Vrapojmë për Pavarësinë. Në Vlorë u zhvillua ediconi i pestë i gjysmë maratonës, një garë ku morën pjesë 400 vrapues shqiptar dhe të huaj.
Gara zhvillohet u zhvillua ne tre etapa, 5, 10 dhe 21 km dhe u shtri në të gjitha rrugët e qytetit.
Fitues i 21 km është shpallur ukrainasi Bogdan Simonoviç.
Të tjerë vrapues shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen.
Në fund të nëntorit zhvillimi i gjysmë maratonës është kthyer në traditë në Vlorë, pjesë e kalendarit festiv.
Tag: pavarësinë
-

“Vrapojmë për Pavarësinë”/ Në Vlorë zhvillohet edicioni i pestë i gjysmëmaratonës
-

‘Vrapojmë për Pavarësinë’/ Nis Half Marathon 2025 në Vlorë, pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës
Në qytetin ku nisi historia e pavarësisë shqiptare sot në Vlorë është rikthyer një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit, Maratona e Vlorës.
Me motivin ‘Vrapojmë për Pavarësinë’ Maratona e Vlorës vjen në edicionin e saj të 5-të, duke mbledhur rreth 400 vrapues nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota.
Maratona është e ndarë në tre gara: 5 kilometra, 10 kilometra dhe 21 kilometra. -

Atmosferë edhe në Fier për Pavarësinë
Atmosfera festive për 113-vjetorin e Pavarësisë, vijon këtë mbrëmje edhe në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.
-

Spiropali i përgjigjet urimit të Rubios për Pavarësinë: Shqipëria dhe SHBA, bashkë në altarin e vlerave demokratike. Vlerësojmë..
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur urimit të sekretarit amerikan, Rubio për Pavarësinë e Shqipërisë.
Spiropali ka kujtuar se në orët vendimtare të kombit shqiptar, Amerika ka qëndruar në krahun tonë.Me anë të një postimi në rrjetin X, Spiropali është shprehu se ne synojmë të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë strategjik, të zgjerojmë lidhjet tona ekonomike dhe të forcojmë edhe më shumë miqësinë e qëndrueshme e të palëkundur mes popujve tanë.
“Etërit tanë themelues, të cilëve u detyrohemi sot lirinë dhe pavarësinë tonë, e dinin se në orët vendimtare të kombit shqiptar, Amerika qëndronte në krahun tonë.
Ne nuk e harrojmë, dhe nuk do ta harrojmë, se në orët më kritike të historisë sonë – në afirmimin e së drejtës së Shqipërisë për të ekzistuar dhe në Pavarësinë e Kosovës – populli amerikan luajti një rol vendimtar.
Në ato momente, distanca mes dy vendeve tona u zhduk dhe fatet tona u ndërthurën në mënyrë të pandashme.
Kjo miqësi sot na bashkon në altarin e vlerave që ne ndajmë. Kombet tona lidhen nga një besim i thellë te liria, demokracia, paqja, siguria dhe dinjiteti njerëzor.
Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin e Shqipërisë në NATO, përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin në zbatimin e ligjit, si edhe ndërveprimin tonë të ngushtë në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe në mbrojtjen e sigurisë sonë të përbashkët.
Ndërsa festojmë Ditën tonë të Pavarësisë, me mirënjohje në zemër dhe me një vendosmëri të qartë, synojmë të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë strategjik, të zgjerojmë lidhjet tona ekonomike dhe të forcojmë edhe më shumë miqësinë e qëndrueshme e të palëkundur mes popujve tanë.
Faleminderit Rubio për urimet e ngrohta dhe për partneritetin e palëkundur e besnik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Spiropali në X. -

“Vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”/ Spiropali i përgjigjet urimit të Rubios për Pavarësinë: Shqipëria dhe SHBA, bashkë në altarin e vlerave demokratike
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur urimit të sekretarit amerikan, Rubio për Pavarësinë e Shqipërisë.
Spiropali ka kujtuar se në orët vendimtare të kombit shqiptar, Amerika ka qëndruar në krahun tonë.
Me anë të një postimi në rrjetin X, Spiropali është shprehu se ne synojmë të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë strategjik, të zgjerojmë lidhjet tona ekonomike dhe të forcojmë edhe më shumë miqësinë e qëndrueshme e të palëkundur mes popujve tanë.
“Etërit tanë themelues, të cilëve u detyrohemi sot lirinë dhe pavarësinë tonë, e dinin se në orët vendimtare të kombit shqiptar, Amerika qëndronte në krahun tonë.
Ne nuk e harrojmë, dhe nuk do ta harrojmë, se në orët më kritike të historisë sonë – në afirmimin e së drejtës së Shqipërisë për të ekzistuar dhe në Pavarësinë e Kosovës – populli amerikan luajti një rol vendimtar.
Në ato momente, distanca mes dy vendeve tona u zhduk dhe fatet tona u ndërthurën në mënyrë të pandashme.
Kjo miqësi sot na bashkon në altarin e vlerave që ne ndajmë. Kombet tona lidhen nga një besim i thellë te liria, demokracia, paqja, siguria dhe dinjiteti njerëzor.
Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin e Shqipërisë në NATO, përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin në zbatimin e ligjit, si edhe ndërveprimin tonë të ngushtë në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe në mbrojtjen e sigurisë sonë të përbashkët.
Ndërsa festojmë Ditën tonë të Pavarësisë, me mirënjohje në zemër dhe me një vendosmëri të qartë, synojmë të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë strategjik, të zgjerojmë lidhjet tona ekonomike dhe të forcojmë edhe më shumë miqësinë e qëndrueshme e të palëkundur mes popujve tanë.
Faleminderit Rubio për urimet e ngrohta dhe për partneritetin e palëkundur e besnik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Spiropali në X.🇦🇱🤝🇺🇲Our founding fathers, to whom we owe today our freedom and independence, knew that in the decisive hours of our nation, America was standing by our side.
We do not, and will not, forget that in the most critical hours of our history – in affirming Albania’s right to exist…
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) November 28, 2025Top Channel
-

“Një komb, dy flamuj”, Presidentja Osmani uron shqiptarët: Gëzuar Pavarësinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë
Sipas Osmanit, Kosova e Shqipëria sot ecin krah për krah, si dy shtete, një komb, dy flamuj, dhe një zemër.
“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.
Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.
Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, shkruan Osmani.Top Channel
-

Vjosa Osmani mbërrin në Shkodër, i bashkohet festimeve për pavarësinë, pritet nga kryebashkiaku Benet Beci
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Shkodrës.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se Osmani do i bashkohet festimeve për pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë.
Osmani është pritur në këtë takim nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës./vizionplus.tv -

Elbasani, qyteti i parë që shpalli Pavarësinë 113 vjet më parë
Më 25 nëntor 1912, Elbasani u bë qyteti i parë që shpalli Pavarësinë, duke vendosur gurin e parë në themelin e shtetit të ri shqiptar.
113 vjet më parë, 35 patriotë nga Elbasani dhe trevat përreth u mblodhën për të shpallur Pavarësinë e qytetit në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin kombëtar dhe duke i paraprirë aktit historik të 28 nëntorit në Vlorë.
Aqif Pashë Elbasani, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ismail Qemalit, luajti rol kyç si në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912, ashtu edhe në organizimin e çetës së Elbasanit. Ai, së bashku me popullin e qytetit dhe me mbështetjen e Ismail Qemalit, ngriti flamurin kombëtar më 25 nëntor 1912, duke shpallur i pari Pavarësinë dhe duke i dërguar një mesazh të qartë ushtrisë serbe që po afrohej, se ajo kishte hyrë në territore të një Shqipërie tashmë të pavarur.
Rruga drejt Pavarësisë së Shqipërisë ishte e mbushur me pengesa dhe drama historike. Kryengritjet shqiptare të viteve 1910–1911 shërbyen si hyrje e natyrshme e ngjarjes së madhe të vitit 1912, duke dëshmuar vendosmërinë e shqiptarëve për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Në atë kohë, një rrezik tjetër po afrohej me shpejtësi, ushtria serbe po zbriste në trojet shqiptare dhe po i afrohej Elbasanit, duke e vënë qytetin përballë domosdoshmërisë për të vepruar shpejt.
Në këtë klimë tensioni dhe përgjegjësie historike, rrethet patriotike të Elbasanit e panë të domosdoshme shpalljen e menjëhershme të Pavarësisë, në mënyrë që autoritetet ushtarake serbe të përballeshin me faktin e kryer të ekzistencës së një Shqipërie të pavarur.
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALË QË NDEZIN NETËT/ MBRËMJE POETIKE NË NDER TË NDRE MJEDËS NË KUKËL
-

Rama reagon për pezullimin e Belinda Ballukut nga SPAK: Vendim arbitrar, por do e respektojmë. Do mbrojmë pavarësinë e qeverisë në Kushtetuese
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për pezullimin e Belinda Ballukut si ministre dhe si zv.kryeministre nga SPAK
Nga konferenca e përbashkët me komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kreu i ekzekutivit tha se qeveria mbështet pavarësinë e gjyqësorit, si një shkëputje historike nga e kaluara.
Megjithatë, kryeministri tha se do të mbrojë edhe pavarësinë e qeverisë, duke e dorëzuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese.
Edi Rama: Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, nuk është as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm, por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe, e realizuar vetëm ne vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, “varrosja” e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëmijëror për nga mosha, si dhe reflekse të vjetra antidemokratike.Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjeshtë për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte. Janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur që mua më pëlqen shumë; “kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë”.Dhe këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri në këtë rast edhe zëvendëskryeministër, pra drejtpërdrejtë përgjegjës për drejtimin e qeverisë në mungesë të kryeministrit, është një tjetër shfaqje e pikërisht atyre dobësive që përmenda më lart, e një pushteti krejt të ri dhe e reflekseve antidemokratike, që po përmenda po ashtu më lart. Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu, edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-lindjes komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që, një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por dhe ky është një “por” shumë i madh, nëse një prokuror special dhe nëse një gjykatës special i shkallës së parë të Speciales këtu në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur siç është ekzekutivi, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit, prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, si parakusht edhe në ketë rast ekstrem.E thënë drejtpërdrejtë, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe as do të angazhohemi, largqoftë, në një betejë politike retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta ruajmë dhe do ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe ndërkohë, do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund, kur unë të kem privilegjin që të udhëheq Shqipërinë për ta bërë anëtare të BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë, është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante, sa kjo situatë për të cilën, po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.
Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon. Kaq!Top Channel