Tag: patur

  • Mosmirënjohja/Kryemadhi: Deri dje shumë përfituan nga ne, kurse sot janë me thikë në gojë kundër nesh

    Mosmirënjohja/Kryemadhi: Deri dje shumë përfituan nga ne, kurse sot janë me thikë në gojë kundër nesh

    Monika Kryemadhi,  foli për hetime e SPAK dhe ndikimin që kanë patur mbi të gjithë familjen e saj dhe të Ilir Metës.
    Kryemadhi tha se shumica e personave që kanë qenë pranë tyre dhe kanë përfituar nga afërsia me ta, janë treguar mosmirënjohës dhe sot nuk i shohin gjëkundi. Ajo foli edhe për fëmijët dhe vështirësitë që kanë hasur për shkak të burgosjes së Metës dhe hetimeve.
    Biseda: 
    Ylli Rakipi: A keni patur njerëz pranë që ju kanë mbështetur? Ju, por veçanërisht Meta keni patur shumë pushtet, keni njohur njerëz pafund. Kanë treguar ata mirënjohje, apo siç ndodh kur rrëzohesh, largohen?
    Monika Kryemadhi: Si në të gjithë botën, mosmirënjohja është ushqimi i parë që ofrohet. Sigurisht njerëzit të cilët kanë përfituar më shumë nga të ndenjurit afër me ne, nuk i kemi parë, por kanë qenë me thikë në gojë kundër meje dhe Metës, shumë pak njerëz janë, me gishtat e dorës, janë njerëz që shkruajnë, njerëzve që kemi patur mirëmëngjes dhe mirëmbrëma, kanë qenë njerëz që shkruajnë, pyesin, si jeni, si janë fëmijët. Por nuk është ndonjë qamet i madh, sepse bota rrotullohet, portokallja është e vogël dhe vjen shpejt. Si ashensor është. E rëndësishme është të mos këputet kablli i ashensorit.
    Ylli Rakipi: Keni deklauar disa herë që nuk e takoni Metën në burg? Pse?
    Monika Kryemadhi: Marrëdhëniet e mia me Metën i kam të mbyllura, atje shkojnë fëmijët, e motra. Unë arsye për tu kontaktuar me të nuk kam. Marrëdhënia ime me të është e mbyllur. E kam thënë, do të martojmë fëmijët, do të kemi sebepe, por arsye ta takoj në burg nuk kam.
    Ylli Rakipi: Po fëmijët, si ka qenë kjo peridhë për ta?
    Monika Kryemadhi: Janë tre fëmijë të mrekullueshëm. Ka qenë e vështirë. Ata kanë qenë mbështetje e madhe emocionale për mua dhe për babain e tyre, aq sa kanë patur mundësinë dhe sa kanë ditur. Ata nuk e kanë kaluar jetën e tyre me ne por me gjyshen më shumë. Ne na kanë parë nga televizori më shumë. Ka qenë e vështirë edhe për ta, në reagimin e njerëzve, por do t’ju jap një detaj, që fëmijët i kanë njohur prindërit e tyre si politikanë, si njerëz që dalin në ekran, janë të egër në debate, por kur vajza e madhe është takuar me një personalitet, një nga bashkëpunëtorët e Metës, e ka përgëzuar duke thënë kam respekt për babain tënd është i jashtëzakonshëm, ajo është emocionuar, duke e ndjerë veten edhe pak që mund ti ketë rënë në qafë babait të saj, në aspektin e të mos diturit se çfarë ka bërë ai, pasi jemi munduar ti mbajmë fëmijët larg. Kjo situatë i rriti fëmijët para kohe, kjo situatë i ka lënduar. Janë rritur me idenë, me të vërtetën me të drejtën, të jenë të përulur, janë fëmijë që nuk kanë krijuar probleme, kanë qenë një ndihmesë në jetën tonë publike. Unë them më mirë halle të tilla paçim dhe jo halle shëndeti, që nuk i japin zgjidhje asaj që është në të ardhmen.

