Deputeti gjerman Johannes Volkmann, i cili është edhe nipi i ish kancelarit Helmut Kohl ka deklaruar në Bundestag se të gjitha vendet e BE duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një debati për vazhdimin e pjesëmarrjes së trupave gjermane në misionin paqeruajtës të KFOR-it, Volkmann shprehu mbështetje të qartë për shtetin e Kosovës, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimon pavarësinë e saj.
Gjithashtu, deputeti gjerman bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ndau videon e fjalimit të tij në rrjetet sociale, duke e falënderuar për mbështetjen.
“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij debutoi me një përkushtim të fuqishëm për Kosovën,” shkroi Ajeti në Facebook.
Tag: pavarësinë
-

Deputeti gjerman dhe nipi i ish kancelarit thirrje BE: Duhet ta njihni pavarësinë e Kosovës
-

Rusia “njeh” Kosovën, Putini pranon vendimin e Gjykatës së OKB
Rusia pranon indirekt pavarësinë e Kosovës. Ose thënë më saktë, presidenti Vladimir Putin, njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ligjëroi pavarësinë, vetëm për të justifikuar aneksimin e Donjeckut dhe Luhanskut nga Ukraina, si dhe për të sulmuar perëndimin.
Gjatë një bisede me gazetarë ndërkombëtar në Kremlin, lideri rus tenton të ndryshojë narrativën se ishte ai që nisi luftën, duke përmendur të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së për të drejtën e popujve për vetëvendosje.”A ishte kjo pjesë e vendit e detyruar të kërkonte leje nga autoritetet qendrore, nga Kievi, apo jo? Jo. Ekziston një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit ky ishte një precedent i krijuar nga Kosova. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi shprehimisht: nëse një pjesë e vendit merr një vendim për t’u shkëputur, nuk është e detyruar të kërkojë pëlqimin e autoriteteve qendrore për këtë çështje. Kaq”, tha Putin.
Madje shkon deri aty sa luan viktimën duke thënë se për 8 vite nuk e njohu pavarësinë e Donbasit, sepse sipas tij, kërkonte një marrëveshje me Ukrainën. Në fund pretendon se u detyrua ta pranonte pavarësinë dhe t’i dërgonte rajonit ushtrinë në ndihmë. Por sërish heq paralele me rastin e Kosovës. -

‘Vëllai’ i Ramës e thotë hapur: Nuk jemi të gatshëm për të njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE) është ‘vendim politik’ dhe jo çështje merite.
‘Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë’, tha Vuçiq, duke theksuar se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.
‘Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës’, tha Vuçiq.
Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilës i referohet Beogradi, i dha fund luftës në Kosovë. Ajo, ndër të tjera, përcakton mandatin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) – KFOR, për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me ç’rast përfundoi edhe bombardimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Kosova shpalli pavarësinë më 2008.
Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një ‘bisedë përmbajtjesore dhe konstruktive’ për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
‘Përsërita përkushtimin e plotë të Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me një vlerësim të qartë për interesat e popullit tonë. Nënvizova se për vazhdimin e dialogut është thelbësore kthimi te bazat që janë lënë pas dore – siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe’, deklaroi Vuçiq.
Forumi i sivjetmë GLOBSEC po mbahet në një kohë kur vendet evropiane po e rishikojnë me intensitet të shtuar rolin e tyre në një mjedis global që po ndryshon.
Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje.
-

Njohja e Kosovës? Vuçiç: As 5 shtetet mosnjohëse të BE-së nuk do ta bëjnë
Rajoni E Premte, 13 Qershor 2025 21:02
Beogradi nuk është gati të njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë e tha gjatë Forumit Globex në Pragë. Për të hyrja e Serbisë në Bashkimin Europian është kryesisht çështje politike e jo meritë, dhe se pengesa kryesore është Kosova.
“Kjo ka të bëjë me Kosovën, siç e dini. Ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Beogradi nuk është gati ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa theksoi se as Bratisllava, Bukureshti, Athina, Madridi, e Nikosia nuk janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës.Vuçiç u pyet në Pragë edhe për faktin nëse Moska po ushtron presion ndaj Serbisë për mbështetjen ndaj Putinit. Ai theksoi se Serbia nuk do të jetë kurrë kundër Rusisë dhe se rruga europiane e vendit nuk mund të bazohet në këtë fakt. Ai shtoi se Serbia ka “bashkëpunim shumë të mirë edhe me Ukrainën” , shtet i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
-

Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën, kjo e pengon rrugën drejt BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë Forumit GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i vendeve në Bashkimin Evropian nuk është rezultat i meritave, por një vendim politik.“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë,” u shpreh Vuçiç, duke nënvizuar se pengesa kryesore për rrugën evropiane të Serbisë mbetet çështja e Kosovës.“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti serb.Rezoluta 1244 e OKB-së, e miratuar në qershor të vitit 1999, i dha fund luftës në Kosovë dhe vendosi bazat për praninë ndërkombëtare në territorin e saj. Ajo përcakton mandatin e misionit të NATO-s – KFOR – për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.Pas tërheqjes së forcave serbe dhe ushtrisë jugosllave në verën e vitit 1999, në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më sot, ajo është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë Forumit GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i vendeve në Bashkimin Evropian nuk është rezultat i meritave, por një vendim politik.“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë,” u shpreh Vuçiç, duke nënvizuar se pengesa kryesore për rrugën evropiane të Serbisë mbetet çështja e Kosovës.“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti serb.Rezoluta 1244 e OKB-së, e miratuar në qershor të vitit 1999, i dha fund luftës në Kosovë dhe vendosi bazat për praninë ndërkombëtare në territorin e saj. Ajo përcakton mandatin e misionit të NATO-s – KFOR – për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.Pas tërheqjes së forcave serbe dhe ushtrisë jugosllave në verën e vitit 1999, në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më sot, ajo është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së.
-

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE) është “vendim politik” dhe jo çështje merite.
“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë”, tha Vuçiq, duke theksuar se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.
Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilës i referohet Beogradi, i dha fund luftës në Kosovë. Ajo, ndër të tjera, përcakton mandatin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) – KFOR, për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me ç’rast përfundoi edhe bombardimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Kosova shpalli pavarësinë më 2008.
Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një “bisedë përmbajtjesore dhe konstruktive” për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Përsërita përkushtimin e plotë të Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me një vlerësim të qartë për interesat e popullit tonë. Nënvizova se për vazhdimin e dialogut është thelbësore kthimi te bazat që janë lënë pas dore – siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vuçiq.
Forumi i sivjetmë GLOBSEC po mbahet në një kohë kur vendet evropiane po e rishikojnë me intensitet të shtuar rolin e tyre në një mjedis global që po ndryshon. Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje. REL/ -

Papa emëron delegat në Kosovë, Vatikani nuk e njeh ende pavarësinë e saj
Papa Leon ka emëruar Imzot Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe njëkohësisht Delegat Apostolik në Kosovë, sipas asaj që raporton media zyrtare e Vatikanit, Vatican News. Ky emërim konfirmon vazhdimësinë e qëndrimit të Selisë së Shenjtë ndaj Prishtinës zyrtare, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.Sipas Vatican News, Selia e Shenjtë ka mbështetur historikisht dialogun dhe moderimin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Media thekson se Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, është e banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Nga rreth 1.5 milionë banorë, afro 250 mijë janë katolikë, shumica dërrmuese prej tyre shqiptarë.Në analizën e saj, Vatican News shton se megjithëse situata në Kosovë është kryesisht e stabilizuar pas luftës, kohët e fundit janë regjistruar episode të përsëritura dhune dhe tensioni, veçanërisht në veriun e vendit, ku popullsia është kryesisht serbe. Ndërkohë, UNESCO vlerëson se trashëgimia kulturore ortodokse në Kosovë mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Papa Leon ka emëruar Imzot Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe njëkohësisht Delegat Apostolik në Kosovë, sipas asaj që raporton media zyrtare e Vatikanit, Vatican News. Ky emërim konfirmon vazhdimësinë e qëndrimit të Selisë së Shenjtë ndaj Prishtinës zyrtare, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.Sipas Vatican News, Selia e Shenjtë ka mbështetur historikisht dialogun dhe moderimin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Media thekson se Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, është e banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Nga rreth 1.5 milionë banorë, afro 250 mijë janë katolikë, shumica dërrmuese prej tyre shqiptarë.Në analizën e saj, Vatican News shton se megjithëse situata në Kosovë është kryesisht e stabilizuar pas luftës, kohët e fundit janë regjistruar episode të përsëritura dhune dhe tensioni, veçanërisht në veriun e vendit, ku popullsia është kryesisht serbe. Ndërkohë, UNESCO vlerëson se trashëgimia kulturore ortodokse në Kosovë mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm.
-

Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës, Kurti: Një miqësi më shumë për popullin tonë!
Sudani është bërë shteti i 119-të që ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se Kosovës iu shtua edhe një njohje e re, një miqësi më shumë.
“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Kurti./vizionplus.tv
-

Sudani njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës!
Sudani njeh zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, presidentja Vjosa Osmani pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef njoftoi lajmin.
“Ishte nder dhe kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Sudanit, takimi i parë ku më informoi me instruksionet e Presidentit të Sudanit për të njohur Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin diplomatik mes dy vendeve. Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës, popull shumë mirënjohës për këtë njohje, sepse nuk është vetëm njohje e pavarësisë, por është njohje e vështirësive që kemi kaluar dhe përpjekjeve për të qenë të lirë, të pavarur e sovranë. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit nga zemra dhe njëkohësit jini të sigurt që mund të mbështeteni në Republikën tonë si aleat dhe partner i Sudanit“, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Sudani bëhet shteti 119 që e njeh Pavarësinë e Kosovës.
-

Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës, Osmani: Fillimi i një partneriteti madhështor
Kosova ka marrë një njohje të re për pavarësinë e saj, pasi Sudani e ka njohur këtë të shtunë, njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar të lidhin marrëdhënie diplomatike, duke theksuar se ky është fillimi i një partneriteti të madh.
Kjo njohje nga Sudani është e dyta për Kosovën brenda një jave, pasi më parë, në fund të marsit, edhe një shtet tjetër afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës.