Tag: patur

  • FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle të befasishme

    FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle të befasishme

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa. Ka patur kontrolle në banesa ku ka patur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.
    Kontrollet janë kryer në vendbanimi ku ka patur edhe informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale.
    Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim.

  • “Nuk kam patur kurrë probleme me askënd”, tritol biznesit të tij në Shkodër, flet pronari: Nuk kam asnjë ide

    “Nuk kam patur kurrë probleme me askënd”, tritol biznesit të tij në Shkodër, flet pronari: Nuk kam asnjë ide

    Pronari i një biznesi të reklamave në Shkodër ku mbrëmjen e djeshme iu vendos tritoli, ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Shkodrës. Lulzim Mehmetaj deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin.

    “Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve.

    Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë hapur një hetim të zgjeruar për zbardhjen e ngjarjes, e cila tronditi zonën e Ish- Fermentimit për shkak të zhurmës së fortë që u dëgjua, pavarësisht se sasia e lëndës plasëse nuk ishte shumë e madhe.
    Sipas burimeve policore, patrullat u njoftuan rreth orës 22:20, duke u nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur momentet e atentatit.
    Pamjet tregojnë dy persona shumë të rinj në moshë, të cilët afrohen me motor, vendosin eksplozivin pranë qepenave të lokalit dhe largohen me shpejtësi. Ata mbajnë veshje me kapuç dhe fytyrat e mbuluara, duke e bërë të vështirë identifikimin.
    Të dyshuarit janë larguar menjëherë pas shpërthimit në drejtim të njësisë Rrethina, në një zonë rurale ku mungojnë kamerat e sigurisë. Hetuesit dyshojnë se dy të rinjtë mund të jenë paguar për vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa nuk përjashtohen pistat e konflikteve të të tjerëve që mund të kenë shënjestruar biznesin.
    Ngjarja mbetet ende e paqartë, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e atentatorëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Klodiana Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit

    Klodiana Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan dhe pistat që po hetojnë autoritetet. Për të hetuesit po dyshojnë tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim.
    “Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond Mëhalla ka zbritur nga zyra e tij. Kur ka zbritur në afërsi të karburantit, që e kishte në pronësi, automjeti Audi i është afruar dhe një moment shfaqet një person që zbret nga vendi i shoferit, ka një kapuç në kokë dhe i afrohet te vendi i shoferit Mond Mëhallës, pasi sapo kishte hyrë në makinë. Ai ka tentuar të ecë indietro por autori e ka qëlluar gjashtë herë. Më pas është larguar për të djegur automjetin.

    Automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi Mëhallës, në njëfarë mënyrë ka orienuar grupin e hetimit për të marrë në pyetje punonjësit e kompanisë, ortakët dhee ish ortakët. Pak minuta përpara, policia e Elbasanit po kryen veprime hetimore në Lezhë, është identifikuar një person që ka drejtuar automjetin Audi gjatë ditëve të fundit, është identifikuar në Rrugën e Kombit. Nardi Gjoni quhet personi, do të pyetet në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit, se kur e ka marrë automjetin, e me rradhë.

    Është gjetur një pistoletë Beretta dhe mendohet të jetë përdorur në ngjarje. Hetuesit po dyshojnë tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. Deri te përplasja e grupeve për trafikun e drogës. Hetuesit kanë automjetn e përdorur në ngjarje dhe po përpiqen të shkojnë te personi që e ka përdorur, me shpresë së do të shkojnë te ekzekutori”, deklaroi Lala.

  • Dëshmia tronditëse e Fatos Klosit për masakrën e “21 janarit”, ja kush e dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit…

    Dëshmia tronditëse e Fatos Klosit për masakrën e “21 janarit”, ja kush e dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit…

