Tag: patriarku

  • Papa Leoni XIV i lutet Zotit nga Stambolli për “bashkimin e plotë”  të të krishterëve

    Papa Leoni XIV i lutet Zotit nga Stambolli për “bashkimin e plotë” të të krishterëve

    Në Kishën e Shën Gjergjit, seli e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, në lagjen Fanar të Stambollit, ku Ati i Shenjtë Prevost mori pjesë në doksologji
    Papa Leoni XIV shpreson në “bashkimin e plotë” të të krishterëve dhe i lutet Zotit t’i gjegjet uratës së tij “për unitetin e të gjithëve”. Fjalët e Papës jehojnë dje, 29 nëntor, në Kishën e Shën Gjergjit, seli e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, në lagjen Fanar të Stambollit, ku Ati i Shenjtë Prevost mori pjesë në doksologji, një lutje lavdërimi trinitar. Është pragu i përkujtimit liturgjik të Shën Andreut Apostull, Pajtor i Patriarkanës së Kostandinopojës, ditë në të cilën çdo vit, një delegacion nga Selia e Shenjtë është i pranishëm në Turqi, si pjesë e shkëmbimit tradicional të delegacioneve për festat përkatëse të shenjtorëve pajtorë: më 29 qershor në Romë për kremtimin e Shën Pjetrit e të Shën Palit – e më 30 nëntor në Stamboll, për kremtimin e Shën Andreut.

    Lidhjet e miqësisë të Leonit XIV me BartolomeunPapa nuk e fshehu “emocionin e tij të madh, i vetëdijshëm për ndjekjen e gjurmëve” të katër papëve që e paraprinë kur, brenda vendit të kultit, përshëndeti Patriarkun Bartolomeu, “i sigurt” se ky rast “do të kontribuojë edhe në forcimin e lidhjeve “të miqësisë, të cilat kanë filluar të thellohen” majin e kaluar. Patriarku mori pjesë në Meshën dhe në përurimin e papnisë së Leonit XIV, më 18 maj e, të nesërmen, u prit në një audiencë private. Pastaj u tha gazetarëve se Papa kishte shprehur dëshirën e tij për të shtegtuar në Turqi me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, duke pasur parasysh edhe dëshirën e PapaFrançeskut për të udhëtuar atje – më 30 maj.

    Një çast lutjejeIshte pasdite e hershme kur Leoni XIV, nën shi, arriti në Kishën e shekullit të 18-të kushtuar Shën Gjergjit, ku Patriarku Bartolomeu e mirëpriti në oborrin e jashtëm. Papa dhe Patriarku Ekumenik shkuan së bashku drejt hyrjes së vendit të adhurimit, ku puthën Ungjillin, mbajtur nga njëri prej bashkëkremtuesve, dhe secili ndezi një qiri. Pasi hyjnë brenda, u këndua një himn për Virgjërën Mari, Hyjlindësen, Nënën e Zotit. Filloi lutja dhe u kënduan himne, të ndjekura nga peticione. Nisi ofrimi i lutjeve për Leonin XIV dhe Bartolomeun, që hapat e tyre të drejtohen drejt veprave të mira; për klerin dhe popullin e Zotit; për qeveritë dhe të gjitha autoritetet civile; për stabilitetin e Kishave dhe unitetin e të gjithëve si dhe për paqen në botë. Pas leximit të një fragmenti nga Zakaria Profet, lutja vazhdoi.

    Përshëndetja e Patriarkut BartolomeuMë pas Bartolomeu mori fjalën:“Shenjtëria Juaj, vëlla i dashur në Krishtin – filloi ai – Patriarkana Ekumenike, Kisha e Madhe e Krishtit, ju mirëpret me gëzim dhe ngazëllim të thellë në këtë ditë, me të njëjtën frymë dashurie vëllazërore me të cilën u pritën paraardhësit tuaj të shquar, Papët e kujtesës së nderuar Pali VI, Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Françesku”. Patriarku Bartolomeu kujtoi se katër papët “kontribuan shumë, secili në mënyrën e vet e me karizmën e vet, në afrimin e Kishave motra përmes dialogut të dashurisë dhe të së vërtetës”. Kujtoi, më pas, edhe premtimin e tij e të Françeskut “për të bërë një shtegtim të përbashkët në qytetin historik të Nikesë, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të parë Ekumenik, Koncil i unitetit apostolik në fe, një zë i vetëm i Kishës së bashkuar” dhe e quajti udhëtimin e parë të Leonit XIV, përmbushje e këtij premtimi e “bekim për papninë e tij”. I ngjashëm me një klerik të traditës liturgjike ortodokse të krishterë i cili, përpara se të marrë pjesë në Eukaristinë Hyjnore, “lexon një lutje të njohur si Kairos dhe nderon ikonat e Krishtit dhe shenjtorët e nderuar si mënyrë për të marrë bekimin e tyre e për të shërbyer Liturgjinë”, Bartolomeu mund të thoshte se Papa “ka ardhur për të marrë Kairos, forcë dhe guxim nga vendi i shenjtë i Nikesë, ndërsa fillon shërbesën e tij papnore, karakterizuar nga vullneti për t’i shërbyer thirrjes së Zotit për unitetin e krishterë”. “Është përgjegjësia jonë e përbashkët ta kemi në zemër ‘unitetin e shpirtit nëpërmjet lidhjes së paqes’”, përfundon Patriarku Ekumenik.

