Tag: pavlefshme

  • Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

    Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

    E njëjta Gjykatë, por me dy standarde. Sokol Sadushi ka asgjësuar fletët e votimit në rastet e shkuara të përzgjedhjes së anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, nga viti 2022-2023, pasi i quan pa vlerë juridike.

    Ndryshe nga procesverbali i mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve në garën mes Asim Vokshit dhe Naureda Llagamit, ku fletët e votimit janë pjesë e dokumentave zyrtare të ruajtura nga Gjykata e Lartë.
    Top Channel i drejtoi një kërkesë për informacion Gjykatës së Lartë për rastet e mëparshme ku votat janë shpallur të pavlefshme dhe, për efekt transparence, të shfaqnin kopje të çdo flete votimi gjatë mbledhjeve të gjyqtarëve për votimin ku fituan Sandër Beci, Ilir Troska dhe Holta Zaçaj. Por përgjigja nxjerr në pah një mungesë uniformiteti në praktikë, me qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme.
    “Gjykata e Lartë sqaron se fletët e votimit nuk përbëjnë akt juridik, por dokumente ndihmëse të përdorura vetëm gjatë procesit të numërimit për verifikimin e rezultatit të votimit. Pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve, përdorimi i fletëve të votimit për qëllime proceduriale përfundon.”
    Gjykata e Lartë pretendon se dokumentet që mbartin vlerë provuese dhe efekt juridik janë procesverbali i komisionit të votimit dhe vendimi përfundimtar i mbledhjes që ruhet në arkiv dhe mund të aksesohet sipas ligjit për të drejtën e informimit.
    Por nga studimi i procesverbaleve, Top Channel vë re se nuk është vepruar njësoj me vendimet e anëtarëve të mëparshëm, si me rastin e fundit që shpallën fitues Asim Vokshin me 3 vota më pak se Naureda Llagami, ku në përbërje të procesverbalit është edhe faqja me rezultatet e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka edhe shpjegime të detajuara për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme.
    Në procesverbalin e votimit të gjyqtarit Sandër Beci specifikohet vetëm se ka katër fletë të pavlefshme, ku në tre fletë është konstatuar se është votuar për të tre kandidatët në çdo rresht, ndërsa në një fletë për asnjë nga ata që ishin në garë. E kundërta ka ndodhur në procesverbalin e përzgjedhjes fituese të Holta Zaçaj, ku thuhet vetëm se ka pasur tre fletë të pavlefshme, pa dhënë asnjë detaj më shumë.
    Për të qenë plotësisht të qartë, Top Channel e pyeti Gjykatën e Lartë nëse ka raste të mëparshme ku fleta e votimit ka pasur shenja të tjera, si në situatën e Naureda Llagamit; dhe se si ishin vlerësuar? Morëm një përgjigje pa përgjigje. Por nuk pati një mohim. Fletët e votimit janë zhdukur. Detajet në procesverbal për fletët e pavlefshme nuk janë në çdo proces shteruese.
    Kjo qasje me ruajtjen selektive të dokumentave dhe standardet e dyfishta në procesverbale bie ndesh me atë që thotë kreu i Gjykatës së Lartë, duke minuar parimin e barazisë dhe transparencës. Situata e papërputhshmërisë së procedurave pas mbledhjeve së posaçme të gjyqtarëve ngre dyshime të forta për paanshmërinë e veprimeve administrative të Gjykatës së Lartë. Veprime të tilla vendosin në pikëpyetje edhe perceptimin publik për besueshmërinë e Gjykatës së Lartë si institucion që garanton drejtësi.