    Thuajse pesëmbëdhjetë vite pas masakrës së “21 Janarit”, zbardhja e kësaj ngjarjeje, e cilësuar si “më e rënda e 30 e ca vjetëve të demokracisë,” mbetet thelbi i drejtësisë. Fatos Klosi, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetit (SHISH) dhe dëshmitar okular i protestës, vjen me një dëshmi thelbësore që synon të godasë direkt urdhërdhënësin e vrasjeve në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011. Duke folur në një intervistë për “Abc News”, z. Klosi është i bindur se urdhri për të gjuajtur mbi turmën, gjë e ndaluar absolutisht nga rregulloret, sipas tij, erdhi “nga shumë lart”. Ai thekson se vrasjet nuk ishin një reagim mbrojtës, por një akt i paramenduar, pasi ato ishin “të programuara”. Qëllimi i ish-kryeministrit të kohës, Sali Berisha thekson ai, ishte i qartë: të demonstrohej se ai e ka në dorë sigurinë dhe ta bënte “zap këtë popull”. Më tej, zoti Klosi akuzon se Berisha ishte i vetmi që kishte “guximin ta bënte këtë gjë”, duke urdhëruar prishjen e serverit të Kryeministrisë për të zhdukur provat. Si dëshmitar, Klosi zbulon se punonjësit e Gardës u mbajtën të ngujuar “tre ditë brenda Kryeministrisë” pas ngjarjes, pasi ish-kryeministri kishte urdhëruar mosbindje ndaj prokurorëve për vendimet e tyre. Megjithatë tani, me aktivizimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që po e heton dosjen e “21 janarit”, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi shpreson se drejtësia e re “nuk ka më personazhe që s’mund të akuzohen edhe s’mund të dënohen,” duke sjellë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
    Pjesë nga intervista
    Intervistuesi: Jam në studio me zotin Fatos Klosi për të diskutuar për këtë paraqitje të parë në SPAK të ish-kryeministrit Berisha për ngjarjet e “21 janarit”. Përshëndetje! Faleminderit zoti Klosi që jeni me ne. Është, mendoj, një ditë shumë e rëndësishme për ju dhe një zhvillim shumë i rëndësishëm, duke patur parasysh të gjitha dëshmitë që ju keni dhënë për ngjarjet e asaj dite, por njëherë edhe për denoncimin që keni patur, përgjegjësinë që ka patur kryeministri i kohës. Si e patë një zhvillim të tillë?
    Fatos Klosi: Natyrisht, është gjë që pritet prej shumë kohësh. Natyrisht, e dimë si u soll Berisha me prokuroren e përgjithshme dhe me Prokurorinë në atë periudhë, ditët e ngjarjes. Urdhëroi që atyre mos t’i binden për vendimet që morën prokurorët lidhur me arrestimin e disa punonjësve të Gardës. Kështu që pastaj qe një periudhë qetësie, dhe tani më në fund SPAK po përpiqet që të zbulojë të vërtetën, e cila është një e vërtetë në mes të sheshit. Nuk është një e vërtetë që ka nevojë për shumë gjëra. Problemi ka mbetur që kush urdhëroi? Ky është problemi i vërtetë: Kush urdhëroi që të shtihet mbi turmën? Meqë sot Berisha tha që nuk ka patur urdhër nga Kryeministria. Megjithatë, çfarë presim ne që thotë ai, që ka patur urdhër? Unë jam i sigurtë që ka patur urdhër. Nuk kam qenë atje bashkë me ta, po e marr me mend, se Garda, Policia, të gjithë ata që janë institucione për mbrojtjen e rendit, e kanë shumë të qartë se ka një rregullore se si përdoret arma që kanë ata me vete, dhe është absolutisht e ndaluar të gjuhet mbi turmën. Kështu që nuk pres që të jetë bërë pa urdhër. Nuk e marrin ata iniciativën për të shtënë mbi turmën. Duhet një urdhër, dhe nga shumë lart. As ministri që ishte atje atë ditë (se doli dhe në Tarracë). Unë kam qenë tamam para portës. Kam ndenjur deri vonë për ta parë. Nuk u përplasa gjithkund. Isha këtu nga dy kullat, po e shihja gjithë pamjen. Pra, nuk është iniciativë e absolutisht asnjërit që e di që ka pasoja të rënda shkelja e ligjit për përdorimin e armës kundër turmës. Pra, unë besoj që është një urdhër…
    Intervistuesi: …nga shumë lart. As nga Andrea Prendi, pra nga ish-kreu i Gardës në atë kohë, nuk mund të jetë si urdhër, thoni ju?
