Tag: patur

  • “Atij i pëlqejnë burrat”, Ylli tronditet nga letra e gruas: Shkaku i ndarjes është vjehrra dhe vjehrri, donin të më poshtëronin

    “Atij i pëlqejnë burrat”, Ylli tronditet nga letra e gruas: Shkaku i ndarjes është vjehrra dhe vjehrri, donin të më poshtëronin

    Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spektaklin Ferma VIP 2. Gjatë javës Ylli tregoi se ai jashtë ka qenë i martuar por tashmë ka nisur procesin e divorcit.
    Deklaratë kjo e cila nuk i ka pëlqyer aspak gruas së tij, e cila ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.
    Ajo me anë të një letre në redaksinë e Ferma VIP 2 sqaron se me Yllin ka bashkëjetuar vetëm 2 javë, dhe se janë martuar vetëm në gjendje civile dhe se nuk ka patur dasëm mes tyre.

    Nga ana tjetër letërshkruesja pretendon se arsyeja që Ylli ka kërkusr divorcin është se atij i pëlqejnë burrat dhe se këtë e ka të vërtetuar në disa raste.
    Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme të ulëta. Ai rrëfeu një tjetër version të historisë, ku sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e nuses.
    Ai tregoi se ata donin që ta kishin Yllin nën urdhrat e tyre si dhëndurët e tjerë, por kjo nuk mund të lejohej nga ana e tij,  ndërsa shtoi se gjatë kohës që qendroi në familje e tyre është ofenduar nga familja.
    Pjesë nga biseda:
    Luana: A ke ndonjë ide pse të kam thërritur këtu?
    Ylli: Për rrëfimin.
    Luana: Jo, të kam thërritur për diçka që i përket jetës personale. A je ti i martuar?
    Ylli: Si a jam i martuar?
    Luana: A je i martuar jashtë?
    Ylli: Po me gjendje civile po.
    Luana: Personi me të cilin je i martuar dhe do të shfaq mesazhin e saj.
    Mesazhi për Yllin: Unë jam personi të cilin Yllin po e përmend vazhdimisht. Ylli është mashtrues. Unë jam ish e fejuara e Yllit. Akoma kemi kurorë, akoma nuk kemi divorc.
    Ylli: Unë nuk e besoj këtë mesazh. Pavarësisht gjërave që ne kemi në jetë, unë jam në gjykatë duke bërë divorcin.
    Luana: Çfarë do të thotë se besoj këtë mesazh.
    Ylli: Nuk e besoj se nuk pash foton e saj.
    Luana: Unë nuk ka të drejtë të bëj publike foton, por më beso se është 100% e konfirmuar.
    Ylli: Atë person se kam përmenduar asnjëherë. Unë kam qenë i fejaur, por jo i martuar. Por me kurorë kam qenë i martuar. Bashkëjetesa jonë ka qenë vetëmn 3 javë. Unë e quaj veten të divorcuar, por jemi në procedurë e sipër. Unë e kam kusht nga familja e saj që mos e përmend asnjëherë atë, babai i vet më ka thënë që të mos e përmend asnjëherë.
    Luana: Për këtë arsye që ti përmende është pretendimi i vajzës në fjalës.
    Vijimi mesazhit: Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Kam prova. Fatkeqësisht pas një konflikti mes nesh ai u largua papritur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar, por ai na ka bllokuar. Aktualisht jemi ende të amrtuar, nuk ka snjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situatë më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë.
    Ylli: Nuk jam i prekur aspak ng kjo që ka thënë. Është shumë e vërtetë se disa fjalë që ajo i ka thënë se ne njihemi që nga viti 2013-të. Sa i përket pëlqimeve të mia ëpr burra, është e shpikur nga ajo dhe familja e saj. Unë ika nga ajo familja pasi sa isha në Kosovë kemi patur marrdhënie të mira. Nëse do kisha patur pëlqim për burra do isha ndarë me kohë,. Ne jemi ndarë për shkak të familjes së saj. Realiti i historisë është se ishim mirë sa isha në Kosovë, kemi patur lidhje të mrië sëbashku, kam patur respektim maksimal ndaj familjes së saj, e dinë të gjithë njerëzit sa i kam dashur familjen e saj. Unë kam shkuar atje në mars të viti 2023, kam shkuar në 15 mars. I ndieri gjyshi im i cili nuk jeton më, ka qenë personi që më tha ki kujdes kur të shkosh. Unë se dëgjova, shkova atje. Kemi qendruar bashkë. Më kanë pritur shumë mirë. Për 1 javë që më kanë pritur ka qenë shumë e mrië, por gjatë gjithë kohës kanë patur tendenca dnaj meje, kan folur për divorcin e familjes time, kanë folur për të. Unë nuk kam patur asnjë mundësi të kisha bisedë serioze me të fejuarën time duke nisur nga nëna e saj, nga motrat e veta. Ajo ka lënë familjen e saj të ishin kundër meje. Unë në Kosovë jam marrë vesh që nuk dua as dasëm, asgjë tjetër. Ne e kemi bërë fejesën sa kemi qenë në Kosovë. Vendosëm që të shkoj në Gjermani sa të bëjmë një dasëm të vogël. I kamë thënë po vij atje të punoj që t’i blejë vello e fustane. Sakrifikova me lënë punën dhe të vazhdoj. Diviorci jonë është shkak i familjes së vet. Unë në një moment flas me të, ajo ka një djalë motre që unë e kam dash shumë, dhe në një moment i them budall, dhe më thotë me një fjalë që thuaje dhe njëherë, dhe nëna e saj i tha gjuaj me gotë dhe ajo më gjuajti, dhe unë u çova dhe i kam gjuajtur në shpullë. Familja e saj nuk më lejoi të jetoja me atë bashkë. Babai i saj më gjeti një banesë, dhe ajo qau shumë se më tha nuk dua që ti të dilje në banesë. Familjes së vet i kam thënë që unë kur të jem me atë dua të mos ndërhyjë njeri, dua të pajtohem kur duam ne.
    Luana: Përmblidhe.
    Ylli: Unë i kam dhënë fund për shkak të familjes së saj. Ata kanë përdorur fjalë denigruese dhe ofenduese. Ata mua nuk më bënë dot si dhëndurët e tjerë që bënin çfarë thoshte vjehrri dhe vjehrra. I përshëndes dhe ata se ja kam kaluar mirë. Divorci  saj është familja e vet. Unë nuk i kthehem asaj çfarë kam bërë. Më vjen keq që ika pa dhënë sqarim. Për sa kohë ajo nuk më kërkoi sqarim, nuk kam pse t’i jap sqarim.

  • Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë? Menaxheri i VIP-ave zbulon disa detaje: U nxjerr të palarat…

    Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë? Menaxheri i VIP-ave zbulon disa detaje: U nxjerr të palarat…

    Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, ku u diskutua në lidhje me menaxhimin e këngëtarëve.
    Sipas tij, ka më shumë menaxherë djem për shkak të jetës së natës. Më pas moderatorja Nevina Shtylla e ngacmoi pak atë me pyetjen:
    “Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?”, dhe ai u përgjigj shkurt “po”.
    Duke qeshur Demika tha se “prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat”.
    Biseda
    Ka më shumë menaxherë djem apo vajza?
    Më shumë menaxherë ka meshkuj, raste të radha që kanë menaxhere femra
    Kjo thjesht për lehtësi të punës se meshkujt e kanë më të lehtë të jenë në udhëtime, në club-e, në kontakt me njerëz të ndryshëm?
    Duke u bazuar në jetën e natës, meshkujt janë më të prirur për t’u përballur
    Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?
    Po
    Ti ua njeh të dashurin dhe të dashurën të gjithëve?
    Di gjithë tellallët
    Ti qenke për t’u marrë për rrëfim
    Prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat
    Ke nënshkruar kontrata me Gjestin ndërkohë?
    Performanca e Gjestit kaloi dhe ka qenë super i suksesshëm, ka patur shumë rezervime, por një kontratë me Gjestin nuk kemi patur. Thjesht kemi patur një marrëveshje me të që kur ka qenë në Big Brother, që ne ta kishim të parët ekskluziv në club. E kjo ka një kosto ekstra nga çmimi i vet që do jetë zyrtar, por që nuk mund të flas për këtë.
    15 mijë euro?
    Nuk e di, merret ekonomisti

