Qindra mijëra emigrantë do të detyrohen të largohen nga Mbretëria e Bashkuar nëse partia Reform UK fiton zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka deklaruar lideri i saj Nigel Farage duke insistuar se ky veprim do t’i kursejë shtetit më shumë se 230 miliardë paund.
Kreu i partisë është zotuar të ndalojë atë që e quan mashtrimi i vendosjes së përhershme ligjore për shtetasit e huaj dhe ka paralajmëruar se mosmarrja e masave ndaj këtij problemi është një “bombë fiskale me sahat” që mund të çojë në falimentimin e vendit.
Farage premton se do të shfuqizojë statusin e njohur si “leje e pacaktuar për të qëndruar” (ILR – Indefinite Leave to Remain), i cili u jep të drejtë emigrantëve që kanë jetuar më shumë se pesë vjet në Mbretërinë e Bashkuar që të përfitojnë ndihma ekonomike dhe të aplikojnë për shtetësi.
Reform UK vlerëson se 3.8 milionë emigrantë që kanë ardhur pas pandemisë do të jenë të kualifikuar për ILR ndërmjet viteve 2026 dhe 2030, dhe pretendon se shumë prej tyre do të përfundojnë në sistemin e ndihmave sociale ose janë punëtorë të pakualifikuar që do të sjellin edhe familjarë të tjerë për t’u bashkuar me ta.
Duke i ndaluar të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Farage thotë se do të kursehen 234 miliardë paund gjatë jetës së tyre, të cilat do të përdoren për përfitime sociale.
PLANI I FARAGE:
· Nuk do të jepen më ILR të reja
· Emigrantët që tashmë kanë këtë status (të quajtur “status i vendosur”) do ta humbin atë
· Ata që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të aplikojnë për vizë të ripërtëritshme 5-vjeçare, me kushte më të rrepta, si:
o Njohja e gjuhës angleze
o Të ardhura të larta
o Kufizime për numrin e familjarëve që mund të sjellin
Ata që nuk e plotësojnë kriterin, do të humbin ndihmat nga shteti dhe do të pritet të largohen vullnetarisht ose do të përballen me dëbim, sipas planit të rreptë të Reform UK për emigracionin ilegal, të quajtur operacioni “Rikthimi i Drejtësisë”.
Në dokumentin zyrtar, që do të publikohet të hënën, thuhet se ndryshimet do të bëhen në mënyrë graduale dhe të rregullt, në mënyrë që bizneset të kenë kohë të trajnojnë punëtorë britanikë për t’i zëvendësuar emigrantët. Reform UK deklaron se po jep sinjalin që epoka e fuqisë punëtore të lirë të huaj ka përfunduar.
Gjithashtu, Farage është zotuar se vetëm shtetasit britanikë do të kenë të drejtë për përfitime sociale. Periudha e pritjes për shtetësi, e cila aktualisht është një vit pas marrjes së statusit të qëndrimit të përhershëm do të zgjatet, për të parandaluar që shtetësia të jepet “lirshëm” sipas tij.
“Konservatorët dhe Laburistët e kanë kthyer Mbretërinë e Bashkuar në një bankë ushqimore për gjithë botën”, tha Farage.
Tag: paund
-

Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund
-

Shifra të çmendura, klubet e Premier League shpenzojnë mbi 3 miliard paund, kryeson Liverpuli e Siti
Adriatik BALLA
Kampionati anglez dominon skenën e futbollit botëror për klube. Kjo nuk është rastësore, pasi prej vitesh futbolli anglez është më cilësor e më tërheqës krahasuar me kampionatet e tjera në Europë dhe klubet angleze po dominojnë me prezencën e tyre në Champions, me 6 ekipe, krahasuar me 4 ose maksimumi 5 që kanë vendet e tjera të mëdha. Pra futbolli anglez është pararendës i transformimeve të mëdha dhe nuk është gjithashtu rastësi që gjeneron më shumë të ardhura dhe dominon skenën e transferimeve në treg.
Sipas të dhënave të fundit, klubet e Premier League kanë thyer çdo rekord historik në shpenzimet e merkatos së verës, duke kaluar shifrën 3 miliardë paund, shumë më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 2.4 miliardë paund në vitin 2023, sipas të dhënave të Transfermarkt. Rekordi kombëtar u vendos nga Liverpul, që pagoi 125 milionë paund për Aleksander Isak, ndërsa më herët kampionët e Anglisë kishin blerë Florian Virtz për 100 milionë paund, një marrëveshje që me bonuset mund të shkojë deri në 116 milionë. Vetëm këto dy lëvizje e çuan shifrën e shpenzimeve të klubit në rreth 400 milionë paund.
