Tag: patriotike

  • Këngët patriotike në festivalet e këngëve korale: analizë kritike për politikat arsimore dhe edukative

    Këngët patriotike në festivalet e këngëve korale: analizë kritike për politikat arsimore dhe edukative

    Reflektim personal

    Nga Alma Dema

    Në sistemin arsimor shqiptar, festivalet korale të fëmijëve vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm si forma të shprehjes artistike dhe të prezantimit publik të kompetencave muzikore. Megjithatë, repertori i këngëve që përdoren, shpesh, mbështetet në materiale të vjetra patriotike ose partizane, të krijuara në kontekste historike dhe ideologjike të caktuara, të cilat sot nuk mund të përdoren pa kriter. Kjo e bën të domosdoshme një analizë të plotë nga perspektiva e politikave arsimore, duke vlerësuar ndikimet mbi zhvillimin e fëmijëve dhe standardet bashkëkohore të edukimit.Shumica e këngëve patriotike janë të ndërtuara mbi narrativat e luftës, sakrificës dhe heroizmit, që kërkojnë kompetenca të caktuara historike dhe abstragimit moral. Në këtë kontekst, fëmijët e arsimit të mesëm të ulet, por jo vetëm, nuk kanë zhvilluar ende kuptimin kritik të kauzave historike, konceptet e abstraguara të viktimës dhe heroit, dallimin e perspektivave në konflikt, kapacitetin për të kuptuar simbolikën politike, prandaj, repertori, shpesh, çon në një memorim mekanik të teksteve, pa asnjë përthithje konceptuale. Për pasojë, komponenti edukativ i artit, që duhet të ndërtojë kuptim, reflektim dhe emocion të shëndetshëm, zbehet plotësisht.Tekstet që përmendin luftën, armët, armiqtë apo flijimin nuk janë të përshtatshme për zhvillimin emocional të moshës 6–10 vjeç. Politikat arsimore bashkëkohore, përfshirë ato të UNESCO-s, theksojnë se materiali artistik për fëmijët duhet të shmangë temat që nxisin frikë, agresivitet apo përfytyrime të dhunës, përveç nëse shoqërohen nga udhëzime pedagogjike. Në këtë kontekst lind pyetja ime si prind: A ka një udhëzim pedagogjik mbi këtë temë? Nëse po, kush e ka hartuar dhe kush e ekzekuton?Druaj se në festivalet korale shqiptare, këto këngë ofrohen pa asnjë kontekstualizim, duke krijuar një boshllëk mes intencës patriotike të të rriturve dhe botës emocionale të fëmijëve.

    Mospërputhja midis kurrikulës aktuale dhe praktikave tradicionale të festivaleve. Çfarë thotë kurrikula kompetencave?

    Korniza e kompetencave të nxënësit shqiptar përqendrohet tek qytetaria demokratike, zgjidhja e konflikteve me mjete paqësore, të menduarit kritik, komunikimi i ndjeshëm dhe etik, zhvillimi artistik imagjinativ. Ndërkohë, këngët patriotike të periudhës së luftës janë të ndërtuara sipas një paradigme të vjetër, ku theksohen polarizimi “ne–ata”, idealizimi i dhunës si mjet çlirimi, flijimi ekstrem, modeli i heroit martir, duke krijuar një moskoherencë të dukshme midis qëllimeve të kurrikulës moderne dhe mesazheve të materialeve muzikore të përdorura në festivale.Festivalet korale të fëmijëve mbeten, shpesh, të mbështetura në traditat e periudhës socialiste, jo për arsye ideologjike të qëllimshme sot, por për mungesë alternativash moderne të përgatitura nga institucionet. Kjo tregon se politika arsimore nuk ka ndërtuar ende një infrastrukturë repertoresh të standardizuara, duke e lënë mësuesin të improvizojë. Rezultati është një praktikë kulturore e trashëguar, jo e rishikuar, dhe jo e mbështetur nga politika të qarta.

    A i njohin fëmijët heronjtë dhe kontekstin historik?

