Tag: patur

  • “Nuk kam dijeni”/ Përfshirja e restorantit nga flakët në Thethe, flet pronarja: S’kam patur konflikte me kënd, ia lë…

    “Nuk kam dijeni”/ Përfshirja e restorantit nga flakët në Thethe, flet pronarja: S’kam patur konflikte me kënd, ia lë…

    Pronarja e restorantit të djegur në Theth Aida Gjeçaj ka treguar se në momentin e rënies së zjarrit nuk ishte në bujtinë.
    “Nuk kam dijeni pasi mbrëmë isha në Tiranë.Kur më kanë njoftuar në 2 të natës që kishte rënë zjarr tek subjekti im. Komshinjtë kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shpëtojnë gjë. Ky ishte subjekti im me panele diellore. Zjarrëfikësja ka ardhur me vonesë por gjithsesi nuk kanë lejuar që të marrë flakë pjesa e bujtinave dhe turistët janë mirë”, është shprehur ajo.
    Gjeçaj lë në dyshim faktin se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm ndonëse nuk dyshon tek ndonjë emër dhe i bën apel drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.
    “E vetmja gjë që ekspertët kanë faktuar është se energji ka pasur dhe kur restoranti ka marrë flakë, pra nuk ka qënë për shkak të defekteve. Unë nuk kam dyshime por dua të them se s’kam patur konflikte me kënd. Kam vetëm 5 dhoma sepse s’kam dashur të ndërtoj pa leje.
    Kjo ndodhi në një kohë që ka këtë aksion në Theth dhe është një rastësi e keqe por unë nuk kam pas asgjë të paligjshme. Kostoja e ndërtimit të saj është rreth 150 mijë euro, dëmet janë materiale.
    Mbase s’të vjen mirë se mund të jetë e qëllimshme por ia lë në dorë drejtësisë. Duke qënë se jemi si familje të lidhur me drejtësinë ia lë ne dorë drejtësisë dhe e vërteta herët apo vonë do dalë”, ka deklaruar pronarja.
    Dëmi i shkaktuar në djegien e restorantit kap vlerën e 150 mijë euro.

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmon Erjon Alibej: Plarent Dervishajn e kam takuar një herë, komunikonim në Encrochat

    Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmon Erjon Alibej: Plarent Dervishajn e kam takuar një herë, komunikonim në Encrochat

    Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e radhes në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit.
    Këtë të premte është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit Erjon Alibej, i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.
    “Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçaj jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij.
    Di që ka një fabrikë cigarësh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor.
    Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. U stehoja në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time.
    Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, jam ulur në sedilën mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, nuk mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa.
    Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë një djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekicin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media.
    Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk më kujtohet mirë, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar.
    Vetëm një here takim fizik kemi patur, komunikonim në aplikacion të enrikuptuar. Në atë periudhë kam patur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe sky ecc. Plaurenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”. Këto mbaj mend unë”, tha Alibej në dëshminë e tij.

  • Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Ervis Martinajn e kam dëgjuar, punoja në biznesin tim, fëmijët jetonin me qira

    Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Ervis Martinajn e kam dëgjuar, punoja në biznesin tim, fëmijët jetonin me qira

    Këtë të martë u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Leonard Dukën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se seanca vijon në mungesë të Leonard Dukës. Muhamet Duka, babai i të pandehurve, në cilësinë e dëshmitarit pranoi të dëshmojë përpara Gjykatës.
    Avokatja: A e njihni shtetasin Santiago Malko?
    Duka: Nuk e njoh dhe nuk kam patur asnjë konflikt. Mesa di unë as djemtë e mi nuk kanë patur konflikt. Nuk dijeninë time nuk e di nëse kanë patur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh.
    Prokurori: Aleksandër Maxhaku e njihni?
    Duka: Është nipi im, djali i motrës, e thërrasim Leksi, Aleks varet. Kam shumë vite pa e takuar thuajse 6 vjet, nuk e di ku është. Dritan Again e njoh është nga vendi jonë, një stërmbesa jonë e ka burrë. E kemi deri diku tonin nuk është i huaj. Dritanin e kam parë djemtë e mi si çunat që rrinë. Oltion Lokën e kam parë, e njoh nga lagjja. Ai ka pas banuar në Shëngjergj. Olti i thërrisnin shkurt, nuk e di me kë rrinte nga çunat.
    Fatmir Dogja, e kam dëgjuar në televizor. Ilir Selmani e kam dëgjuar në TV por si person nuk e njoh. Blendi Teta, nuk e njoh e kam dëgjuar në media. Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti ti njoh, unë merresha me tregti me biznesin tim, kam pasur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur.
    Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qira, nuk kam pas shkuar te ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.  Unë i kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë.
    Kam vetëm 2 djem, nuk di ndonjë rast që ata të jenë plagosur. Asnjëherë në jetë nuk ka ndodhur që të më ketë thënë dikush gjysmë llafi. As më ka goditur njeri, asnjëherë.
    Prokurori: Jeni në dijeni të një pajtimi mes disa djemve me mbiemër Mumajesi?
    Duka: E kam dëgjuar si mbiemër, Revelino Mumajesi e kam parë si çun lagjeje. Unë e di që djali paguante tatimet në shtet, ishte i rregullt. E kam takuar shumë rrallë.  Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar. Edhe emrin e Santiago Malkos e kam dëgjuar në media.
    SPAK: Duhet pak kohë për të përgatitur pretencën.
    Gjykata lë 1 javë kohë për prokurorin për të përgatitur përfundimet. Seanca e radhës më datë 9 korrik, ora 10:00.

