Modelja dhe influencerja shqiptare Kleofina ka ndarë detaje nga jeta e saj private, gjatë intervistës në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Ajo ka folur hapur për fillimet e lidhjes së saj me futbollistin francez Benjamin Pavard, një histori që, siç tregon ajo, nuk ka qenë e lehtë për ta vendosur në dijeni familjen. Kleofina rrëfeu se për muaj të tërë kishte hezituar t’i tregonte babait të saj se ishte në një marrëdhënie me një lojtar të njohur ndërkombëtar.
“E kisha të pamundur ta imagjinoja veten përballë babait duke i thënë se po dilja me një francez,” – tregoi ajo.Pikërisht për këtë arsye, rolin e “lajmëtarit” e mori vëllai i saj, i cili ishte i vetmi që e dinte fillimisht lidhjen.
Sipas saj, edhe pasi babai u informua, ai nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm.
“Ne ishim në pushime në Greqi kur vëllai ia tha babait. Ai u soll sikur nuk e kishte dëgjuar fare këtë lajm. E vazhdoi ditën krejt normalisht,”- kujtoi modelja.
Kleofina tregoi se pas disa muajsh marrëdhënia me Pavard ishte ende e qëndrueshme dhe serioze, çka bëri që familja të kthehej sërish te biseda e ndërlikuar.
“Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin. Vëllai im shkoi edhe një herë dhe ia tha babait, më qartë këtë herë,” – tha ajo.
Në vijim të rrëfimit, Kleofina zbuloi edhe një moment vendimtar që e ndryshoi krejt situatën.
“Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës vetëm për të takuar babain tim. Qëndroi tre ditë atje duke pritur, sepse babai im nuk pranonte të dilte ta takonte,”- tregoi modelja.
“Takimi përfundoi më mirë sesa e kisha imagjinuar,” – shtoi ajo.
Tag: pavard
-

Kleofina rrëfen për herë të parë historinë e njohjes me futbollistin Benjamin Pavard
-

Pavard harron Interin: “Kisha vetëm Marseille në mendje. Ata janë një ekip cilësor.”
10 Shtator 2025
19:49
Telesport
“Jam shumë krenar që i bashkohem një klubi prestigjioz si Olympique Marseille.” Këto ishin fjalët e para të Benjamin Pavard, të thëna nga gazetarët pas mbërritjes së tij në Marseille, gati për të filluar aventurën e tij të re nën drejtimin e Roberto De Zerbi. Mbrojtësi francez, i cili mbërriti nga Interi gjatë afatit të transferimeve, u prit nga disa dhjetëra tifozë të Phoenicians, të cilët prisnin me padurim mbërritjen e tij.
“Mezi pres të debutoj në Velodrome të premten dhe të ndiej gjithë këtë entuziazëm. Shpresoj të përjetoj emocione të mëdha me OM. Po, kisha vetëm Olympique Marseille në mendje. Patëm një bisedë të shkëlqyer me Medhi (drejtor sportiv Benatia), i cili po bën një punë të shkëlqyer. Kemi një grup cilësor këtu dhe shpresoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, tha ai, i cituar nga BFM Marseille Provence.
Shifrat dhe detajet e transferimitAventura e Pavard te Inter përfundon kështu pas dy sezonesh dhe një arratisjeje të çmendur nga Mynihu. Mbrojtësi francez u transferua në Ligue 1 në huazim me një opsion blerjeje nga Marseille. Pas 2.5 mln eurove te huazimit, edhe 15 milionë euro të tjera mund të mbërrijnë ne arkat zikaltër brenda një viti, por vetëm nëse OM vendos të ushtrojë opsionin e tyre për ta blerë atë përgjithmonë. -

“Doja vetëm një gjë”, Pavard harron Inter-in: Kam gjetur një grup cilësor
“Jam shumë krenar që i bashkohem një klubi prestigjioz si Marseille”.
Këto kanë qenë fjalët e para të Benjamin Pavard, të thëna për gazetarët pas mbërritjes së tij në Marseille, gati për të filluar aventurën e tij të re nën drejtimin e Roberto De Zerbi.
Mbrojtësi francez, i cili u largua nga Inter gjatë merkatos së verës, u prit nga disa dhjetëra tifozë të Marseille.
Ai deklaroi: “Pres me padurim të debutoj në Velodrome të premten dhe të ndiej gjithë këtë entuziazëm. Shpresoj të përjetoj emocione të mëdha me Marseille”.
“Po, kisha vetëm Olympique Marseille në mendje. Patëm një bisedë të shkëlqyer me Medhi (drejtori sportiv Benatia), i cili po bën një punë të shkëlqyer. Kemi një grup cilësor këtu dhe shpresoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”.
Aventura e Pavardit tek Inter-i përfundon kështu pas dy sezonesh dhe një arratisjeje të çmendur nga Mynihu.
Mbrojtësi francez është transferuar në Ligue 1 në formë huazimi për 2.5 milionë euro me mundësi blerjeje.
15 milionë euro të tjera mund të vijnë brenda një viti, por vetëm nëse Marseille vendos të ushtrojë mundësinë e blerjes së tij të plotë. -