Çfarë e nxiti këtë shpërthim? Sipas një analize të “The Times”, bëhet fjalë për një “stuhi perfekte” faktorësh që kanë rritur ndjeshëm fuqinë financiare të klubeve angleze: Garancitë nga të ardhurat televizive – marrëveshja e re vendase për katër vitet e ardhshme, që siguron stabilitet financiar. Dominimi në Europë – gjashtë klube angleze janë në Champions League, duke gjeneruar 50-100 milionë £ secila. Fitime nga “Club Ëorld Cup” – Mançester Siti dhe Çelsi morën respektivisht 40 dhe 80 milionë £. Marrëveshje gjigante komerciale – si kontrata e Sitit me Puma (1 miliard £/10 vjet) dhe ajo e Liverpul me Adidas (60 milionë £ në vit + bonuse). Më pak kufizime nga rregullat e PSR krahasuar me verën e kaluar, kur shumë klube u penalizuan.
Kieran Maguire, ekspert i financave të futbollit në Universitetin e Liverpulit, theksoi se një pjesë e madhe e shpenzimeve është bërë mes vetë klubeve angleze, duke krijuar një efekt zinxhir në merkato. Po ashtu, Liverpul siguroi të ardhura të mëdha nga shitjet e Luis Diaz (65 milionë £) dhe Darëin Nunez (46 milionë £), që i lejuan të investojnë fuqishëm dhe rrëmbimthi pa rrezikuar penalitete financiare. Edhe klube si Çelsi, Arsenali, Junajtid, Njukasëll e Totenhem kanë bërë shpenzime arramendëse këtë edicion në merkato. Ndaj dhe kampionati anglez pritet të ketë rivalitet të shtuar edhe në këtë edicion të ri. -

The Sun: Durrësi, qyteti bregdetar ku rezervimet britanike rriten 224% në 2025
Një qytet bregdetar, relativisht i panjohur për shumicën, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë britanikë. Sipas shkrimit të Cyann Fielding për tabloidin e njohur britanik ”The Sun”, ky destinacion i pazbuluar po përjeton një bum të vërtetë vizitorësh, falë kombinimit të plazheve të bukura, natyrës së pacenuar dhe çmimeve të arsyeshme që e bëjnë ideal për pushime verore.I vendosur në bregdetin e Adriatikut, Durrësi është një perlë pak e njohur, por që është shumë më e lirë se pushimet tuaja mesatare evropiane.Të dhënat e reja nga ”Love Holidays” sugjerojnë se qyteti është një destinacion në zhvillim, me rezervime që janë rritur me një shifër marramendëse prej 224% krahasuar me vitin e kaluar.Megjithatë, qyteti portual idilik mbetet më pak i mbushur me njerëz dhe më i përballueshëm se disa vende të nxehta evropiane.I quajtur “qyteti i përjetshëm në bregdetin e Adriatikut” nga Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë, Durrësi përfiton nga një klimë mesdhetare dhe ofron një numër gjiresh të izoluara me ujëra bruz dhe rërë të artë.Një nga vendet më të njohura në qytet është plazhi i Durresit, i cili shtrihet mbi tetë kilometra duke e bërë atë më të madhin në Shqipëri.Të shpërndara përgjatë shëtitores janë bare, kafene dhe restorante të shumta për t’u eksploruar.Restoranti “Cosmo”, i cili ndodhet në skajin perëndimor të plazhit, është vlerësuar si më i miri në qytet dhe shërben pjata me ushqime deti.Në shëtitore ka edhe një numër hotelesh, shumë prej të cilave kanë qasje të drejtpërdrejtë në plazh.Mysafirët gjithashtu mund të marrin me qira dy shezlongje dhe një ombrellë në plazh për një çmim midis 4,33 dhe 21,63 paund.Nëse nuk ju pëlqen të uleni në plazh, atëherë shkoni në “Hawaii Beach Club” në skelë dhe merrni një koktej për ta shijuar në një nga shezlongjet e klubit me pamje nga deti.Nëpër baret dhe restorantet në Durres, një birrë ka të ngjarë t’ju kushtojë nga 2,05 deri në rreth 2,40 paund, dhe një gotë verë do të kushtojë rreth vetëm 1,73 deri në 3,03 paund.Për diçka më aktive, ka një numër aktivitetesh sportive ujore që mund të bëni edhe nga plazhi, të tilla si ski me ujë dhe ”peshq fluturues”.Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë ka një mori vendesh të ndryshme historike dhe kulturore për t’u eksploruar.Një vend janë rrënojat e Kalasë së Durrësit, e cila u ndërtua fillimisht në shekullin V, dhe Kulla Veneciane e cila u ndërtua në shekullin XV dhe u përdor për të mbrojtur qytetin nga sulmet.Nëse shkoni në majë të kullës nëntë metra të lartë, do të shihni pamje mahnitëse të qytetit dhe detit.Xhamia e Durresit, e cila ndodhet në qendër të qytetit, është gjithashtu falas për t’u vizituar.U hap fillimisht në vitin 1938, por që atëherë ka pasur një mori përdorimesh të ndryshme, duke përfshirë, në një moment, si qendër rinore.Sot, është një