Tag: paterica

  • ‘Berisha është paterica e Ramës’, Muçi: PD dhe PL përfaqësojnë oligarkinë e vjetër

    ‘Berisha është paterica e Ramës’, Muçi: PD dhe PL përfaqësojnë oligarkinë e vjetër

    Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në një intervistë televizive, ka theksuar se forca politike që ai përfaqëson mbetet e qëndrueshme në parime dhe nuk përfaqëson asnjë lloj ekstremizmi.
    Ai kritikoi Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë për mungesë ideologjie dhe ka theksuar distancimin e Lëvizjes Bashkë nga marrëveshjet politike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm rikthimin në skenë të figurave të vjetra si Sali Berisha.
    Muçi e konsideroi Berishën si përfaqësues të oligarkisë së vjetër dhe një mbështetje indirekte për kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi gjithashtu se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës të cilat u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj këtë të mërukë dhe u caktuan të mbahen në datën 9 nëntor.
    “Nuk kemi asgjë që të na bëjë ekstremist as në programin që u kemi prezantuar qytetarëve. PD është çngjyrosur nga çdo lloj ideologjie dhe PL nuk dihet se çfarë ideologjikë ka, kurse ne jemi koherentë me qëndrimet tona. Partitë e reja negociojnë, për çfarë, për një kandidat që do i shërbejë Berishës dhe e zgjedh ai. Nëse ne në programin tonë flasim për betonizimin dhe Berisha nuk thotë gjysmë llafi për këtë, kjo është kontradikta jonë kryesore. Berisha përfaqëson oligarkinë e vjetër të riciklimit. Kurse ajo që ne sugjerojmë është një model të ri politik. Berisha është paterica e shëndoshë e Ramës. Ne kërkonim shkarkimin e Veliajt që para shumë kohësh. Praktikisht ne një orë e më parë do dalim me kandidatin tonë, do hymë në këto zgjedhje. Ne i shohim këto zgjedhje si një mënyrë shumë të mirë për të shumëfishuar votat e vitit 2023 dhe për të shkuar drejt 2029-ës”, tha Redi Muçi.

  • Dështon seanca në GJKKO/ Bardh Spahia nuk shkoi se ka thyer këmbën, prokurorja: Të vijë me paterica!

    Dështon seanca në GJKKO/ Bardh Spahia nuk shkoi se ka thyer këmbën, prokurorja: Të vijë me paterica!

    bardh spahia me paterica gjatë mbërritjes në kuvend

    TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO, në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, është shtyrë për shkak të mos paraqitjes së tij në Gjykatë. Avokatët e deputetit demokrat kanë justifikuar mungesën e tij, për shkak të gjendjes shëndetësore.
    Sipas palës mbrojtëse, Spahia ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë. Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme.
    Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij. Seanca e radhës u caktua më 10 tetor dhe në pyetje do të merret Bardh Spahia.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
    Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, Spahia ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI