Arbër Hoxha shënoi një eurogol dje për Dinamo Zagreb, që nuk po zhvillonte një pjesë të dytë të mirë ndaj Rijekës. Ishte pikërisht goli i Hoxhës në minutën e 84-t, që i dha fitoren ekipit të tij.
Kushdo ka të drejtën të mendojë se ishte një rastësi, por Hoxha është shprehur se ishte gol i menduar.
“Ishte një ndeshje e vështirë, mendoj se pjesa e parë ishte më e mira këtë sezon, luajtëm shumë mirë dhe patëm shumë raste. Nuk hymë mirë në pjesën e dytë, patëm probleme, ramë në lojë, por në fund fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
Sigurisht, ndër golat e mi më të mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Tani na pret Liga e Europës dhe ndeshja kundër Seltës, duhet të përqendrohemi aty dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen.
Pyetjes së fundit, nëse aty kishte menduar ta dërgonte topin, Hoxha u shpreh: “Mendoj se po”.
Tag: patëm
-

‘Tani na pret Europa’, Arbër Hoxha: Ishte gol i menduar
-

Milani barazoi ndaj Pisas, Allegri: “Bëmë gabim dhe duhet të reflektojmë. Kjo është një pikë që na trishton, por do të jetë me peshë në planin afatgjatë”
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për Sky Sport 24 pas barazimit 2-2 midis Milanit dhe Pisas. Milani kaloi ne avantazh me Leaon por ne pjesen e dyte u permbys dhe me pas e barazoi sfiden ne fund me Athekame. Per Sky Sport, trajneri kuqezi iu pergjigj pyetjeve te mediave.
Asnjëherë i kënaqur gjatë ndeshjes: cila është analiza juaj? “Jemi të kënaqur me barazimin në fund. Bëmë gabime sonte dhe duhet të reflektojmë dhe të punojmë për gjërat që nuk funksionuan. Duhet të kishim qenë 2-0 përpara, por në të njëjtën kohë, ishim shumë të thellë ne hapesira: dy sulmuesit ishin larg mesfushorëve dhe kishte shumë boshllëqe në mes të fushës.
Pas 1-0, nuk qëndruam së bashku dhe u tendosëm. Në pesë minutat e fundit, ka dy gjëra që kanë nevojë për përmirësim: në ato momente, dy shanse janë të mjaftueshme për të fituar ndeshjen, por në ato momente, nuk mund ta humbasësh qetësinë, sepse Pavlovic duhej të ndiqte Nzola.”
A është rastësi që Milani lufton kundër ekipeve me bllok të ulët?
“Nuk është çështje rastësie: është çështje rritjeje dhe kuptimi të momenteve të lojës. Pasi kaluam përpara, duhej të ishim më të përqendruar dhe më të shpejtë.”
Problem me qëndrimin apo merita e Pisas? “Të dyja. Pisa luajti një ndeshje të mirë, duke shfrytëzuar mirë dobësitë tona. Kur ata kishin topin, ne vrapuam shumë larg dhe nuk mund ta bëjmë këtë. Pas 1-0, ishte koha për të dyfishuar epërsinë; patëm situata në zonë ku mund të kishim qenë më të përqendruar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë dhe të përmirësohemi.”
Çfarë ju pëlqen më shumë te kjo skuadër? “Sonte patëm të metat tona sepse, pasi shkuam 1-0, duhej të kuptonim me qetësi se mund ta bënim 2-0 dhe ta bënim këtë pa pësuar asgjë.
Patëm një situatë të Ricci-t në lojë të hapur ku ai vonoi pasimin dhe disa situata të tjera. Nuk mund të shtyjmë përpara në pesë minutat e fundit dhe të rrezikojmë ta humbasim ndeshjen. Pika e sotme është zhgënjyese, por në planin afatgjatë, do të jetë vendimtare për objektivin tonë sezonal.”
Kontakti Moreo-Gabbia për golin e dytë të Pisas… “Jo, absolutisht jo. Një top i gjatë që na zuri në befasi, pavarësisht nëse ishte faull apo jo. Nuk humbëm dhe kjo është pozitive; në të njëjtën kohë, do të na ndihmojë të përmirësohemi.” -

Allegri: Fituam se patëm durim, Nkunku sjell më shumë cilësi. Për merkaton mendon klubi
30 Gusht 2025
8:03
Alfred Lleshi
“Gjëja më pozitive është se patëm shumë raste, por krijuam edhe situata ku duhej të silleshim më mirë prapa. Në fazën mbrojtëse duhet të përmirësohemi. Ishte e rëndësishme të fitonim për ta lënë pas humbjen me Cremonese. Kundër Lecce treguam përulësi, kujdes dhe durim, duhet të vazhdojmë kështu”, – tha Massimiliano Allegri pas fitores në “Via del Mare”.
Më pas foli për afrimin e ri: “Nkunku ka një cilësi të madhe, shton atë që tashmë kemi përpara, por me rëndësi është ekuilibri. Ndryshimi i sistemit të lojës? Vendosa një lojtar më tepër në mesfushë, në këtë mënyrë kemi më shumë ekuilibër dhe e mbulojmë më mirë fushën. Duhet të gjejmë siguri, gjë që vjen vetëm nëse nuk pëson gola”.
Allegri u ndal edhe te tema e mundshme e largimeve të Gimenez dhe Musah: “Nuk kam folur me ta, ishte një ndeshje e rëndësishme, nuk mund t’i shpenzonim energjitë për merkaton. Për të mirën e të gjithëve ishte e drejtë të mendohej vetëm për ndeshjen, klubi do të mendojë çfarë duhet të bëjë për ta rikthyer Milanin konkurrues”. -

