Tag: patur

  • Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

    Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore për Ilir Metën.
    Gazetarja e ftuar në një emision televiziv është shprehur se, në seancë ka patur debat dhe tension përreth 1 orë.
    “Ka patur tension gjatë seancës mes prokurorit dhe Metës.
    Prokurori ka pretenduar se një kartë krediti e Adrian Shatkut është përdorur edhe nga Meta dhe Kryemadhi.
    Meta mohon ta ketë patur këtë kartë dhe thotë se nuk mban përgjegjësi për çfarë ka bërë bashkëshortja.
    Meta pretendon se nuk ka patur firmë në kontratat e lobimit.
    Në këtë aspekt ka patur një orë debat mes tyre në gjuhë juridike.
    Pasi dëgjoi palët gjykata la në fuqi vendimin”,  tha gazetarja.

  • ‘Kemi informuar Strasburgun që nuk ka patur zgjedhje të lira’, Zhupa: Zarfet e fabrikuara për votën e diasporës, rekord

    ‘Kemi informuar Strasburgun që nuk ka patur zgjedhje të lira’, Zhupa: Zarfet e fabrikuara për votën e diasporës, rekord

    Deputetja demokrate Ina Zhupa mbajti fjalën e saj në Kuvend seancën e sotme plenare. Ajo vijoi me akuzat lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
    Duke iu drejtuar ministrit Balla, për manipulimin me zarfet e dërguara diasporës, Zhupa shtoi se PS mori listat e ambasadeve shqiptare në botë për të dërguar mesazhe të personalizuara.
    Më tej, Zhupa u shpreh se PD ka informua të gjithë në Strasburg, teksa është marrë vesh kudo që nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Zhupa: Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Me listat e emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuar.
    Është fakt, mjafton të shikoni si një ish ministre e Jashtme merr votat e diasporës nga aksesi në ambasada nga lista që janë bërë. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve për patronazhimin e votuesit.
    Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, PD ka provat e sakta të cilat tregojnë se këto nënshkrime mungojnë. Ne vijmë nga raportimi në Strasburg. Të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale. Informacioni që morën qytetarët shqiptarë ishte një informacion i privuar nga e vërteta. I ndikuar nga paratë e dhëna nga qeveria, përmes reklamave të monopolizuara. Sipas raportit vendosët duke shkelur kushtetutën duke mbyllur tiktok, morët vendim që do e mbyllnit për 1 vit, sot është hapur. Beteja ishte për të monopolizuar informacionin.

  • Zhvati 170 mijë euro nga afera “CEZ-DIA”, si Agron Çela u bë pjesë e korrupsionit të Ilir Metës, ja si u amnistua…

    Zhvati 170 mijë euro nga afera “CEZ-DIA”, si Agron Çela u bë pjesë e korrupsionit të Ilir Metës, ja si u amnistua…

    Nga hetimet e aferës “CEZ-DIA”, prokurorët e akuzojnë ish-presidentin Ilir Meta se mori para si “përfitime të parregullta” nga Kastriot Ismailaj, të cilin e rekomandoi si njeriun e përshtatshëm për mbledhjen e borxheve të kompanisë çeke CEZ. Këto para, sipas dosjes, Kastriot Ismailaj i kalonte tek Meta nëpërmjet disa biznesmenëve, njëri prej të cilëve është Agron Çela. Nga hetimi i SPAK, del se ai i ka përfituar paratë në mënyrë të kundraligjshme dhe pa bërë asnjë punë. “Ndërsa në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.
    Hetimi ka provuar gjithashtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA“, thuhet në dosjen e SPAK-ut. Në sallën e gjyqit, Meta e mohoi këtë duke thënë se: “Të njëjtin manipulim të qëllimshëm SPAK-u e bën edhe në insinuatat që bën për raportet e mia me Agron Çelën, i cili sipas tyre ka përfituar indirekt nga DIA, përmes një kompanie të caktuar, një shumë të caktuar parash duke e lidhur me kandidimin e tij për LSI, si deputet në vitin 2013. Qëllimisht nuk përmendet distanca kohore e këtij përfitimi që pretendon SPAK-u nga kompania e lidhur me Agron Çelën, në 21 shtator 2010, me momentin kur ai kandidon për LSI, që është më shumë se dy vjet e gjysmë më pas, në qershor 2013, ndërkohë që Z. Çela e ka sqaruar shumë qartë këtë raport dhe faktin se asnjëherë nuk ka financuar për LSI”.
    Por si u trajtua Agron Çela nga SPAK?
    Edhe pse është provuar se Çela përfitoi me kompaninë e tij “Xhenis”, rreth 170 mijë euro nga Kastriot Ismailaj, ai mohoi gjithçka kur u thirr në SPAK. Më poshtë është pjesë nga dosja që tregon çfarë tha Agron Çela në prokurori: “I pyetur mbi përfaqësuesin e shoqërisë B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shpëtim Shehu, ka deklaruar se këtë emër nuk e ka dëgjuar më parë, nuk i kujtohet asnjë person me këtë emër.  Lidhur me pyetjen nëse ndonjë nga shoqëritë tregtare të tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnjë nga shoqëritë e tij nuk ka patur aktivitet në importimin dhe shitjen e automjeteve. Ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontratë të lidhur me shoqërinë DIA, nuk ka marrë asnje lloj pagese prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnjë lloj shërbimi për shoqërinë DIA. Ka deklaruar se Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana.
    Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë se ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit të Vllaznisë. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri me sot. Ka deklaruar se që nga viti 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qenë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.” Pas kësaj dëshmie, hetimi mund të ndiqej në dy vija logjike: 1) Ose Agron Çela gënjen, pra jep dëshmi të rreme dhe për të ngrihet akuzë, si bashkëpunëtor i Ilir Metës. 2) Ose Agron Çela, thotë të vërtetën se nuk ka marrë para nga DIA, rrjedhimisht e shfajëson Ilir Metën. Meqenëse hetimet vijojnë, ndoshta është herët për të paragjykuar dhe hedhur dyshime mbi SPAK-un që nuk po zbaton legjislacionin penal ndaj Agron Çelën.

