Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, tha se procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës do të provojë pafajësinë e tij dhe do të çmontojë akuzat farsë të shkruajtura nga Edi Rama dhe të firmosura nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Blushi, në një deklaratë për media,t tha se procesi gjyqësor do të provojë se jo vetëm nuk ka patur asnjë fakt penal apo shkelje ligji nga Meta, por se ka patur vetëm manipulime dhe shkelje të ligjit nga prokurorët që kanë hartuar fletërrufenë sorosiste kundër tij bazuar mbi shkrime gazetash dhe dëshmitarë shkelës të provuar të ligjit dhe gënjeshtarë me pagesë nga Narkoregjimi.
“Kjo do të jetë një betejë e fituar e Presidentit Meta dhe e Partisë së Lirisë dhe të gjitha mediat serioze do të shokohen me instrumentalizimin mizor që Edi Rama i ka bërë SPAK-ut në këtë rast, që nuk është i vetmi.
Ata që vonuan qëllimisht ekzekutimin e arrestimeve të Antimafias italiane për gati tre muaj, duke i lënë të lirë krerët e organizatave kriminale derisa të përmbysej vullneti i zgjedhësve në Durrës dhe në mbarë vendin dhe që lajmëruan të kërkuarit të largoheshin, janë të provuar botërisht si shërbëtorë të Edi Ramës për t’i garantuar një mandat tjetër të grabitur, në shkëmbim të një mandati të përjetshëm për veten e tyre, në mënyrë që të çimentojnë Narkoregjimin e vetëm në Europë në dëm të Shqipërisë dhe interesit kombëtar”, tha Blushi.
“Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj presim me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Presidenti Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe McGonigali dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij në SPAK. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre”, shtoi ai.
Tag: patur
-

Meta i pandehur, Blushi: Akuzat i ka shkruar Rama dhe i ka firmosur Dumani
-

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm
A pati dekonspirim operacioni i një dite më parë i koduar “URA”, ku ishin të përfshirë disa institucione ligjzbatuese? Kjo ishte një nag pyetjet e drejtuar të ftuarve mrbëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus.
Lidhur me këtë pyetje avokati Kujtim Ibraj theksoi se nuk ka patur dekonspirim pasi vetë operacioni tregoi se ishte i sukseshsëm.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Ibraj ka patur dekonspirim?
Ibraj: Është operacion në tre kontinente. Po të ketë rrjedhje informacioni nuk është çudi për shkak të numrit të lartë të personave, i punonjësve të policisë. Por në përgjithësi nuk pati rrjedhje operacioni, pasi ishte i sukseshëm. SPAK nuk mund të ndërhyjë në momente procesi zgjedhor, pasi interferon. -

“PD po shkërmoqet, ç’do të bësh ti? – Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës
Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e partisë “Mundësia”.
Ai u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata.
Baton Haxhiu: Përcaktimi i pavarësimit është një guxim dhe kush merr guximin për të bërë parti, e kanë një qëllim dhe realisht e kanë synimin e vet. Guximi është brenda saj, dije, infrastrukturë, lekë, gjithë ato që ke përjetuar. Tani bën një betejë me një koncept, me një parti. Përcaktimi i pavarësimit është gjëja më e rëndësishme te njeriu pastaj te koncepti. Kur ke dalë nga PD, ke patur disa çështje rrugës, më së pari krijimin e besimit, ke dalë në një fazë kur PD ishte në shkapërdredhje… Ajo faza e krijimit të luajalitetit, ngritja e infrastrukturës, arritja deri në periferi. Beteja ka qenë në kryeqytet, ose në Durrës, Elbasan, Tiranë plus Vlora. Hyrja në Parlament është mbi këto karakteristika, tash është betejë tjetër. Kjo do një diskurs dhe betejë pa kompromis. Ku është vija e kuqe e kompromiseve për shtetin dhe ku është për Partinë Socialiste. Ku mbaron lufta kundër PS dhe kur fillon e drejta për ti shërbyer shtetit edhe me PS?
Agron Shehaj: Betejat që kam bërë në Parlament kanë patur qëllim vetëm interesin publik. Kufiri i kornizës për të cilin kam vepruar ka qenë interesi publik. Kjo mbetet vija e kuqe për mua. Edhe kur ka qenë kundër interesit tim e kam bërë betejën për interesin publik. Kam bërë beteja me ministra dhe kryeministrin. Janë interpretuar si beteja personale, por nuk kanë qenë të tilla, kanë qenë në favor dhe interes të publikut. Brenda kësaj kornize do të veproj. E kam të qartë.
Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç’ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?
Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, është herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jap një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë.
Baton Haxhiu: 40 e ca mijë njerëz janë shumë.
Agron Shehaj: Ata që nuk kishin besim se do ia dilnim, është e pamohueshme, që ne si forcë politike kemi patur rezultat të jashtëzakonshëm, sidomos në Tiranë, në qendër të Tiranës, degët 5, 7 dhe 10, rezultat thuajse 8%. Është inkurajues dhe na bën të mendojmë se vizioni ynë përqafohet nga një pjesë e mirë e shoqërisë, edhe nga pjesa më e zhvilluar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, të vetëdijshëm që na pret një rrugëtim i gjatë.
Baton Haxhiu: Përparësia jote si lider i ri është në dy pika, dy liderët e partive të mëdha janë në shkuarje e sipër. Momenti i parë është përparësia juaj për një garë të ardhshme. Prandaj thashë ç’do të bësh. Pse humbe mandatin e tretë? Në të gjithë sondazhet e ke patur mandatin e tretë. Ku i keni patur defektet?
Agron Shehaj: Ku mund ta kemi humbur? Ju e dini shumë mirë, të parashikosh në sondazhe forcat e reja është gjëja më e vështirë, sepse votuesi ndikohet në momentin e fundit. -