    Top Channel

  • Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

    Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

    Fatos Lubonja foli mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
    Lubonja thekson se ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq.
    Sipas tij, ata e konsiderojnë Shqipërinë shtet të dorës së dytë, ndërsa nuk kanë vendosur ende një standard se kur zgjedhjet duhet të quhen të pavlefshme.
    Sakaq, shton se me gjithë këto skandale të qeverisë është e pamundur që Rama të marrë mandatin e katërt me 83 deputetë.
    “Mendoj që në nëse do marrim për arbitër ndërkombëtarët, nuk mund të quhen arbitër i mirë, por shumë i keq. Sepse e kam thënë dikur kur bëheshin zgjedhjet. Pyetja që ngrihet është kur quhen të pavlefshme zgjedhjet. 
    Në Austri 2 QV, njëra u mbyll në orën 3 se nuk kishte njerëz dhe një tjetër QV që ishte dhe ajo për një arsye shumë banale, dikush kërkoi se këtu është shkelur ligji zgjedhor, e çuan në GJK dhe u rikthyen zgjedhjet. Këto janë standarde. 
    Cili është standardi për të thënë që këto janë të pavlefshme? Ky lloj arbitrimi mungon. Ne na konsiderojnë si shtet të dorës së dytë. Mirë e kanë këtë Ramën si Bin Selmanin e Arabisë.
    Si ka mundësi në mandatin e katërt 83 deputetë? Me zv.kryeministrin  të arratisur, me kryebashkiakun vjedhës serial. 
    Ç’është ky popull? Është budalla që të voton akoma? Refuzoj të flasë që ndryshon Kodi Zgjedhor dhe Rama ndryshon. 
    Rotacioni është më i rëndësishëm se çdo gjë. Berisha gjënë më të rëndë që ka bërë në politikë, ka qenë 97.
    Kur u bë fushata e 2005-ës, PS kulmin e propagandës anti Berisha kishte 97. Dhe e votuan Berishën. 
    Ai fitoi se donte të dënonte korrupsionin. Ndryshon diskursi im e ka fajin Berisha”, tha Lubonja.

  • ‘Ndërkombëtarët, arbitër shumë i keq’/ Lubonja: Cili është standardi që zgjedhjet të quhen të pavlefshme?

    ‘Ndërkombëtarët, arbitër shumë i keq’/ Lubonja: Cili është standardi që zgjedhjet të quhen të pavlefshme?

    Analisti Fatos Lubonja foli mbi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke i quajtur ato të pabarabarta dhe nuk dallohej kufiri midis partisë dhe shtetit.

    I ftuar në News24, Lubonja thekson se ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq.

    Sipas tij, ata e konsiderojnë Shqipërinë shtet të dorës së dytë, ndërsa nuk kanë vendosur ende një standard se kur zgjedhjet duhet të quhen të pavlefshme.

    Gjithashtu Lubonja shton se me gjithë këto skandale të qeverisë është e pamundur që Rama të marrë mandatin e katërt me 83 deputetë.

    Lubonja: Mendoj që në nëse do marrim për arbitër ndërkombëtarët. Nuk mund të quhen arbitër i mirë, por shumë i keq. Sepse e kam thënë dikur kur bëheshin zgjedhjet. Pyetja që ngrihet është kur quhen të pavlefshme zgjedhjet. Në Austri 2 QV njëra u mbyll, në orën 3 se nuk kishte njerëz dhe një tjetër qv që ishte dhe ajo për një arsye shumë banale, dikush kërkoi se këtu është shkelur ligji zgjedhor e çuan në GJK dhe u rikthyen zgjedhjet. Këto janë standarde. Cili është standardi për të thënë që këto janë të pavlefshme? Ky lloj arbitrimi mungon. Ne na konsiderojnë si shtet të dorës së dytë. Mirë e kanë këtë Ramën si Bin Selmanin e Arabisë.

    Si ka mundësi në mandatin e katërt 83 deputetë? Me zv.kryeministrin  të arratisur me kryebashkiakun vjedhës serial. Ç’është ky popull? Është budalla që të voton akoma? Refuzoj të flasë që ndryshon Kodi Zgjedhor dhe Rama ndryshon. Rotacioni është më i rëndësishëm se çdo gjë. Berisha gjënë më të rëndë që ka bërë në politikë ka qenë 97.

