Tag: paszgjedhor

  • Përzgjedhje rastësore/ KQZ hedh shortin, 210 kuti në total

    Përzgjedhje rastësore/ KQZ hedh shortin, 210 kuti në total

    Këtë të hënë, në seancën publike të zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u hodh shorti për përcaktimin në mënyrë rastësore të qendrave të votimit dhe kutive të votimit nga jashtë që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.
    Nga përzgjedhja rezulton se do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor 210 kuti votimi në total.
    “Verifikimi?paszgjedhor?kryhet në zbatim të nenit 167/2 të Kodit Zgjedhor dhe bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar.
    Procedura e shortit u zhvillua nga Administrata e KQZ-së në zbatim të Urdhrit nr. 153, datë 19.11.2025, “Për fillimin e procesit të verifikimit paszgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, si dhe të udhëzimit të Komisionerit nr. 15, datë 07.10.2021.
    Për verifikimin paszgjedhor u përzgjodhën në mënyrë rastësore të 5% të qendrave të votimit për çdo KZAZ, si dhe 5% të kutive të votimit për çdo KAVJ, në zbatim të pikës 2 dhe 3 të urdhrit nr. 153 dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin nr. 15 te vitit 2021 të KSHZ.
    Në zgjedhjet e datës 11 maj 2025 janë administruar gjithsej 6 184 kuti votimi, të ndara në:
    5 225 kuti votimi të Qendrave të Votimit brenda vendit
    959 kuti votimi që i përkasin votimit nga jashtë vendit (KAVJ)
    Përzgjedhjes rastësore i’u nënshtruan 3101 kuti votimi nga QV-të brenda vendit dhe 874 kuti votimi nga votimi jashtë vendit nga 5225 QV total brenda vendit dhe 959 kuti total nga votimi jashtë vendit.
    Në procesin e përzgjedhjes kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jasht vendit), ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij.
    Përzgjedhja u bë për çdo qark dhe KZAZ veçmas, duke respektuar kriterin që çdo zonë të trajtohet në mënyrë të barabartë.
    Nga përzgjedhja rezulton se do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor 210 kuti votimi në total.
    Qëllimi i këqyrjes së mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor është verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave”,-thuhet në njoftim.

  • Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”,  KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

    Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”, KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

    Fillimi i dhjetorit  do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë  që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër  të madhe  numërimi. 

    6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i  nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar  nga kodi zgjedhor  pas çdo procesi elektoral.
    “Më 3 dhjetor  hapet 210 kuti votimi.  Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen   kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato  ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
    Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët  besojnë se ne  11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit  nuk prek rezultatin por   synon te nxjerr  zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund  kenë shkelur ligjin.

    Top Channel