  • “Nuk ta fal gjakun e djalit”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

    “Nuk ta fal gjakun e djalit”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

    Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

    Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
    Në këtë seancë pritej të dëshmonte babai i Leonard Dukës, i cili nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Për Muhamet Dukën, avokatja ka paraqitur raport mjekësor.
    Ndërkohë Leonard Duka i është përgjigjur pyetjeve të avokates. Ai ka mohuar që të ketë pasur llogari në aplikacionin “Sky ECC” dhe gjithashtu ka mohuar të ketë folur me persona që kanë pasur llogari në aplikacion.
    Pjesë nga dëshmia
    Avokatja pyet Dukën: A keni patur “Sky ECC”?
    Duka: Jo.
    Pyetet për kodin..
    Duka: S’e kam idenë
    Avokatja: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
    Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt
    Pyetet lidhur me nje foto të gjetur në Sky…
    Duka: Nuk jam unë.
    Prokurori Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar, keni patur kontakte?
    Duka: Po e kam takuar.
    Dibra: Po komunikime të tjera?
    Duka: Jo.
    Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem, e keni ndarë me njeri?
    Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
    SPAK ka sjellë prova të reja në “Sky ECC” ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.
    Gjatë seancës pati edhe një moment tensioni.
    Nëna e Santiago Malkos shpërtheu në akuza, duke thënë: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe.”
    Pas këtij momenti, nëna e Malkos është nxjerrë jashtë sallës së gjyqit.
    Seanca u shty dhe gjykata urdhëroi përsëritjen e fletëthirrjes për Muhamet Dukën, babanë e Leonard Dukës, që të paraqitet dhe të dëshmojë në seancën e radhës./vizionplus.tv

  • “Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

    “Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

    Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

    Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
    Në këtë seancë pritej të dëshmonte babai i Leonard Dukës, i cili nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Për Muhamet Dukën, avokatja ka paraqitur raport mjekësor.
    Ndërkohë Leonard Duka i është përgjigjur pyetjeve të avokates. Ai ka mohuar që të ketë pasur llogari në aplikacionin “Sky ECC” dhe gjithashtu ka mohuar të ketë folur me persona që kanë pasur llogari në aplikacion.
    Pjesë nga dëshmia
    Avokatja pyet Dukën: A keni patur “Sky ECC”?
    Duka: Jo.
    Pyetet për kodin..
    Duka: S’e kam idenë
    Avokatja: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
    Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt
    Pyetet lidhur me nje foto të gjetur në Sky…
    Duka: Nuk jam unë.
    Prokurori Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar, keni patur kontakte?
    Duka: Po e kam takuar.
    Dibra: Po komunikime të tjera?
    Duka: Jo.
    Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem, e keni ndarë me njeri?
    Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
    SPAK ka sjellë prova të reja në “Sky ECC” ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.
    Gjatë seancës pati edhe një moment tensioni.
    Nëna e Santiago Malkos shpërtheu në akuza, duke thënë: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe.”
    Pas këtij momenti, nëna e Malkos është nxjerrë jashtë sallës së gjyqit.
    Seanca u shty dhe gjykata urdhëroi përsëritjen e fletëthirrjes për Muhamet Dukën, babanë e Leonard Dukës, që të paraqitet dhe të dëshmojë në seancën e radhës./vizionplus.tv

  • Klodiana Lala nxjerr detajet tronditëse/ Nëna e Malkos kundër Dukës: Do të vras, s’ta fal gjakun

    Klodiana Lala nxjerr detajet tronditëse/ Nëna e Malkos kundër Dukës: Do të vras, s’ta fal gjakun

    Nis procesi ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos
    Gazetarja Klodiana Lala raporton se babai i Leonard Dukës nuk paraqitet për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore
    Ndërkohë Leonard Duka ka nisur dëshminë e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve.
    Pjesë nga dëshmia:Avokatja pyet Dukën: A keni patur SKY ECC?Duka: JoKeni patur kontakte me persona që kanë patur SKY?Duka: Jo skam patur asnjë kontaktA jeni ju në këtë foto( e gjetur në SKY)Duka: Nuk jam unëBehar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?Duka: Po e kam takuarDibra: Po komunikime të tjera?Duka: JoDibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem
    Në seancë, SPAK ka sjellë prova të reja nga SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.
    Ndërsa gjykatësi ka marrë vendimin për të sjellë jashtë seancës mamanë e Santiago Malkjas. Kjo pasi iu drejtua Leonard Dukës:
    “S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras. Me fute djalin në dhe!”, tha ajo.