qendër fetare dhe një vend aktiv adhurimi, prandaj sigurohuni që të visheni siç duhet dhe të hiqni këpucët nëse e vizitoni.Një tjetër vend kyç për t’u eksploruar është amfiteatri romak i perandorit Hadrian, i cili ka rreth 15 000 vende dhe është amfiteatri i dytë më i madh në të gjithë Ballkanin.Amfiteatri u ndërtua në fillim të shekullit II dhe u përdor për të pritur tubime shoqërore dhe gara gladiatorësh me kafshë të egra.Megjithatë, në shekullin IV, luftimet e gladiatorëve u ndaluan dhe një faltore e krishterë u ndërtua në qendër të amfiteatrit.U zbulua më vonë në vitet 1960, pasi qëndroi e varrosur për qindra vjet për shkak të një numri tërmetesh.Kushton rreth 2,60 paund për të hyrë në amfiteatër.Pak jashtë qendrës së qytetit është vreshtaria ”Abaia”, ku vizitorët mund të bëjnë një turne dhe të shohin verëra të ndryshme që prodhohen në vend.Kjo përvojë është gjëja më e vlerësuar për të bërë në Durrës, me shumë vizitorë që shijojnë vizitën në kantinë dhe restorantin që shërben ushqim vendas për të shoqëruar verërat.Ka hotele të shumta në të gjithë qytetin, shumica e të cilave janë shumë të përballueshme.Për shembull, mund të qëndroni në hotel ”Epidamn Boutique & Spa”, i cili ka një restorant, bar dhe kopsht, për 69 paund nata për dy të rritur. Ose, sipas ”Love Holidays”, mund të merrni një paketë shtatënetëshe të minutës së fundit për dy persona, për rreth 138 paund për person, për natë këtë verë.
-
Britania synon të heqë tarifat e eksportit të ushqimeve drejt BE-së deri në vitin 2027
Bizneset britanike shpenzuan deri në 65 milionë paund vitin e kaluar për licencat e nevojshme për të eksportuar ushqime dhe produkte bujqësore drejt Bashkimit Europian – një kosto që qeveria premton ta eliminojë brenda 18 muajve, përmes një marrëveshjeje të re me Brukselin.Të dhënat zyrtare treguan se vetëm në vitin 2024 u lëshuan mbi 328 mijë licenca të tilla, me çmim që varionte nga 113 deri në 200 paund secila, duke e vendosur barrën financiare totale për kompanitë midis 37 dhe 65 milionë paund.Nick Thomas-Symonds, ministri që drejton negociatat me BE-në, do të shpallë këtë javë planin për të hequr këto tarifa, duke premtuar një marrëveshje të re deri në vitin 2027. Në një aktivitet të organizuar në Londër nga Michael Gove, ai pritet të argumentojë se afrimi me BE-në është në interes të ekonomisë britanike.Thomas-Symonds ka paralajmëruar gjithashtu se manifesti i Nigel Farage për zgjedhjet e ardhshme synon ta kthejë Britaninë prapa, duke shkurtuar të paktën 9 miliardë paund nga ekonomia dhe duke sjellë rrezikun e humbjes së vendeve të punës dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve.Ai shtoi se modeli politik i Farage ushqehet me dështimin, duke ofruar përgjigje të lehta, duke ndarë komunitetet dhe duke nxitur zemërim.Kryeministri Keir Starmer shpalli në maj nisjen e një serie marrëveshjesh të veçanta me BE-në, përfshirë edhe atë për ushqimet dhe produktet bujqësore. Por në atë kohë, liderja konservatore Kemi Badenoch e akuzoi për rikthim në BE, ndërsa Farage e quajti “tradhti të Brexit-it”.Qeveria laburiste, nga ana tjetër, është kujdesur të theksojë se nuk bëhet fjalë për rikthim të unionit doganor apo lirisë së lëvizjes, por për heqje të pengesave tregtare që rëndojnë bizneset.Një raport i Ministrisë së Mjedisit dhe Bujqësisë thekson se kostot e licencimit janë ndjerë veçanërisht nga bizneset e vogla, të cilat nuk kanë kapacitetin për të përballuar burokracitë dhe kërkesat e shumta, duke u vendosur kështu në disavantazh përballë operatorëve të mëdhenj.Në prill, zinxhirë të mëdhenj ushqimorë si Marks & Spencer dhe Sainsbury’s i bënë thirrje BE-së të përmbyllte marrëveshjen, duke e cilësuar sistemin aktual si “një burokraci të panevojshme”.Një zëdhënës i Laburistëve tha se “marrëveshja e Brexit-it e konservatorëve ishte një dështim i plotë, që u ngarkoi bizneseve kosto të pajustifikuara dhe dëmtoi ekonominë”, ndërsa akuzoi Farage dhe Badenoch se duan të mbajnë në fuqi të njëjtin sistem të dëmshëm.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Çunave shqiptarë të kokainës s’po i ecën mbarë, arrestime dhe dënime çdo ditë në Britani
Ata njihen në zhargonin e rrugës si ‘çunat e pikave’. Në fakt janë djem të rinj shqiptarë të cilët janë përfshirë në shitjen e kokainës me pakicë në rrugën e Anglisë.
