POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, u kap duke drejtuar automjetin (kamion), pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme
Tag: patentë
-

Drejtonte kamionin pa patentë, nën hetim shoferi nga Gjirokastra
-

I jepte motorit pa patentë, ndalohet 18-vjeçari në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Apeli i mjekëve për skuterat: Shtohen aksidentet, ligje dhe patentë për përdorimin e tyre
Njëri në gjendje kritike e dy të tjerët jashtë rrezikut, por me trauma në gjymtyrë. Ngjarja e rëndë në zemër të Tiranës, ku tre të mitur po lëviznin të shkujdesur me monopatina dhe një drejtues automjeti po përpiqej të shmangte semaforin e kuq, është një tjetër sinjal i fortë përballë institucioneve të përgjumura ndaj asaj që çdo ditë na shohin sytë rreth nesh.
Vitet e fundit, mjekët në Shqipëri kanë apeluar në mënyrë të përsëritur për rregullimin me ligj të përdorimit të skuterave elektrikë në rrugë, pasi aksidentet janë në rritje të vazhdueshme, shkruan A2 CNN.
Kirurgu ortoped Ilir Hasmuça tregon për dëmtimet dhe traumat që shkakton një aksident me monopatinë. Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, fëmijët dhe adoleshentët duhet të ndalohen të lëvizin me monopatina, ndërsa apelojnë fort për hartimin e rregullave të qarta mbi përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë.
Duke iu referuar përvojave të vendeve europiane, mjekët propozojnë që drejtuesit e monopatinave të kenë patentë për këto mjete motorike dhe të respektojnë të gjitha masat e sigurisë.
Nga Spitali i Traumës, çdo ditë raportohen 2 deri në 3 raste aksidentesh të shkaktuara nga skuterat elektrikë në rrugë, ku fatkeqësisht nuk kanë munguar as humbjet e jetës. -

Greqia me Kod të ri Rrugor, ja çfarë ndryshon në vendin fqinj
Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek ka miratuar me shumicë të gjerë votash Kodin e ri Rrugor i cili sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet fatale , policia rrugore ka filluar me seriozitet zbatimin e tij.
Ky kod prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur të rregullave të trafikut në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të zvogëluar vdekjet që lidhen me aksidentet. Midis tyre vecohen:Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës që sipas ligjit të ri, shkelja e parë sjell një gjobë prej 350 eurosh dhe pezullim të patentës së drejtimit për 30 ditë, e dyta rezulton në një gjobë prej 1,000 eurosh dhe një pezullim prej 180 ditësh dhe shkelja e tretë rrit gjobën në 2,000 euro dhe heqje patente për një vit.Përdorimi i telefonit në vitin 2024 ishte shkaku i 3-të i aksidenteve rrugore në Greqi.Gjithashtu drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, i cili kontribuoi në rreth 25% të vdekjeve në rrugë në Greqi në vitin 2024, është një tjetër aspekt i kodit të ri. Ligji i rishikuar përcakton tre nivele të dehjes, me dënime që rriten sipas përqendrimit të alkoolit në gjak të shoferit duke filluar nga një gjobë 350 € dhe heqje patente për 30 ditë deri në 4000 euro gjobë dhe heqje patente për 10 vjet.
Shkelja mund të çojë gjithashtu në akuza penale në rast se ka vdekje, dëmtime të rënda trupore ose dëmtime të pronës publike.Dënime të rënda ka edhe për rastet e mospërdorimit të rripit të sigurimit me 350 € për shoferin dhe 150 € për pasagjerin,ndërsa në rast të përsëritur gjoba shkon deri në 2.000 € dhe heqje patente për 1 vit. Po ashtu edhe për shkelje të shenjave të semaforëve dhe tabelave STOP, rastet e drejtimit të mjetit pa patentë, parkimit në vendet e kalimit të perosnave me aftësi të kufizuara, shkeljes së e kufirit të shpejtësisë në zonat e banuara.Sipas Autoritetit Satistikor Kombëtar (ELSTAT), 665 persona humbën jetën në aksidente trafiku në vitin 2024, ndërsa Greqia mbetet ndër vendet e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve në rrugë. Të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit (ETSC) e rendisin Greqinë të shtatën në të gjithë bllokun për vdekjet që lidhen me trafikun rrugor. -

Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj
Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek ka miratuar me shumicë të gjerë votash Kodin e ri Rrugor i cili sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet fatale , policia rrugore ka filluar me seriozitet zbatimin e tij.
Ky kod prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur të rregullave të trafikut në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të zvogëluar vdekjet që lidhen me aksidentet. Midis tyre vecohen:Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës që sipas ligjit të ri, shkelja e parë sjell një gjobë prej 350 eurosh dhe pezullim të patentës së drejtimit për 30 ditë, e dyta rezulton në një gjobë prej 1,000 eurosh dhe një pezullim prej 180 ditësh dhe shkelja e tretë rrit gjobën në 2,000 euro dhe heqje patente për një vit.
Përdorimi i telefonit në vitin 2024 ishte shkaku i 3-të i aksidenteve rrugore në Greqi.Gjithashtu drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, i cili kontribuoi në rreth 25% të vdekjeve në rrugë në Greqi në vitin 2024, është një tjetër aspekt i kodit të ri. Ligji i rishikuar përcakton tre nivele të dehjes, me dënime që rriten sipas përqendrimit të alkoolit në gjak të shoferit duke filluar nga një gjobë 350 € dhe heqje patente për 30 ditë deri në 4000 euro gjobë dhe heqje patente për 10 vjet.
Shkelja mund të çojë gjithashtu në akuza penale në rast se ka vdekje, dëmtime të rënda trupore ose dëmtime të pronës publike.Dënime të rënda ka edhe për rastet e mospërdorimit të rripit të sigurimit me 350 € për shoferin dhe 150 € për pasagjerin,ndërsa në rast të përsëritur gjoba shkon deri në 2.000 € dhe heqje patente për 1 vit. Po ashtu edhe për shkelje të shenjave të semaforëve dhe tabelave STOP, rastet e drejtimit të mjetit pa patentë, parkimit në vendet e kalimit të perosnave me aftësi të kufizuara, shkeljes së e kufirit të shpejtësisë në zonat e banuara.
Sipas Autoritetit Satistikor Kombëtar (ELSTAT), 665 persona humbën jetën në aksidente trafiku në vitin 2024, ndërsa Greqia mbetet ndër vendet e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve në rrugë. Të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit (ETSC) e rendisin Greqinë të shtatën në të gjithë bllokun për vdekjet që lidhen me trafikun rrugor.Top Channel
-

Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. H., 30 vjeç, banues në Gostivar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi edhe pse nuk dinin not.
Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë të aksidentit, ku humbi jetën 34-vjeçari Sylvester Obeng, i cili ditën e ngjarjes kishte dalë në det së bashku me partneren e tij për të lundruar me një Jet Ski të marrë me qira, ndonëse nuk ishte i pajisur me patentë.
Në rrëfimin e saj, e mbijetuara Vera Baume ka deklaruar se ajo dhe partneri kanë rënë nga Jet Ski si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe nuk janë përplasur. Kanë rënë në det dhe, sipas saj, jeleku i shpëtimit nuk i ka mbajtur mbi ujë.
Rrëfimi i saj për marrjen e Jet Ski-t përkon me pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klan News.
“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motorë uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.
Pas këtij momenti, ndihma e parë u është dhënë nga policia kufitare, e cila rastësisht ka qenë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja. E mbijetuara tregon edhe momentin e mbërritjes së policisë kufitare dhe të skafit të subjektit që jepte Jet Ski me qira.
Vetë pronari i subjektit, Luiz Xhumari, ka deklaruar se ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë turistëve, por distanca e largët ku çifti anglez kishte lundruar e ka bërë të pamundur shpëtimin e 34-vjeçarit. Kur dy turistët u nxorën në breg, stafi i një autoambulance, që po i priste në kalatë, konstatoi se ai kishte humbur jetën. Pas veprimeve hetimore, policia arrestoi pronarin e subjektit që lëshonte me qira mjetet lundruese, pasi rezultoi se u kishte dhënë Jet Ski-n turistëve, ndonëse ishin pa patentë. Xhumari tha në polici se turistët i kishin dhënë një dokument të huaj si leje drejtimi dhe se kishte menduar që ishte patentë e rregullt për Jet Ski. Gjithashtu, sipas policisë, ai duhet t’i kishte pajisur turistët edhe me skafandër mbrojtëse. -

“S’dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti”! Aksidenti me Jet Ski në Durrës, flet e mbijetuara
Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi edhe pse nuk dinin not.
Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë të aksidentit, ku humbi jetën 34-vjeçari Sylvester Obeng, i cili ditën e ngjarjes kishte dalë në det së bashku me partneren e tij për të lundruar me një Jet Ski të marrë me qira, ndonëse nuk ishte i pajisur me patentë.
Në rrëfimin e saj, e mbijetuara Vera Baume ka deklaruar se ajo dhe partneri kanë rënë nga Jet Ski si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe nuk janë përplasur. Kanë rënë në det dhe, sipas saj, jeleku i shpëtimit nuk i ka mbajtur mbi ujë.
Rrëfimi i saj për marrjen e Jet Ski-t përkon me pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klan News.
“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motora uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.
Pas këtij momenti, ndihma e parë u është dhënë nga policia kufitare, e cila rastësisht ka qenë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja. E mbijetuara tregon edhe momentin e mbërritjes së policisë kufitare dhe të skafit të subjektit që jepte Jet Ski me qira.
Vetë pronari i subjektit, Luiz Xhumari, ka deklaruar se ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë turistëve, por distanca e largët ku çifti anglez kishte lundruar e ka bërë të pamundur shpëtimin e 34-vjeçarit.
Kur dy turistët u nxorën në breg, stafi i një autoambulance, që po i priste në kalatë, konstatoi se ai kishte humbur jetën.
Pas veprimeve hetimore, policia arrestoi pronarin e subjektit që lëshonte me qira mjetet lundruese, pasi rezultoi se u kishte dhënë Jet Ski-n turistëve, ndonëse ishin pa patentë. Xhumari tha në polici se turistët i kishin dhënë një dokument të huaj si leje drejtimi dhe se kishte menduar që ishte patentë e rregullt për Jet Ski.
Gjithashtu, sipas policisë, ai duhet t’i kishte pajisur turistët edhe me skafandër mbrojtëse.