    Fatos Klosi: Shiko, vetëm një gjë të keni parasysh: U mbajtën tre ditë brenda Kryeministrisë punonjësit e Gardës. Dhe në ato tre ditë unë jam i sigurtë që janë bërë debate të mëdha se si do dalin para organeve të drejtësisë, si do t’i thonë shtypit. Dhe e dimë se çfarë qyfyresh tha kryeministri i kohës, qe për çadrat që qëllonin. Tani ka filluar të tërhiqet, se shumë njerëzit e kanë shumë të qartë. Është meritë e medias atë ditë që qe prezent dhe qenë pothuaj të gjitha mediat që ishin, dhe u bë shumë e qartë. Shiko, pritej ajo protestë të ishte një çikë më e ashpër se të tjerat, dhe filloi një çikë e ashpër. Jo te Kryeministria, filloi te Piramida. Te Piramida ishin një grup të rinjsh që protestuan fort. U ndezën dhe nja dy zjarre vetura. Kurse njerëzit e zakonshëm, jo grupi i të rinjve, para Kryeministrisë, ishte shumë e qetë. Në fillim protesta filloi me ato gjuajtjet me ujë të makinave të policisë. Pastaj policia u tërhoq. Njerëzit hipën mbi gardh, bile dhe filluan të bëjnë muhabet me policët që ishin mbrapa gardhit. Pra, protesta nuk ishte një protestë e dhunshme, ajo kryesorja. Andej mbaroi shpejt. U pa që nuk kishte ndonjë zgjidhje, dhe praktikisht vrasjet kanë ndodhur në kohën që po mbyllej. Unë jam dëshmitar okular. Domethënë nuk e kam dëgjuar, as të nisem nga filmat. Dhe u quajt një çmenduri nga të tërë. Nuk e besoja. Unë kisha mbas meje tre katër metra, u vra dikush. Thoshin u vra, u vra. Po ishte i plagosur akoma dhe nuk e besonim dot. Pastaj, duke menduar më vonë, opinioni im është: ka qenë e programuar vrasja. Kjo është më e rënda. Nuk u bënë vrasjet për të penguar njerëzit të hynin në Kryeministri. Kërkush nuk e kaloi cakun. Një makinë i gjuajti një kubik të madh betoni, dhe kjo qe ndërhyrja më e madhe. Ajo ishte te porta e Kryeministrisë. Pra, nuk kishte asnjë arsye pse të gjuhej mbi turmën, aq më shumë në atë moment.
    Intervistuesi: Ju më keni thënë që në kuadër të zhvillimeve të asaj kohe Berisha donte t’i bënte këto vrasje për të treguar forcën e tij në atë kohë. Si e shihni këtë qëndrim me atë që ai mban sot?
    Fatos Klosi: Shiko, sot ai e kupton që nuk përfitoi asgjë nga ajo punë. Ai e bëri atë për të demonstruar që ai e siguron sigurinë. Domethënë, ai e mban, e bën zap këtë popull (po flas në gjuhën popullore). Në atë periudhë ka qenë një problem i madh. Natyrisht, po punonim për demokracinë, ndërkohë që kishte lëvizje. Filluan që në ’97-ën dhe vazhdonin. Në fillim, sa ishin socialistët në pushtet, bëheshin demonstrata pafund. Dhe pastaj kur ishin PD-ja, pati demonstrata. Mbaj mend ato protestat për hapjen e kutive. Ato kanë qenë më të fortat. Dhe pastaj erdhën në këtë përfundim që duhej një protestë çikë më e fortë. Dhe thashë, Berisha e shfrytëzoi këtë rast, e shfrytëzoi për të demonstruar që unë e bëj zap këtë popull. Pra, unë jam i sigurtë që vrasjet ishin të programuara. Ai donte ta tregonte këtë gjë. Unë jam dëshmitar në marrëdhëniet me partnerët, që në atë periudhë partnerët më shumë kishin problem sigurinë në këtë vend, sesa demokracinë në këtë vend. Ideja e tyre ishte që demokracia është një fenomen që kërkon kohë, kërkon ndryshim në psikologji, kërkon kohën e vet. Është edhe për vende shumë të zhvilluara, [ato] kanë lëkundje demokracie. Por ato vende që ne i kemi zili, kanë dhjetëra vjet që funksionojnë me këtë sistem. Për ne është një gjë relativisht e re. Tani, ideja e tyre ishte: duhet siguria. Pse siguria? Ta bën gjënë brenda ditës, vriten njerëz në bulevard. Nuk ishte për sigurinë, ishte për ta demonstruar sigurinë. Ka ndodhur plot ngjarje të rënda, ’97-a është shembulli më konkret. Kështu që ata kërkonin nga pushtetarët, qoftë socialistët, qoftë demokratët, që të garantonin sigurinë. Dhe Berisha për këtë e bëri, të demonstronte që ai e ka në dorë sigurinë, edhe në qoftë se kërkohet për këtë gjë vrasje, që është shumë e rëndë. Zgjidhja me vrasje është më e rënda nga të gjitha.
    Intervistuesi: Dhe kjo është arsyeja që jeni i bindur që ka patur një urdhër nga kryeministri i kohës?
    Fatos Klosi: Unë jam i bindur për këtë punë. Ministri i Brendshëm që ishte Luli s’kishte këllqe për ta bërë këtë gjë, absolutisht. Kështu që urdhri është dhënë. Gardistët e dinë që dënojnë veten e tyre në qoftë se bëjnë një gjë të tillë. Prandaj atyre sigurisht, them që është e programuar, se që përpara i kanë thënë: “Mos kini merak, nuk do ndodhë asgjë. Prokurorinë e kemi ne”. Dhe u sollën [me] Prokurorinë ashtu si u sollën. Kështu që unë për këtë, thashë, kam bindje. Tani i takon SPAK-ut që të marri vendimet e veta dhe të komunikojë akuzat, sigurisht, vendimet e veta dhe pastaj Gjykatës.