  • Berisha i drejtohet Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat o hajdut, keni patur vetëm 5 dhi e 4 dele

    Berisha i drejtohet Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat o hajdut, keni patur vetëm 5 dhi e 4 dele

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar nga Saranda kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit, si dhe për grabitje të tokave në Gjipe dhe në Manastirin e Skutarasë
    “Vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë tjetër. Kanë qenë më të varfit e asaj zone”, tha Berisha.
    Pjesë nga fjala
    Po vij nga Himara. A e patë çfarë ndodhi. Ia mori mandatin Fredi Belerit dhe u struk në shtrofullën e fundit të horrave. Përdor nacionalizmin, i çoi marrëdhëniet në thikë e pikë duke shkelur kushtetutën, ligjet, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Duke thënë se një grek do na bëhet… ky shtetas shqiptar nëse e votojnë shqiptarët do të marrë çdo post, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë. Çfarë do të thuash ti me këtë? Ku e ke gjetur këtë parim që i grabit mandatin e zgjedhur. Ato toka që ke plaçkit në Gjipe dhe në Manastirit të Skutarasë nuk do t’i merrje kurrë se nuk janë të tuat Edi Rama. Se vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë tjetër. Kanë qenë më të varfërit e asaj zone.

  • Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

    Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

    E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm…
    Cilët prej banorëve Danja i pati më xhan dhe disa më pak?
    “Xhan kam patur Eglin, Lorin gjithashtu. Unë kam qenë shumë e vërtetë me të gjithë ata që kanë qenë atje brenda. Ndjesitë e mia kanë qenë jashtëzakonisht të vërteta për këto emra që do të përmend tani. Me Rozin mund të kemi patur momente të vështira me njëra-tjetrën por kanë qenë të vërteta, ajo ka qenë e vetëdijshme. Me Rozin, me Eglin, me Gertën kam pasur momente të sinqerta paçka hatërmbetjeve të caktuara që shkojnë dhe vijnë për shkak të bashkëjetesës aty edhe garës që bëhet.

    Gjestin e përmenda? Me Gjestin për t’u habitur nuk është se kishim ndonjë shoqëri të madhe por kemi patur momente të vërteta. Ai më shikonte që isha mërzitur dhe vinte më pyeste, edhe unë. Kemi pasur momente që mund të jemi zënë por ato kanë qënë të pakta.”
    Danja shtoi gjithashtu se:
    Unë jam 100% të Danjës tek njerëzit që unë ndaj përditshmërinë time me to. Kam pasur goxha momente emocionale në shtëpi por me Tilën ka qenë më fantastiku.
    Më duhej BBV sepse është një dritare e madhe që të tregon se ku je ti me dimensionet e tua, unë jam natyrë modeste.

  • “Erioni më mungon”, Mazniku flet për Veliajn: Qëndrimi ynë u ezaurua nga kryeministri!

    “Erioni më mungon”, Mazniku flet për Veliajn: Qëndrimi ynë u ezaurua nga kryeministri!

    Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe njëherësh ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte sot në News 24 për të folur për fushatën e 11 majit.
    Mazniku u pyet nga moderatorja Ola Bruko, edhe për Erion Veliajn i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Ministri thotë se kryebashkiaku i Tiranës i mungon, por me të nuk ka patur komunikim pasi nuk i lejohet.
    Sakaq, shprehet se qëndrimi i tij është ai i PS-së dhe Edi Ramës që ka qenë ezaurues për këtë rast. Më tej thekson se PS mbetet garantë e palëkundur e reformës në drejtësi.
    Mazniku: Kryeministri është drejtuesi politik i Tiranës. Pa dyshim, Erioni është një mik i afërti i imi dhe më mungon. Nuk na lejohet të komunikojmë. Është mirë dhe duke bërë betejën e tij. Besoj se është çështje që kryeministri është shprehur në mënyrë ezauruese dhe nuk kam për të shtuar dhe për të hequr për pozicionin e PS. Është një pozicion i ekuilibruar dhe i qartë. Unë nuk kam ç’të shtoj as më shumë e as më pak.
    Jam mik i Erionin, por është çështje irelevante. Meritojmë që drejtësia ti shkojë çështjeve deri në fund. Duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe të mos krijojmë aludimeve. Ka patur impakt, por jemi të fokusuar tek zgjedhjet.
    Besoj se për këtë çështje PS ka patur një pozicion shumë të qartë dhe çështja se reforma në drejtësi është në këmbë falë PS dhe Edi Ramës.

  • “Vitin e kaluar kemi patur 42 sulme serioze nga Irani”/ Rama: Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Europë

    “Vitin e kaluar kemi patur 42 sulme serioze nga Irani”/ Rama: Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Europë

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sulmet kibernetike nga Irani, duke thënë se vetëm në 2024 kanë kryer 42 të tilla.
    Në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama tha se pavarësisht se Irani është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit digjital, Shqipëria është një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Europë.
    ”Për informacionin tuaj, ne jemi sulmuar egërsisht nga Irani, në përpjekje për të fshirë çfarë keni krijuar në 10 vjet. Kemi qenë në fije të perit.
    Irani është një nga fuqitë më të madha të terrorit digjital. E kemi zmbrapsur sulmin pa dëme të mëdha dhe dua t’ju informoj se vitin e kaluar kemi patur 42 sulme serioze, ndërsa në 2023 kemi patur 63.
    Ju nuk dini asgjë për këto sepse sulmet që zmbrapsen nuk përbëjnë lajm. Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuara në Europë.
    Duke përdorur talentet shqiptare. Kjo është një luftë e përditshme. I bëj thirrje sektorit privat të mos e nënvlerësojë rrezikun që vjen nga terroristët digjitalë, kemi ecur shumë mirë me bankat. Ka shumë boshllëqe. Armiqtë janë armiq. Gjejnë pika të dobëta dhe godasin”, tha Rama.

  • “Eliminim politik”, Koçi flet për rastin Veliaj: Rama është figura kyçe e PS, të tjerët janë të nevojshëm, jo të…

    “Eliminim politik”, Koçi flet për rastin Veliaj: Rama është figura kyçe e PS, të tjerët janë të nevojshëm, jo të…

    Petro Koçi: Ajo që ka ndodhur me Veliajn, është një eliminim politik. Se sa përgjegjësi reale ka ai, e dinë ata që merren me këtë punë. Ajo që e rëndon më shumë Veliajn në pikëpamjen morale, është historia e 5D se sa këto historitë e tjera me bashkëshorten. Nga një konsideratë nga përvoja, gjykoj që kjo e ngarkon më shumë moralisht Veliaj, sidomos përballë socialistët. Pastaj diksutimi tjetër për paraburgimi, apo akuza se fsheh prova. Këtu ka pikëpyetje. Gjithsesi nuk ekziston kjo lloj ndarje në PS. Kur u caktua si kandidat është propozuar nga Edi Rama. Nuk ka patur përplasje politike.
    Të gjithë në PS janë të nevojshëm. Por njeriu i vetëm i domosdoshëm është Edi Rama. E them me bindje, jo për servilizëm. Mund të ketë shumë kandidatura që nuk janë në lista dhe ka keqardhje. Fakti që nuk kisha zonë elektorale, ishte shtysë e madhe për të marrë një vendim të tillë. Nuk mund të startoja garën me shtab elektoral privat. Nuk kam patur klan rrotull meje. Kam patur bindjet e mia dhe hapur i kam shfaqur. Nuk jam shqua për miqësi me X apo Y. Kjo krijon një lloj konflikti interesi.