  • Prapaskenat në Rinas, Lala: Shullazi e kishte paralajmëruar Danin se i rrezikohej jeta

    Prapaskenat në Rinas, Lala: Shullazi e kishte paralajmëruar Danin se i rrezikohej jeta

    Gazetarja Klodiana Lala flet për atentatin që tronditi vendin, ku thotë se Gilmando Dani është paralajmëruar nga Emiljano Shullazi se duhet të bënte kujdes pasi i rrezikohej jeta. Sipas Lalës autorë të vrasjes së njeriut më të besuar të Emiljano Shullazit mund të jenë disa grupe, pasi në të shihet një bashkëpunim i disa strukturave.
    ”Burimet e mia thonë se Emiljano Shullazi e kishte paralajmëruar Gilmando Danin që të bënte kujdes sepse i rrezikohej jeta. Ai kishte kaluar me syze optike dhe nuk ka patur makinë të blinduar.

    Makina është shumë luksoze dhe është vendosur me xham vullkanik, por nuk ka qenë makinë e blinduar. Ai nuk kishte marrë masa se mund të ishte në rrezik. Bëhet fjalë për pak metra larg terminalit VIP, që pretendohet të jetë një vend i siguruar.

    Ata kanë patur bashkëpunim mes disa grupe kriminaleve, pasi ka patur probleme gjithë ditën me dritat në zonë dhe disa nga kamerat si kanë kapur momentin e largimit të vrasësve”, tha Lala.

  • ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    Ditën e sotme, Elton Kila ka dëshmuar përpara GJKKO-së, në kuadër të gjyqit për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

    Elton Kila, i njohur si Oti, është bërë i njohur për publikun pas lajmit se vrasësi serial Nuredin Dumani ishte nisur për ta eleminuar, ditën që i ndodhi atentati në Papër të Elbasanit, ku dhe mbeti i plagosur.

    Gjatë dëshmisë së tij, Kila ka mohuar gjithçka në lidhje me aktivitetin e tij dhe lidhjet me elementët kriminale të Elbasanit, që nga Nuredin Dumani, Suel Çelën apo Eljo Bitri, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj.

    Dëshmia e Elton Kila në GJKKO:

    Elton Kila (Oti): Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e automjeteve. Në 2017 ka patur një tentativë për shkatërrim prone, nuk është zbuluar rasti, ne 2018 është tentuar shkatërrimi totalisht i biznesnit. Në Bradashesh, Elbasan. Unë e kam nisur në vitin 2003 si biznes dhe hap pas hapi kam hapur 4 biznese.

    Në 2013 kam hapur një bazë fikse aty ku vazhdoj dhe sot, edhe pas shkatërrimit. Përpara se të merresha me këtë biznes, kam jetuar jashtë, pastaj u riktheva. Kam drejtuar edhe biznese të tjera. Kam qenë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, jam marrë gjithmonë me automjetet. Vetem për këtë punë njihem në qytet. Përveç kësaj pune, në 2006 kam hapur një palestër, ku përflitet edhe rasti i Emiljano Ramazanit. Në 2010 kam hapur një lokal në qender të Elbasanit. Në 2017, ku ndodhi tentativa e shkatërrimit të biznesnit, unë ndodhesha në shtëpi.

    Kisha mbyllur punen si zakonisht, kam patur edhe roje. Më thanë ka rënë zjarr, shkova fikëm zjarrin jashtë servisit. Zjarrin e shoi zjarrefikesja, dëmi ishte gati 18 milionë lekë, u dogjën 3 automjete. Kam patur në atë kohë rreth 13 cope, kisha 2-3 punëtorë. Në kohën e ngjarjes ishte vetëm roja aty. U mbajt një procesverbal për këtë ngjarje, me pyeten të gjithë nga policia për ngjarjen. Është ngjarje pa autor, nuk mora përgjigje se kush e bëri. Pati një zjarrvënie sërish ne 2018, në atë kohë kam qenë i arrestuar një kohë të shkurtër për makinat që sillja jashtë. Kam qenë i ndaluar deri sa erdhën dokumentat pas 45 ditësh nga Italia.