    Duke u përpjekur për Bashkimin e të KrishterëveLeoni XIV shprehu “mirënjohje të thellë për pritjen e ngrohtë” që iu bë dhe theksoi “miqësinë e sinqertë e vëllazërore, të bazuar në fenë dhe në vizionin e përbashkët për shumë nga sfidat kryesore me të cilat përballet Kisha dhe bota”, zhvilluar nga Bartolomeu me Gjon Palin II, Benediktin XVI dhe me Françeskun. Më pas ai kujtoi vizitën e djeshme në Iznik, ish-Nikea e koncilig të parë ekumenik në historinë e Krishterimit. Një çast domethënës, ai pa pasardhësit e Pjetrit dhe të Andreut, Leonin XIV dhe Bartolomeun, si dhe disa patriarkë, ipeshkvij, metropolitë, krerë të Kishave dhe përfaqësues të bashkësive botërore të krishtera, duke e thënë së bashku Besojmën Nikeano-Kostandinopolitane:Dje, dhe përsëri këtë mëngjes, përjetuam çaste të jashtëzakonshme hiri ndërsa përkujtuam, së bashku me vëllezërit dhe motrat tona në fe, 1700-vjetorin e Koncilit I Ekumenik të Nikesë. Duke kujtuar atë ngjarje të rëndësishme dhe të frymëzuar nga lutja e Jezusit që të gjithë dishepujt e tij të jenë një, u inkurajuam në angazhimin tonë për të rikërkuar rivendosjen e bashkimit të plotë ndërmjet gjithë të krishterëve, detyrë që do ta rimarrim me ndihmën e Zotit.Papa Loeni XIV, më pas, kujtoi kremtimin e përkujtimit të Shën Andreut, i cili bie nesër, 30 nëntor, duke dëgjuar pak më parë lutjen drejtuar Zotit nga një diakon “për stabilitetin e Kishave të Shenjta dhe për unitetin e të gjithëve”, gjë që “do të jehojë edhe në Liturgjinë Hyjnore të nesërme”. Ai lutet, nga ana tjetër, që “Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, të na mëshirojë” dhe “ta dëgjojë këngën dhe këngëtarin!”.
    Përfundimi i doksologjisëPasi përfundoi përshëndetja e Papës, pasoi urata e Atynës në latinisht, në përfundim të së cilës Leoni XIV tha një bekim gjithashtu në latinisht, i ndjekur nga Patriarku Bartolomeu, në greqisht. Më pas, këngë dhe lutje e ndërsa Papa dhe Patriarku drejtoheshin drejt daljes së Kishës, doksologjia përfundoi me lavd e nder të Shpirtin Shenjt, gurrë e dijes, e frikës dhe e intelektit.R.SH. / Vatikan

  • Papa Leo XIV nënshkruan deklaratën me Patriarkun Bartolomeu dhe viziton Xhaminë Blu gjatë vizitës në Turqi

    Papa Leo XIV nënshkruan deklaratën me Patriarkun Bartolomeu dhe viziton Xhaminë Blu gjatë vizitës në Turqi

    Papa nënshkroi një deklaratë të përbashkët historike dhe simbolike me Patriarkun, duke u zotuar për unitet midis kishave të tyre. Si pjesë e udhëtimit të tij, Papa Leo XIV vizitoi gjithashtu Xhaminë Blu ikonike të Stambollit, por thuhet se nuk u lut.

