Tag: pauli

  • Skandal në futbollin gjerman, gruaja e kapitenit të St.Pauli bën denoncimin e fortë ndaj zyrtarit të klubit

    Skandal në futbollin gjerman, gruaja e kapitenit të St.Pauli bën denoncimin e fortë ndaj zyrtarit të klubit

    2 Tetor 2025

    11:31

    Alfred Lleshi

    St.Pauli renditet aktualisht i nënti në Bundesligë, ditët e fundit është përfshirë nga një “tsunami” që tronditi themelet e klubit, pas deklaratave të gruas së kapitenit australian, Jackson Irvine. Jemilla Pir, partnerja e Irvine, publikoi një video ku zbulonte se fjalët kritike në profilin e saj personal, të cilat ishin ofenduese ndaj çiftit, vinin nga një anëtar i bordit të St.Pauli, René Born: “Asnjë nuk është më i madh se klubi. Ky është klubi ynë, jo i yti. Do të largohesh pas disa muajsh për një euro më shumë. Ne gjithmonë do të jemi këtu, ti nuk do jesh më shumë se një shënim në fund të faqes”.
    Sipas mediave gjermane, Irvine, jashtë fushave, pas operacionit në këmbë, ishte kritikuar për simbolikën pro-Palestinë që mbante. Born kërkoi falje para publikimit të videos, por Jemilla e konsideroi incidentin “të egër” dhe “mea culpa” të pamjaftueshme.
    Klubi reagoi me komunikatë: “Bordi i FC St.Pauli u distancua qartë nga komentet, kërkon sjellje respektuese dhe konstruktive për të mirën e klubit. Fyerjet në rrjetet sociale nuk i shërbejnë askujt, na dëmtojnë të gjithëve”.

  • Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta”

    Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta”

    Ndonjëherë është e vështirë të gjesh një “cep romantic” në një futboll kaq të komercializuar. Sidoqoftë, ato ekzistojnë. Derbi i mbrëmshëm mes Hamburgut dhe St.Pauli (0-2) është një shembull i shkëlqyer.
    Një rivalitet që dikur as nuk merrej parasysh. Në fillimet e Bundesligës lejohej vetëm një klub për qytet dhe ky vend ishte “i rezervuar” për Hamburgun. “Marrëdhënia jonë është normale”, – thoshte Volker Ippig, ish-lojtar i St.Pauli.

    Politika i “vuri flakën” marrëdhenieje në vitet 80-të. St.Pauli u bë strehë për tifozët e majtë dhe alternativë, ndërsa mbështetësit më radikalë të HSV u afruan me ekstremën e djathtë.
    Me kalimin e viteve, me të dyja tifozeritë kryesisht të majta, ishte topi që e thelloi armiqësinë e tyre. Rënia e Hamburgut më 2018 i barazoi forcat. Derbi “Clásico del Norte” me Werder Bremen u la pas, erdhi fuqia e një derbi që pas 14 vitesh u rikthye në Bundesligë.

    Një pritje tepër e gjatë. “Mund ta kishim mbushur ‘Volksparkstadion’ 6 herë, pra të shisnim 300.000 deri 400.000 bileta”, – thotë Marius Westhoff, drejtor strategjie i Hamburgut. Ai nuk gabon. Një orë para ndeshjes, “Nordtribüne” ishte plot, me tifozët në këmbë.
    Edhe 5.700 tifozët mysafirë (Bundesliga kërkon që të jepet 10% e kapacitetit për miqtë) dukeshin qartë. “St.Pauli është e vetmja zgjedhje”, – shkruhej në pankartën e tyre. “Bashkë kundër të gjithëve”, – ishte motoja e Hamburgut.
    “Parashikoj një derbi konkurrues në fushë dhe miqësor jashtë saj”, – thoshte Christoph Romer, drejtor i Akademisë së HSV.

    Kishte shtyrje, gola të anuluar dhe kartonë të kuq, asgjë jashtë normales, por siguria ishte totale. Për këtë u angazhuan 1.000 policë dhe 750 agjentë sigurie. Për më tepër, duke qenë një ndeshje me rrezik të lartë, alkooli nuk shërbehej. “Të etur për birrë”, – mund të lexoje në një tribunë.
    Spektakli ishte në tribuna; banderolat, fishekzjarret… Tifozëria e St.Pauli shpërtheu me golat e Dzwigala dhe Hountondji. Tifozët vendas e përtypën me zor. “E dua Hamburgun tim, edhe pse kohët shpesh janë të vështira”, – thotë himni i klubit.
    Në futboll ka ende vend për “romantikët” dhe derbi të tillë, që rrallë gjenden më.