    Top Channel

  • Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i Leonard Dukës: S’kishim konflikte, nuk e njoh fare Ervis Martinajn

    Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i Leonard Dukës: S’kishim konflikte, nuk e njoh fare Ervis Martinajn

    Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Posaçme ka dëgjuar të gjithë dëshminë e Muhamet Dukës, babait të të pandehurit Leonard Duka, nën akuzë për vrasjen e  ish-punonjësit të Policisë, Santiago Malko.
    Gjatë dëshmisë së tij përpara togave të zeza, Muhamet Duka, teksa ka pranuar njohjen miqësore me disa prej të pandehurve të tjerë, ashtu sikurse edhe lidhjen e gjakut, ka thënë se Santiago Malkon nuk e njihte apo të ketë pasur kontakte me të.
    Po ashtu, ai tha se nuk e njihte Ervis Martinaj dhe nuk ishte në dijeni të konflikteve që djemtë e tij mund të kishin me të.
    Muhamet Duka është shprehur po ashtu se dy djemtë nuk jetonin me të në një shtëpi dhe nuk e dinte se me kë bashkëpunonin ata. Ai shtoi se vetë punontë në lokalin e tij, ndërsa djemtë merrenin me punët e veta.
    Avokatja: A e njihni shtetasin Santiago Malko?
    Duka: Nuk e njoh dhe nuk kam patur asnjë konflikt. Mesa di unë as djemtë e mi nuk kanë patur konflikt. Nuk dijeninë time nuk e di nëse kanë patur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh.
    Prokurori: Aleksandër Maxhaku e njihni?
    Duka: Është nipi im, djali i motrës, e thërrasim Leksi, Aleks varet. Kam shumë vite pa e takuar thuajse 6 vjet, nuk e di ku është. Dritan Again e njoh është nga vendi jonë, një stërmbesa jonë e ka burrë. E kemi deri diku tonin nuk është i huaj. Dritanin e kam parë djemtë e mi si çunat që rrinë. Oltion Lokën e kam parë, e njoh nga lagjja. Ai ka pas banuar në Shëngjergj. Olti i thërrisnin shkurt, nuk e di me kë rrinte nga çunat.
    Fatmir Dogja, e kam dëgjuar në televizor. Ilir Selmani e kam dëgjuar në TV por si person nuk e njoh. Blendi Teta, nuk e njoh e kam dëgjuar në media. Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti ti njoh, unë merresha me tregti me biznesin tim, kam pasur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur.
    Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qira, nuk kam pas shkuar te ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.  Unë i kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë.
    Kam vetëm 2 djem, nuk di ndonjë rast që ata të jenë plagosur. Asnjëherë në jetë nuk ka ndodhur që të më ketë thënë dikush gjysmë llafi. As më ka goditur njeri, asnjëherë.
    Prokurori: Jeni në dijeni të një pajtimi mes disa djemve me mbiemër Mumajesi?
    Duka: E kam dëgjuar si mbiemër, Revelino Mumajesi e kam parë si çun lagjeje. Unë e di që djali paguante tatimet në shtet, ishte i rregullt. E kam takuar shumë rrallë.  Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar. Edhe emrin e Santiago Malkos e kam dëgjuar në media.
    SPAK: Duhet pak kohë për të përgatitur pretencën. Gjykata lë 1 javë kohë për prokurorin për të përgatitur përfundimet. Seanca e radhës më datë 9 korrik, ora 10:00.

  • Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, po pinte kafe me viktimën: Dukej i stresuar!

    Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, po pinte kafe me viktimën: Dukej i stresuar!

    Elis Roshkodoli

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme dyshon se për vrasjen e Elis Roshkodolit kryer një vit më parë, është angazhuar një grup kriminal, që u krijua për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku viktima ishte kthyer prej një viti. Deri më tani për atentatin që i mori jetën të riut kanë përfunduar në burg Voltan Xhani dhe kushëriri i tij që punonte në servisin e marrë me qira, në kërkim mbetet ende Dritan Milani, i cili ka dyshime se ka qenë në shënjestër të një atentati të mëparshëm ku dhe ka mbetur i plagosur i vëllai Olger Stolaj.
    Prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, duke thënë se i riu po pinte kafe me një shok ditën kur u qëllua për vdekje nga një person që kishte vendosur një maskë Covidi. Vrasësi mbërriti në vendngjarje me një mjet që i kishte vendosur targa të vjedhura në Malin e Zi dhe rrugës targat u ndryshuan me të tjera që ishin denoncuar si të humbura nga një shtetas gjerman i hetuar në vendin e tij për skema mashtruese. Nga këqyrja e dhjetëra kamerave të sigurisë deri në një servis të marrë me qira, prokurorët kanë bindjen se dyert e hapura të mjetit që po prisnin vrasësin tregojnë se atë po e prisnin dy ndihmës.
    Në lidhje me ngjarjen kanë dëshmuar disa persona.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dëshminë e personit që po pinte kafe me viktimën në momentin e ngjarjes.
    “Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi I.B, i cili ka deklaruar se: Është me profesion elektroauto. Ka një ambjent të tijin në lagjjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pikërisht përballë shkollës “Salo Halili” edhe punon në makina të ndryshme, lidhur me probleme e difekte elektrike. Thekson se rreth orës 11.00 ka filluar punën. Elisin e ka patur shok fëmijërie, sepse janë rritur bashkë në lagjjen “Ahmet Haxhija”.
    Dikur e ka patur ndihmës atë, edhe të vëllanë. Tregon se rreth orës 12.00 Elisi i ka vajtur me makinën e tij, tip “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Elisi i ka thënë që i është prishur makina korrëse e barit dhe i ka kërkuar të shkonin bashkë te shtëpia e tij për t’a parë se çfarë problemi kishte dhe për t’a rregulluar.
    Makinën e tij ja ka dhënë Elisit që prej tre a katër ditësh, sepse ai kishte shitur makinën e vet. Tregon se para se të shkonin te shtëpia janë futur në një kafene, që mesa di ai quhet “Klubi i Gjuetarit”. Ky lokal ndodhet në rrugën që lidh stadiumin me unazën perëndimore.
    Pas rreth 10 minutash qëndrimi, tregon se përballë tyre, në një distancë rreth 3-4 metra, ka vënë re një person në dukje mashkull, me trup mesatar, i cili kishte një maskë covidi në fytyrë dhe një armë që i është dukur si e gjatë, në dorë. Ky person duket se hyri nga dera e jashtme e verandës së lokalit që ishin duke pirë kafe. I është afruar pa folur asnjë fjalë dhe ka qëlluar në drejtim të Elisit disa herë.
    Deklaron se ai vetë është nisur për të ikur nga frika dhe në ikje e sipër është rrëzuar. Mban mend se autori i ka drejtuar armën edhe atij në afërsi. Tregon se ai vetë ka bërtitur që nuk kishte punë e lidhje me asgjë dhe më pas autori është larguar nga ambienti i lokalit dhe nuk ka mundur t’a shohë se nga cila rrugë ka lëvizur. Thekson që ai ka arritur të dallojë vetëm momentin që ka qëlluar autori.
    Mesa i kujtohet në këtë moment ai vetë po përziente kafen. Ka parë një person me gjatësi rreth 175 cm i gjatë, trup mesatar, flokët nuk ka arritur t’i dallojë, në fytyrë ka patur një maskë covidi si me ngjyrë të bardhë, nuk ka arritur të fiksojë gjë tjetër lidhur me karakteristikat e tij. Në dorë autori ka patur armën, që atij i është dukur e gjatë. Elisi ka patur në përdorim një mjet “Audi Q5”, ngjyrë e zezë, me targa shqiptare.
