Tag: pavarësisë

  • 249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Begaj: Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike

    249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Begaj: Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në nderim të kësaj dite, Presidenti Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.
    “Gëzuar 4 Korrikun!
    Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”.

    Top Channel

  • 249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Presidenti Begaj: Të forcojmë lidhjet mes dy kombeve tona

    249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Presidenti Begaj: Të forcojmë lidhjet mes dy kombeve tona

    Presidenti i Republikës, përcolli një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.
    “Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”., shkruan Begaj në X.

  • Presidenti Begaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

    Presidenti Begaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.
    “Gëzuar 4 korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

  • Begaj uron SHBA për Ditën e Pavarësisë: Të forcojmë lidhjet mes dy kombeve tona

    Begaj uron SHBA për Ditën e Pavarësisë: Të forcojmë lidhjet mes dy kombeve tona

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.
    Në nderim të kësaj dite, Presidenti Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.
    “Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”., shkruan Begaj.
     

  • “Nga populli më pro-amerikan në botë”: Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    “Nga populli më pro-amerikan në botë”: Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook ku ka shkruar: “Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Osmani ka ndarë një video nga pjesëmarrja e saj në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.“Në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së ne nuk festojmë vetëm historinë e juaj, por nderojmë edhe se si ka formësuar tonën”, ka thënë ndër të tjera Osmani gjatë fjalimit të saj.Ajo ka theksuar se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap.“Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, ka thënë Osmani.Data 4 korrik shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

  • 249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin strategjik

    249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin strategjik

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Në nderim të kësaj dite, Presidenti Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.
    “Gëzuar 4 Korrikun!
    Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”.

  • Amerikanët festojnë ditën e Pavarësisë, 249 vjet nga shkëputja e 13 kolonive nga Anglia

    Amerikanët festojnë ditën e Pavarësisë, 249 vjet nga shkëputja e 13 kolonive nga Anglia

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljen së pavarësisë. 249 vite më parë më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë.

    Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
    4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje shumëngjyrëshe fishekzjarrësh dhe festa familjare. Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente.

    Çfarë ndodhi më 4 korrik 1776?
    Kongresi Kontinental deklaroi se trembëdhjetë kolonitë amerikane nuk ishin më subjekt (dhe në varësi) të monarkut të Britanisë, George III, dhe tani ishin shtete të bashkuara, të lira dhe të pavarura. Kongresi kishte votuar për të shpallur pavarësinë dy ditë më parë, më 2 korrik, por ai nuk u shpall deri më 4 korrik.
    Gjatë Revolucionit Amerikan, ndarja legale e trembëdhjetë kolonive nga Britania e Madhe në vitin 1776 në të vërtetë ndodhi më 2 korrik, kur Kongresi i Dytë Kontinental votoi të aprovojë një rezolutë të pavarësisë që ishte propozuar në qershor nga Richard Henry Lee nga Virxhinia që shpalli Shtetet e Bashkuara të pavarura nga sundimi i Britanisë së Madhe.
    Pasi votoi për pavarësi, Kongresi e ktheu vëmendjen e tij ndaj Deklaratës së Pavarësisë, një deklaratë që shpjegonte këtë vendim, i cili ishte përgatitur nga një Komitet i Pesë, me Thomas Jefferson si autorin e tij kryesor.
    Kongresi debatoi dhe rishikoi formulimin e Deklaratës, duke e aprovuar përfundimisht atë dy ditë më vonë, më 4 korrik. Një ditë më parë, John Adams i kishte shkruar gruas së tij Abigail: 2 korriku 1776, do të jetë epoka më e paharrueshme në historinë e Amerikës. Unë jam i prirur të besoj se do të festohet nga brezat pasardhës si festa e madhe e përvjetorit. Duhet të përkujtohet si dita e çlirimit, me akte solemne të përkushtimit ndaj Zotit të Madhëruar. Duhet të solemnizohet me pompë dhe sfilatë, me shfaqje, lojëra, sporte, armë, kambana, zjarre dhe ndriçime, nga njëra anë e këtij kontinenti në tjetrin, nga kjo kohë përpara e përgjithmonë./vizionplus.tv

  • SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

    SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

    Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

    Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

    Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.

     

  • Në prag të ditës së pavarësisë së Bjellorusisë, Lukashenko fal 16 të burgosur

    Në prag të ditës së pavarësisë së Bjellorusisë, Lukashenko fal 16 të burgosur

    Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ka falur 16 persona të dënuar për krime të ndryshme, përfshirë ekstremizmin, përpara ditës së pavarësisë së vendit, sipas medias shtetërore Belta.

    Të falurit përfshijnë tetë gra dhe tetë burra, disa prej të cilëve vuajnë nga sëmundje kronike, janë me aftësi të kufizuara ose kanë fëmijë nën moshën 18 vjeç.
    Lajmi vjen pasi Lukashenko liroi gjithashtu udhëheqësin e opozitës bjelloruse Sergei Tikhanovsky dhe 13 të tjerë muajin e kaluar, pas bisedimeve me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg.

    Top Channel

  • Në Tiranë festohet 249-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn: Me fat që kemi aleatë si Shqipëria

    Në Tiranë festohet 249-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn: Me fat që kemi aleatë si Shqipëria

    Në Tiranë është festuar dita e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një alet strategjik i vendit tonë.

    Në ceremoninë e organizuar nga selia diplomatike e Washintonit në Tiranë ishin të ftuar drejtuesit më të lartë të shtetit, ata të institucioneve të pavarura, përfshi ata të cilët janë pjesë e drejtësisë së re për të cilët, vitet e fundit qeveria amerikane i ka mbështetur jo vetëm duke i inkurajuar por edhe financiarisht.
    Nuk munduan as politikanët nga të gjitha krahët e politikës shqiptare mes tyre edhe disa deputetë të opozitës.
    Mes të ftuarve edhe njerëz të medias për të cilën ndër vite ambasada amerikane i ka kushtuar një vëmendje të posaçme.
    Fjala përshëndetëse e të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn në festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës kishte mesazhe aktuale me theks tek siguria në një botë të trazuar e me konflikte të reja.
    “Siç tha Presidenti Trump gjatë festimit të këtij guri kilometrik në Uashington disa javë më parë, në atë ditë “Liria mori mburojën e saj dhe pavarësia mori shpatën e saj. Ata patriotë të Ushtrisë së parë në Revolucionin Amerikan luftuan kundër një armiku të frikshëm dhe mundësive të pafavorshme, por ishin të armatosur me një kauzë të drejtë.
    Gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë. Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm. Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku Aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë”, tha Nancy VanHorn.
    Në fillim të këtij muaji tha më tej diplomatja amerikane ajo pati nderin të shihte se si forcat shqiptare dhe amerikane punonin së bashku në Stërvitjen DEFENDER-Europë Përgjigje e Menjëhershme.
    “U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!”, deklaroi Nancy VanHorn.
    Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në
    Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.
    Ajo që mund të quhet risi e kësaj ceremonie ishte përshëndetja e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Gjeneral Majorit Arben Kingji.
    “Paqja dhe siguria nuk janë të garantuara, ato kërkojnë përkushtim të përditshëm, unitet mes aleatëve dhe veprim të koordinuar. Samiti i fundit i NATO-s konfirmoi edhe një herë kohezionin e aleancës dhe mbështetjen e SHBA-së për mbrojtjen kolektive, si dhe gatishmërinë e vendeve për rritjen e buxhetit. SHBA mbeten partneri ynë i rëndësishëm strategjik, roli i tyre në rajon, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm”.

    Top Channel