    Veprën penale e kreva në Itali, periudha në 2009, kam pas bashkëpunuar po në lidhje me automjetet. Pas tre ditësh ndalim, vendosën zjarrin në biznesin tim. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit sepse isha i paraburgosur. Pasi dola nga burgu u interesova në polici. Sot e kësaj dite them që nuk kam asnjë lidhje me asgjë. Ka qenë një roje dhe një kompani sigurimi kur ndodhi ngjarja.

    Nga roja dëgjova diça nga i biri, Arbër Ramollari i cili tha që ka qenë Eljo Bitri me dy të tjerë. Eljo Bitri s’ma merrte mendje sepse rrinte shume afër punës time. E njihja, frekuentonim të njëjtin lokal, kaq asgjë tjetër. Pasi më tha Arbri, nuk dësha ta bisedoja me Eljo Bitrin thjeshtë u distancova. Nisa vëzhgimin vetë të mësoja kush e bëri. Emrat e tjerë që mi tha Arbri nuk ishin persona të njohur prej meje dhe nuk i mbaj mend emrat.

     Rrethi im shoqëror aso kohe ishte shumë i gjërë, Genc Muço është shoku im i ngushtë. Bashkë na lidhte puna. Unë s’kam patur kurrë konflikte me njeri. Që nga 2018 nuk kam as roje, as polici private asgjë. Nuk dyshoja te ndonjë person. Ditën që mora vesh që kane ardhur për të më vrarë atë dite kam ikur në 7 të mëngjesit.

    U njoha me lajmet që kishte ngelur i plagosur një person, Nuredin Dumani dhe që ishte arrestuar. Në atë kohë kam qenë me familjen ika jashtë me avion në Gjermani. Më pas u ktheva me makinë. Atë kohë me thanë që shenjester isha unë, nuk e besoja me thënë drejten. Pas dy muajsh doli lajmi që atentati ishte për mua. Ma kanë thënë dhe policët vërdall që flitej që u bë për mua.

    Nuredin Dumanin nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë këtë rast se nuk e lidhja me veten. Familjarët e mi më pyesnin a ke ndonjë problem, më pas kuptuan që vërtetë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Nuk kërkova të dija se për çfarë ndodhi dhe familja më kërkoi të ikja jashtë. I thash familjes nëse kane diçka le të vijne se unë nuk kam frikë. Unë nuk ruhesha fare, kam patur vetem konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur dhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përflitesha shumë dhe kërkova të marr vesh diçka.

    Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mu. Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam patur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mia nuk diskutoja.

  • Ben Blushi zbulon sekretet e librit të ri

    Ben Blushi zbulon sekretet e librit të ri

    Nga Ben Blushi
    ROMANI IM I RI MË NË FUND NË SHTYPSHKRONJË
    Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri.Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit.Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet.Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë.Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë.Kështu që deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret.Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im.Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar.Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm.Siç thashë, të henën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën.Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit.Deri atëherë do ua kem treguar titullin.

  • Kushtetuesja pro Veliajt, Jordan Daci: Vendim i pritshëm! Institucionet morën mesazhin e qartë, mund të ketë zëvendësim mase…

    Kushtetuesja pro Veliajt, Jordan Daci: Vendim i pritshëm! Institucionet morën mesazhin e qartë, mund të ketë zëvendësim mase…