    Mesa di ai para rreth dy javësh ja ka dhënë shtetasit Valmir Kotrri duke e ndërruar me “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Para rreth një jave Elisi i ka kërkuar që të blejë BMV-në. Shkaku sipas tij ishte se kishte mbetur pa lekë dhe donte të ikte jashtë shteti. Ndërsa deklaruesi i ka thënë që nuk donte të blinte makinë. Tregon se viktima i ka mbushur mendjen për t’a blerë me vlerë 2 milion e gjysmë lekë të vjetra dhe tre-katër ditë para ngjarjes ja ka dhënë dy milion.
    Sqaron se ka patur për t’i dhënë edhe pesëqind mijë lekë. Nuk i ka shprehur asnjëherë që ka probleme apo konflikte me njeri, por në dukje dukej se vazhdimisht ishte i stresuar. Telefonin e përdorte rrallë. Deklaron se nuk mund ta njohë autorin nëse do e shihte me aq sa ka fiksuar në vendngjarje. Nuk ka konstatuar gjë të dyshimtë kur Elisi ka qenë tek servisi i tij. Tregon se lokalin e kanë frekuentuar kohët e fundit tre ose katër herë. Mesa di ai Elisi e ka frekuentuar më shumë herë vetëm. Ka dijeni se babanë nuk e ka patur. Mesa ka dëgjuar ja kanë vrarë kur kanë qenë të vegjël. Janë rritur jetim së bashku me një vëlla që e kanë quajtur Taulant, i cili mesa i kujtohet ka vdekur në një aksident para disa vitesh në Elbasan. Konflikte të tjera nuk ka patur dijeni.
    Deklaruesi tregon se në Shqipëri mesa di ai nuk ka patur asnjë aktivitet. Ka qëndruar shumë vite në Belgjikë-Francë, por ka rreth 2-3 vite që është kthyer nga jashtë shteti. Nuk ka dijeni nëse ka qenë më jashtë shtetit. Nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të autorit apo komunikim. Mban mend se përballë tyre ka qenë një i moshuar. I kujtohet të ketë patur edhe persona të tjerë në lokal, por fiks nuk mund të thotë sa kanë qenë”, theksohet në dosje.
    Nëna e tij gjatë dëshmisë për vrasjen e të birit ka thënë se nuk dinte asnjë detaj në lidhje me ngjarjen dhe se ai po planifikonte të largohej jashtë vendit. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shtetasja L.R, nëna e viktimës, ka deklaruar se: Që prej vitit 1986 jeton pa ndërprerje në qytetin e Shkodrës, bashkëshortin ia kanë vrarë në vitin 1993, një nga djemtë i ka vdekur në aksident para 12 vitesh, ndërsa Elisi ishte djali i vetëm që kishte gjallë. Tregon se djali ka jetuar jashtë shtetit dhe ka rreth 1 vit që nuk ka dalë më jashtë shtetit. Djali kryesisht zgjohej prej gjumit rreth orës 11-11.30 e rreth orës 12 dilte për të pirë kafe, të cilën e pinte kryesisht në lagje, ose tek lokal “Natyra” me shokun e tij Indritin. Djali ka dalë për kafe kryesisht në drekë, në darkë nuk ka dalë asnjëherë për të pirë kafe. Kryesisht Elisi ka jetuar në Elbasan, Korçë, ku ka qëndruar me shokët e tij. Në Elbasan ka ndenjur në një hotel në hyrje të Elbasanit, kryesisht me një shok me emrin Krist. Deklaron që dy javët e fundit djali nuk ka shkuar në Elbasan, sepse po bënte pasaportën, pasi donte të ikte jashtë. Djali kur ishte jashtë Shkodrës kryesisht flinte në hotel. Në Shkodër shoqërohej me Indrit Bekteshin dhe me çunat e lagjes. Në Elbasan kishte shoqëri tjetër, por kryesisht rrinte me Kristin. Djali nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim. Djali ka qenë tip i mbyllur nga natyra, nuk shprehej dhe nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim apo problem”.
    Elis Rroshkodol i njohur dhe si Elis Shkoza, u ekzekutua me 18 plumba teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Zdrales në Shkodër. Autori ka qëlluar me armë automatike me silenciator, i cili e ka lënë të vdekur në vend 36-vjeçarin. Roshkodoli në të shkuarën ka qenë i skeduar, dënuar dhe shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit. Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20 vjeç deri kur u qëllua për vdekje në atentatin mafioz të një dite më parë. Së fundi është zbuluar edhe një ngjarje për të cilën 36-vjeçari nuk është përmendur më herët. Bëhet fjalë për një plagosje të ndodhur në vitin 2010, ku Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu. Ky i fundit rezulton gjithashtu i dënuar dhe arrestuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin verior.
    Po ashtu në vitin 2014, Rroshkodoli dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima./ZËRI 

  • Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, që po pinte kafe me viktimën: Kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë

    Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, që po pinte kafe me viktimën: Kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë

    Prokuroria e Posaçme dyshon se për vrasjen e Elis Roshkodolit kryer një vit më parë, është angazhuar një grup kriminal, që u krijua për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku viktima ishte kthyer prej një viti.
    Deri më tani për atentatin që i mori jetën të riut kanë përfunduar në burg Voltan Xhani dhe kushëriri i tij që punonte në servisin e marrë me qira, në kërkim mbetet ende Dritan Milani, i cili ka dyshime se ka qenë në shënjestër të një atentati të mëparshëm ku dhe ka mbetur i plagosur i vëllai Olger Stolaj.
    Prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, duke thënë se i riu po pinte kafe me një shok ditën kur u qëllua për vdekje nga një person që kishte vendosur një maskë Covidi.
    Vrasësi mbërriti në vendngjarje me një mjet që i kishte vendosur targa të vjedhura në Malin e Zi dhe rrugës targat u ndryshuan me të tjera që ishin denoncuar si të humbura nga një shtetas gjerman i hetuar në vendin e tij për skema mashtruese.
    Nga këqyrja e dhjetëra kamerave të sigurisë deri në një servis të marrë me qira, prokurorët kanë bindjen se dyert e hapura të mjetit që po prisnin vrasësin tregojnë se atë po e prisnin dy ndihmës.
    Në lidhje me ngjarjen kanë dëshmuar disa persona. Njëri nga këta është personit që po pinte kafe me viktimën në momentin e ngjarjes.
    Ai është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi I.B, i cili ka deklaruar se: Është me profesion elektroauto. Ka një ambjent të tijin në lagjjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pikërisht përballë shkollës “Salo Halili” edhe punon në makina të ndryshme, lidhur me probleme e difekte elektrike. Thekson se rreth orës 11.00 ka filluar punën. Elisin e ka patur shok fëmijërie, sepse janë rritur bashkë në lagjjen “Ahmet Haxhija”.
    Dikur e ka patur ndihmës atë, edhe të vëllanë. Tregon se rreth orës 12.00 Elisi i ka vajtur me makinën e tij, tip “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Elisi i ka thënë që i është prishur makina korrëse e barit dhe i ka kërkuar të shkonin bashkë te shtëpia e tij për t’a parë se çfarë problemi kishte dhe për t’a rregulluar.
    Makinën e tij ja ka dhënë Elisit që prej tre a katër ditësh, sepse ai kishte shitur makinën e vet. Tregon se para se të shkonin te shtëpia janë futur në një kafene, që mesa di ai quhet “Klubi i Gjuetarit”. Ky lokal ndodhet në rrugën që lidh stadiumin me unazën perëndimore.
    Pas rreth 10 minutash qëndrimi, tregon se përballë tyre, në një distancë rreth 3-4 metra, ka vënë re një person në dukje mashkull, me trup mesatar, i cili kishte një maskë covidi në fytyrë dhe një armë që i është dukur si e gjatë, në dorë. Ky person duket se hyri nga dera e jashtme e verandës së lokalit që ishin duke pirë kafe. I është afruar pa folur asnjë fjalë dhe ka qëlluar në drejtim të Elisit disa herë.
    Deklaron se ai vetë është nisur për të ikur nga frika dhe në ikje e sipër është rrëzuar. Mban mend se autori i ka drejtuar armën edhe atij në afërsi. Tregon se ai vetë ka bërtitur që nuk kishte punë e lidhje me asgjë dhe më pas autori është larguar nga ambienti i lokalit dhe nuk ka mundur t’a shohë se nga cila rrugë ka lëvizur. Thekson që ai ka arritur të dallojë vetëm momentin që ka qëlluar autori.
    Mesa i kujtohet në këtë moment ai vetë po përziente kafen. Ka parë një person me gjatësi rreth 175 cm i gjatë, trup mesatar, flokët nuk ka arritur t’i dallojë, në fytyrë ka patur një maskë covidi si me ngjyrë të bardhë, nuk ka arritur të fiksojë gjë tjetër lidhur me karakteristikat e tij. Në dorë autori ka patur armën, që atij i është dukur e gjatë. Elisi ka patur në përdorim një mjet “Audi Q5”, ngjyrë e zezë, me targa shqiptare.
    Mesa di ai para rreth dy javësh ja ka dhënë shtetasit Valmir Kotrri duke e ndërruar me “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Para rreth një jave Elisi i ka kërkuar që të blejë BMV-në. Shkaku sipas tij ishte se kishte mbetur pa lekë dhe donte të ikte jashtë shteti. Ndërsa deklaruesi i ka thënë që nuk donte të blinte makinë. Tregon se viktima i ka mbushur mendjen për t’a blerë me vlerë 2 milion e gjysmë lekë të vjetra dhe tre-katër ditë para ngjarjes ja ka dhënë dy milion.
    Sqaron se ka patur për t’i dhënë edhe pesëqind mijë lekë. Nuk i ka shprehur asnjëherë që ka probleme apo konflikte me njeri, por në dukje dukej se vazhdimisht ishte i stresuar. Telefonin e përdorte rrallë. Deklaron se nuk mund ta njohë autorin nëse do e shihte me aq sa ka fiksuar në vendngjarje. Nuk ka konstatuar gjë të dyshimtë kur Elisi ka qenë tek servisi i tij.
    Tregon se lokalin e kanë frekuentuar kohët e fundit tre ose katër herë. Mesa di ai Elisi e ka frekuentuar më shumë herë vetëm. Ka dijeni se babanë nuk e ka patur. Mesa ka dëgjuar ja kanë vrarë kur kanë qenë të vegjël. Janë rritur jetim së bashku me një vëlla që e kanë quajtur Taulant, i cili mesa i kujtohet ka vdekur në një aksident para disa vitesh në Elbasan. Konflikte të tjera nuk ka patur dijeni.
    Deklaruesi tregon se në Shqipëri mesa di ai nuk ka patur asnjë aktivitet. Ka qëndruar shumë vite në Belgjikë-Francë, por ka rreth 2-3 vite që është kthyer nga jashtë shteti. Nuk ka dijeni nëse ka qenë më jashtë shtetit. Nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të autorit apo komunikim. Mban mend se përballë tyre ka qenë një i moshuar. I kujtohet të ketë patur edhe persona të tjerë në lokal, por fiks nuk mund të thotë sa kanë qenë”, theksohet në dosje.

    gijotina.com/

  • Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, po pinte kafe me viktimën: Dukej i stresuar, më tha që kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë vendit

    Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, po pinte kafe me viktimën: Dukej i stresuar, më tha që kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë vendit

    Prokuroria e Posaçme dyshon se për vrasjen e Elis Roshkodolit kryer një vit më parë, është angazhuar një grup kriminal, që u krijua për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku viktima ishte kthyer prej një viti.