Qëllimi? Pasurimi i shpejtë fillimisht për të larë borxhet e pagesës për të hyrë në shtetin ishull ilegalisht më së shumti me kamionë duke paguar deri 20.000 stërlina.Nga një monitorin i gjykatave magjistrale të Londrës Top Channel raporton se çdo ditë në kryeqytetin britanik dalin shqiptarë të arrestuar për shpërndarje droge.
Ndërkohë në gjykatat e një shkalle më sipër ato “Crown Courts” çdo javë dënohen shtetas shqiptarë për këtë vepër penale.
Bashkë me dënimet ata marrin edhe urdhër dënimi nëse masa e dënimit të dhënë është mbi dy vjet.
Rasti i parë, 20 gusht 2025
Një trafikant kokaine i ekipit Rugby është dënuar me 30 muaj burg. Detektivët që po patrullonin me një makinë pa shenja dalluese panë Ersid Psyqylin, 22 vjeç, duke bërë xhiro në rrugë dhe duke shkëmbyer sende me njerëzit.
I arrestuar menjëherë me dyshimin për përfshirje në furnizimin me drogë, kur kontrolluam dhomën që ai kishte marrë me qira, gjetëm 40 pako kokainë (me vlerë rreth 400 paund) dhe 228 paund para të gatshme.
Psyqyli përfundimisht u deklarua fajtor për përfshirje në furnizimin me drogë të klasit A dhe në Gjykatën e Kurorës në Warwick më 11 gusht ai u dënua me 30 muaj burg.Rasti i dytë 18 gusht 2025
Një burrë është burgosur pasi policia zbuloi një sasi kokaine dhe parash gjatë një urdhër-arresti në Kembrixh.
Oficerët e lagjes zbatuan urdhrin e arrestit në një pronë në Elflreda Road, Cambridge, më 22 maj 2023, ku gjetën Mirgjen Hysën brenda së bashku me 27 qese me kokainë, 2885 paund para të gatshme, disa telefona celularë dhe pajisje për drogë, përfshirë peshore dhe çanta me mallra të paligjshme.
Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit, Hysa, 27 vjeç, nga Whitehall Road, Walsall, u dënua me dy vjet e pesë muaj burg pasi më parë u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me kokainë dhe nuk iu dorëzua lirimit me kusht nga policia.Rasti i parë 12 gusht 2025
Një ndalim me makinë i çoi oficerët në zbulimin e kokainës me vlerë 30,000 paund dhe në arrest shtëpie dy trafikantë droge.
Ekipi i krimeve i policisë ishte në patrullim kur mbërritën informacionet për një automjet që kishte lidhje me trafikun e drogës.
Marios Mecani, 24 vjeç, u ndalua në Derby Road, Radford. Gjatë kontrollit të makinës, oficerët zbuluan çanta plot me kokainë të futura në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit përpara, së bashku me çelësat e një prone.
Ai u përpoq të justifikohej se droga në makinë ishte për përdorim personal, por një kërkim i mëtejshëm në adresën e Mecanit në Alfreton Road, Radford, çoi në gjetjen e kokainës me vlerë 30,000 paund, 20,000 paund në para të gatshme dhe sasive të mëdha të çantave me pazar, duke treguar për një operacion shumë më të madh droge.
Xhanluka Duraj, 20 vjeç, dyshohej gjithashtu se ishte i përfshirë në operacion, me dyshimet e oficerëve që u konfirmuan pasi gjetën kartën e tij të identitetit dhe dokumentacionin në pronën në Alfreton Road. -

Angli/ Çunave shqiptarë të “pikave” të kokainës s’po i ecën mbarë, arrestime dhe dënime çdo ditë
Ata njihen në zhargonin e rrugës si ‘çunat e pikave’. Në fakt janë djem të rinj shqiptarë të cilët janë përfshirë në shitjen e kokainës me pakicë në rrugën e Anglisë.
Qëllimi? Pasurimi i shpejtë fillimisht për të larë borxhet e pagesës për të hyrë në shtetin ishull ilegalisht më së shumti me kamionë duke paguar deri 20.000 stërlina.
Nga një monitorin i gjykatave magjistrale të Londrës Top Channel raporton se çdo ditë në kryeqytetin britanik dalin shqiptarë të arrestuar për shpërndarje droge.
Ndërkohë në gjykatat e një shkalle më sipër ato “Crown Courts” çdo javë dënohen shtetas shqiptarë për këtë vepër penale.
Bashkë me dënimet ata marrin edhe urdhër dënimi nëse masa e dënimit të dhënë është mbi dy vjet.
Rasti i parë, 20 gusht 2025
Një trafikant kokaine i ekipit Rugby është dënuar me 30 muaj burg. Detektivët që po patrullonin me një makinë pa shenja dalluese panë Ersid Psyqylin, 22 vjeç, duke bërë xhiro në rrugë dhe duke shkëmbyer sende me njerëzit.