  • “Kemi shumë dëmtime, por Bayern është gati për t’u përballur me Inter”

    “Kemi shumë dëmtime, por Bayern është gati për t’u përballur me Inter”

    4 Prill 2025

    11:18

    Telesport

    Bayern Munich do të luajë sot në mbrëmje në kampionat ndaj Augsburg, për të patur më shumë kohë për t’u përgatitur për takimin e Champions League ndaj Inter, mesjavën e ardhshme.
    Sfida e sotme është një test i mirë për bavarezët, që kanë shumë mungesa. Mesfushori Joao Palhinha, ka komentuar situatën e dëmtimeve të shumta: “Ne jemi gati për ndeshjen ndaj Inter”.
    “Kemi dëmtime por kemi ende lojtarë të fortë në ato pozicione. Por, sigurisht, askush nuk do të donte të humbiste lojtarë si Upamecano, Davies, Ito… Megjithatë, ky është futbolli“, komentoi më tej Palhinha.
    “Bild” konfirmoi se Leon Goretzka, Kingsley Coman, Jamal Musiala dhe Michael Olise nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit. I pari ka patur probleme me shpinën, ndërsa francezi ka një problem me këmbën.

  • U mor peng/ Dëshmia e 35-vjeçarit: Kam patur një konflikt, por më shumë nuk mund të flas

    U mor peng/ Dëshmia e 35-vjeçarit: Kam patur një konflikt, por më shumë nuk mund të flas

    Zbardhet dëshmia e 35- vjeçarit i cili gjatë së enjtes u mor forcërisht nga 3 të rinj dhe pastaj u la i lirë.

    Burimet bëjnë me dije për gazetrain e Syri tv, se Dodë Gjoka ka pohuar para oficerit të policisë se “ kam patur një konflikt të çastit me 3 persona por më shumë nuk mund të flas”.  Gjoka u mor forcërisht në një vendparkim të një lokali në superstradën Lezhë – Laç.

    Pas disa orësh ai u la i lirë nga pengmarrësit ndërsa policia ka indentifikuar dhe shpallur ne kerkim autoret që dhunuan 35 vjeçarin.

  • “Kundërshtari ynë kërkon shkrirjen e SPAK”, deputetja socialiste flet për arrestimet në rangjet e larta: Kosto që e kemi pranuar, jemi të vendosur në këtë rrugë

    “Kundërshtari ynë kërkon shkrirjen e SPAK”, deputetja socialiste flet për arrestimet në rangjet e larta: Kosto që e kemi pranuar, jemi të vendosur në këtë rrugë