    Intervistuesi: Tani, në kuadër të gjithë këtij parashtrimi që ju bëni si dëshmitar i kësaj ngjarje, si e shihni pozicionimin që ka marrë ish-kryeministri Berisha tanimë? Tre herë tha nuk e kam parë fletëthirrjen. Ka bërë një grumbullim para Kryeministrisë. Atje ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.
    Fatos Klosi: Shiko, këtë qëndrim ka mbajtur gjithë jetën. Qëndrimi i tij është që unë nuk kam faj, që unë s’kam bërë asgjë. Unë jam ai që rrëzova regjimin komunist dhe solla demokracinë. Këto janë broçkulla të vjetra të tija, dhe natyrisht ai e di që ka përgjegjësi shumë të madhe. Unë s’pres që ne të dëgjojmë nga goja e tij që: “Po, gabuam.” Është faj i rëndë, nuk është gabim. Nuk e thotë dot ai që i vramë ne. Ai thotë: “Gabim në detyrë.” Nuk e di si e kanë formuluar tamam, por ideja ishte që një rast që s’duhet të ishte. U dënuan shumë pak ata. U bë një skenë dënimi. Ndërkohë që thashë, e rëndësishmja është kjo: Kush urdhëroi? Pastaj kemi dhe një fakt tjetër: Kush mund të urdhëronte të prishej serveri? Serveri i Kryeministrisë. Lul Basha? Absolutisht jo. Ishte ministër, nuk ishte ai që komandonte. Është vetëm ky njeri që kishte jo të drejtën, por guximin ta bënte këtë gjë, gjithmonë me bindjen që ne e kemi shtetin në dorë dhe asgjë s’do të na gjejë. Mirëpo kaluan kohët, po vjen një kohë që shteti po bën detyrën e vet. Drejtësia nuk varet më nga politika. Të paktën ky është synim. Po, deri tani ja ka dalë. Po e shohim që ja ka dalë, dhe këtë s’e kishte parashikuar Berisha. Kështu që detyrohet të thotë broçkulla për t’u mbrojtur. Unë nuk pres që ai të thotë: “Po, gabuam, na falni,” se s’është gabim, është shumë e rëndë.
    Intervistuesi: Pastaj, a besoni ju që kjo ngjarje ka hapësira për t’u zbardhur, duke patur parasysh se ka ndodhur pas 15 vitesh?
    Fatos Klosi: Sigurisht, sigurisht që ka hapësira. Natyrisht, provat më të rëndësishme mbase s’janë më. Por thashë, asgjë nuk fshihet dot. Janë njerëzit. Edhe në qoftë se s’janë provat filmike, edhe në qoftë se s’është regjistruar urdhri (po thonë që është regjistruar. Po, është edhe një audio patjetër, që sot ka ikur jashtë vendit). Janë njerëzit, ata njerëz që e kanë bërë atë faj dikur, edhe mund ta thonë dhe duhet ta thonë. Që: “Ky urdhër na erdhi. Ne aq ishim, aq përgjegjësi kishim. Nuk e kundërshtonim dot kryeministrin në këtë pjesë”. Unë shpresoj që vërtetë nuk duhet të lodhemi kurrë për të kërkuar drejtësinë, për të bërë drejtësi për një ngjarje që është shumë e rëndë. Është ngjarja, për mua, më e rënda e 30 e ca vjetëve të demokracisë. Ka ndodhur dhe ngjarje të tjera të mëdha, por të gjuash mbi turmën në mes të bulevardit dhe pastaj të thuash broçkulla. Ai po thotë: “U gjuajt turma me dinamit”. Absolutisht jo. Njerëzit kur panë policinë që ishte shumë e egër (unë jam dëshmitar), prishën ato pankartat dhe me drunjtë e tyre kanë luftuar me policinë. Nuk ka pasur armë në duart e protestuesve, absolutisht jo. Kanë luftuar me ato drunjtë e pankartave që mbanin në dorë. Pastaj dhe policia u zbut, bile u tërhoq dhe u fut brenda gardhit. Ndërkohë që vrasjet ndodhën një orë më vonë nga kjo, si të thuash, maja e protestës, ashpërsia maksimale e protestës. Prandaj them që atij po i rrëshqiste situata nga dora. Kishte pranuar që aty do bënte një gjë të rëndë për të treguar që: “Shiko, unë e bëj zap këtë popull”. Dhe është dhënë urdhri relativisht vonë, se dukej sikur po mbyllej, po iknin njerëzit dhe do të prishej gjithë plani. Për këtë jam, ju thashë, i bindur.
    Intervistuesi: Patjetër, patjetër. Duke patur parasysh se keni qenë aty, keni patur edhe informacione, dhe sigurisht opinioni juaj është shumë i vyer. Më thoni, a besoni tek drejtësia që do të ketë një zbardhje dhe vënie para përgjegjësisë e ish-kryeministrit Berisha?
    Fatos Klosi: Unë besoj. Shpresoj, është e sigurtë të shpresoj, po, dhe besoj. Pse? Se duket që kjo drejtësi e re, pas kësaj reforme, nuk ka më personazhe që s’mund të akuzohen edhe s’mund të dënohen në qoftë se janë fajtorë.