I arrestuar menjëherë me dyshimin për përfshirje në furnizimin me drogë, kur kontrolluam dhomën që ai kishte marrë me qira, gjetëm 40 pako kokainë (me vlerë rreth 400 paund) dhe 228 paund para të gatshme.
Psyqyli përfundimisht u deklarua fajtor për përfshirje në furnizimin me drogë të klasit A dhe në Gjykatën e Kurorës në Warwick më 11 gusht ai u dënua me 30 muaj burg.Rasti i dytë 18 gusht 2025
Një burrë është burgosur pasi policia zbuloi një sasi kokaine dhe parash gjatë një urdhër-arresti në Kembrixh.
Oficerët e lagjes zbatuan urdhrin e arrestit në një pronë në Elflreda Road, Cambridge, më 22 maj 2023, ku gjetën Mirgjen Hysën brenda së bashku me 27 qese me kokainë, 2885 paund para të gatshme, disa telefona celularë dhe pajisje për drogë, përfshirë peshore dhe çanta me mallra të paligjshme.
Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit, Hysa, 27 vjeç, nga Whitehall Road, Walsall, u dënua me dy vjet e pesë muaj burg pasi më parë u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me kokainë dhe nuk iu dorëzua lirimit me kusht nga policia.Rasti i parë 12 gusht 2025
Një ndalim me makinë i çoi oficerët në zbulimin e kokainës me vlerë 30,000 paund dhe në arrest shtëpie dy trafikantë droge.
Ekipi i krimeve i policisë ishte në patrullim kur mbërritën informacionet për një automjet që kishte lidhje me trafikun e drogës.
Marios Mecani, 24 vjeç, u ndalua në Derby Road, Radford. Gjatë kontrollit të makinës, oficerët zbuluan çanta plot me kokainë të futura në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit përpara, së bashku me çelësat e një prone.
Ai u përpoq të justifikohej se droga në makinë ishte për përdorim personal, por një kërkim i mëtejshëm në adresën e Mecanit në Alfreton Road, Radford, çoi në gjetjen e kokainës me vlerë 30,000 paund, 20,000 paund në para të gatshme dhe sasive të mëdha të çantave me pazar, duke treguar për një operacion shumë më të madh droge.
Xhanluka Duraj, 20 vjeç, dyshohej gjithashtu se ishte i përfshirë në operacion, me dyshimet e oficerëve që u konfirmuan pasi gjetën kartën e tij të identitetit dhe dokumentacionin në pronën në Alfreton Road.Top Channel
-

Rënia e shpejtë e bandës më të frikshme të drogës në Shqipëri
Klanit Çela-Çopja dikur ishte një nga sindikatat më të fuqishme kriminale në Evropë – aq ndikues, sa vendimet e tij mund të lëkundnin çmimin e kokainës në të gjithë kontinentin.
I drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Cela, 41 vjeç, karteli shqiptar trafikoi miliarda paund kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian. Fitimet e përfituara u pastruan më pas përmes një perandorie tregtare të gjerë: prona luksoze, një resort turistik pesë-yjor, vila dhe apartamente të shumta.
Shefat e drogës kishin grumbulluar aq shumë pasuri saqë debatet shpërthenin edhe mbi mënyrën se si duhej fshehur ajo: të varrosnin paratë nën rrënjët e ullinjve apo t’i shndërronin në ar.
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga më të fuqishmet shqiptare në tregtinë ndërkombëtare të kokainës,” deklaruan në një komunikatë të përbashkët prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara.
Autoritetet thonë se klani kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës nga prodhimi në laboratorët e Paraguajit, deri te transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet evropiane përpara se të riciklonte fitimet përmes rrjeteve haëala dhe korrierëve me para në dorë. Një pjesë e ngarkesave përfundonte edhe në Britani, ku grupet shqiptare sot dominojnë tregun fitimprurës të kokainës. Aty, një kilogram kokainë arrin deri në 40 mijë paund, dyfishi i vlerës në kontinent.
Mesazhet e koduara në Sky Eç më vonë zbuluan mekanizmat e brendshëm të perandorisë. Edhe pse platforma u mbyll, hetuesit analizuan qindra miliona komunikime, përfshirë një bisedë të dhjetorit 2020 ku Cela fliste për varrosjen e milionave eurosh nën 200 ullinjtë e tij. Çopja e paralajmëroi se kartëmonedhat do të kalbeshin dhe i sugjeroi që t’i kthente në ar.
“Nuk ka ar… më duhet të grabis një bankë,” u tall Cela, përpara se të negocionte blerjen e deri në 200 kilogramëve përmes kontakteve të nëndheshme.
Shtrirja e klanit u konfirmua në shkurt 2021 kur 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, fshehur në qindra kuti me llaç muri, u sekuestrua në portet evropiane një sasi me vlerë mbi 3 miliardë paund, kapja më e madhe në historinë e kontinentit. Një tjetër ngarkesë që kaloi nëpër Antuerp një vit më parë kishte vlerën e 1.3 miliardë paundëve.