    Deputetja e PS-së, Klodjana Spahiu, ka folur së fundmi lidhur me zgjedhjet e 11 maji dhe se sa do ndikoj në qarkun e Durrësit, ku dhe ajo kandidon, arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
    E ftuar në Neës 24, deputetja socialiste u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka qenë vizioni i PS-së, e cila do ketë dhe kosto të tilla për këtë forcë politike.
    “Po tentojmë të kalojmë në reformën për të forcuar sundimin e ligjit për të luftuar korrupsionit. Ka patur kosto ka qenë e dhimbshme. Ju përmendni ish kolegë tanët. Ka qenë kosto që e kemi pranuar. Duke qenë të vendosur në këtë rrugë. Nëse nuk punojmë në këtë rrugë në barazinë para ligjit të çdo qytetari”, tha ajo.
    Më tej ajo shprehu dhe një koment për demokratët, për të cilët tha se ata po kërkojnë shkrirjen e reformës në drejtësi.
    “Jo në atë që investohet kundërshtari unë në shkrirjen e reformës në drejtësi. Nëse nuk shkojmë në barazinë para ligjit jemi të humbur. Nuk fiton asnjëri. Varianti i vetëm i PD nën Berishën është shkrirja e SPAK. Në të gjithë opinionin e ndërkombëtarëve puna e Shqipërisë, e parlamentit e institucioneve të pavarura, ka qenë jo vetëm e mbështetur, në opinionin e tyre administrimi publik, reforma, të ardhurat publike dhe tenderimi me IA janë të gjithë rrugëtim i PS në të gjithë institucionet për të ulur korrupsionin në Shqipëri. Nuk themi që ka zero korrupsion. Janë treguesit që është rruga e duhur”, përfundoi deputetja.
    Ajo ndër të tjera foli edhe për disa nga problematikat në sistemin e shëndetësisë. Spahiu u shpreh se që nga viti 2013 kur mori mandatin e parë qeverisja socialiste janë bërë shumë ndryshime lidhur me pagën e mjekeve dhe kushtet që u ofrohen si mundësia për banesën me kredi të butë.
    “Kur krahasoj me standardin ku kemi qenë dhe ku duhet të arrijmë brenda 4 viteve, është bërë një transformim rrënjësor. Sot infermieri nuk e ka më pagën para 10 viteve, e ka 3 herë më të lartë. Nëse një mjek shkon në 1600 euro, i ofron dhe një mundësi për të pasur banesë me kredi të butë. Ajo që duam në mandatin e ardhshëm. Në Gjermani, edhe fëmijën e ka në shkollë deri në 4. Ne nuk e kemi. Në 4 vitet e ardhshme duam që fëmijët të rrinë në shkollë deri në 4. Të ketë aftër-school, të ketë kamera inteligjente në shkolla. Janë të ndërlidhura.
    Nëse para 5 vitesh ikën një çift mjekësh me pagë 2500 euro në Gjermani, nuk kanë patur të sigurt shtëpinë këtu, fëmijën në shkollë deri në 4 nuk e kanë patur. Këto janë faktorë. Sot ti ke barna me çmim 30% më ulët dhe pa TVSH. Janë politika të PS. Janë 200 barna të reja në listën e rimbursueshme. Ma marrëveshjet e miratuara në Kuvend ka barna të terapisë së avancuar, edhe në kimio terapi. E merr barnën me çmim të negociuar.
    Mos harrojmë se nuk kishim medikamentin bazë për terapinë e gjirit. Sot kemi një sërë barnash për kimio terapi. Shteti duhet të mbulojë kombinimin e parë. por nuk krahasohemi dot me buxhetet e shëndetësisë së vendeve europiane. Kur e morëm në vitin 2013, ato që ishin të pasiguruar nuk merrnin dot shërbim. Prej investimeve në teknologji, janë 1207 shërbimeve që merren në celular”, tha Spahiu.
    Më tej, Spahiu vlerësoi përveç fuqizimit të infrastrukturës në shëndetësi, edhe rritjen e kapaciteteve me burime njerëzore.
    “Jam dëshmitare e proceseve që kanë ndodhur, duke parë modelin që ishte. Nëse sot flasim për autonomi financiare, garantoj se para 5 viteve kur nuk ishte infrastruktura as burimet njerëzore, në këto 12 vite përveç fuqizimit të infrastrukturës është rritur burimi njerëzor. Në një vit dalin 7 kardiolog. Kemi patur një vizion për të arritur në këtë hap që jemi sot”, shtoi deputetja.
    Sakaq, Spahiu shton se së shpejti kushdo do te ketë në dispozicion një kartë digjitale të detajuar të informacionit shëndetësor, ndërsa mjekëve do i shkojë paga edhe më e lartë në bazë të perfomancës së tij.
    “Nëse nuk do bënim transformim në kirurgji, kemi investuar në parandalimin e sëmundjeve përmes kontrollit shëndetësor bazë. Kemi të planifikuar gjithçka për parandalimin e sëmundjeve me kosto të lartë për shëndetësinë. Do kemi një kartë digjitale të gjithë informacionit shëndetësor. Do kemi pasqyrë të qartë për çdo qytetar. Do kemi informacion të detajuar për ata që kryejnë kontrollin shëndetësor bazë. Tani që spitalet rajonale kthehen në pole ekselence, spitali do zgjedhë specialistin që do, rritet ofrimi i shërbimit, duke e paguar mjekun në bazë të performancës. Mjeku do i shkojë paga edhe më e lartë në bazë të performancës së tij. Do ketë vlerësim performance për çdo mjek të spitalit”, theksoi ajo.