  • “Vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar”/ 21 Janari, Rada: Berisha mbante kallashnikov në dorë

    “Vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar”/ 21 Janari, Rada: Berisha mbante kallashnikov në dorë

    Gazetari Ardit Rada ka habitur jo pak në emisionin televiziv teksa ka dhënë detaje të panjohura për 21 Janarin e 2011-ës. I pyetur se pse mund të jenë fshirë serverat e Kryeministrisë, Rada tha se kjo nuk lidhet me urdhrin për vrasjet. Sipas tij, kamerat e godinës së Këshillit të Ministrave kanë filmuar Sali Berishën ditën e 21 Janarit teksa mbante vetë automatik në dorë.
    “Duhet të kuptoni që urdhri për të qëlluar ose jo, nuk filmohet në kamera. Korridoret e Kryeministrisë kanë patur kamera të përgjithshme, që nuk filmonin audio në distancë apo me cilësi. Dhe urdhri në këto raste nuk jepet duke ulëritur. Nga informacionet që unë kam, vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar gardistët dhe në dorë ka patur kallashnikov. Madje në çdo kat të godinës ka patur dhjetëra gardistë të armatosur rëndë në pozicion zjarri, me mitralozë. Për çdo rast nëse protestuesit hynin në godinë, siç kemi shembullin e 14 Shtatorit 1998. Për këtë arsye janë zhdukur pamjet. Për të mos dalë pamjet e Berishës dhe dinamikës që ka ndodhur brenda Kryeministrisë” – tha Ardit Rada
    Lidhur me urdhrin për të qëlluar mbi turmën Rada shtoi se:
    “Unë nuk besoj se Sali Berisha ka dhënë urdhër që të qëllohet turma, por edhe pa dakordësinë e tij nuk mund të ndodhte. Sepse aty bëhej fjalë për karrierën e Berishës, pra askush s’mund ta rrezikonte në këtë pikë pa e pyetur. Merrni si shembull se komandati i Gardës apo ministri e Brendshëm do vepronin me kokën e tyre. Pse do ta promovonte më pas Berisha Bashën saqë i fali dhe partinë? Apo pse e futi në situatën më të rëndë të 30 viteve te fundit? Mendoj Berishës që ia kanë propozuar si zgjidhje hapjen e zjarrit dhe ai e ka miratuar” – tha gazetari.