Ndërsa Cela drejtonte operacionet nga Paraguaji, e shkuara kriminale e ndoqi deri në fund. Më 29 qershor 2024, pas 11 vitesh arrati, ai u arrestua në fshatin bregdetar Qeparo, në jug të Shqipërisë.
Cela dhe vëllai i tij Ardian ishin prej kohësh në arrati, të dënuar në Itali për vrasjen brutale të Petrit Keçit në vitin 2008. Keçi u rrah, u qëllua gjashtë herë në kokë dhe trupi iu dogj në një përpjekje për të fshehur krimin. Megjithëse të dy u dënuan me dekada burg, ata u liruan në apel në vitin 2014 pasi u skadoi afati i paraburgimit – duke fituar kështu mundësinë të zhdukeshin në botën e krimit.
Cela tani do të duhet të vuajë një dënim me 21 vite burg për akuza që përfshijnë vrasje, rrëmbim, tentativë për fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë përveç çdo dënimi tjetër që mund t’i jepet për trafik droge dhe veprat penale të lidhura me të.
Një nga asetet më të spikatura të bandës ishte resorti luksoz “Ajman Park” në Shijak, rreth 27 kilometra në perëndim të Tiranës, i cili u sekuestrua nga SPAK. Në faqen e tij ende aktive, hoteli ofron “siguri 24 orë” për ata që duan të marrin me qira sallën madhështore në stilin greko-romak “Marvel Palace” për dasma ose të shijojnë restorantin e tij të Sushi-t dhe Steakhouse-it.
Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat pothuajse kurrë nuk kanë nisur hetime mbi origjinën e kapitaleve të mëdha që derdhen në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend. -

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Klani Çela-Çopja konsiderohej një nga grupet më të fuqishme kriminale në Europë, me ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e kokainës në tregjet evropiane.
Drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, ky grup shqiptar trafikonte miliarda paund kokainë nga Amerika Latine në portet e Bashkimit Evropian dhe pastronte paratë përmes një rrjeti të gjerë biznesesh, që përfshinte prona të mëdha, një resort me pesë yje, vila dhe apartamente luksoze.
Sipas hetimeve, kriminelët grumbulluan kaq shumë para sa diskutuan se ishte më mirë t’i fshihnin nën rrënjët e ullinjve apo t’i konvertonin në ar të pastër. Por brenda pak ditësh, operacioni i tyre u rrëzua plotësisht: Çopja dhe Çela u arrestuan së bashku me ndihmësit e tyre më të rëndësishëm dhe asetet e klanit u sekuestruan nga SPAK.Në mars 2021, hetuesit infiltruan Sky ECC, një shërbim mesazhesh të koduara, duke zbuluar krimet e tyre të dyshuara.
Çela, i kërkuar nga autoritetet italiane për torturimin dhe vrasjen e një rivali shqiptar në fushën e prostitucionit, u arrestua së bashku me dy vëllezërit dhe tetë bashkëpunëtorë të tjerë gjatë një serie bastisjesh në qershor dhe gusht.
Çopja ishte arrestuar në Belgjikë në dhjetor 2023 dhe po gjykohet për vrasje pas ekstradimit nga vila e tij në Dubai.
Ai konsiderohet truri logjistik i operacionit, duke siguruar transferimin e kokainës përmes porteve të Veriut të Evropës.
Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara deklaruan: “Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet një nga më të fuqishmet shqiptare në tregtinë ndërkombëtare të kokainës. Ajo kishte kapacitetin të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e drogës në tregjet evropiane dhe të menaxhonte sasi të mëdha të substancës narkotike në periudha të shkurtra kohore.”
Klani kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës, nga prodhimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti dhe shpërndarja në tregjet evropiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i parave të paligjshme në Shqipëri dhe vende të tjera.
Një pjesë e kokainës besohet se trafikohej edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupet kriminale që flasin shqip kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut.
Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet rreth 40 mijë paund, krahasuar me 20 mijë paund në Evropë. Sipas Europol, Sky ECC përdorej gjerësisht për aktivitete kriminale, duke përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve me abuzime seksuale ndaj fëmijëve.
Edhe pse Sky ECC është mbyllur, qindra miliona mesazhe të koduara janë ekzaminuar nga autoritetet në të gjithë Europën për vite me radhë. Një akt-akuzë 282-faqëshe e lëshuar më 8 gusht nga SPAK, dhe e parë nga The Telegraph, tregon se klani po përpiqej të transportonte 28 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni, kanaçet e bojës apo ngjitësit industrial nga Paraguai në portet e Hamburgut dhe Antverpenit midis 2020-ës dhe 2021-it.
Më 12 shkurt 2021, u kapën 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, të fshehura në 1,700 kanaçe llaçi, me një vlerë të parashikuar prej 3 miliard paund, kapja më e madhe e kokainës në historinë e Evropës në atë kohë. Një ngarkesë tjetër, e kaluar me sukses në portin e Antverpenit në 2020-ën, kishte vlerë 1.3 miliard paund.