    Deri më tani për atentatin që i mori jetën të riut kanë përfunduar në burg Voltan Xhani dhe kushëriri i tij që punonte në servisin e marrë me qira, në kërkim mbetet ende Dritan Milani, i cili ka dyshime se ka qenë në shënjestër të një atentati të mëparshëm ku dhe ka mbetur i plagosur i vëllai Olger Stolaj.
    Prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, duke thënë se i riu po pinte kafe me një shok ditën kur u qëllua për vdekje nga një person që kishte vendosur një maskë Covidi.
    Vrasësi mbërriti në vendngjarje me një mjet që i kishte vendosur targa të vjedhura në Malin e Zi dhe rrugës targat u ndryshuan me të tjera që ishin denoncuar si të humbura nga një shtetas gjerman i hetuar në vendin e tij për skema mashtruese.
    Nga këqyrja e dhjetëra kamerave të sigurisë deri në një servis të marrë me qira, prokurorët kanë bindjen se dyert e hapura të mjetit që po prisnin vrasësin tregojnë se atë po e prisnin dy ndihmës.
    Në lidhje me ngjarjen kanë dëshmuar disa persona.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dëshminë e personit që po pinte kafe me viktimën në momentin e ngjarjes.
    “Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi I.B, i cili ka deklaruar se: Është me profesion elektroauto. Ka një ambjent të tijin në lagjjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pikërisht përballë shkollës “Salo Halili” edhe punon në makina të ndryshme, lidhur me probleme e difekte elektrike. Thekson se rreth orës 11.00 ka filluar punën. Elisin e ka patur shok fëmijërie, sepse janë rritur bashkë në lagjjen “Ahmet Haxhija”.
    Dikur e ka patur ndihmës atë, edhe të vëllanë. Tregon se rreth orës 12.00 Elisi i ka vajtur me makinën e tij, tip “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Elisi i ka thënë që i është prishur makina korrëse e barit dhe i ka kërkuar të shkonin bashkë te shtëpia e tij për t’a parë se çfarë problemi kishte dhe për t’a rregulluar.
    Makinën e tij ja ka dhënë Elisit që prej tre a katër ditësh, sepse ai kishte shitur makinën e vet. Tregon se para se të shkonin te shtëpia janë futur në një kafene, që mesa di ai quhet “Klubi i Gjuetarit”. Ky lokal ndodhet në rrugën që lidh stadiumin me unazën perëndimore.
    Pas rreth 10 minutash qëndrimi, tregon se përballë tyre, në një distancë rreth 3-4 metra, ka vënë re një person në dukje mashkull, me trup mesatar, i cili kishte një maskë covidi në fytyrë dhe një armë që i është dukur si e gjatë, në dorë. Ky person duket se hyri nga dera e jashtme e verandës së lokalit që ishin duke pirë kafe. I është afruar pa folur asnjë fjalë dhe ka qëlluar në drejtim të Elisit disa herë.
    Deklaron se ai vetë është nisur për të ikur nga frika dhe në ikje e sipër është rrëzuar. Mban mend se autori i ka drejtuar armën edhe atij në afërsi. Tregon se ai vetë ka bërtitur që nuk kishte punë e lidhje me asgjë dhe më pas autori është larguar nga ambienti i lokalit dhe nuk ka mundur t’a shohë se nga cila rrugë ka lëvizur. Thekson që ai ka arritur të dallojë vetëm momentin që ka qëlluar autori.
    Mesa i kujtohet në këtë moment ai vetë po përziente kafen. Ka parë një person me gjatësi rreth 175 cm i gjatë, trup mesatar, flokët nuk ka arritur t’i dallojë, në fytyrë ka patur një maskë covidi si me ngjyrë të bardhë, nuk ka arritur të fiksojë gjë tjetër lidhur me karakteristikat e tij. Në dorë autori ka patur armën, që atij i është dukur e gjatë. Elisi ka patur në përdorim një mjet “Audi Q5”, ngjyrë e zezë, me targa shqiptare.
    Mesa di ai para rreth dy javësh ja ka dhënë shtetasit Valmir Kotrri duke e ndërruar me “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Para rreth një jave Elisi i ka kërkuar që të blejë BMV-në. Shkaku sipas tij ishte se kishte mbetur pa lekë dhe donte të ikte jashtë shteti. Ndërsa deklaruesi i ka thënë që nuk donte të blinte makinë. Tregon se viktima i ka mbushur mendjen për t’a blerë me vlerë 2 milion e gjysmë lekë të vjetra dhe tre-katër ditë para ngjarjes ja ka dhënë dy milion.
    Sqaron se ka patur për t’i dhënë edhe pesëqind mijë lekë. Nuk i ka shprehur asnjëherë që ka probleme apo konflikte me njeri, por në dukje dukej se vazhdimisht ishte i stresuar. Telefonin e përdorte rrallë. Deklaron se nuk mund ta njohë autorin nëse do e shihte me aq sa ka fiksuar në vendngjarje. Nuk ka konstatuar gjë të dyshimtë kur Elisi ka qenë tek servisi i tij.
    Tregon se lokalin e kanë frekuentuar kohët e fundit tre ose katër herë. Mesa di ai Elisi e ka frekuentuar më shumë herë vetëm. Ka dijeni se babanë nuk e ka patur. Mesa ka dëgjuar ja kanë vrarë kur kanë qenë të vegjël. Janë rritur jetim së bashku me një vëlla që e kanë quajtur Taulant, i cili mesa i kujtohet ka vdekur në një aksident para disa vitesh në Elbasan. Konflikte të tjera nuk ka patur dijeni.
    Deklaruesi tregon se në Shqipëri mesa di ai nuk ka patur asnjë aktivitet. Ka qëndruar shumë vite në Belgjikë-Francë, por ka rreth 2-3 vite që është kthyer nga jashtë shteti. Nuk ka dijeni nëse ka qenë më jashtë shtetit. Nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të autorit apo komunikim. Mban mend se përballë tyre ka qenë një i moshuar. I kujtohet të ketë patur edhe persona të tjerë në lokal, por fiks nuk mund të thotë sa kanë qenë”, theksohet në dosje.