  • 21 Janari / Deklarata e fortë: Berisha mbante kallashnikov në dorë, ndaj janë fshirë serverat e Kryeministrisë

    21 Janari / Deklarata e fortë: Berisha mbante kallashnikov në dorë, ndaj janë fshirë serverat e Kryeministrisë

    Gazetari Ardit Rada ka habitur jo pak në emisionin “Ora e fundit” teksa ka dhënë detaje të panjohura për 21 Janarin e 2011-ës.
    I pyetur nga Emilian Islami se pse mund të jenë fshirë serverat e Kryeministrisë, Rada tha se kjo nuk lidhet me urdhrin për vrasjet. Sipas tij, kamerat e godinës së Këshillit të Ministrave kanë filmuar Sali Berishën ditën e 21 Janarit teksa mbante vetë automatik në dorë.
    “Duhet të kuptoni që urdhri për të qëlluar ose jo, nuk filmohet në kamera. Korridoret e Kryeministrisë kanë patur kamera të përgjithshme, që nuk filmonin audio në distancë apo me cilësi. Dhe urdhri në këto raste nuk jepet duke ulëritur, por nëkonfidencë, në zyrë. Nga informacionet që unë kam, vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar gardistët dhe në dorë ka patur kallashnikov. Madje në çdo kat të godinës ka patur dhjetëra gardistë të armatosur rëndë në pozicion zjarri, me mitralozë. Për çdo rast nëse protestuesit hynin në godinë, siç kemi shembullin e 14 Shtatorit 1998. Për këtë arsye janë zhdukur pamjet. Për të mos dalë pamjet e Berishës dhe dinamikës që ka ndodhur brenda Kryeministrisë” – tha Ardit Rada në ABC News.
    Lidhur me urdhrin për të qëlluar mbi turmën Rada shtoi se:
    “Unë nuk besoj se Sali Berisha ka dhënë urdhër që të qëllohet turma, por edhe pa dakordësinë e tij nuk mund të ndodhte. Sepse aty bëhej fjalë për karrierën e Berishës, pra askush s’mund ta rrezikonte në këtë pikë pa e pyetur. Merrni si shembull se komandati i Gardës apo ministri e Brendshëm do vepronin me kokën e tyre. Pse do ta promovonte më pas Berisha Bashën saqë i fali dhe partinë? Apo pse e futi në situatën më të rëndë të 30 viteve te fundit? Mendoj Berishës që ia kanë propozuar si zgjidhje hapjen e zjarrit dhe ai e ka miratuar” – tha gazetari Ardit Rada për “Ora e fundit”.

  • “Ta…ta…ta…gjakos”/ Artan Hoxha: Ja çfarë zbulon audio-përgjimi i ri që dorëzova në SPAK për “21 Janarin”

    “Ta…ta…ta…gjakos”/ Artan Hoxha: Ja çfarë zbulon audio-përgjimi i ri që dorëzova në SPAK për “21 Janarin”

    Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ishin 4 qytetarë që u vranë nga të shtënat e Gardës së Republikës gjatë protestës para Kryeministrisë në 21 janar 2011.
    Ditën e sotme në “Shqipëria Live”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi audio-përgjimin që ka dorëzuar në SPAK, që sipas tij, çoi dhe në rihapjen dhe rihetimin e çështjes. Hoxha tha se në audi-përgjim janë regjistruar komunikimet që kreu i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi ka patur me të gjithë zinxhirin e autoriteteve, nga efektivët e tij, tek Ministria e Brendshme dhe vetë kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha.
    “Është një audio-përgjim që e kam dorëzuar në SPAK personalisht. Unë për çdo deklarim në SPAK kam qëndruar mbi 4 orë. Berisha sot vetëm 2 orë. Nuk besoj se i kanë ezauruar të gjitha pyetjet me gjithë ato prova që kanë. Ai ka shumë informacion mbi këtë ngjarje. Por ka një gjë, detaji që e vuri në lëvizje ’21 Janarin’, pra që finalizoi me kallëzimin e familjarëve të viktimave, ishte audio-përgjimi që dorëzova unë. Nuk është çështje e gjykuar sepse dy viktimat janë pa autor. Por tani nuk e vë më njeri në dyshim që vrasjet janë bërë nga shteti. Të gjithë zyrtarët e asaj kohe nuk e shmangin dot këtë përgjegjësi pas vendimit të Gjykatës së Strasbugut. Pas kësaj erdhi vendimi i Gjykatës së Lartë që e ndihmon SPAK.
    Në këtë çështje është i rëndësishëm dhe libri i Bamir Topit sepse ai ka qenë president dhe kishte informacion në klasifikuar. Të kthehemi tek Berisha. Në 2011 hetimi i parë u varros. Arsyen pse e tha gjykata e Strasburgut, u manipuluan provat, u mbulua ngjarja. Hetimi me kohë nuk është bërë sepse s’ka patur vullnet politik. SPAK nuk e mori me dëshirë, e detyroi Gjykata e Lartë me vendim. Kjo ishte hera e parë që Berisha flet për këtë çështje për autoritetet e drejtësisë. Mund të thirret sërish.
    Audio-përgjimi është ruajtur me diktofon. Më është kërkuar të bëj kopje, por nuk e kam shpërndarë. E donin mediat që tani e vënë në dyshim. Atu flitet dhe për Bashën. Kodet që kam zbuluar janë komunikimet e brendshme të Gardës, Ministrisë etj. Personat që flisnin kanë patur kode, nuk dilnin me emra. Bashës po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në kryeministri nuk komandonte Basha dhe policia që komandohej nga Basha ishte larguar, aty ishte vetëm Garda.
    Në zonë ka patur sistem kamerash dhe e gjithë zona ishte e mbuluar. Madje ka patur dhe sistem që regjistronte të gjitha bisedat. Unë kam dalë diku nga ora 11 kam folur për ngjarjet. Por pas orës 1 natë, janë fshirë të gjitha pamjet dhe regjistrimet. Janë fshirë provat. Është thënë se sistemi i Gardës që i regjistronte të gjitha është thënë se nuk punonte, por në fakt punonte. Materiali tregon që vrasjet janë bërë me urdhër. Personi i përgjuar është komandanti i Gardës. Janë të gjithë komunikimet e tij me zinxhirin komandues. ‘Ta ta ta gjakos’ është urdhri që u dha për vrasjet. Vrasjet u bënë për 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë.
    Berisha sot ia la autorësinë Gardës. Por urdhri nuk u dha nga Garda. E vetmja e shtënë brenda godinës së kryeministrisë, ishte grushti që iu dha Ndrea Prendit. Vrasjet ndodhën jashtë. Të shtënat janë bërë nga vendet ku ishin fshehur efektivët e gardës, dhe një e shtënë tjetër ka ardhur nga dera kryesore e kryeministrisë. Zivaer Veizi në hyrjen e kryeministrisë, porta e jashtme. Faik Myrtaj ndodhej tek kullat, në trotuar. Hekuran Deda u vra në platformën e mediave, ndodhej Top Channel aty. Aleks Nika ndërkohë është në pjesën e jashtme dhe plumbi u qëllua nga dera e jashtme e kryeministrisë.
    Kam folur me Altin Dumanin para se të bëhej drejtues i SPAK. Dumani më ka thënë që nuk e merrte dot SPAK nën hetim sepse ishte nga Prokuroria e Tiranës. Ai e njihte shumë mirë çështjen prandaj unë dhe familja Nika donim ta hetonte ai. Ai e ka mbrojtur në Gjykatën e Apelit dhe varianti që ai ka mbrojtur përputhej me çështjen që kishim ne. Unë dhe sot i bëj apel që ta vijojë hetimin për këtë çështje dhe t’i japë rëndësinë e duhur. Duhet të merren në pyetje të gjithë zyrtarët. Edhe kryeministri Edi Rama mes shumë të tjerëve.”- tha Hoxha.