“PD po shkërmoqet, ç’do të bësh ti? Ja si përgjigjet Agron Shehaj
Agron Shehaj, ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e partisë “Mundësia”.
Ai u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranë. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata.
Pjesë nga biseda:
Baton Haxhiu: Përcaktimi i pavarësimit është një guxim dhe kush merr guximin për të bërë parti, e kanë një qëllim dhe realisht e kanë synimin e vet. Guximi është brenda saj, dije, infrastrukturë, lekë, gjithë ato që ke përjetuar. Tani bën një betejë me një koncept, me një parti. Përcaktimi i pavarësimit është gjëja më e rëndësishme te njeriu pastaj te koncepti.Kur ke dalë nga PD, ke patur disa çështje rrugës, më së pari krijimin e besimit, ke dalë në një fazë kur PD ishte në shkapërdredhje… Ajo faza e krijimit të luajalitetit, ngritja e infrastrukturës, arritja deri në periferi. Beteja ka qenë në kryeqytet, ose në Durrës, Elbasan, Tiranë plus Vlora. Hyrja në Parlament është mbi këto karakteristika, tash është betejë tjetër. Kjo do një diskurs dhe betejë pa kompromis. Ku është vija e kuqe e kompromiseve për shtetin dhe ku është për Partinë Socialiste. Ku mbaron lufta kundër PS dhe kur fillon e drejta për ti shërbyer shtetit edhe me PS?
Agron Shehaj: Betejat që kam bërë në Parlament kanë patur qëllim vetëm interesin publik. Kufiri i kornizës për të cilin kam vepruar ka qenë interesi publik. Kjo mbetet vija e kuqe për mua. Edhe kur ka qenë kundër interesit tim e kam bërë betejën për interesin publik. Kam bërë beteja me ministra dhe kryeministrin. Janë interpretuar si beteja personale, por nuk kanë qenë të tilla, kanë qenë në favor dhe interes të publikut. Brenda kësaj kornize do të veproj. E kam të qartë.
Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç’ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?
Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, ëhtë herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jam një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë.
Baton Haxhiu: 40 e ca mijë njerëz janë shumë.
Agron Shehaj: Ata që nuk kishin besim se do ia dilnim, është e pamohueshme, që ne si forcë politike kemi patur rezultat të jashtëzakonshëm, sidomos në Tiranë, në qendër të Tiranës, degët 5, 7 dhe 10, rezultat thuajse 8%. Është inkurajues dhe na bën të mendojmë se vizioni ynë përqafohet nga një pjesë e mirë e shoqërisë, edhe nga pjesa më e zhvilluar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, të vetëdijshëm që na pret një rrugëtim i gjatë.
Baton Haxhiu: Përparësia jote si lider i ri është në dy pika, dy liderët e partive të mëdha janë në shkuarje e sipër. Momenti i parë është përparësia juaj për një garë të ardhshme. Prandaj thashë ç’do të bësh. Pse humbe mandatin e tretë? Në të gjithë sondazhet e ke patur mandatin e tretë. Ku i keni patur defektet?
Agron Shehaj: Ku mund ta kemi humbur? Ju e dini shumë mirë, të parashikosh në sondazhe forcat e reja është gjëja më e vështirë, sepse votuesi ndikohet në momentin e fundit. -