    Gjatë udhëtimit të tij në Turqi, Papa Leo XIV mbërriti në Patriarkatin Ekumenik të shtunën, në udhëtimin e tij të parë apostolik që nga zgjedhja e tij. Vizita, historike dhe simbolike në natyrë, u përqendrua në pajtimin e të krishterëve dhe nxitjen e paqes mes shumë konflikteve globale.

    Papa u prit nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu në hyrje të Kishës Patriarkale të Shën Gjergjit. Pasi ndezën së bashku një qiri dhe adhuruan ikonën e shenjtë, të dy hynë së bashku në kishë për një dhoksologji.

    Midis të pranishmëve ishin Patriarku Theodori i Aleksandrisë, prelatët e Kishave të Konstandinopojës dhe Romës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Michael Rigas, këshilltari për Fenë dhe Diplomacinë në Bashkimin Evropian, Konstantinos Alexandris, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.

    Pas dhoksologjisë dhe para një takimi privat, Papa dhe Patriarku nënshkruan një deklaratë të përbashkët ose unitet midis të krishterëve, sipas së cilës të dy u zotuan të punonin për të gjetur një mënyrë që kishat katolike dhe ortodokse të caktonin një datë të përbashkët për Pashkët.

    Ndërsa deklarata nuk përcaktoi një datë specifike, ajo thoshte: “Është dëshira jonë e përbashkët të vazhdojmë procesin e eksplorimit të një zgjidhjeje të mundshme për të festuar së bashku Festën e Festave çdo vit.”

    Të shtunën, Papa Leo XIV vizitoi gjithashtu Xhaminë Blu ikonike të Stambollit. Papa hoqi këpucët dhe u përkul para se të hynte në xhami, por thuhet se nuk u lut siç kishin bërë paraardhësit e tij.

    Vatikani fillimisht raportoi se Papa ishte ndalur shkurtimisht për t’u lutur në xhami, por më vonë korrigjoi të dhënat zyrtare duke thënë se ai vizitoi “në një frymë meditimi dhe dëgjimi, me respekt të thellë për vendin dhe besimin e atyre që mblidhen atje në lutje”.

    Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i Papës. Ai pritet të vizitojë më pas Libanin. Papa Leo XIV është papa i parë amerikan në histori dhe pritet të flasë në terma më të gjerë për paqen në Lindjen e Mesme.

  • Ndahet nga jeta Patriarku i familjes më të pasur të Anglisë, jeta e tij mes shkëlqimit dhe akuzave

    Ndahet nga jeta Patriarku i familjes më të pasur të Anglisë, jeta e tij mes shkëlqimit dhe akuzave

    Gopichand Hinduja, patriarku i dinastisë së njohur të biznesit që ka qenë në krye të listës së familjeve më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar për disa vite, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare në Londër, pas një sëmundjeje të rëndë.

    Në një deklaratë, familja tha: Humbja e tij lë një boshllëk të madh në zemrat e familjes. Ne do ta kujtojmë atë për punën dhe përkushtimin e tij të pakrahasueshëm.
    Familja Hinduja ka kryesuar Listën e Pasur të Sunday Times 2025 për të dytin vit radhazi, me një pasuri të vlerësuar në 35.3 miliardë paund.
    Hinduja, së bashku me vëllezërit e motrat e tij, krijuan perandorinë e biznesit Hinduja Group me seli në Mumbai, e cila operon në sektorë të tillë si bankat dhe financat, media, energjia dhe industria.
    Grupi punëson afërsisht 200,000 njerëz në të gjithë botën.
    Familja zotëron gjithashtu pasuri të paluajtshme të konsiderueshme në Londër, me shtëpi luksoze pranë Parkut St James dhe Zyrën historike të Luftës së Vjetër të Ëinston Churchill, e cila u rinovua së fundmi dhe strehon një hotel luksoz.
    Gopichand Hinduja, megjithëse mbante një profil të ulët dhe rrallë shfaqej në publik, kishte qenë në qendër të një skandali në vitin 2001, të njohur si “Çështja Hinduja”, e cila e shtyu Lord Peter Mandelson të jepte dorëheqjen nga vendi i tij parlamentar.
    Skandali kishte të bënte me një letër që Hinduja dyshohet se i dërgoi Mandelsonit, duke i kërkuar ndihmën e tij në lëshimin e një pasaporte britanike vëllait të tij, Prakash Hinduja, menjëherë pasi fondacioni bamirës i familjes, Fondacioni Hinduja , dhuroi një milion paund për projektin Millennium Dome.
    Rasti kishte shkaktuar një trazirë politike në Britani, megjithëse më vonë nuk dolën prova që të vërtetonin keqbërjen nga ana e vëllezërve Hinduja.
    Peter Mandelson u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të kësaj afere, por më vonë u lirua nga të gjitha akuzat pas një hetimi zyrtar mbi ngjarjet.