Inter merkato/ Vjen Akanji, por largohet Pavard, çfarë përfitojnë zikaltrit nga kjo lëvizje?
Beppe Marotta e kishte konisderuar të mbyllur merkaton e Interit, teksa foli pak para nisjes së sfidës Inter-Udinese. I pyetur nga gazetarët nëse do të afrohej ndonjë mbrojtës, presidenti zikaltër u përgjigj se për momentin është e vështirë të gjesh mbrojtës më kualitativë se sa ata që janë në dispozicion të teknikut Chivu këtë sezon. Megjithatë në ndryshim me fjalët e presidentit Marotta zikaltrit kanë afruar në orët e fundit të merkatos mbrojtësin zviceran Manuel Akanji nga skuadra e City, duke larguar për tek Olympique Marseille, Benjamin Pavard.
Një lëvizje e papritur kjo, pavarësisht se Akanji ishte pranë zikaltërve edhe 3 sezone më parë, në kohë kur Inzaghi ishte ai që e kërkoi nga Borussia Dortmund. Akanji vjen nga City për 5 mln euro në huazim, me detyrimin e blerjes së kartonit për 15 mln euro, me klauzolën e fitimit të skudetos nga Inter. Ai ishte pak ditë më parë pranë kalimit tek rivalët e qyteti Milan, me drejtorin Igli Tare që deklaroi se klubi kuqezi do të pëlqente afrimijn e një mbrojtësi me kualitet e tepër eksperiencë si Akanji, megjithatë zvicerani refuzoi ofertën e “Djallit”pasi kërkon të marrë pjesë në Champions. Vjen Akanji por largohet Pavard. Mbrojtësi francez nuk ka bindur sezonin e fundit drejtuesit e Interit. Dëmtimet dhe koha e gjatë larg fushave kanë shtyrë Marotën e Ausilion të pranojnë ofertën e Marsejës së De Zerbit.Megjithatë kritikat kryesore të analistëve të futbollit ishte fakti se mbrojta e Interit duhet rinovuar sa i takon moshës mesatare, ndërkohë që Akanji është 30 vjeç, e Pavard që largohet është 29. Ndaj në këtë plan nuk ka asnjë progres, ndërsa lidhur me cilësinë, do të jetë vetëm fusha e blertë që do të provojë nëse lëvizja “last minute” e drejtueseve të Interit do të jetë e goditur apo jo.
-

Kolo Mauni te Spurs, Pavard kthehet në Francë
I kërkuar prej kohësh nga Juventusi, Randal Kolo Muani vendosi përfundimisht të mos kthehet në Torino dhe do ta vazhdojë karrierën e tij në Londër. Totenhem Hotspur ka njoftuar mbërritjen e sulmuesit francez në formë huazimi nga PSG, i cili do të veshë fanellën me numër 39.
Marseja ka nënshkruar zyrtarisht me Benjamin Pavard. Mbrojtësi francez kthehet në atdheun e tij në formë huazimi me të drejtë blerjeje, e njëjta marrëveshje që Inter u dakordësua me Sitin për Akanzhin.
Vazhdo leximin
-

“Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato
12 Gusht 2025
15:12
Alfred Lleshi
Galatasaray e shikon me interes “pazarin” me Interin. Pas tentativës së parë jo shumë të fortë për Hakan Calhanoglu, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë kryesorë zikaltër; Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.
Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Galatasaray ka kontaktuar agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas ka dorëzuar ofertë zyrtare për Interin. Ideja e klubit turk është të marrë Sommer falas dhe Pavard me huazim, por kjo ofertë nuk është pritur mirë nga Interi.
Klubi zikaltër është i prerë; për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose me detyrim blerjeje, sepse do të sigurojë të ardhura për merkaton. Huazimi pa detyrim blerjeje nuk është i preferuar.
Gjithashtu për Sommer situata është e ngjashme. Interi nuk dëshiron ta lëshojë portierin zviceran falas, veçanërisht pa pasur një zëvendësues me cilësi të njëjtë. Nëse Galatasaray dëshiron vërtet të marrë dy lojtarët në fjalë, duhet ta rishikojë ofertën dhe të përputhet me kërkesat financiare të Interit. -

Inter përgatitet për një shitje të bujshme këtë verë, pret 30-35 milionë euro nga shitja e 29-vjeçarit
27 Korrik 2025
18:27
Telesport
Benjamin Pavard mund të largohet nga Interi këtë merkato verore, nëse vjen oferta e duhur. Drejtuesit e klubit zikaltër janë të hapur për largimin e mbrojtësit francez, por gjithmonë nëse vjen një ofertë që i përshtatet kërkesave të tyre.
“FCInterNews” raporton se Inter është i gatshëm të lërë të lirë francezin për 30-35 milionë euro. Kujtojmë se Pavard u transferua nga Bayern tek Inter për 40 milionë euro, në verën e vitit 2023.
Nga ana e tij, Pavard është i kënaqur tek Inter dhe nuk po mendon largimin, por nuk do t’i thoshte “jo” një ofertë të mirë. Deri tani, klubi i vetëm që ka shfaqur interes për Pavard është Manchester United, por ende nuk përflitet për shifra.
Kontrata e 29-vjeçarit me Interin skadon në vitin 2028, ai aktualisht merr 5 milionë euro në sezonë rrogë vjetore. -