Grupi kriminal zhvilloi një sistem të sofistikuar për transferimin e të ardhurave të paligjshme nga Evropa në Shqipëri, duke përdorur rrjetin e njohur si “hawala”, që mundëson qarkullimin e qindra miliona eurove cash. Çela orkestroi operacionin edhe gjatë kohës që ishte në arrati në Paraguai.
Në një bisedë më 12 dhjetor 2020, Çela i tha Çopjes se planifikonte të groposte eurot nën rrënjët e ullinjve në Shqipëri. Por Çopja paralajmëroi se paratë do të kalbeshin dhe sugjeroi t’i konvertonin në ar të pastër. Në të njëjtën bisedë, diskutuan edhe për blerjen e dy fermave në Paraguai me një investim prej 10 milion paund, që do të gjeneronte 1.8 milion paund në vit.
Çela ishte në arrati për 11 vjet para se të arrestohej në fshatin bregdetar të Qeparos më 29 qershor, së bashku me vëllanë Ardian dhe bashkëpunëtorin Fatos Hiseni.
Në 2008-ën, trioja ishte dënuar në Itali për vrasjen e Petrit Kecit, një rivali që tentoi të hynte në rrjetin e prostitucionit të grupit. Ata e rrahën dhe e qëlluan Kecin gjashtë herë në kokë, më pas dogjën trupin për të fshehur krimin.
Çela u dënua me 30 vjet burg, ndërsa vëllai 18 vjet, por pas apelimit dhe skadimit të afatit të paraburgimit, u liruan më 2014-ën dhe ikën jashtë vendit.
Tani, Çela do të vuajë një dënim prej 21 vjetësh për vrasje, rrëmbim, fshehje të trupit, kërcënime, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe pengim të drejtësisë, përveç ndëshkimeve për trafikun e drogës dhe krime të tjera të lidhura.
Një nga asetet më të spikatura të sekuestruara nga SPAK-u ishte resorti luksoz “Ajman Park” në Shijak, pranë Tiranës, që ofron vila greko-romake për dasma dhe restorante luksoze.
Sekuestrimi i këtyre pasurive shënon një ndërhyrje që rrallëherë ka pasur të bëjë me burimet e kapitalit të madh që hynte në sektorët e turizmit dhe ndërtimit./tvklan -

Klani Çopja, rënia e shpejtë e bandës më të frikshme të drogës në Shqipëri
Nga Max Stephens dhe Besar Likmeta
Klani Çela-Çopja ishte një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në Europë, vendimet e të cilit diktonin çmimin e kokainës në mbarë kontinentin.
I drejtuar nga liderët e tij, Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, ky grup shqiptar kontrabandonte kokainë me vlerë miliarda paundësh nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian.
Pasuritë i pastronin përmes një perandorie të gjerë komerciale që përfshinte prona të shumta, një resort turistik me pesë yje, vila dhe apartamente.
Bosët e drogës kishin grumbulluar aq shumë para, saqë grindeshin mes tyre nëse ishte më mirë t’i fshihnin kartëmonedhat nën rrënjët e ullinjve apo t’i shndërronin në shufra ari.
Por brenda vetëm pak ditësh, karteli u gjunjëzua: Çopja dhe Çela u arrestuan së bashku me njerëzit e tyre më të afërt, ndërsa pasuritë iu sekuestruan nga SPAK – task-forca shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në mars të vitit 2021, hetuesit arritën të depërtonin në Sky ECC, një shërbim i mesazheve të enkriptuara, duke zbuluar veprat e tyre të dyshuara penale.
Çela, i kërkuar në Itali për torturimin dhe vrasjen e një konkurrenti shqiptar në trafikun e grave, u arrestua së bashku me dy vëllezërit e tij dhe tetë bashkëpunëtorë të tjerë në një seri bastisjesh të befasishme në qershor dhe gusht.
Çopja ishte arrestuar në Belgjikë në dhjetor 2023 dhe ndodhet në gjyq për vrasje, pasi u ekstradua nga vila e tij në Dubai.
Ai konsiderohet si mendja logjistike e operacionit, duke siguruar kalimin e kokainës përmes porteve të Europës veriore.
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga më të fuqishmet shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës,” deklaruan prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara në një deklaratë të përbashkët.
“Ajo kishte kapacitetin të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe të menaxhonte sasi të mëdha të kësaj substance narkotike në periudha të shkurtra kohore,” shtuan ata.
Karteli thuhet se kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, deri te transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet evropiane, e në fund te pastrimi dhe qarkullimi i fitimeve të paligjshme në Shqipëri dhe vende të tjera.
Një pjesë e kokainës së grupit dyshohet se është trafikuar përtej Kanalit të La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku – sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit – bandat kriminale që flasin shqip kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut fitimprurës.
Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të kushtojë rreth 40,000 paund, krahasuar me 20,000 paund në Evropë.
Sipas Europol-it, agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Sky ECC ishte përdorur gjerësisht për qëllime kriminale, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve abuzive ndaj fëmijëve.