    Top Channel

  • Nga Patriarku Kirill te fëmijët, gjithçka për të kremtuar kultin e Putinit

    Nga Patriarku Kirill te fëmijët, gjithçka për të kremtuar kultin e Putinit

    “Mnogaya leta”, që në shqip do të thotë “urime për jetë të gjatë e me begati”, ishte shprehja që u pa gjithë ditën e djeshme, 7 tetor, në ekranet televizive të Rusisë.

    Një ditë që në pamje të parë dukej normale, por ishte e veçantë: 73-vjetori i presidentit rus Vladimir Putin.

    Edhe pse Putin ka festuar zakonisht me thjeshtësi dhe në privatësi, këtë herë kulti i personalitetit rreth tij doli më i fuqishëm se kurrë, duke kujtuar atmosferën e Koresë së Veriut.

    Lufta që zgjat prej 4 vitesh dhe pasiguria për të ardhmen e kanë shtyrë pushtetin rus ta shndërrojë ditëlindjen e tij në një ngjarje kombëtare.

    Në mëngjes, Patriarku Kirill doli i pari me një mesazh të gjatë për “Shkëlqesinë e Tij, Vladimir Vladimirovich”, duke i uruar “forcë të pashtershme, ndihmën e Zotit dhe suksese”. Ai e quajti epokën e Putinit si periudhë ku Rusia ka forcuar sovranitetin, ushtrinë, shkencën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Në shumë kisha e katedrale u mbajtën mesha të posaçme, ndërsa një tjetër prift ortodoks, At Ilia, shkroi edhe një lutje të re:

    O Zot, dërgo Shën Mikelin të mbrojë shërbëtorin tënd Vladimir nga armiqtë e dukshëm e të padukshëm!

    Nga klerikët tek fëmijët: në Belgorod, Voronezh, Samara, Ekaterinburg, në Siberi dhe edhe në territoret e pushtuara të Ukrainës, çerdhet dhe shkollat u mbushën me aktivitete.

    Fëmijët dëgjuan tregime mbi jetën e Putinit dhe vizatuan kartolina urimi nën sloganin:

    Rusia ime, Presidenti im!

    Edhe oligarkët nuk mbetën pas.

    Konstantin Malofeev, një biznesmen i njohur me prirje fetare dhe imperialiste, deklaroi se ishte gati të financonte studime për pavdekshmërinë e Putinit.

    “Me të kemi fituar në Kaukaz, tani rikthejmë tokat e humbura në luftën e shenjtë në Ukrainë. Me Putinin fitojmë gjithmonë. Duhet të qëndrojë i shëndetshëm dhe të na qeverisë sa më gjatë: kjo do të jetë Epoka e Artë e Rusisë. Që të mos marrë fund kurrë!”

    Në fund, edhe pse problemet në Rusi janë të shumta dhe të rënda, propaganda zyrtare e paraqet Putinin si një president të bukur, të shenjtë, një apostull, një imazh i stisur që e vendos ditëlindjen e tij në nivel festash shtetërore e fetare.

  • “Mamica e parlamentit ngatërron dekoratën”, Çollaku ironizon Spiropalin: Nga falënderimi për Zelenskin te provokimi rus

    “Mamica e parlamentit ngatërron dekoratën”, Çollaku ironizon Spiropalin: Nga falënderimi për Zelenskin te provokimi rus

    Drejtuesit e rilindjes nuk lanë rast pa u bërë qesharakë. Gazetari Basir Çollaku ka reaguar me një postim në facebook pas publikimit të lajmit se Elisa Sipropali kishte marrë një dekoratë nga Presidenti ukrainas.
    Ajo duke u munduar që ta bëjë sa më të rëndësishëm ketë vlerësim e quan Urdhri i Shën Ollgës, ndërkohë që ai quhet Urdhri i Princeshë Ollgës. Sipas gazetarit kjo dekoratë është ruse dhe jo ukrainase.
    “Sot Urdhrin e Shën Ollgës e akordon Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Vladimir Mihajloviç Gundajev, me emrin fetar Patriarku Ciril… “, shkruan Çollaku në një postim në facebook.