    Juristi Jordan Daci foli pasditen e sotme në News24 lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Veliajt dhe rrëzoi dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë dhe shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës. 
    Daci thekson se ky ishte një vendim i pritshëm, por e cila sipas tij nuk do ndikojë në procesin penal ndaj Veliaj në SPAK dhe GJKKO. 
    “Vendimi ishte i pritshëm. Edhe dekreti, kam qenë dhe jam i bindur se jemi para një akti kushtetues që ndryshonte marrëdhëniet kushtetuese. Nuk ishte një akti nënligjor, administrativ. Ishte vendim mëse i pritshëm. SPAK dhe GJKKO do bëjnë punën e tyre. Procesi penal ndjek tjetër ritëm. Dhe sigurisht qenia ose jo kryetari bashkie nuk ka ndikim në aspektin juridik të gjësë. Prokurorisë dhe gjykatësi janë të pandjeshëm në këtë drejtim. 
    Është një shkak i fortë ligjor për tu patur parasysh. Kur flet GJK të gjithë të tjerët nuk kanë çfarë të flasin. Varet se ç’kërkesa do drejtojë Veliaj institucioneve. Në parim GJK qartëson shumë gjëra që kanë qenë të paqarta. 
    GJK tha jo, nuk them se ka patur shkak. Në atë vendimmarrje nuk ka patur shkak.” 
    Sipas Dacit, Kushtetuesja mori një vendim që i dha mesazh çdo institucioni duke dëshmuar se nuk ka një krizë kushtetuese siç pretendohet. 
    “GJK çoi çdo gjë në vend, qoftë me pezullimin e dekretit. GJK ka vetëm një qëllim të mbrojë interesin publik. Nuk besoj se është kundra kushtetueshmërisë. Duhet të mësohemi që të mos vazhdojmë diskutimin dhe ta interpretojmë si një krizë. Do ishte krizë nuk do kishim patur pezullim. Të gjithë institucionet kanë marrë mesazhet e duhura. Lajm i mirë. 
    Veliaj ka beteja të tjera përpara. Në raport me këtë çështje ishte e nevojshme një vlerësim nga GJK. 
    Mund të ketë zëvendësim mase. Gjykata mund të rivlerësojë masën, ose mund të qeverisë me anë të delegimit, ose me anë të shkresave atje ku është. Diskutimi publik është me karakter politik dhe parimor.” 

  • Fati i Ervis Martinajt/Deklarata ‘bombë’ e Lalës:Ka patur një person që kërkonte statusin si i penduar,por nuk iu dha..

    Fati i Ervis Martinajt/Deklarata ‘bombë’ e Lalës:Ka patur një person që kërkonte statusin si i penduar,por nuk iu dha..

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur për fatin e Ervis Martinajt, pas kërkesës së babait të tij pëë ta shpallur zyrtarisht të zhdukur.
    E ftuar në një emision televiziv, gazetarja tah se çështja ka mbetur në gjendje të fjetur. Sipas gazetares fakti që Martinaj nuk ka asnjë sinjal lëvizje në llogari e çon në dyshime se Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë.
    Lala tha se ka patur një tratativë të një personi që ka kërkuar statusin si i penduar por nuk i është dhënë dhe çështja ka mbetur në këtë pikë.
    “Unë mendoj që ky nuk është thelbi i kësaj çështje.Dosja është në gjendje të fjetur as nuk ëhstë pezulluar dhe nuk është kthyer në polici për veprime të mëtejshme.
    Fakti që Martinaj nuk ka asnjë sinjal, asnjë lëvizje në llogari më bën të dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe të jetë vrarë. Rasti i Martinajt nuk është i thjeshtë. Ai ishte i përfshirë në konflikte, i lidhur me lojërat e fatit. Sot ka mbetur në kuadrin e atyre pamjeve të sigurisë dhe marrjes së dëshmive dhe disa mesahzve dhe asgjë tjetër. Ka patur një tentativë të një perosni që para tre vitesh ka patur një tratativë që ti’ jepej statusi si i penduar por çështja ka mbetur në këtë pikë”, tha Lala.

  • Empatia e diskutueshme për Nanon: duhet apo jo të na vijë keq për të?

    Empatia e diskutueshme për Nanon: duhet apo jo të na vijë keq për të?