    Kur u bë fushata e 2005-ës PS kulmin e të propagandës anti Berisha kishte 97. Dhe e votuan Berishën. Ai fitoi se donte të dënonte korrupsionin populli PS-së. Ndryshon diskursi im e ka fajin Berisha.    

  • Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Rritje e theksuar e fletëve të votimit, të pavlefshme

    Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Rritje e theksuar e fletëve të votimit, të pavlefshme

    Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2025, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni është në rritje, me një rritje veçanërisht të theksuar në ciklin e fundit zgjedhor.
    Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2025, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni është në rritje, me një rritje veçanërisht të theksuar në ciklin e fundit zgjedhor.
    Në vitin 2017, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar komunash u regjistruan 45.551 fletëvotime të pavlefshme.
    Ky numër u ul në vitin 2021, kur u regjistruan 19.127 fletëvotime të pavlefshme për kryetarët e komunash, por në të njëjtën kohë kishte 37,959 fletëvotime të pavlefshme për listat e këshilltarëve.
    Në zgjedhjet e fundit të së dielës, numri i fletëvotimeve të pavlefshme u rrit ndjeshëm. Në zgjedhjet për kryetar komunash, u regjistruan 53.724 fletëvotime të pavlefshme, që është numri më i lartë deri më tani, ndërsa për listat e këshilltarëve numri arriti në 50.143.

  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të SPAK

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të SPAK

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliaj për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të kryera nga SPAK. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë.
    Më 18 gusht, mbrojtësit e kryebashkiakut të Tiranës, me një material 77 faqesh, i kërkuan GJKKO-së shpalljen e hetimeve si të pavlefshme, duke renditur shkeljet ligjore.
    Në kërkesë argumentohej se SPAK tejkaloi afatet hetimore, dhe se Prokurori që kreu hetimet, Ols Dado ishte emëruar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu si arsye për të shpallur të pavlefshme hetimet, renditej edhe fakti se kallëzimi është bërë nga një person anonim, dhe nuk është bërë asnjë verifikim për identifikimin e tij.Pjesë e listës së gjatë të argumenteve renditej edhe shmangia e afateve hetimore përmes rregjistrimit të procedimit penal pa emër, sekuestrimi dhe përdorimi i të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate apo dhe leximi i korrespondencave private në mungesë të çdo baze e autorizimi ligjor.
    Veliaj pretendon se nuk i është dhënë e drejta për mbrojtje efektive, pasi i është refuzuar koha e nevojshme për njohjen e akteve. Në procesin hetimor, sipas tij, janë përdorur ekspert të varur nga vetë organi i akuzës, në kundërshtim me standardet e paanshmërisë.
    Ndërkohë, Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit, po vijon betejën edhe në Kushtetuese kundër vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi:
    – Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
    U shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025.”, njofton gjykata.

  • Kërkoi që veprimet hetimore të SPAK të shpallen të pavlefshme, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

    Kërkoi që veprimet hetimore të SPAK të shpallen të pavlefshme, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi shpalljen e pavlefshme të veprimeve hetimore të kryera nga SPAK.
    Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë.
    vijon…

  • Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese/ Zbulohet audio, censurohen zërat kundër. Si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin

    Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese/ Zbulohet audio, censurohen zërat kundër. Si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin

    Pikëpyetjet për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses vazhdojnë. Top Channel ka siguruar audion dhe procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, materiale të cilat nuk përputhen plotësisht.