Edhe pse Sky ECC është mbyllur, qindra miliona mesazhe të enkriptuara mbeten të aksesueshme dhe janë analizuar nga autoritetet ligjzbatuese në gjithë Evropën dhe më tej për vite me radhë.
Një aktakuzë prej 282 faqesh, e lëshuar më 8 gusht nga SPAK dhe e parë nga gazeta The Telegraph, zbulon se si banda dyshohet se përpiqej të transportonte 28 tonë kokainë të fshehur në kuti sapuni, kanaçe boje ose ngjitës industrial nga Paraguai drejt porteve të Hamburgut dhe Anversës gjatë viteve 2020-2021.
Më 12 shkurt 2021, 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, e fshehur në 1,700 kanaçe me llaç muri dhe me një vlerë në treg prej rreth 3 miliardë paund, u sekuestrua në porte — njëkohësisht kapja më e madhe e kokainës në historinë e Evropës në atë kohë.
Një tjetër ngarkesë që kaloi me sukses përmes portit të Anversës në vitin 2020, kishte një vlerë prej 1.3 miliardë paund.
Grupi kishte zhvilluar një sistem të sofistikuar për transferimin e fitimeve nga trafiku i drogës nga Evropa drejt Shqipërisë, përfshirë përdorimin e korrierëve për transferimin fizik të parave dhe një rrjet të ashtuquajtur “hawala”, i cili mundësonte qarkullimin e qindra milionë eurove në para cash.
Çela thuhet se e drejtonte operacionin ndërsa ishte në arrati në Paraguai.
Në një komunikim më 12 dhjetor 2020, Çela i tha Çopjës se planifikonte t’i groposte eurot në rrënjët e pemëve të tij të ullinjve në Shqipëri, ku kishte një plantacion me 200 rrënjë.
Megjithatë, Çopja e paralajmëroi se kartëmonedhat do të kalbeshin nën tokë dhe e nxiti të këmbehej në shufra ari.
Cela u përgjigj: “S’ka ar… Duhet të grabis një bankë… Duhet ta porosis nga Afrika.”
Çopja i tha: “Njoh dikë që mund të na e sigurojë [arin].”
Çela u përgjigj: “Pyete, çfarëdo që ka, 100/200 kilogramë.”
Biseda më pas kaloi tek orët luksoze dhe tokat bujqësore.
Pasdite nga fundi i së njëjtës ditë, Cela paraqiti planet për të blerë dy ferma në Paraguai për 10 milionë paund, një investim që sipas tij do të sillte 1.8 milionë paund në vit.
Në një bisedë të ndarë me vëllain e tij në Sky ECC në nëntor 2020, Cela shkroi se 800,000 paund që i duhej nga një nga trafikantët e tyre po vonoheshin “për shkak të një rënieje në tregun e Britanisë së Madhe.”
Cela kishte qenë në arrati për 11 vjet para arrestimit të tij në fshatin bregdetar të Qeparoit në jug të Shqipërisë më 29 qershor.
Së bashku me vëllain Ardian dhe bashkëpunëtorin Hiseni Fatos, ai ishte dënuar në Itali për vrasjen e Petrit Kecit në shtator 2008, i cili kishte tentuar të përfshihej në rrjetin e prostitucionit të grupit në San Benedetto del Tronto.
Të tre u dënuan për rrahjen e Kecit dhe qëllimin e tij me gjashtë plumba në kokë, përpara se të digjnin trupin e tij për të fshehur krimin.
Çela u dënua me 30 vjet burg, ndërsa vëllai i tij me 18 vjet.
Megjithatë, çifti arriti të apelojë dënimin dhe u mbajtën në paraburgim para gjyqit, por afati i qëndrimit në paraburgim përfundoi para se të rigjykoheshin dhe u liruan në maj 2014, duke iu dhënë mundësinë të iknin jashtë vendit dhe të humbnin në botën kriminale.
Tani, Çela do të duhet të vuajë një dënim prej 21 vjetësh burg për vrasje, rrëmbim, përpjekje për fshehje të trupit, kërcënime, mbajtje të paligjshme të eksplozivëve dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë, përveç ndonjë dënimi tjetër që mund të marrë për trafikimin e drogës dhe shkelje të tjera lidhur me të.
Një nga asetet më të spikatura të sekuestruara nga SPAK ishte kompleksi luksoz “Ajman Park” në Shijak, një qytet 27 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Tiranës.
Faqja e internetit e këtij kompleksi është ende aktive dhe ofron “siguri 24-orëshe” për ata që dëshirojnë të marrin me qira pallatin në stilin greko-romak “Marvel Palace” për dasma, apo të shijojnë darkën në restorantin Sushi dhe Steakhouse.
Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat thuajse kurrë nuk kishin nisur hetime mbi origjinën e kapitalit në shkallë të gjerë që investohej në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend./ The Telegraph -

Britanikët shkruajnë për klanin Çela-Çopja: Fundosja e shpejtë e bandës më të frikshme shqiptare
Telegraph

Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat thuajse kurrë nuk kishin nisur hetime mbi origjinën e kapitalit në shkallë të gjerë që investohej në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend.