Tag: patrick

  • U abuzua seksualisht në moshën 16-vjeçare, aktorja Claudia Cardinale: Djali u rrit duke besuar se isha motra e tij, nuk mendova ta hiqja fëmijën

    U abuzua seksualisht në moshën 16-vjeçare, aktorja Claudia Cardinale: Djali u rrit duke besuar se isha motra e tij, nuk mendova ta hiqja fëmijën

    Aktorja e njohur Claudia Cardinale, e cila ndërroi jetë të martën në moshën 87-vjeçare, mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare.

    Ylli i viteve ‘60 nuk ishte vetëm një ikonë e bukurisë dhe talentit, por edhe një grua me një forcë të jashtëzakonshme përballë dhimbjes së heshtur që e shoqëroi për dekada.
    Pas një paraqitjeje të jashtme plot hijeshi dhe sensualitet, Cardinale mbante një plagë të thellë nga rinia e saj. Në një intervistë të rrallë për Corriere della Sera, ajo rrëfeu se ishte vetëm 16 vjeç ku u përdhunua në Tunis nga një burrë i rritur i panjohur për të. Nga ajo ngjarje e rëndë, ajo mbeti shtatzënë dhe solli në jetë djalin e saj, Patrick.
    “As për një moment nuk mendova ta hiqja fëmijën tim,” tha ajo me vendosmëri. Forca e saj u shfaq jo vetëm në përballimin e traumës, por edhe në zgjedhjen për të mbajtur shtatzëninë, në një kohë kur shoqëria italiane ishte ende shumë e mbyllur ndaj temave të tilla.
    Patrick, djali i saj, u rrit fillimisht duke besuar se Claudia ishte motra e tij, për të mbrojtur imazhin publik të aktores dhe për ta ruajtur atë nga thashethemet. E vërteta iu zbulua më vonë përmes një interviste me gazetarin Enzo Biagi, ku Cardinale tha se “Ishte e nevojshme. Guximi del kur nevojitet.”
    Në përballjen me situatën, Claudia pati mbështetjen e familjes, veçanërisht të motrës së saj Blanche, e cila e ndihmoi të kujdesej për Patrick. Franco Cristaldi, producent dhe partner i saj në atë kohë, u kujdes që çdo detaj të trajtohej me diskrecion të plotë. Ai madje shkatërroi letrat që babai biologjik i Patrick-ut dërgonte, pa dijeninë e saj.
    Patrick, i cili është rritur mes Italisë dhe SHBA-së, zgjodhi një jetë larg vëmendjes së mediave. Ai është bërë një stilist bizhuterish me bazë në Nju Jork.
    Rrëfimi i Claudia Cardinales është dëshmi e një force të heshtur dhe një guximi që i parapriu kohës. Në një shoqëri ku dhuna ndaj grave shpesh fshihej ose neglizhohej, ajo zgjodhi të mbijetojë dhe të ecë përpara jo vetëm për veten, por edhe për të birin.

    Top Channel

  • Çifti i njohur kurorëzon dashurinë me një ceremoni elegante në Idaho

    Çifti i njohur kurorëzon dashurinë me një ceremoni elegante në Idaho

    Patrick Schwarzenegger dhe modelja Abby Champion kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni elegante në Coeur d’Alene, Idaho, në fillim të shtatorit. Çifti, që prej kohësh është pjesë e vëmendjes mediatike, ka publikuar së fundmi fotot e para nga dasma e tyre, duke dhuruar momente të ngrohta dhe plot stil.
    Festimet nisën më 4 shtator me një darkë intime prove. Abby shkëlqeu me një fustan të rafinuar nga Zimmermann, ndërsa Patrick u paraqit me një kostum elegant nga koleksioni Haider Ackermann për Tom Ford. Një ditë më pas, atmosfera mori një kthesë më të relaksuar me një barbeque në stilin “western”, ku të ftuarit, miqtë dhe familjarët u bashkuan në një festë të ngrohtë. Abby zgjodhi një fustan të gjatë me dantella nga Bec+Bridge, të kombinuar me çizme të zeza kaubojsh dhe një kapelë klasike, duke reflektuar hijeshi dhe natyrshmëri.
    Ceremonia madhështore u mbajt më 6 shtator, ku çifti shkëmbeu betimet përpara të afërmve dhe miqve të ngushtë. Abby u shfaq në një fustan nusërie të punuar posaçërisht nga stilistja Danielle Frankel. Patrick, ndërkohë, ruajti elegancën me një tjetër kostum nga Haider Ackermann për Tom Ford.
    “Moda është një pjesë thelbësore e jetës sime, ndaj ishte shumë e rëndësishme për mua të punoja me dikë që më kuptonte plotësisht,” tha Abby për Vogue, duke vlerësuar bashkëpunimin me stilisten.