‘Nuk ka patur votë të lirë’, DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri pas kërkesës së gazetarit Robert Papa: Ka patur…
Gazetari dhe autori i Fokus Robert Papa ka bërë me dije se i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit për një reagim në lidhje me akuzat për vjedhje, manipulim, presione dhe përdorim të administratës në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Pas shumë tentativash, gazetari Robert Papa ka marrë përgjigje zyrtare nga DASH ku thuhet se janë të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve.
Sipas Robert Papës në përgjigjen e DASH theksohej: “Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare”
“Duke qenë i atashuar te qendra e medias së huaj me qendrat në Neë York dhe Uashington, pra qendrat e medias së huaj pranë Departamentit Amerikan të Shtetit të paktën një herë në muaj ose dy herë në muaj kemi të drejtën të pyesim zëdhënësen e DASH dhe në përgjithësi janë përgjigjur.
Përgjigjet shpesh janë off records që nuk mund t’i bësh publike kurse këtë radhë kam pyetur për heshtjen e DASH ndaj zgjedhjeve duke thënë se ka akuza për vjedhje, për manipulime për presione dhe përdorim masiv të administratës.
Ditën e parë nuk janë përgjigjut. Të dytën gjithashtu. Jam detyruar përsëri ti drejtohem si zyra e Fokus Tv përse kjo heshtje se mbaj mend kur ishte Yuri Kim. E mbani mend si vraponte, si ulërinte, uronte Ramën pa dalë rezultati i zgjedhjeve?
DASH më ktheu përgjigje zyrtare:
Ne jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve. Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare.
Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni për parregullistë e zgjedhjeve në Shqipëri. Jam krenar që modestisht e kam çuar këtë shqetësim deri në zyrën e zëdhënëses së DASH.
Përgjigja është diplomatike ku thuhet çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën pa intimidim diplomatikisht është që nuk është kryer vota e lirë pra ka patur intimidim nga administrata. Gjithashtu ka përmendur dhe përputhjen në lidhje me ligjin shqiptar”, tha Robert Papa.
-

“Nuk ka patur votë të lirë”, DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri pas kërkesës së gazetarit Robert Papa: Ka patur…
Gazetari dhe autori i Fokus Robert Papa ka bërë me dije se i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit për një reagim në lidhje me akuzat për vjedhje, manipulim, presione dhe përdorim të administratës në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Pas shumë tentativash, gazetari Robert Papa ka marrë përgjigje zyrtare nga DASH ku thuhet se janë të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve.
Sipas Robert Papës në përgjigjen e DASH theksohej: “Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare”
“Duke qenë i atashuar te qendra e medias së huaj me qendrat në Neë York dhe Uashington, pra qendrat e medias së huaj pranë Departamentit Amerikan të Shtetit të paktën një herë në muaj ose dy herë në muaj kemi të drejtën të pyesim zëdhënësen e DASH dhe në përgjithësi janë përgjigjur.
Përgjigjet shpesh janë off records që nuk mund t’i bësh publike kurse këtë radhë kam pyetur për heshtjen e DASH ndaj zgjedhjeve duke thënë se ka akuza për vjedhje, për manipulime për presione dhe përdorim masiv të administratës.
Ditën e parë nuk janë përgjigjut. Të dytën gjithashtu. Jam detyruar përsëri ti drejtohem si zyra e Fokus Tv përse kjo heshtje se mbaj mend kur ishte Yuri Kim. E mbani mend si vraponte, si ulërinte, uronte Ramën pa dalë rezultati i zgjedhjeve?
DASH më ktheu përgjigje zyrtare:
Ne jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve. Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare.
Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni për parregullistë e zgjedhjeve në Shqipëri. Jam krenar që modestisht e kam çuar këtë shqetësim deri në zyrën e zëdhënëses së DASH.
Përgjigja është diplomatike ku thuhet çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën pa intimidim diplomatikisht është që nuk është kryer vota e lirë pra ka patur intimidim nga administrata. Gjithashtu ka përmendur dhe përputhjen në lidhje me ligjin shqiptar”, tha Robert Papa. -