  • “S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore

    “S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore

    Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.

    Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
    Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Përsëritet fletëthirrja për babanë e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.
    Leonard Duka ka nisur dëshminë dhe u është përgjigjur pyetjeve të avokates.
    Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?
    Duka: Jo.
    Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë.
    Avokati: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
    Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt.
    Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë: Nuk jam unë.
    Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?
    Duka: Po e kam takuar.
    Dibra: Po komunikime të tjera?
    Duka: Jo.
    Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
    Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
    SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.
    Gjykata nxjerr nënën e Santiago Malkos jashtë pas rritjes së tensioneve.
    Nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe.

    Top Channel

  • Sulmi ndaj Iranit, Preç Zogaj: Gjithë ai guxim nga Izraeli nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA

    Sulmi ndaj Iranit, Preç Zogaj: Gjithë ai guxim nga Izraeli nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në Të Paekspozuarit, duke komentuar luftën Iran-Izrael që ka hyrë në ditën e katërt, u shpreh se guximi nga Izraeli për të sulmuar bazat dhe komandantët në Iran, nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA-ve.
    “Irani ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin dikur kundër të tjerëve. Kohët e fundit Trump dhe Irani ishin në bisedime për programin bërthamor, por edhe për ekonominë dhe ato vende janë kundër prodhimit të bombës atomike nga Irani.
    Irani e ka në doktrinën e vet zhdukjen e Izraelit nga harta edhe pse ka një histori 2500-vjeçare. Irani ka sponsorizuar tre grupe terroriste si Hezbollahu, Hamasi dhe Houthi që janë kundër Izraelit.
    Unë u çudita se si Izraeli dhe Netanjahu u rebelua dhe i kanë shkelur syrin njëri-tjetrin, e sfidoi Trumpin që ishte në bisedime. Gjithë ai guxim nga Izraeli nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA. Trumpi është përfshirë se e ka njoftuar një ditë përpara. Izraeli me kapacitetet e jashtëzakonshme që ka, sidomos me Mossadin, ka krijuar një mendim për dobësitë e Iranit me vrasjen e komandantëve, sepse ai dukej më i fortë se çfarë është dhe vrasja e disa krerëve të inteligjencës dhe ushtrisë, marrja në zotërim i qiejve mbi Teheran në një kohë kaq të shpejtë.
    Jo se Irani është shtet i dobët, por korrupsioni dhe autokracia 40-vjeçare krijon shumë probleme brenda Iranit i ka dhënë mundësi Izraelit që të pikasë dobësitë e këtij shteti që u dëshmua në këtë përpjekje.
    Para sulmeve të Hamasit në Izrael, shteti hebraik po nënshkruante disa marrëveshje me vendet arabe, madje edhe me Arabinë Saudite”- tha Zogaj.

  • Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna është fermerja e cila ndërpreu garën në Fërma VIP mbrëmjen e djeshme.

    Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj.
    E ftuar sot në Ferma Club, Nenna tregoi arsyen pse zgjodhi Anduelin edhe pas përplasjeve që kanë patur bashkë.

    “Ylli nuk ta fal lojën. Pavarësisht debateve ne kemi patur edhe muhabete të mira. Mendoj që është njëri i mirë dhe historia e tij më ka prekur“, tha Nenna.
    Ish-fermerja tha se Ferma VIP 2 do donte ta fitojë një femër, që sipas saj e meriton Elinara.
    Për planet e të ardhmes Nënna u shpreh se do angazhohet në muzikë.
    “Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vi nga Zotit, mirë se të vi“, u shpreh ajo.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të…

    Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së sotme me gazetarët në lidhje me kandidatët demokratë që kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale të zgjedhjeve të 11 majit.
    Berisha u shpreh se nuk ka dijeni se sa kandidatë kanë kërkuar rinumërim, por u shpreh se kushdo që kërkon ta bëjë këtë është i lirë dhe PD nuk do të bllokojë askënd.
    Ai theksoi se nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të identifikohen dhe ndaj tyre do të mbahet një qëndrim ligjor.
    “Farsa elektorale është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm dhe kjo që thoni ju, 2 3 4 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asnjë gjë poshtë nga këto që themi.Sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërim, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë që të bëjë transparencën. Fare. Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Padiskutim kjo. Këtu nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën”, tha Berisha.