    Fëmijët e arsimit të mesëm të ulët por edhe ata të arsimit të mesëm të lartë, nuk e zotërojnë të kuptuarit e kronologjisë historike, natyrës komplekse të luftërave, ideologjive politike të kohës, motivimeve individuale të personazheve historikë, kështu, ata këndojnë për Vojo Kushin, Liri Gero, Mujo Ulqinaku apo heroinat e Luftës së Dytë Botërore pa ditur as se cilit epokë i përkasin, dhe shpesh as se çfarë simbolizojnë. Njohja e figurave të historisë nëpërmjet vetëm një kënge çon në mitizim të tepruar, shtrembërim të kuptimit real, ngrirje të historisë në formën e sloganit, zhdukjen e aftësisë kritike të fëmijëve, duke iu kundërvënë çdo standardi modern të edukimit qytetar.Për të gjithë këtë, nuk ekziston një strukturë rregulluese dhe nuk mban njeri përgjegjësi institucionale, sepse pikë së pari, nuk ekziston një bord i posaçëm rregullues apo një bord i repertorit muzikor për fëmijët. Nga ana tjetër, nuk figuron asnjë rregullore kombëtare për përzgjedhjen e materialeve në festivale të tilla korale apo udhëzime të detajuara për përmbajtjen edukative të tyre.Përzgjedhja mbetet përgjithësisht individuale. Mësuesi zgjedh këngën, drejtori e miraton, organizatori e vendos në skenë. Kjo, në fakt tregon një mungesë politike arsimore, jo një shkelje personale, duke qenë se sistemi nuk ka mekanizma cilësie.Në këto kushte, kushdo që merret me fëmijët dhe punon për mirëqenien e tyre institucionale, psikologjike, pedagogjike, morale dhe mbi të gjitha, njerëzore, duhet të kërkojë që të mbahet përgjegjësi e qartë institucionale dhe politikat arsimore duhet:

    të përcaktojnë standardet e përmbajtjes artistike

    të krijojnë repertore të filtruar nga ekspertë

    të ofrojnë trajnime për mësuesit në edukimin muzikor modern

    të mbrojnë fëmijët nga ekspozimi ndaj materialeve të papërshtatshmeNë mungesë të këtyre mekanizmave, këto lloj festivalesh (pra, korale) bëhen terren për improvizim dhe përsëritje të pandërgjegjshme të materialeve të vjetra dhe dhënie çmimesh e trofesh pa meritë!

    Lipset një politikë e re arsimore për artin muzikor të fëmijëve

    Është një kënaqësi e veçantë të jesh spektatore e një Festivali Koral të shkollave 9-vjeçare, siç më rastisi të isha më 14 nëntor, pranë QKF-së Durrës, ku u përfshiva emocionalisht nga zërat e koreve të shkollave pjesëmarrëse, ashtu siç mbeta e dyzuar mes mundësisë dhe aftësisë që patën koret për të fituar çmimin e parë.Isha thjeshtë një spektatore e nderuar, por si profesioniste, ndjeve se e gjithë ndërmarrja ka dhe kishte nevojë për filtrim dhe riklasifikim të repertorit muzikor. Institucionet duhet të hartojnë një listë rekomandimesh që ndan: a) këngët e përshtatshme për moshat, b) këngët që duan kontekstualizim c) këngët që duhen shmangur.Kjo është një praktikë e zakonshme në shumë shtete europiane.