    Hijet e dyshimit shtohen për votimin, ku u shpall fitues për vakancën, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi me 6 vota, ndonëse Naureda Llagami mori 3 vota më shumë se ai, por njëra nuk u quajt e vlefshme, duke pamundësuar arritjen e kriterit të 3/5 të votave për emërimin.
    Në procesverbal shihet mungesa e zbardhjes së plotë të audios me zërat kundërshtues të gjyqtarëve që nuk pranojnë vlerësimin si të pavlefshëm në fletën e votimit për kandidaten më të votuar, Naureda Llagamin. Nuk është pasqyruar as ndërhyrja e kryetarit Sokol Sadushi që i mbyti zërat dhe ju dha të drejtën e vlerësimit sekretarëve. Por nga çfarë dëgjohet në audio, Top Channel po e sjell diskutimin e plotë.
    Anisa Kulo (kancelarja): “Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.”
    Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.”
    Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.”(Zhurmë)
    Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?”
    Anisa Kulo (kancelarja): “Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi!”
    Në padinë e ngritur nga Naureda Llagami te Gjykata Administrative deri te vetë Gjykata Kushtetuese, ku kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit dhe deklarimin e rezultatit të votimit në favor të saj, ajo cilëson vendimmarrjen e marrë nga Komisioni Teknik të përbërë nga kancelarja e gjykatës, kryesekretari dhe një sekretare gjyqësore si procedurë të parregullt dhe jo të parashikuar në ligj.
    “Nëse ka dyshime për një votë të pavlefshme, nuk mund të jetë struktura kompetente Komisioni i votimit për shpalljen e kësaj vote të tillë. Çështja duhet t’i shtrohet Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe të ketë një vendimmarrje të vetë gjyqtarëve për pavlefshmërinë apo jo të kësaj vote”.
    Gjyqtarja Naureda Llagami bën paralelizmin me Kodin Zgjedhor dhe përshkruan qartësinë e vullnetit të votuesit për emrin e saj.
    “Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat. Ndërkohë që vendosja e rrethit tek numri 2 veçse përforcon zgjedhjen e qartë dhe që nuk cënon me zgjedhjen e asnjë kandidati tjetër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rast identik kur ka këto dy shenja, në të njëjtën mënyrë dhe formë në një fletë votimi për një subjekt zgjedhor, i ka konsideruar në Manualet e tij të Punës për vlerësimin e votave si vota të vlefshme të dhëna në favor të subjektit zgjedhor përkatës”.
    Rasti i shpalljes së pavlefshme të votës në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është një sfidë për integritetin e sistemit gjyqësor shqiptar. Ndaj pyetjet kanë mbetur ende pa përgjigje… A do të triumfojë forma mbi përmbajtjen, procedura mbi ligjin, dhe administrata mbi gjykatësit? Fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.

    Top Channel

  • Dokumentet/ Një shenjë më shumë, drejtësi më pak. Pikëpyetjet mbi vendimin e GJL në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses

    Dokumentet/ Një shenjë më shumë, drejtësi më pak. Pikëpyetjet mbi vendimin e GJL në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses

    Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, ka hapur një debat të thellë mbi mënyrën se si përzgjidhen anëtarët e instancës më të lartë të drejtësisë në vend. 
    Në thelb të këtij debati qëndron një votë, një fletë që, sipas dosjes me dokumenteve zyrtare të siguruara nga Top Channel, mund të ketë ndryshuar fatin e procesit. Në mbledhjen e posaçme të Gjykatës së Lartë, ku u votua për anëtarin e ri të Kushtetueses, gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues me vetëm 6 vota, përkundrejt 9 votave që mori kandidatja Naureda Llagami, njëra prej të cilave është shpallur e pavlefshme. 
    Në procesverbalin që disponon Top Channel, vullneti i gjyqtarit që ka votuar për Llagamin është i qartë, por një komision i brendshëm teknik, me në krye sekretaren e Gjykatës së Lartë, ka vendosur që kjo votë të mos konsiderohet e vlefshme. Ky vendim, për pasojë, i hoqi Llagamit të drejtën për t’u shpallur fituese, megjithëse kishte arritur shumicën e kërkuar prej 3/5 të votave të 15 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, siç parashikon ligji. Në këtë mënyrë, duke hedhur poshtë një votë të shprehur qartë për kandidaten më të votuar, rruga për në Gjykatën Kushtetuese iu hap Asim Vokshit, i renditur vetëm 0.2 pikë më lart se Llagami nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. 
    Një proces i tillë, i zhvilluar brenda institucionit që përfaqëson majën e sistemit gjyqësor, ngrit pyetje serioze mbi besueshmërinë e vetë procedurave gjyqësore në Shqipëri. Nëse në sallën ku gjyqtarët më të lartë të vendit vendosin për anëtarët e Kushtetueses, një votë e qartë shpallet e pavlefshme, çfarë garancie kanë qytetarët për drejtësinë në çështjet e tyre të përditshme, qofshin ato penale apo pronësie? 
    Sipas dokumentave dhe ankesës së depozituar nga Naureda Llagami, vendimi për shpalljen e pavlefshme të votës është marrë nga një komision me punonjës civilë të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë gjykuar mbi vlefshmërinë e votës së gjyqtarëve që ata vetë shërbejnë. Ky fakt ka ngritur tashmë një çështje të re në sistemin gjyqësor. 
    Është vetë kandidatja Naureda Llagami që ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën Administrative, duke pretenduar se është shkelur neni 13 i Rregullores së Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, i cili përcakton rastet kur një votë mund të shpallet e pavlefshme, raste që, sipas saj, nuk qëndrojnë në situatën konkrete. Llagami ka kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe pezullimin e zbatimit të tij, por Gjykata Administrative ka deklaruar se çështja është jashtë juridiksionit të saj, pasi vendimmarrja i përket vetë Gjykatës së Lartë. Pas kësaj, kandidatja më e votuar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që të ndalohet zbatimi i një padrejtësie të dukshme dhe që të njoftohet rezultati real i votimit në favor të saj: ‘me 9 vota, duke u shpallur fituese për vakancën e krijuar’. 
    Kjo sagë gjyqësore, tashmë në duart e vetë Kushtetueses, ka bllokuar përkohësisht emërimin e anëtarit të nëntë të saj. Por përtej vonesës procedurale, ajo ka hapur një plagë më të thellë…atë të dyshimit. Dyshimit se në majën e drejtësisë, aty ku ligji duhet të jetë më i pastër, vullneti mund të përmbyset nga interpretimi. Sepse, nëse një votë e qartë humbet në duart e atyre që duhet ta mbrojnë, atëherë humbet edhe besimi i qytetarëve se sistemi është i drejtë. Dhe kur humbet besimi, drejtësia mbetet veç një sallë bosh me karrige të zëna. 
    Top Channel i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës së Lartë që të publikojë procesverbalin e plotë të votimit dhe arsyetimin mbi shpalljen e pavlefshmërisë së fletës. Sepse drejtësia nuk humbet me një vendim të gabuar, por me një vendim të paqartë. Dhe kur një shenjë në një fletë vendos fatin e një institucioni, ajo shenjë nuk është thjesht laps. Por është historia që po shkruhet për drejtësinë shqiptare. 

  • Zgjedhjet në Tiranë/ Çfarë ndodh nëse GJK rrëzon shkarkimin e Veliajt? Ja si përgjigjet Celibashi

    Zgjedhjet në Tiranë/ Çfarë ndodh nëse GJK rrëzon shkarkimin e Veliajt? Ja si përgjigjet Celibashi

