Tag: pathyeshëm

  • Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen

    Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen

    “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim”, teksa ka shtuar se lumturinë e tij do e shijojë vetëm kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.
    “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.
    Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund t’i kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, tha Rama./vizionplus.tv

  • Mark Rutte: NATO është e pathyeshme

    Mark Rutte: NATO është e pathyeshme

    Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 19:04
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se forca kolektive e aleancës e bën atë “absolutisht të pathyeshme”, duke shprehur besim se askush nuk do të guxojë të sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s. ”Mendoj se kjo na bën të pathyeshëm, absolutisht të pathyeshëm. Dhe pikërisht për këtë besoj se askush nuk do të provojë kurrë”.
    Rutte theksoi se Rumania ka qenë një “aleat i palëkundur dhe i vlerësuar”, duke ofruar lidership në rajonin strategjikisht jetik të Detit të Zi. Ai vlerësoi Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë për përpjekjet e përbashkëta për të zgjeruar operacionet e çminimit dhe patrullimit në zonë.

    ”NATO i merr këto incidente jashtëzakonisht seriozisht dhe ne do të mbetemi vigjilentë. Parandalimi është themeli i mbrojtjes sonë dhe kështu ne po e bëjmë shumë të qartë se NATO është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të bëjë çfarëdo që duhet për t’u mbrojtur”, theksoi Rutte.

    Duke iu referuar vendimit të fundit të Washington për të reduktuar praninë e trupave në disa vende të krahut lindor, përfshirë Rumaninë, Rutte minimizoi shqetësimet, duke thënë se rregullime të tilla janë rutinë.

  • Si të bëhet Real Madrid i pathyeshëm? Duke transferuar këta 3 lojtarë, ja plani i Perez

    Si të bëhet Real Madrid i pathyeshëm? Duke transferuar këta 3 lojtarë, ja plani i Perez

    24 Gusht 2025

    18:34

    Telesport

    Pavarësisht se ka bërë 4 transferime të bujshme këtë merkato, me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono, Real Madrid nuk është ende ai ekipi i “frikshëm” dhe që pret të fitojë çdo trofe të mundshëm.
    “Marca” raporton se Florentino Perez po punon për të mbyllur transferimin e tre yjeve, ardhja e të cilëve mund ta bëjë Real Madridin vërtet një ekip i pathyeshëm. Emri i parë është Vitinha, transferimi i të cilit do kushtonte të paktën 100 milionë euro.
    Dy përforcimet e tjera pritet të jenë në qendrën e mbrojtjes, për ta “blinduar” njëherë e mirë këtë repart. Emri i parë është Ibrahima Konate, i cili pritet të vijë falas verën e ardhshme, pasi i mbaron kontrata me Liverpool. Emri i dytë është një objektiv i vjetër i Real Madrid, William Saliba, kartoni i të cilit do kushtonte 80-90 milionë euro.
    Sigurisht që transferimi i këtyre tre emrave duket i pamundur këtë merkato, pasi ka shumë pak ditë në dispozicion, por verën e ardhshme, gjithçka mund të ndodhë.

  • Historiani romak: Ilirët ishin të pathyeshëm

    Historiani romak: Ilirët ishin të pathyeshëm

    Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar. – Valer Paterkuli

    Populli trim ilir ndër shekuj është shquar për efikasitetin e tij në luftë. Një trimëri e tillë e shoqëruar me aftësi të shkëlqyera luftarake pasqyrohen edhe tek shqiptarët si pasardhësit e denjë të tyre në çdo episod të historisë ku pikërisht ne, shqiptarët, luftuam për qëllime të larta fisnike.

    Një nga të parët që vlerësoi pathyshmërinë e ilirëve ish historiani romak Valer Patekuli (19 pr.K-31 ps.K), i lindur në Kapua. Shërbeu për një kohë të gjatë në ushtri dhe më pas u zgjodh senator.

    Mori pjesë në ekspeditat ushtarake të komanduara nga Tiberi. Shkroi veprën “Historia Romana” (Historia e Romës) në dy libra, ku përshkruan gjithë historinë e Romës deri në vitet 30.

    Libri i parë trajton shkurtimisht historinë e Romës që nga krijimi i saj deri tek shkatërrimi i Kartagjenës dhe i Korinthit, ndërsa te libri i dytë përshkruhet gjërësisht historia e Romës deri në vitin 30 të e.r.

    Në veprën e tij gjejmë të dhënë mbi luftën e ilirëve të Veriut kundër pushtimit romak dhe sidomos për kryengritjen e madhe në Iliri në vitet 6-9 ps.K lidhur me këtë kryengritje nënvizion: “Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar.”

    …U shpall mobilizimi i nga të gjitha anët u thirrën edhe veteranët. Burra e gra, sipas pasurisë u detyruan të jepnin ushtarë nga skllevërit që kishin lëruar. Në senat u dëgjua zëri i prijësit (Oktavian Augusti). “Në dhjetë ditë, tha ai, po të mos merren mas mbrojtëse, armiku mund të hyjë brenda në Romë”…

    Në verën e ardhshme e gjithë Paionia kërkoi paqe dhe lufta u përqundrua në Dalmati. U pa atëherë kjo shumicë e madhe ushtarësh krenarë, që më parë kërcënonte Italinë, duke çuar në breg të lumit Batin armët, me të cilët luftoi kundër nesh, duke rënë në këmbët e komandantit tonë; nga dy udhëheqësit kryesorë Batua dhe Pini, njëri u kap, tjetri u dorëzua.

    Me kthimin e tij në Romë, Tiberi festoi triumfin mbi paionët dhe dalmatët, nderin që e meritonte që më parë, por që ekspeditat e pandërprera e kishin penguar… Tiberi shkoi në Iliri për të rregulluar provincat që kishte pushtuar.

  • Inter, kujdes nga Fluminense! Ekip “i plakur”, por i pathyeshëm ndaj italianëve

    Inter, kujdes nga Fluminense! Ekip “i plakur”, por i pathyeshëm ndaj italianëve

    Me një moshë mesatare prej 29 vitesh e 7 muajsh (në Brazil, skuadra më e vjetër se kaq është vetëm Fortaleza), Fluminense do të sfidojë Interin në 1/8 finale të Botërorit për Klube. Kjo është ndër skuadrat e mëdha të futbollit brazilian, por më “e moshuara” për momentin. Një paradoks për ata që e kanë dashur Fluminense gjithmonë si klub i njohur për akademinë e tij, por sot i vetmi produkt i fundit është Matheus Martinelli.
    Trajneri Renato Gaúcho nuk ngurron të theksojë se përvoja është një faktor thelbësor për ekuilibrat aktualë të skuadrës. Mosha e portierit Fabio (44 vjeç) dhe prania e Thiago Silva (40 vjeç), organizatori i mbrojtjes, janë më shumë vlerë e shtuar sesa një kufizim për një skuadër pragmatike, të organizuar mirë dhe me dendësi në mesfushë, që ndoshta ka disa limite në finalizim.
    Dhe mes faktorëve teknikë, atletikë e psikologjikë del në pah një element historik në favor të “carioca”; që e bën të paktën kurioze statistikën: në 14 ndeshjet e zhvilluara kundër skuadrave italiane, nga viti 1955 deri më 1989, Fluminense nuk ka humbur asnjëherë.
    Përfshihet këtu edhe barazimi 1-1 në “San Siro”, më 14 qershor 1961, me gola të Waldo dhe Bicicli. Një ndeshje që mbahet mend për debutimin në “San Siro” të Luisito Suárez, i sapo mbërritur nga Barcelona. Ai ishte hapi i parë drejt krijimit të Interit të madh të “magjistarit” Helenio Herrera.
     

  • “Irani ka të drejtë të vetëmbrohet”, zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Tehranin është i pathyeshëm

    “Irani ka të drejtë të vetëmbrohet”, zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Tehranin është i pathyeshëm

    Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se Irani ka të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe e quajti partneritetin strategjik midis Moskës dhe Teheranit “të pathyeshëm”, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve.

    I pyetur nëse Irani kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia, Ryabkov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se Moska bashkëpunon me Iranin në shumë fusha dhe do të ishte e papërgjegjshme të zbulonte detaje të mëtejshme rreth bashkëpunimit të tyre.
    Që kur SHBA-të bombarduan tre impiantet bërthamore të Iranit, disa zyrtarët të lartë rus kanë dalë në mbrojtje të Tehranit duke shprehur se sulmi ishte i pajustifikueshëm dhe duke shtuar se iranianët kanë të drejtë të vetëmbrohen.

    Top Channel