“Manchester United i pafat, nuk po arrijmë t’i konvertojmë në gola aksionet sulmuese”
26 Gusht 2025
9:04
Telesport
Manchester United mbetet ende pa fitore në këtë sezon të Premier League. Pasi humbën në debutimin e tyre në shtëpi kundër Arsenal, “djajtë e kuq” barazuan 1-1 në Fulham, ndeshje ku ndikoi edhe një penalltie humbur nga kapiteni Bruno Fernandes.
Ish-lojtari i Lecce, Patrick Dorgu, duke komentuar këtë ndeshje dhe moment të skuadrës së tij, tha: “Patëm shumë raste të mëdha për shënim, por patëm fatin e keq që nuk shënuam më shumë se një gol“.
“Ne u përpoqëm të krosonim më shumë në zonën kundërshtare. Kishim nevojë për më shumë lojtarë në zonë dhe mendoj se krosuam shumë. Konvertuam shumë goditje standarde dhe madje shënuam atë që çoi në gol“, shtoi Dorgu.
Më tej, mbrojtësi i Manchester United, titullar në këto ndeshje, komentoi të ardhmen: “Duhet të rikuperohemi sa më shpejt, ta fitojmë ndeshjen e radhës dhe të shpresojmë të ecim përpara pas asaj sfide”. -

Luan Rama: Ne nuk patëm kohë të flisnim, e dashur…
Luan Rama
Ne nuk patëm kohë të flisnim, e dashur,veç puthnim gishtërinjtë dhe gjokset tona,endeshim mbi trupa që dihasnin dëshirë,jo, nuk patëm kohë të flisnim,veç u binim kambanave tonadhe ato na përpinin e thithnin brenda tyre.Ne pinim veç burimet e njëri-tjetrit,thithnim nektarin e kurmeve, të syve, buzëveoh, ç’nektar i ëmbël, që papiruset e vjetra nuk na e thonë!Kush je ti, cili jam unë,nuk thamë asgjë, veç putheshim të dehur,më shumë se Baudelaire nga poezitë e tij,s’kishim kohë, edhe pse na dukej sikur njiheshim një jetë;fqinj të dashurisë,në atë kohë relative sikur gjetëm Anjshtanjin!Nga vije ti, nga vija unë,nga ç’rrugë të këtij globi kaq të nxehtë,nuk e dimë ende, kush je ti e dashur,me ato buzë që djegin në skajin tjetër të botës,kush je ti – ëndërr nderur në tavanin e shtëpisë sime,që sa hap sytë, të shoh dhe të përshëndes…Ne nuk patëm kohë të flisnim për jetët dhe dashuritë tonaNe… e harruam vetë kohën!
ObserverKult
Lexo edhe:
LUAN RAMA: TI DO TË JESH GJITHNJË AJO…
-

‘Ky është një fillim i ri’/ Trump: Patëm një takim shumë produktiv, tani do telefonoj Zelensky-n dhe…
Gjatë konferencës së përbashkët me Vladimir Putinin në Alasaka, presidenti i SHBA-ve, Donalt Trum theksoi së uën dhe Putin duam të shohim fundin e luftës sa më shpejt.
Kemi arritur disa marrëveshje të rëndësishmë, jo plotësisht më të rëndësishmen, por për të do bisedojmë rrugë.
“Unë tani do bëj disa telefonata, do telefonoj Zelensky dhe liderët e tjerë për t’ua komunikuar marrëveshjen”,- tha Trump.
Samili i Alaskës është ndër më të rëndësishmit të dekadave të fundit.
-

Videokonferenca mes BE, Trump dhe Zelenskyt, Von der Leyen: Patëm diskutime pozitive me presidetin amerikan
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen pas videokonferencës së zhvilluar me udhëheqës të Europës, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump tha se diskutimet ishin pozitive.
“Patëm diskutime pozitive me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në X.
Ajo gjithashtu theksoi se përpara samitit të së premtes në Alaska, ‘Europa, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë forcuar terrenin e përbashkët për Ukrainën.
“Ne do të mbetemi në koordinim të ngushtë, askush nuk dëshiron paqe më shumë se ne, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo. -

“Patëm mundësi për të zgjidhur ndeshjen”/ Flet lojtari serb: Në Beograd u tregojmë se jemi ekip më i mirë
“Kjo ndeshje kishte shumë energji. Kishim nevojë për pak më shumë qetësi, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, e patë se si ishte atmosfera që nga himni kombëtar deri në fund.
Nuk kishim ritëm të mjaftueshëm, na mungonte edhe freskia edhe pse patëm dy ose tre raste në pjesën e dytë që mund t’i kishim zgjidhur. Maksimovic, lojtari i Serbisë komentoi barazimin pa gola ndaj Shqipërisë.
“Gjëja më e rëndësishme është që ata të vijnë në Beograd dhe t’u tregojmë se jemi një ekip më i mirë, siç treguam sot, të fitojmë tre pikë”– tha Maksimovic. -

“Kushte më të mira për punonjësit”, Kliti Hoti: “1 Maji”, patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësues të sindikatave
Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- ASHM për qarkun Shkodër, Kliti Hoti: Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësues të sindikatave, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.
Nesër, në qeveri, do të angazhohemi për të krijuar kushte më të mira për punonjësit, duke siguruar mundësi të barabarta zhvillimi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.
Mirënjohje për çdo punëtor të Shkodrës, që me përkushtimin dhe mundin e tij ndihmon në zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!