Dasmë shqiptaro-franceze: Pavard dhe Kleofina festojnë në Amalfi
Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard është kurorëzuar në martesë me bukuroshen shqiptare Kleofina Pnishi, gjatë një ceremonie përrallore të zhvilluar në brigjet magjepsëse të Amalfit, Itali.Çifti kishte kohë që ishin bashkë, ndërsa propozimi romantik për martesë kishte ndodhur verën e kaluar, pikërisht në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, ku Pavard kishte befasuar Kleofinën me unazën e fejesës.Këtë fundjavë, dyshja ka kremtuar dashurinë e tyre në një dasmë që zgjati dy ditë, mes një ambienti intim me familjarë dhe miq të afërt. Ceremonia dhe festa u zhvilluan me një stil që përshkroi të dy kulturat, atë franceze dhe shqiptare.Në banketin e organizuar, nuk munguan vallet dhe muzika tradicionale shqiptare, ku shumë të pranishëm u panë duke festuar me plis në kokë, simbol i krenarisë kombëtare shqiptare.Pamjet nga festa u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Kleofina, e cila ndau me ndjekësit momentet më të bukura të ditës së saj të veçantë, duke e cilësuar si një përjetim magjik e të paharrueshëm.Martesa e Benjamin Pavard me Kleofina Pnishin shënon jo vetëm një bashkim të dashurisë, por edhe një urë mes dy kulturave që u celebruan me plot emocion në një nga vendet më romantike të Italisë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard është kurorëzuar në martesë me bukuroshen shqiptare Kleofina Pnishi, gjatë një ceremonie përrallore të zhvilluar në brigjet magjepsëse të Amalfit, Itali.Çifti kishte kohë që ishin bashkë, ndërsa propozimi romantik për martesë kishte ndodhur verën e kaluar, pikërisht në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, ku Pavard kishte befasuar Kleofinën me unazën e fejesës.Këtë fundjavë, dyshja ka kremtuar dashurinë e tyre në një dasmë që zgjati dy ditë, mes një ambienti intim me familjarë dhe miq të afërt. Ceremonia dhe festa u zhvilluan me një stil që përshkroi të dy kulturat, atë franceze dhe shqiptare.Në banketin e organizuar, nuk munguan vallet dhe muzika tradicionale shqiptare, ku shumë të pranishëm u panë duke festuar me plis në kokë, simbol i krenarisë kombëtare shqiptare.Pamjet nga festa u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Kleofina, e cila ndau me ndjekësit momentet më të bukura të ditës së saj të veçantë, duke e cilësuar si një përjetim magjik e të paharrueshëm.Martesa e Benjamin Pavard me Kleofina Pnishin shënon jo vetëm një bashkim të dashurisë, por edhe një urë mes dy kulturave që u celebruan me plot emocion në një nga vendet më romantike të Italisë.
-

Interi i irrituar me Lautaro, shpë*thimi i kapitenit përfshinte edhe Thuram, Pavard, Frattesi
Në shtëpinë e Interit ka shpërthyer kaosi, pas eliminimit nga Botërori për Klube. Humbja ndaj Fluminense u pasua nga deklarata mjaft të forta të Lautaro Martinez, i cili nuk i kurseu fjalët. Para mikrofonëve tha se kush nuk dëshiron të qëndrojë, duhet të largohet.
Fjalë shumë të ashpra, të cilave iu përgjigj presidenti Giuseppe Marotta, duke identifikuar Hakan Calhanoglu si targetin e këtyre deklaratave të kapitenit. Turku më pas u kundërpërgjigj në Instagram, teksa Marcus Thuram i dha “like” postimit të tij.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, gjatë periudhës kur Lautaro po rikuperonte në kohë rekord dhe luante me dhimbje, fillimisht kundër Barcelonës dhe më pas kundër PSG-së, ai ka vënë re që disa lojtarë të tjerë menaxhoheshin më lehtë dhe me qetësi.
Përveç Calhanoglu, mendimi i tij shkoi edhe te Marcus Thuram, Benjamin Pavard dhe ndoshta Davide Frattesi. Thashethemet, fotot dhe mesazhet nga Turqia gjatë dy javëve të fundit e irrituan edhe më shumë kapitenin, i cili sipas gazetës “e derdhi kupën”.
Megjithatë, fjalët e Lautaros irrituan edhe klubin, i cili do kishte preferuar që problemet të zgjidheshin në fshehtësi, brenda dhomës së zhveshjes.