    Mesazhi :

    Mamica jonë e parlamentit ka shënuar një gafë diplomatike. Deri në provokim. Në letrën e falënderimit drejtuar presidentit Zelenski, dekoratën e saj ukrainase, Urdhri i Princeshë Ollgës, e riemëron sipas mendjes së saj: Urdhri i Shën Ollgës.
    Në fakt Urdhri i Shën Ollgës është dekoratë, jo ukrainase, por ruse…
    Urdhri i Shën Ollgës u krijua nga cari Nikolla II i Rusisë me 11 shkurt 1913 me rastin e 300-vjetorit të dinastisë së Romanovëve dhe u shfuqizua nga revolucioni bolshevik i 1917.
    Sot Urdhrin e Shën Ollgës e akordon Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Vladimir Mihajloviç Gundajev, me emrin fetar Patriarku Ciril…

  • Takimi i Papa Leonit XIV dhe Bartolomeut I, ja çfarë diskutuan udhëheqësit e kishës Katolike dhe Ortodokse

    Takimi i Papa Leonit XIV dhe Bartolomeut I, ja çfarë diskutuan udhëheqësit e kishës Katolike dhe Ortodokse

    Patriarku Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësi i Kishës Ortodokse u takua sot, privatisht me Papa Leon XIV në Vatikan, i cili shprehu dëshirën e tij për të vizituar Nikean së bashku me Patriarkun, me qëllim që të përkujtojnë së bashku 1700-vjetorin e Sinodit të Parë Ekumenik.

    Patriarku Ekumenik e uroi personalisht Papën e ri për zgjedhjen e tij dhe në diskutimin që patën, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e vazhdimit të promovimit dhe thellimit të dialogut teologjik midis dy Kishave, Ortodokse dhe Katolike Romake, si dhe bashkëpunimin e tyre në çështje me interes shoqëror, siç janë rivendosja dhe mbizotërimi i paqes në botë, mbështetja e qenieve tona njerëzore që vuajnë dhe mbrojtja e mjedisit natyror.
    Ai gjithashtu iu referua komunikimit dhe bashkëpunimit vëllazëror që pati me të ndjerin Papa Françeskun, me të cilin u takua më shumë se dhjetë herë.
    Papa Leoni XIV siguroi për dëshirën e tij të fortë për të vizituar Turqinë, brenda vitit aktual, me qëllim që të përkujtojë së bashku me Patriarkun 1700-vjetorin e këtij viti të thirrjes së Sinodit të Parë Ekumenik të Nikeas. Kujtojmë se Patriarku Ekumenik e kishte ftuar të ndjerin Papa Françesku për këtë qëllim dhe ia rinovoi ftesën pasardhësit të tij Leoni.
    Papa shprehu gjithashtu falënderimet e tij për Patriarkun për praninë e tij në ceremoninë e djeshme për fillimin zyrtar të shërbesës së tij papnore, dhe theksoi gjithashtu rëndësinë e promovimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkristian.
    Patriarku Ekumenik i dhuroi Papës Leo XIV një ikonë të Virgjëreshës Hodegetria, të pikturuar në Malin Athos, temjan të përgatitur nga murgjit e Malit Athos, si dhe librat e tij. Papa i dhuroi Bartolomeut një përfaqësim artistik të Pagëzimit të Zotit.
    Më pas, në Sallën Klementine të Vatikanit, Papa mirëpriti dhe foli me përfaqësuesit e Kishave dhe feve të tjera, të cilët morën pjesë në shërbesën hyjnore të djeshme për fronëzimin e tij, dhe përshëndeti të gjitha delegacionet me radhë.
    Pas takimit të tij me Papën, Patriarku Ekumenik shkoi me shoqëruesit e tij në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ku u lut dhe la trëndafila të bardhë në varrin e Papa Françeskut.

    Top Channel

  • Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putin: S’e di ç’do kishte ndodhur me Kosovën pa mbështetjen tuaj

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putin: S’e di ç’do kishte ndodhur me Kosovën pa mbështetjen tuaj