    Top Channel

  • “Lahon e kam njohur kur isha avokat”/ Gjyqi për atentatin ndaj tij, Ndoja:  Materialet në makinë për pronat në Hamallaj nuk ishin të miat

    “Lahon e kam njohur kur isha avokat”/ Gjyqi për atentatin ndaj tij, Ndoja:  Materialet në makinë për pronat në Hamallaj nuk ishin të miat

    Në gjyqin që po mbahet në GJKKO për të pandehurit Plarent Dervishajt dhe Julian Meçe lidhur me atentatin ndaj tij, ish-prokurori Arjan Ndoja është pyetur nga avokati i Dervishajt se Aleksandër Lahon, i cili ndodhej në automjet me të kur ndodhi ngjarja, për të cilin thotë se e ka njohur që kur ishte avokat.
    Pyetjes nëse pse mendon se sulmi ka qenë ndaj tij, Ndoja thotë se plumbat kanë qenë drejt tij. Ish-Prokurori, deputet i zgjedhur i PD më 11 maj, pretendon se nuk ka pasur konflikte me njeri sa që t’i qëllonin me armë. I pyetur për dosjen e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj, ai thotë se nuk ka dijeni për dosje të vjedhur dhe se te makina e tij ka pasur materiale që ishin të një avokati.
    Pjesë nga diskutimi: 
    Avokati i Plaurent Dervishajt: Çfarë lidhje ka patur me Aleksandër Lahon?
    Arjan Ndoja: E kam njohur nga një ngjarje të ndodhur, plagosje me thikë kam qenë avokat asokohe. U bë disa muaj që nuk kam kontakt.
    Avokati: Pozicioni i tij në mjetin ku udhëtonte para atentatit?
    Arjan Ndoja: Mjeti po ecte 60-70 km kam qenë i ulur në sedilen e pasagjerit. Nuk kam parë sesi është qëlluar, kam parë disa video. Ne momentin e ngjarjes nuk arrin dot si të kthesh kokën por shikon dhe ndjen sesi vijnë plumbat nga pas.
    Avokati: Pse mendoni që është goditur prokurori?
    Arjan Ndoja: Mjeti është i imi, po të kishin punë me personat e tjerë i kishin dhe më parë, bëj ekzistencën e faktit. Kjo është çështje këndvështrimesh, nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë. Po të shikohet tabela fotografike e makinës shihen 13 predha, unë thjesht dua të di shkakun.
    Avokati: Ke përdorur numër tjetër telefoni?
    Arjan Ndoja: Kam patur vetëm në momentet e fundit para ngjarjes.
    Avokati: E mbani numrin e Pëllumb Muharremit?
    Ndoja: Jo nuk e kam patur.
    Avokati: Në mjet është gjendur një dosje hetimore në portobagazhin e mjetit, e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj. Çfarë dijeni keni me këtë dosje?
    Ndoja: Kam dhënë sqarime në Prokurorine e Posaçme, nuk kam dijeni për dosje të vjedhur. Tek makina ime kanë qenë disa materiale që e ka patur një avokat, materialet janë të atij.

