Tag: pavërtetë

  • Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

    Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. 
    Ahmetaj e ka quajtur lajmin të pavërtetë dhe ka bërë disa sqarime: 
    “Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:” 
    “Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…” 
    “Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.” 
    “Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.” 
    Vijon 

  • “Fjalimi i Veliajt i pavërtetë dhe populist”, Gjikondi nuk kursen kritikat: Politikanët dalin si të persekutuar, por..

    “Fjalimi i Veliajt i pavërtetë dhe populist”, Gjikondi nuk kursen kritikat: Politikanët dalin si të persekutuar, por..

    Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar sot në një studio televizive se sistemi gjyqësor në vend “vuan mungesën e konsistencës”, veçanërisht në raste me ngarkesë politike. Duke iu referuar seancës maratonë të Gjykatës Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt mbi heqjen e mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjikondi e cilësoi fjalimin e tij si “hipokrit, populist dhe të pavërtetë”.
    “Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa e zotit Veliaj. Sa për ligjërimin e Velijat, mu duk hipokrit, populist, i pavërtetë, sepse gjatë gjithë kohës i referohej votës së shqiptarëve. Ishte një fjalim populist dhe i pavërtetës, sepse jo vetëm Veliaj dhe politikanët nuk kanë përfaqësuar dhe nuk kanë pasur parasysh interesat e qytetarëve. Shumë dalin si të persekutuar politikë, por në fakt nuk janë të tillë. Do të doja që ata të vijë një moment që të vijnë me këmbë në tokë dhe të kuptojnë ndjesinë e fajit”, tha Gjikondi.
    Veliaj doli këtë të preemte, më 31 tetor nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij ai iu referua votës së qytetarëve si legjitimitet për drejtimin e bashkisë, ndërsa Gjikondi theksoi se “shumë politikanë dalin si të persekutuar politikë, por nuk janë të tillë” dhe se “duhet të kuptojnë ndjesinë e fajit”.