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, është takuar një ditë më parë (22 prill) me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një vizite disa ditore në Moskë. Takimi u zhvillua në prani të peshkopit të Baçkës, Irinej, dhe peshkopit të Volokolamskut, Antonie, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës Ortodokse Serbe.
    Gjatë bisedës, Patriarku Porfirije shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit rus për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Republikës  Sërpska, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje për popullin dhe kishën serbe. Ai theksoi se pa këtë mbështetje, Kosova dhe Republika Sërpska do të përballeshin me pasiguri të mëdha. Patriarku shtoi se pa Kosovën dhe Republikën Srpska, populli serb nuk ka të ardhme dhe kërkoi nga presidenti Putin që të vazhdojë të mbështesë pozitat serbe në rajon.
    “Populli ynë dhe kisha jonë janë atje. Pa mbështetjen tuaj dhe të Kinës, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me Kosovën,” tha Patriarku Porfirije.
    Në përfundim të takimit, Putin shprehu dëshirën që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores, duke nënkuptuar se ky do të jetë takimi i parë i liderëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
    Ky takim i përvitshëm i lartë diplomatiko-kishtar është një tjetër shenjë e forcimit të lidhjeve mes Serbisë dhe Rusisë, veçanërisht përsa i përket çështjes së Kosovës dhe entiteteve serbe në rajon.

  • Takimi me patriarkun serb, Putin “i qan hallin” Vuçiçit: Situata në Ballkan, shumë e ndërlikuar

    Takimi me patriarkun serb, Putin “i qan hallin” Vuçiçit: Situata në Ballkan, shumë e ndërlikuar

    Gjatë takimit me patriarkun serb në Kremlin, Putin tha se pret që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të vizitojë Moskën më 9 maj dhe të marrë pjesë në kremtimin e 80 vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill, Putin tha se Rusia është e vetëdijshme për situatën e vështirë në Ballkan. “Ne e dimë se situata në Ballkan nuk është e thjeshtë . Dhe ne dimë për përpjekjet tuaja për të forcuar pozitën e Serbisë,” tha Putin, duke iu drejtuar patriarkut serb, transmeton RIA Novosti. Presidenti rus Putin vuri në dukje kontributin e Kishës Ortodokse Serbe në marrëdhëniet mes popujve të dy vendeve.
    “Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis popullit të Rusisë dhe Serbisë ”, tha Putin gjatë një takimi në Kremlin, raportoi agjencia TAŠ.  Gjatë bisedës, Patriarku Kirill theksoi se të dy popujt janë të afërt jo vetëm në gjuhë, kulturë dhe histori, por edhe në marrëdhëniet mes dy kishave dhe Patriarku Porfir shprehu gëzimin e tij në rusisht që u takuan në Moskë gjatë Pashkëve. Më 25 prill, të dy patriarkët do të kremtojnë Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Fjetjes së Shenjtë të Trinisë së Shenjtë-Sergius Lavra, ndërsa Patriarku Porfirije, me delegacionin e Patriarkanës Serbe, gjatë Javës së Shenjtë do të vizitojë Podvorjen e Kishës Ortodokse Serbe, si dhe manastiret e tjera të mëdha të Moskës. Patriarku serb Porfirije mbërriti në Moskë të hënën në mbrëmje, ku do të qëndrojë gjatë Javës së Shenjtë, ndërsa gjatë vizitës Akademia Teologjike e Moskës do t’i dhurojë titullin Doktor nderi i Teologjisë.

  • Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.
    “E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.
    Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
    Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.
    Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.
    Patriarku i KOS-it, Porfirije, siç thuhet në njoftim, theksoi se marrëdhëniet e mira midis kishave ortodokse ruse dhe serbe janë “një shembull i mirë për të gjitha kishat ortodokse”.
    Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse kultivojnë marrëdhënie të mira, dhe ky trend ka vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin patriarku rus Kiril e mbështet fuqishëm.
    Kisha Ortodokse Serbe mori anën e Patriarkanës së Moskës në vitin 2019 në konfliktin e saj me Patriarkanën e Kostandinopojës për autokefalinë e Kishës së Ukrainës.
    Serbia, megjithëse zyrtarisht mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që, si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të veprojë në këtë drejtim./REL

  • Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë, ja ftesa që i bëri presidenti rus homologut serb

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë, ja ftesa që i bëri presidenti rus homologut serb

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.

    Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.
    “E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.
    Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.
    Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
    Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.
    Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.
    Patriarku i KOS-it, Porfirije, siç thuhet në njoftim, theksoi se marrëdhëniet e mira midis kishave ortodokse ruse dhe serbe janë “një shembull i mirë për të gjitha kishat ortodokse”.
    Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse kultivojnë marrëdhënie të mira, dhe ky trend ka vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin patriarku rus Kiril e mbështet fuqishëm.
    Kisha Ortodokse Serbe mori anën e Patriarkanës së Moskës në vitin 2019 në konfliktin e saj me Patriarkanën e Kostandinopojës për autokefalinë e Kishës së Ukrainës.
    Serbia, megjithëse zyrtarisht mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që, si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të veprojë në këtë drejtim. /REL

    Top Channel