Reagon PSD e Tom Doshit. Gazetarja Klodiana Lala: Kontrolle te njerëzit e PSD!
Partisë Socialdemokrate (PSD) që drejtohet nga Tom Doshi ka hedhur poshtë lajmet se SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle në zyrtar e tyre në qarkun e Shkodrës.
“Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës.Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze dhe të papranueshme” – thuhet në një deklaratë të PSD-së.
“Ne mbështesim SPAK-un në mënyrë të padiskutueshme, madje kemi bërë deklarata të shpeshta si dhe thirrje për SPAK-un dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor. Për më tepër, PSD-ja ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve përkatëse që të marrin seriozisht ankesat e qytetarëve në Qarkun e Shkodrës dhe të hetojnë fuqimisht çdo shkelje të ligjit në drejtim të krimeve zgjedhore.
PSD-ja nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me askënd tjetër të cilëve u janë kryer kontrolle në zyrat apo banesat e tyre. Në vijim, kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë.
Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese” – thuhet në deklaratën e PSD.
Kundërpërgjigjet Klodiana Lala:
Gazetarja Klodiana Lala, foli për krimet zgjedhore dhe aksionin e sotëm të BKH-së në Shkodër, ku kanë “mësyrë” në shtabet e Tom Doshit.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se janë gjetur para dhe lista votuesish, ndërkohë që dha detaje nga kontrollet e zhvilluara dhe hetimet e deritanishme për korrupsion në zgjedhje dhe shitblerje të votës.
Lala: BKH, disa agjentë, të mbështetur nga policia, kanë ushtruar kontrolle personale dhe të automjeteve për disa shtetas që dyshohen si pjesë e shtabeve elektorale të zotit Tom Doshi.
Është hera e parë që kur ka nisur fushata, është hetim i nisur nga ana e policisë dhe është vënë në lëvizje SPAK. Gjykata e Posaçme ka firmosur 6 urdhër kontrolle, që kanë të bëjnë me 6 shtetas, 9 automjete dhe u janë marrë celularët. Janë ushtruar kontrolle në Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe. Janë gjetur të dhëna interesante. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje, shitblerje të votës.
Gjatë kontrolleve, janë kontrolluar 7 persona, një punonjës i OSHE. Janë marrë 7 celularë. Është ushtruar kontroll në 9 automjete, njëri në pronësi të OSHEE. Po ashtu janë gjetur lista me emra qytetarësh. Është operacion i koduar premtimi. Deri tani, përmes dëshmitarëve dhe vëzhgimeve në terren, rezulton se janë premtuar para në këmbim të votës. Janë firmosur urdhër kontrolle. Nuk ka patur të ndaluar sepse po kryqëzohen të dhënat, në telefonat dhe vëzhgimet në terren. Po ashtu, rezulton se ka të dhëna, bëhet fjalë për një krim që vijon dhe mund të gjenden dhjetëra komunikime, mund të japin të dhëna për arrestimin e personave. Një prej personave nuk ka pranuar kontrollin e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, por pastaj është lënë i lirë.
Janë gjetur lista me emra qytetarë dhe shumat përkatëse që dyshohet se do t’ju jepeshin qytetarëve. Janë gjetur shuma parash dhe tollona nafte.
Ky kontroll në Vaun e Dejës vjen pak ditë pasi Rama ishte në Shkodër. Tërhoqi vëmendjen një kritikë e tij në adresë të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, la të nënkuptohet se zyrtarë mund të punonin në favor të Tom Doshit. Tha “Kristian mos luaj me dy porta”. Kryeministri zgjodhi të bënte shembull. Pra janë fokusuar në Vaun e Dejës dhe zonën e Malësisë së Madhe.
Është pak a shumë si rasti i Elbasanit në zgjedhjet e kaluara. Ky operacion po vijon. Me sa kam kuptuar, kam konstatuar që ndonjëeri që është pjesë e shtabeve mund të jetë infiltruar, pasi Prokuroria ka patur informacion të saktë dhe të detajuar. Ata kanë shkuar në pikat përkatëse pa problematikë, i kanë zënë në flagrancë pa patur mundësi të heqin paratë dhe listat.
Zoti Dumani ka qenë në Shkodër, ka kërkuar hetim për korrupsionin, shitblerjen, etj. Ka shkuar edhe në Lezhë sepse edhe atje ka një hetim që po vijon dhe ka të dhëna për shitblerje të votës. -

Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë? Menaxheri i VIP-ave zbulon detaje: U nxjerr të palarat
Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në lidhje me menaxhimin e këngëtarëve.
Sipas tij, ka më shumë menaxherë djem për shkak të jetës së natës. Më pas moderatorja Nevina Shtylla e ngacmoi pak atë me pyetjen:
“Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?”, dhe ai u përgjigj shkurt “po”.
Duke qeshur Demika tha se “prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat”.
Pjesë nga biseda:
Ka më shumë menaxherë djem apo vajza?
Më shumë menaxherë ka meshkuj, raste të radha që kanë menaxhere femra
Kjo thjesht për lehtësi të punës se meshkujt e kanë më të lehtë të jenë në udhëtime, në club-e, në kontakt me njerëz të ndryshëm?Duke u bazuar në jetën e natës, meshkujt janë më të prirur për t’u përballur
Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?
Po
Ti ua njeh të dashurin dhe të dashurën të gjithëve?
Di gjithë tellallët
Ti qenke për t’u marrë për rrëfim
Prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat
Ke nënshkruar kontrata me Gjestin ndërkohë?
Performanca e Gjestit kaloi dhe ka qenë super i suksesshëm, ka patur shumë rezervime, por një kontratë me Gjestin nuk kemi patur. Thjesht kemi patur një marrëveshje me të që kur ka qenë në Big Brother, që ne ta kishim të parët ekskluziv në club. E kjo ka një kosto ekstra nga çmimi i vet që do jetë zyrtar, por që nuk mund të flas për këtë.
15 mijë euro?
Nuk e di, merret ekonomisti -

Sa ju dëmtojnë partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Këta kanë patur ambicie vetëm për kryetar…
Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për situatën zgjedhore, dhe forcat politike të dala nga PD.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se sa e dëmtojnë PD-në eksponentët e saj të larguar tashmë dhe që kanë krijuar parti të reja si Basha, Shehaj dhe Alibeaj, Tabaku tha se të gjithë këta paskan patur vetëm një ambicie të bëhen kryetarë, por oferta e vetme për qytetarët është PD.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Plus apo minus një listë me kaq shumë aleatë?
Tabaku: Në 2021 bëmë gabim në ndarjen me LSI, Jemi në betejë dhe do të maksimizojmë votën.
Borakaj: Forcat e reja, një pjesë të dala nga PD mendoni se do ju gërryejnë?
Tabaku: Është në të drejtën e tyre të kenë ambicie personale. Në këtë PD të gjithë paskan patur ambicie të jenë kryetarë. Për shqiptarët ka vetëm një ofertë është vetëm PD. Edhe po nuk u pëlqeu Jorida le të voptojnë Ildën. Vota patjetër duhet të jetë për PD dhe kandidatët e saj. Çdo votë tjetër jashtë kësaj, thjeshtë zvogëlon kuotën opozitare dhe ndihmon qeverisjen. -

Sa ju dëmtojnë partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Këta kanë patur ambicie vetëm për kryetar, PD është oferta e vetme për qytetarët
Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për situatën zgjedhore, dhe forcat politike të dala nga PD.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se sa e dëmtojnë PD-në eksponentët e saj të larguar tashmë dhe që kanë krijuar parti të reja si Basha, Shehaj dhe Alibeaj, Tabaku tha se të gjithë këta paskan patur vetëm një ambicie të bëhen kryetarë, por oferta e vetme për qytetarët është PD.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Plus apo minus një listë me kaq shumë aleatë?
Tabaku: Në 2021 bëmë gabim në ndarjen me LSI, Jemi në betejë dhe do të maksimizojmë votën.
Borakaj: Forcat e reja, një pjesë të dala nga PD mendoni se do ju gërryejnë?
Tabaku: Është në të drejtën e tyre të kenë ambicie personale. Në këtë PD të gjithë paskan patur ambicie të jenë kryetarë. Për shqiptarët ka vetëm një ofertë është vetëm PD. Edhe po nuk u pëlqeu Jorida le të voptojnë Ildën. Vota patjetër duhet të jetë për PD dhe kandidatët e saj. Çdo votë tjetër jashtë kësaj, thjeshtë zvogëlon kuotën opozitare dhe ndihmon qeverisjen.