    Një lloj empatie po shpërfaqet për Fatos Nanon këto ditë teksa ai ndodhet mes jetës e vdekjes prej gjendjes së rënduar shëndetësore. Rëndom, ai trajtohet apo gjykohet si një politikan liberal, pa iu vënë në peshore e mira apo e keqja shoqërore e tij në qeverisjen e vendit për aq sa qe në krye të saj. Po, mundet të ketë patur aspekte pozitive qeverisja e tij, siç vetë ai mund të ketë patur cilësi pozitive në karakter, njerëzor e politik bashkë, por mundet që negativja e tij të ketë prevaluar mbi pozitiven.
    Florian Haçkaj, një aktivist i njohur i diasporës, tiranas, së fundi dhe u përfolur si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e kryeqytetit nga opozita, sjell faktin e zaptimit të shtëpisë së të parëve të tij nga ana e familjes Nano, aty ku siç shkruan ai lindi Fatosi, një zaptim tipik komunist, i cili vijoj dhe pas rënies së regjimit.
    Pra, në këtë fokus e sheh ai ish-kryesocialistin, si zaptues prone, në fillim jo direkt, por me pas dhe direkt, gjersa nuk ka patur ndërgjegjen për të liruar vullnetarisht atë që ka qenë pronë e tjetrit, zaptuar ideologjikisht.
    Shkruan Haçkaj:
    “Keqardhje per Fatos Nanon !?!
    Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja ne Tiranë! Një vile e mrekullueshme e ndërtuar me djersë e me shumë punë, të cilen e pushtuan të babziturit komunistë në vitin 1948 !! Në atë ditë të urryer, gjyshja ime e ndjerë u kthye në shtëpi dhe gjeti disa placka e pak mobilje të ngarkuara në një kamion, bashkë me familjarët e saj, të cilët u DËBUAN pas torturave pa fund ndaj stërgjyshit tonë!!
    Në vitin 1951, aty u vendos familja Nano, dhe aty lindi Fatos Nano në vitin 1952. Deri nga fundi i viteve ‘90, ajo shtëpi mbeti në duart e tyre. Kur përpiqeshim ta rimerrnim pronën pas rënies së komunizmit, përballeshim me kërcënime me jetë, arrogancë dhe një tallje të hidhur: ‘Falënderoni që po ju lejojmë të hyni në shtëpinë tonë!’
    Kjo është trashëgimia e komunizmit: grabitje, dhunë, internime dhe padrejtësi që vazhdojnë të rëndojnë ndër breza. Më dhemb shpirti kur shoh sot njerëz që shprehin keqardhje për Nano, madje edhe prej atyre që e quajnë veten opozitarë.
    Kam vetëm një keqardhje: që ai dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që merituan për të kaluarën komuniste dhe për zbutjen e tranzicionit që ruajti strukturat e vjetra nën petkun e demokracisë. Sot, bijtë e tyre vazhdojnë të na drejtojnë, ndërsa në tetor kujtohet sërish diktatori Hoxha si ‘figurë historike’.
    Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë!”.

  • Rrëfimi tronditës i deputetes: Si ia premë krahun me sharrë ushtarit të UÇK për t’i shpëtuar jetën

    Rrëfimi tronditës i deputetes: Si ia premë krahun me sharrë ushtarit të UÇK për t’i shpëtuar jetën

