Ndeshja e Tiranës përballë Egnatias nesër në “Selman Stërmasi” (java e 13, ora13:30) është stacioni i së vërtetës së bardhebluve në rrugën drejt shpëtimit të sezonit në Abissnet Superiore.
Në vigjilje të saj trajneri i 26 herë kampionëve të vendit Ardian Nuhiu foli për rëndësinë e takimit, situatën në grup por dhe për atmosferën e bukur të dy ish skuadrave të tij që ka drejtuar- Drita e Shkëndija ndërsa u përballën dje në Conference League.
Nuhiu:
Barazaimi me Flamurtarin sa ju ka motivuar?
Padiskutim ka qënë mjaft e rëndësishme. Mënyra se si kemi punuar më ka bërë të besoj, pika na jep shpresë, kemi patur atmosferë të mirë dhe lojtarë të motivuar gjatë javës. E shoh te skuadra urinë për t’u përmirësuar. Jemi në rrugën e duhur, mënyra se si po punojnë ata, mënyra se si kanë luajtur ndeshjen e fundit. Padyshim nesër do të jetë një përballje e fortë pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në kampionat.
Jemi të motivuar dhe kërkojmë përqëndrim maksimal duke vlerësuar kundërshtarin dhe duke mos nënvleftësuar vlerat e kuadrës tonë. Pres nga të gjithë lojtarët që forca e kundërshtarit të na motivojë. Prioritet të mbetet loja e mirë, të shfaqemi sikundër në Vlorë dhe të kemi vazhdimësi me rezultate të mira në vijim.
Dje në seancë munguan Patsatsia, Dembele, Soler, Abah, problemi me ta?
Dembele, Soler dhe Abah kanë dëmtime dhe stafi mjeksor po merret me ta, ndërsa për Patsatsia është marrë vendim të mos jetë këto momente me grupin. Kemi nevojë për futbollistë që impenjohen në maksimum në stërvitje e ndeshje.
Keni deklaruar përpara angazhimit tuaj se e njihni Tiranën, tani njihni dhe kampionatin shqiptar… a ka Nuhiu receten e duhur për ta nxjerrë Tiranën nga fundi e shpëtuar sezonin?
Skuadra po punon, po përmirësohemi. Më bën te beoj te grupi, shoh dëshirën dhe vullnetin për t’u përmirësuar dhe ecur mbarë. E dimë që ka vështirësi, por i përmirësojmë gjërat. Patëm dy javë kohë përgatitje dhe ndeshja në Vlorë na ka bërë të besojmë te grupi me menidimin se do të kemi ecuri pozitive në këto 6 ndeshje duke i marrë ato një e nga një. Duke filluar nga ndeshja e e nesërme pasi e dimë që çdo pikë është e rëndësishme. Do përballemi me skuadra të forta deri në fund të kampionatit.
Si ju duk ndeshja europiane Drita-Shkëndija teksa i keni drejtuar të dyja…. për më tepër ajo koreografi dhe këndimi i himnit Kombëtar nga tifozeritë? Për më tepër sot është dita e Pavarësisë…
Shfrytëzoj rastin t’i uroj gjithë shqiptarët ditën e flamurit, ditën e Pavarësisë. Një ndeshje jashtëzakonisht e mirë, një ditë para ditës së flamurit Kombëtar, e përgatitur me koreografi nga të dyja tifozeritë, mjaft e bukur për t’u parë. Gjithashtu dhe ndeshja e luftuar në fushë nga futbollistët”, ndër të tjera Nuhiu./Isuf Myrtaj/
Vazhdo leximin