  • Sir Patrick de Colquhoun: ”Aristanderi më në fund parashikoi se Aleksandri, i cili e kishte prejardhjen nga Shkypetarët..”

    Sir Patrick de Colquhoun: ”Aristanderi më në fund parashikoi se Aleksandri, i cili e kishte prejardhjen nga Shkypetarët..”

    Sir Patrick de Colquhoun – ish-zëvendëspresident i Shoqërisë Mbretërore të Letërsisë:

    Për të formuar një ogur të mirë, shqiponja duhet të fluturojë nga e djathta në të majtë. Aristanderi më në fund parashikoi se Aleksandri, i cili e kishte prejardhjen nga Shkypetarët, do të ishte fitimtar, sepse pa një shqiponjë që fluturonte nga kampi maqedonas drejt kampit të armikut (Plut. In Alex., Plin. 17). 25.) Më parë u vu re se emri kombëtar i pellazgëve është -Shkypetar- Bijtë e Shqiponjës.

    Burimi: Sir Patrick de Colquhoun (Royal Society of Literature) | The Imperial and Asiatic Quarter Review (1894) Origjinali nga: Biblioteka e Kolegjit të Harvardit

  • ”Trojanët flisnin Pellazgjisht” –  Pashko Vasa & Patrick Colquhoum

    ”Trojanët flisnin Pellazgjisht” – Pashko Vasa & Patrick Colquhoum

    Në poemat e Homerit termi ‘helenë’ përmendet vetëm për  një fis, ose vetëm për banorët e një rajoni të kufizuar në Thesali, dhe për herë të parë mori kuptim gjenerik shumë kohë mbas ekspeditës kundër Trojës – pra, po të flasim nga pikëpamja historikem, në një kohë relativisht moderne. Sepse është e qartë që në kohën e poemave të Homerit, gjuha, cilado të ketë qenë ajo, ishte e përhapur ndër aleatët dhe rrethuesit, dhe për këtë arsye, duhet të ketë qenë gjuha e parë e pellazgëve. Për më tepër, ajo ishte gjuha e të rrethuarve, ndonëse jo e aleatëve të tyre të jugut. Nuk ka asnjë tregues se janë përdorur përkthyes; dhe, nga ana tjetër , ata kishin të njëjtat hyjni, që mbronin kauën e sëcilës nga palët – Jupiteri, Junoja, Marsi, Afërdita, Apoloni, Mërkuri, Minerva, Vullkani, Neptuni.

    Në këto rrethana duhet të paraqitet një teori që të shpjegojë në mënyrë të arsyeshme hyrjen e gjuhës greke, pa përdorimin e mjeteve të dhunshme, pas ekspeditës trojane.

    Është pranuar që fenikasit ishin të parët tregtër në Levant që njohim dhe thuhet se ata kishin atje deri në 300 koloni. Kjo duhet marrë me pak rezervë. Ose ky është një ekzagjerim, ose të ashtuquajturat koloni nuk ishin asgjë më tepër se sa stacione tregtie, të kufizuara në numër për sa përket numrit të banorëve, që në ditët e sotme quhen pika tregtare.

    Shkëputur nga libri ”Pellazgët – Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit” -Patrick Colquhoum dhe Pashko Vasa – /InforCulture.info