    Përveç kësaj, gjykoj se do të ishte me vend krijimi i një bordi multidisiplinar, i cili duhet të përbëhet nga pedagogë të muzikës, psikologë të fëmijëve, historianë, ekspertë të kurrikulës. Ky bord do të vlerësonte çdo material përpara se të përdorej gjerësisht në shkolla. Ose, a ishte juria e përbërë nga personalitete të tilla?Por, kjo nuk është se behet vetëm me dëshira dhe ëndrra, kjo bëhet me një planifikim të mirë dhe të rregullt ndërinstitucional. Nga ana tjetër, është shumë e domosdoshme nxitja e krijimtarisë së re muzikore për fëmijë, kompozime të reja, tekste bashkëkohore pedagogjikisht të shëndetshmeprojekte artistike që pasqyrojnë realitetet e sotme, bashkëpunime me autorë, kompozitorë, ilustratorë dhe edukatorë të fëmijëve, për të larguare varësinë nga repertori i vjetruar.Përdorimi i këngëve patriotike me fëmijët nuk është problem në vetvete; problemi lind kur repertori merret i gatshëm, i pakontrolluar dhe përdoret pa kriter pedagogjik e historik. Politikat arsimore duhet të ndërtojnë një infrastrukturë të qartë filtrimi, zgjedhjeje dhe shpjegimi të materialit artistik, duke mbrojtur zhvillimin emocional, njohës dhe etik të fëmijëve.Në mungesë të kësaj infrastrukture, festivalet korale të fëmijëve rizgjojnë pa kriticizëm modele të së kaluarës dhe dështojnë të përmbushin një nga misionet kryesore të edukimit: formimin e qytetarëve të menduar, të ndjeshëm dhe të kultivuar!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TI…MË THËRRET ENDE, KAPITEN?!”, POEZI NGA DASHAMIR MALO

  • VIDEO/ Në mes të Stambollit, shqiptarët në Turqi festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike

    VIDEO/ Në mes të Stambollit, shqiptarët në Turqi festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike

    28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, është festuar edhe në Turqi, në mes të Stambollit.

    Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë ‘vërshuar’ nëpër qytet për të festuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
    “E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi.

     

    Top Channel

  • Në mes të Stambollit, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike (Video)

    Në mes të Stambollit, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike (Video)

    28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, është festuar edhe në Turqi, në mes të Stambollit.
    Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë ‘vërshuar’ nëpër qytet për të festuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
    “E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi.

  • “Dua më shumë Shqipërinë”, në Elbasan pavarësia festohet me koncerte dhe këngë patriotike

    “Dua më shumë Shqipërinë”, në Elbasan pavarësia festohet me koncerte dhe këngë patriotike

    “Dua më shumë Shqipërinë” ishte koncerti që mbylli festimet e Nëntorit në Elbasan.  Për herë të parë u ndërthur orkestra e harqeve me liveband për të sjellë një koncert i cili u mirëprit nga publiku.

    Sipas drejtuesit të qendrës së Artit Elbasan prej një muaji qyteti ka qenë i mbushur me aktivitete kryesisht në shkolla e qendra kulturore.
    Koncerti solli këngë patriotike atdhetare dhe interpretime të ndryshme. I dha më shumë ngjyra e gjallëri kori i fëmijëve të shkollës Artistike Onufri.

    Top Channel

  • Rama: Shqipsharësit, tifozë të budallakisë patriotike, po e trajtojnë Hashimin si armik

    Rama: Shqipsharësit, tifozë të budallakisë patriotike, po e trajtojnë Hashimin si armik

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në paraburgim duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, shkruan Rama në një mesazh në Facebook.
    “Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. 

  • Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë

    Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë

    Që prej orëve të para të mëngjesit dhjetëra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës për protestën e cila do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej për ish-luftëtarët e UÇK-së 

    Teksa kalojnë me makinat e tyre veshur me flamuj kuq e zi, flamuj të UÇK, këngë patriotike dhe bluza të stampuara ‘Liria ka emër’, qytetarët shprehen mjaft entuziastë për këtë protestë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. 

    “Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë; Jemi nisur për Tiranë për protestën e organizuar nga veteranët e UÇK. I urojmë kthim sa më shpejt në Kosovë; Po shkojmë në Shqipëri për protestën.  

    Urojmë që t’ia arrijmë qëllimit për t’i liruar thanë disa prej qytetarëve nga Kosova për Report Tv teksa po kalonon në pikën kufitare të Morinës 

  • Gerald Locklin: Poezi patriotike

    Gerald Locklin: Poezi patriotike

    Alexander Haig thotë se ka gjëraPër të cilat amerikanët duhet të jenë të gatshëm të vdesin.

    Ai nuk po më flet mua;Ai po u flet fëmijëve të mi.

