës dhe rinumërimi, nuk është rinumërimin tipik. Kjo është rivlerësim përmes procesit ankimor me garanci më të mëdha, merr më shumë kohë. A mund të çojë këqyrja e fletëve të votimit në pavlefshmëri të zgjedhjeve? Po. Nëse ka lëvizur një mandat dhe ky nuk merret vesh me rinumërim, atëherë ka pavlefshmëri të zgjedhjeve”, shpjegoi Bylykbashi.

  • KAS rrëzon PD-në për pavlefshmëri të rezultatit edhe për qarqet si Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

    KAS rrëzon PD-në për pavlefshmëri të rezultatit edhe për qarqet si Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

    Këtë të enjte, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mbyll shqyrtimin e ankimimeve të Partisë Demokratike për tre qarqe të tjera. Kështu duke rrëzuar edhe pretendimet e PD-së për qarqet Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër. KAS i kishte shtyrë shqyrtimet nga seancat e kaluara, për grumbullim, dorëzim dhe verifikim të tyre, para se të shprehej me vendim.
    PD u rrëzua në pretendimin e saj për pavlefshmëri të rezultatit të tabelave përbmbledhëse të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit dhe përsëritjen e tyre. Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me “asfaltin elektoral”, përdorim të administratës dhe patronazhistëve, mungesën e fletëve të papërdorura në kuri dhe devijim të votës së diasporës.

    Të gjitha këto pretendime u rrëzuan për mungesë provash, pasi nuk u dorëzua asnjë filmim apo dokument që i provonte, teksa gjithashtu verifikimet e disa kutive në qarqe të ndryshme deri tani i kanë dhënë të drejtë KQZ-së. Në Korçë socialistët fituan 6 mandate kundrejt 4 të PD, kurse në Lezhë demokratët fituan 4 ndaj 3 të mazhorancës dhe në Gjirokastër kjo e fundit mori 3 deputetë, kurse PD vetëm një.

  • PD kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, ja lëvizja që bëri KAS

    PD kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, ja lëvizja që bëri KAS

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) zhvilloi sot një mbledhje për shqyrtimin e provave të paraqitura nga Partia Demokratike (PD) dhe aleatët e saj të koalicionit ADSHM, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Gjirokastrës. PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të procesit zgjedhor, duke e konsideruar rezultatin 3 me 1 në favor të Partisë Socialiste si të prodhuar nga parregullsi të shumta.
    Në vijim të ankesave për 11 qarqe të tjera, demokratët kanë përfshirë edhe Gjirokastrën në listën e kontestimeve, me pretendime të reja që lidhen me fletët e papërdorura të votimit.
    Përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, solli sot një akuzë të re: në procesverbalet e shumë qendrave të votimit në të gjithë vendin janë shënuar zero fletë të papërdorura, gjë që sipas tij është e pasaktë dhe ngre dyshime për manipulim. PD kërkon verifikimin e 130 mijë fletëve votimi të papërdorura në rang kombëtar.
    Ai kërkoi që Komisioni t’i vinte në dispozicion edhe tabelat për fletët e papërdorura, duke këmbëngulur në hapjen e kutive të votimit në Gjirokastër për të verifikuar këtë aspekt.
    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e administratës së KQZ-së deklaruan se nuk ka pasur problematika apo parregullsi në Gjirokastër që të justifikonin kërkesën për pavlefshmëri apo përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark.
    Relatori Koli Bele pranoi se pretendimet e PD-së do të shqyrtohen, por theksoi edhe kufijtë e kapaciteteve njerëzore në raport me intensitetin e kërkesave:
    “Mund të na dalin si ato të kutisë së Vlorës, ku u pretendua për fletë pa vulë dhe dolën të gjitha të vulosura.”
    Ai informoi se për Gjirokastrën janë identifikuar vetëm 11 fletë në dy qendra votimi për t’u verifikuar, dhe kërkoi dy ditë kohë shtesë për shqyrtim.
    Duke marrë parasysh se nesër (e mërkurë) do kryhet hapja e 4 kutive në Vlorë si “eksperiment” për problemin e fletëve të papërdorura, KAS vendosi të shtyjë mbledhjen për Gjirokastrën për të enjten në orën 16:00, me qëllim që të shohë nëse ekziston një trend i përgjithshëm problematik apo jo.
    PD, ndërkohë, këmbëngul se kutitë e Gjirokastrës duhet të hapen menjëherë, për të siguruar transparencë dhe për të garantuar që fletët e papërdorura nuk janë abuzuar për manipulime zgjedhore.

  • Pavlefshmëri të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër e Vlorë? KAS nis shqyrtimin për kërkesat nga PD

    Pavlefshmëri të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër e Vlorë? KAS nis shqyrtimin për kërkesat nga PD

    Këtë të enjte, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nisi shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga PD.
    Kjo me objekt kundërshtimin e vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për tabelat përmbledhëse të rezultatit të votimit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Për të tre qarqet, po ashtu PD kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre.

    KAS njoftoi se shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë më 3 qershor për Beratin dhe Gjirokastrën si dhe më 2 qershor kërkesa për Vlorën pas bashkimit me kërkesën ankimore depozituar nga “Shqipëria Bëhet”.

  • PD-ASHM ankimon në KAS rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri

    PD-ASHM ankimon në KAS rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri

    Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarkun e Tiranës.
    PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor.

    Po ashtu PD kërkon zgjedhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.

  • “Kërkojmë pavlefshmëri”/ PD-ASHM ankimon në KAS vendim e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun Berat

    “Kërkojmë pavlefshmëri”/ PD-ASHM ankimon në KAS vendim e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun Berat

    Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ankimon në KAS vendimin e e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun Berat.
    Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja Elga Menga, PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor.
    Po ashtu PD kërkon zgjedhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.