    Deputetja e AAK-së në Kosovë, Time Kadriaj, ka rrëfyer një episod tronditës nga lufta e 1998-1999, në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj.
    Në transmetimin kushtuar protestës pro liderëve të UÇK-së në Tiranë, Kadriaj kujtoi kohët e vështira dhe episodet e tmerrshme me të cilat u përballën shqiptarët e Kosovës nga forcat serbe, në fund të shekullit të kaluar.
    “Unë kam qenë mjeke në kohën e luftës në Zonën Operative të Dukagjinit dhe kemi patur shumë mungesa (në medikamente). Kemi improvizuar mjete të ndryshme në trajtimin e të plagosurve. Një të plagosuri (ushtar i UÇK-së), i cili nga minat e ka patur gati të shkëputur dorën, na është dashur të ndërhyjmë me sharrë druri të dezinfektuar për t’i shkëputur pjesën e mbetur. Nëse nuk do ta kishim ndalur në atë mënyrë gjakderdhjen, do të kishte humbur jetën. Sot është me një dorë, por është gjallë. Dhe si ky episod, kemi patur plot raste të tjera”, shpjegoi Kadriaj.
    Kadriaj është prej vitesh ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa më tej në bisedë, tha se ndihet krenare që në gusht të vitit 2015 ka votuar kundër ngritjes së Gjykatës Speciale.
    Deputetja kosovare shprehu mbështetjen për ish-liderët e UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar të padrejtë mbajtjen e tyre në paraburgim që prej vitit 2020.

  • Ka besimin e Allegrit, mbrojtësi në bisedime për rinovimin me Milanin

    Ka besimin e Allegrit, mbrojtësi në bisedime për rinovimin me Milanin

    Në shtëpinë e Milanit e ardhmja e Fikayo Tomori mbetet ende për t’u vlerësuar.
    Sipas asaj që shkruajnë mediat, së fundmi ka patur kontakte për rinovimin e kontratës së 27-vjeçarit.

    Mbrojtësi Tomori ka patur një fillim pozitiv të sezonit, duke përfituar edhe nga mënyra se si Massimiliano Allegri përgatit skuadrën. Trajneri ka besim te Tomori, një faktor që mund të ndikojë në negociatat e rinovimit.
    Në këtë sezon, ai ka luajtur 4 ndeshje në kampionat. Lojtari luan në Milano që në vitin 2021, periudhë në të cilën vinte nga Chelsea.
    © BalkanWeb

  • Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf, Veliaj, Molla dhe Qato…

    Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf, Veliaj, Molla dhe Qato…

    Po mbahet seanca për dosjen “5D”, ku mes dëshmitarëve është edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi.
    Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e Këlliçit, ku ka bërë me dije se i qëndron dëshmisë së dhënë më parë në Prokurorinë e Posaçme.
    “Gjithë informacionin e kam marrë shkurt-mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 mln dollar është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5D”, ka deklaruar ai.
    Ndërkohë i pyetur nga avokatit të Mariglen Qatos, Ardian Leka, Këlliçi ka treguar mënyrën se si ka rënë në kontakt me të dhënat mbi të cilin u bë denoncimi.
    “Ka ardhur një zarf dorazi, është protokolli, s’merrem unë drejtohuni Partisë Demokratike. Kam arritur përmes faqes së QKR fillimisht të ndjek kompaninë, kam bërë lidhjen e konfliktit të interesit dhe kam bërë një deklaratë publike. Do kisha kërkuar të njihesha me procedurën se si bëhen pyetjet e nderuar gjykatë. Duhet të kuptoni, kam bërë me qindra denoncime publike që përmbajnë emra e të dhëna dhe nuk është e thjesht t’i kujtoj specifikisht të gjitha. Duhet kuptuar koha, situata që janë bërë.
    Mendoj se detyrën time e kam kryer. Informacioni që më ka ardhur ka qenë me shkrim pa emër pa adresë, por ka pasur emrin tim mbi zarf. Më është dorëzuar mua personalisht dhe jam njohur vetëm unë me materialin. Kam bërë qindra denoncime. Kam patur kallëzime edhe për çështjen në fjalë kallëzim për shpifje. Jam aktualisht në gjykatën civile për shpifje të iniciuar nga ish kreu i bashkisë tiranë Erion Veliaj. Qoftë në deklaratën publike qoftë në kallëzim, ka qenë Qato më pas ka qenë edhe Molla e drejtor të tjerë. Informacionin e parë e kam patur për Qaton, atë që kam patur si informacion atë kam depozituar dhe kallëzuar”, ka deklaruar ai.