  • Berisha: Nuk ka patur asnjë urdhër për 21 janarin! Thirrja e bërë publike për interesa politike!

    Berisha: Nuk ka patur asnjë urdhër për 21 janarin! Thirrja e bërë publike për interesa politike!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Moti i keq/ Dëmtohet ura që lidh dy fshatra në Kukës, probleme edhe në Dibër

    Moti i keq/ Dëmtohet ura që lidh dy fshatra në Kukës, probleme edhe në Dibër

    Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditët e fundit ka shkaktuar problematika edhe në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës.
    Raportohet se në tre njësi në Kukës ka probleme me energjinë elektrike, ndërsa në bashkinë Has gjatë natës ka patur dëmtim të një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh.
    Ndërsa në Dibër, raportohen probleme në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, dhe në Shkopet, ku për më tepër se 3 orë rruga ka qenë e bllokuar pasi inertë dhe gurë janë shembur nga shpati i malit.
    Gjithashtu ka patur ndërprerje të energjisë edhe në njësitë Baz dhe Ulëz.

  • “Alarm i kuq”/ Paralajmëron Lajda Porja: Veriu do të ‘pushtohet’ nga përmbytjet, reshje arrijnë 200-350 mm

    “Alarm i kuq”/ Paralajmëron Lajda Porja: Veriu do të ‘pushtohet’ nga përmbytjet, reshje arrijnë 200-350 mm

    Metereologia e njohur, Lajda Porja, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi se si do të jetë moti gjatë kësaj jave.
    “Nëse kemi një muaj të ngrohtë, me temperatura të larta, është e pashmangshme fenomenet ekstreme si i rastit konkret, reshjet intensive. Nëntori ka shënuar temperatura në çdo ditë mbi vlerat e tij normale, të cilat janë 19.5-20 gradë. Kemi patur 25, 26, 27 gradë. Ka patur dje një temperaturë mjaft të lartë, ishte zagushi.
    Ndërkohë sinjalet e stuhisë i kemi parë që të mërkurën dhe të enjten e shkuar, ishte një sistem aq i mirë organizuar sa ishte mjaft e vështirë që të zhvendosej. Reshjet tashmë kanë filluar në zonat veriore dhe parashikohet që orët vijuese sot të ndryshojnë intensitetin e tyre, pra do të kemi rritje të intensitetit. Është i vendosur pikërisht në veri, pra Shkodra, Puka, Lezha, Bajram Curri, Bulqiza, do marrin edhe sasi mjaft të mëdha të reshjeve”, tha Lajda.
    Porja tregoi për “Wak Up” hartën me tre ngjyra, pink, jeshile e errët dhe një jeshile pak më e zbehtë.
    “Ngjyra pink është intensiteti më i lartë i reshjeve. I gjithë veriu është i ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe shirave intensive. Nuk është se ka ndonjë zonë aty që do t’i shpëtojë. Kemi reshje që do bien nga 200-340 mm, flasim në zona të banuara, për shembull në Shkodër në qytet, Vau i Dejës, Thethi, Iballja, Dragobia, Fierza, Komani. Janë të gjitha këto zona që mund t’a tejkalojnë dhe 300-350 mm.
    Fati i mirë është që kaskadat janë nën nivel sepse kemi patur vetëm një ngjarje me reshje për gjithë nëntorin. Unë e kam thënë që nëntori është muaji më i lagësht për territorin shqiptar, 90 për qind të reshjeve vjetore duhet të bien përgjatë nëntorit. Shkodra e ka normën mujore 204-205 mm, pra të shpërndara në kohë.
    Patjetër që kur kemi fenomene ekstreme përmbysin çdo lloj parashikimi, që do të thotë 200 mm ose më shumë, bien në intervalin kohor që do kemi reshje nga e marta deri të shtunën. Shkodra mund të ketë edhe 240 mm shi dhe mundësia e probabiliteti për përmbytje është shumë i lartë”.