  • “Pati një lloj tensioni mes prokurorit dhe Metës”, Lala zbulon çfarë ndodhi në seancë: Avokati paraqiti dhe…

    “Pati një lloj tensioni mes prokurorit dhe Metës”, Lala zbulon çfarë ndodhi në seancë: Avokati paraqiti dhe…

    Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme për kreun e PL-së, Ilir Metën. Këtij të fundit iu rrëzua kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë, pasi GJKKO vendosi që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
    Lala u shpreh në emisionin “Të Paeskpozuarit” se mbrojtja e Metës pretendon që SPAK nuk ka informuar gjykatën për veprime hetimore gjatë kohës kur Meta është mbajtur në paraburgim dhe ka kërkuar zëvendësim të masës. Gazetarja ka treguar se në seancë ka pasuri dhe një lloj tensionin gjatë përballjes së prokurorit Sotir Kllapi me Metën. Përplasja mes tyre, sipas Lalës, ka ndodhur për një kartë krediti të Ardian Shatkut që thuhet se është përdorur edhe nga ana e Metës dhe Kryemadhit.
    “Zoti Meta për herë të parë pas tetë muajsh iu drejtua gjykatës së posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës, duke pretenduar se këto 8 muaj nuk është informuar gjykata nga SPAK, për këtë arsye pretendoi se nuk ka prova dhe fakte. Ka folur zoti Cakrani fillimisht dhe ka dhënë argumentat, ka pretenduar se nuk ekzistojnë kriteret ligjore që ish Presidenti të mbahen në arrest me burg. Ka paraqitur edhe vendimin e rastit Gëllçi në Straburg, ku gjykata e Strasburgut ka arsyetuar që masat e arrestit me burg duhet të jenë proporcionale.
    Ka patur një lloj tensioni gjatë përballjes së prokurorit Sotir Kllapi me zotin Meta. Prokuroria ka pretenduar se ka kryer veprime hetimore dhe se një kartë krediti e Ardian Shatkut, biznesmen, është përdorur edhe nga ana e zotit Meta dhe Kryemadhit. Ndërkohë zoti Meta refuzon të ketë patur dijeni dhe thotë nuk e ka përdorur asnjëherë këtë kartë per shpenzime dhe se nuk mban përgjegjësi për Kryemadhin.
    Argumenti tjetër për kontratat lobuese në SHBA. Meta pretendon se nuk ka patur asnjë firmë. Prokuroria thotë për shkak të funksionit, duhet të ketë patur dijeni dhe e konsideron si akuzë penale ndaj zotit Meta. Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Zoti Cakrani duhet ti drejtohet apelit dhe pastaj mund të ketë kërkesa të tjera. Zoti Cakrani tha që Meta nuk e ka përdorur asnjëherë kartën dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e ish bashkëshortes. Cakrani foli edhe për një avokat grek, që tha se është i atashuar me një ish eksponent të LSI, që po mbështetet tani nga PS. La të nënkuptohej se bëhet fjalë për zotin Braimllari”, deklaroi Lala.

  • “Nëse ke në xhep BKH, ke SPAK…”/ Garë e fortë për kreun e BKH, Lala: Ja dy kandidatët favoritë!

    “Nëse ke në xhep BKH, ke SPAK…”/ Garë e fortë për kreun e BKH, Lala: Ja dy kandidatët favoritë!

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për garën që po zhvillohet për kreun e BKH, ku kanë mbetur shtatë kandidatë, pasi u skualifikuan gjashtë të tjerë.
    Lala tha se të gjithë kandidatët e mbetur në garë kanë potencial për të drejtuar dhe se kanë karriera të ndërtuara me profesionalizëm, por veçoi dy prej kandidatëve si më potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta.

    “Nëse ke në xhep BKH, kushdo ka kreun në anën e tij, ka Prokurorinë e Posaçme. Është struktura mbështetëse e SPAK, kryen çdo veprim hetimor, zbardhje përgjimesh, gjithçka. Është ajo që bën brumin e të gjithë asaj që ndodh dhe pastaj prokurorët bën sitjen për të formuluar akuza. Lufta për të patur të vetin në BKH është luftë e ashpër.
    Shoh si problem, KLP çfarë do të bëjë. KLP mund të rrëzojë kandidaturën dhe pastaj procesi nis nga e para.
    Kur u hap gara kishte 13 kandidatura, 6 u skualifikuan, për shkak të kritereve formale. Një ndër emrat është ish drejtori i policisë, Haki Cako, i skualifikuar.
    Përzgjedhjen e kandidatit për kreun e BKH e bën një grup prej tre prokurorësh, Dumani, Kraja dhe Dibra. Ka patur debat në një nga mbledhjet ku kanë qenë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, që monitorojnë. Debati nuk ka qenë për emra, por mënyrën se si do të zhvillohej procesi. Ka patur tone të larta. Ka profesionistë të mirë, me karriera të spikatura.
    Shoh në mesin e tyre dy kandidatë potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta, i shoh si favoritët kryesorë. Është proces, por i shoh, sepse Kërluku vjen nga ekspertizë e hetimit të krimit financiar. Keta ka punuar te Krimet e Rënda, është marrë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Të gjithë emrat aty i plotësojnë kriteret. Debati është, a ka interference politike? Ky është proces që do të zgjasë sepse janë shtatë faza”, deklaroi Lala.