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka sqaruar hapat që do të ndiqen në rast se Gjykata Kushtetuese shpall të paligjshëm shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
    Ai theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese vendos për pezullimin e zgjedhjeve, ato nuk do të zhvillohen. Ndërsa, nëse vendimi është për shpallje të pavlefshme, atëherë zgjedhjet do të përsëriten.
    “Nëse vendos pezullim, zgjedhjet nuk do të zhvillohen, nëse i shpall të pavlefshme do të ribëhen”, tha ai në “LOG”.
    I ndalur te debati pasi Presidenti dekretoi shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki, Celibashi tha se KQZ nuk ka kompetencë për të gjykuar dekretin e tij dhe se i qëndron vetëm vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
    Celibashi: Jam në pozita për të mos gjykuar vendimin e Presidentit. Kemi dekretin e Presidentit që thotë që në 6 bashki do bëhen zgjedhje, në mënyrë kategorike KQZ nuk ka tagër për të gjykuar këtë qëndrim, se ndryshe do konkurronim më Gjykatën Kushtetuese. Nëse ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese, vendimet e saj janë të detyrueshëm të zbatohen nga të gjithë.
    Nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme, zgjedhjet përsëriten. Ajo që di të them është se nëse ka një vendim të GJK për pezullimin e zgjedhjeve apo të shpallje së pavlefshme e angazhojnë KQZ, çdo vendimmarrje tjetër nuk e angazhon. Nëse vendos pezullim, zgjedhjet nuk do të zhvillohen, nëse i shpall të pavlefshme do të ribëhen. Çdo vendimmarrje tjetër nuk ka të bëj me KQZ.

  • FOTO / Zbulohet vota ‘e pavlefshme’, Llagami kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

    FOTO / Zbulohet vota ‘e pavlefshme’, Llagami kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

    Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një kërkesë për të pezulluar vendimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë, lidhur me procedurat për plotësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese.
    Në kërkesën e saj, Llagami i referohet vendimit nr. 2, datë 30 shtator 2025, të Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që ai të pezullohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
    Sipas dokumentit, procedura nisi pas përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në dhjetor 2024. Gjykata e Lartë shpalli hapjen e aplikimeve, ku ndër kandidatët aplikoi edhe Naureda Llagami. Pas verifikimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me vendimin nr. 17, datë 17 qershor 2025, lejoi kandidimin e saj për këtë post.
    Llagami pretendon se vendimi i fundit i Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë kërkon që të pezullohet zbatimi i vendimit si dhe procedurat deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Administrative.
    Çështja tashmë i kalon për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë pezullimin e kërkuar.
    Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarit të ri kushtetues ka pasur një episod të dyshimtë, i cili mund të ndryshonte tërësisht rrjedhën e vendimmarrjes.
    Vota e shpallur e pavlefshme, në fakt tregonte qartësisht se ishte në favor të kandidates Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
    Më herët, kandidatja për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, znj. Naureda Llagami, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me procesin e zhvilluar më 30 shtator 2025 në Gjykatën e Lartë.
    Në kërkesë, Llagami thekson të drejtën e saj për një proces të rregullt ligjor dhe i kërkon Gjykatës së Lartë që të përcaktojë sa më parë datën dhe orën kur ajo mund të njihet me dokumentet dhe të tërheqë kopjen e plotë të dosjes.
    Kujtojmë se znj. Llagami mori 9 vota, tre më shumë se kandidati tjetër Asim Vokshi, i cili u shpall fitues pasi mori vetëm 6 vota. Por një fletë votimi, e cila shprehte qartësisht mbështetjen për znj.Llagami pasi ishte shënjuar dy herë emri i saj, u shpall e pavlefshme. Kjo votë, nëse do të ishte lexuar siç duhej do të ishte qartësisht shprehja e vullnetit të drejtë dhe rrjedhimisht do të mundësonte përmbushjen e kriteteve ligjore që ajo të merrte detyrën. Por mosleximi i drejtë i votës, qartazi në mënyrë të njëanshme, ndryshoi rezultatin.
    Vendimi për të shpallur të pavlefshme një fletë votimi që mbështeste zj. Llagami ka ngjallur reagime të forta mes juristëve. Nuk bëhet fjalë për një votë të paqartë apo të gabuar në përmbajtje, por për një interpretim teknik të një elementi formal që, sipas shumë juristëve, nuk duhet të kishte ndikuar në vlefshmërinë e votës.
    Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një ndër zërat më koherentë për pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë, ka fituar respektin e ndërkombëtarëve dhe të shoqërisë civile për qasjen e saj transparente dhe refuzimin e kompromisit politik në proceset kyçe të reformimit të drejtësisë shqiptare.