    Fëmijët e mi, më lejoni sall t’ju tërheq vërejtjenSe askush që ju kërkon të sakrifikoni jetën tuajNuk e ka sakrifikuar të tijën.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JEFF WEDDLE: NJË LETËR PËR XHEVDET BAJRAJN

  • Naimi, rilindasi i madh i kombit

    Naimi, rilindasi i madh i kombit

    Vdiq Naimi, vdiq Naimi/ moj e mjera Shqipëri!/Mendjelarti, zemërtrimi,/vjershëtori si ai! –  kështu do ta vajtonte humbjen poetit tonë kombëtar, Çajupi. Naim Frashëri u nda nga jeta në 20 tetor të vitit 1900, në lagjen “Erenqoj” të Stambollit, ku dhe u varros. Ndërsa eshtrat e tij, janë sjellë në Shqipëri.

    Naim Frashëri u lind më 2 maj 1846 në Frashër, ku kreu mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas, i doganës në Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë, Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash “Tejhyjylat” (“Ëndërrimet”, 1885).

    Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqipe. Poema e tij e parë e re, ishte “Shqipëria” (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll, Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria”(1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza dhe vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

    Më 1886, Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e bujqësia”, atë greqisht “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve” (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një “Histori të përgjithshme”.

    Më 1888 vijoi me “Dituritë” (ribotuar më 1895 me titullin “Gjithësia”, – shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj “Mësimet” (proza patriotike dhe të moralit) dhe “Fjala flutarake” (vjersha) më 1894, së fundi më 1898, poema e madhe epike “Historia e Skënderbeut’ dhe poema fetare “Qerbelaja” etj.

    Naim Frashëri. u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887 etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia”) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut”qe një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia. Poema është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

    Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia”1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i tij, në thelb ishte panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri, me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik.

  • Nita Latifi tallet me Eglin për videon në koncert: Brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk po këndon

    Nita Latifi tallet me Eglin për videon në koncert: Brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk po këndon

    Showbiz E Hënë, 21 Korrik 2025 19:54
    Egli Tako vijon që të jetë kryefjalë në media. Gjatë një koncerti, ajo interpretoi këngën ikonike patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, një këngë me simbolikë të thellë kombëtare dhe emocione të forta për publikun shqiptar.
    Më shumë se sa zëri apo interpretimi, ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj skenike. Egli u shfaq me një veshje të shkurtër dhe provokuese, që shumë e konsideruan të papërshtatshme për një këngë të tillë me përmbajtje patriotike.

    ”Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën”. Komentet e saj vënë në pah dy problematika që shumë prej ndjekësve i kanë theksuar: mungesën e autenticitetit në interpretim dhe mosrespektimin e karakterit solemn të këngës.

  • Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

    Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

    Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë.
    Një duel që pritet me padurim nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën dhe jo vetëm.
    Dy kombëtaret janë pjesë të grupit K dhe synohet me çdo kusht fitorja, për vendin e dytë, pasi vendi i parë duket i rezervuar nga Anglia, ndonëse janë edhe shumë ndeshje të tjera për tu luajtur.
    Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët.
    Të shumtë në numër dhe me ngjyrat kuqezi, tifozët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
    Nuk mungojnë këngët patriotike, ndërsa mbështetës të shumtë, kanë mbuluar makinat e tyre me flamujt e Shqipërisë.
    Siç ndodh shpesh, nuk mungojnë as vallet me këngë patriotike nga tifozët. Drejt stadiumit, janë nisur edhe fugonët e policisë, për garantimin e sigurisë, në një përballje delikate si kjo e sotmja.
    Të shumtë, me numrin që shtohet nga minuta në minutë, tifozët kuqezi të bashkuar, në kor kanë nisur të këndojnë me thirrjet: “Shqipni etnike…”
    Duket se tifozëve nuk po u pritet për tu futur në stadium dhe janë paraqitur pranë “Air Albania”, në pritje për të hyrë brenda.
    Vlen të përmendet se kërkesat për bileta kanë qenë të mëdha dhe tifozët që nuk do të kenë mundësinë të jenë në stadiumin “Air Albania”, do e ndjekin ndeshjen në ekrane të mëdha në kryeqytet, të bashkuar.
    Gjithashtu një nga “Fan Zone”-t do të jetë e vendosur në afërsi të Piramidës.