Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara se të ndodhnin sulmet ajrore të SHBA-së, shkruan a2 CNN. Sipas burimeve që folën për agjencinë Reuters, personeli në këtë objekt nëntokësor ishte reduktuar në minimum përpara bombardimeve.
Fordow ishte një nga tre objektet bërthamore iraniane që u goditën nga forcat amerikane të shtunën në mbrëmje, së bashku me Natanzin dhe Isfahanin. Lajmi vjen në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas vendimit të SHBA për t’iu bashkuar fushatës ushtarake të Izraelit kundër Iranit.
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, i ka dërguar një letër Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), ku kërkon hetim të menjëhershëm për sulmet amerikane. Ai e quajti veprimin e SHBA-së si “të paligjshëm” dhe kritikoi shefin e IAEA-së, Rafael Grossi, për “mosveprim” përballë një agresioni të tillë. Sipas Eslamit, Irani ka ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur të drejtat e tij sovrane dhe do të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar llogari.
Për më tepër, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentes aktuale të Këshillit të Sigurimit, Carolyn Rodrigues-Birkett. Në të, ai kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të dënuar sulmet ajrore të SHBA-së si “të qëllimshme, të paramenduara dhe të paprovokuara”. Iravani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për bashkëpunim në agresion dhe thekson se aktet e tilla kanë pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Tag: pasuruar
-

“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani përpiqet të “zvogëlojë” dëmin nga sulmi amerikan
-

Netanyahu tha se Irani po prodhon bombë bërthamore! Analiza e CNN: Sa të sakta janë pretendimet e kryeministrit Izraelit?
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se Irani ka prodhuar uranium të pasuruar mjaftueshëm për nëntë armë bërthamore. Por Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë.
Pra, sa i saktë është pretendimi i udhëheqësit izraelit?
Nuk është e qartë se sa afër mund të jetë Irani me ndërtimin e një bombe bërthamore, sakaq vendi bërë përparim të konsiderueshëm në prodhimin e elementëve kryesorë: uraniumi i pasuruar në nivel të lartë, shkruan CNN.
Në një raport të dërguar shteteve anëtare më 31 maj, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së, IAEA, kishte thënë se Irani zotëronte një sasi uraniumi të pasuruar në pastërti 60% – ende jo të përshtatshme për armë, por të mjaftueshme për të prodhuar përfundimisht nëntë armë bërthamore nëse pasurohet më tej në 90%.
“Irani mund të prodhojë një armë bërthamore në një kohë shumë të shkurtër. Mund të jetë një vit. Mund të jetë brenda pak muajsh”, tha Netanyahu të premten kur njoftoi operacionin e guximshëm “Rising Lion”.
“Ky është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për mbijetesën e Izraelit”, shtoi ai.
Irani ka rritur ndjeshëm programin e pasurimit të uraniumit që kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018. Filloi me rreth 150 kg uranium të pasuruar në 3.6% – që është e mjaftueshme për reaktorët bërthamorë dhe një program bërthamor paqësor – dhe tani ka 50 herë nivelin e vitit 2018.
Në vitin 2023, IAEA tha se grimcat e uraniumit të pasuruara në pastërti 83.7% – afër niveleve të gradës për bomba – u gjetën në një strukturë bërthamore iraniane.
Stoku i saj i uraniumit të pasuruar deri në 60% ishte rritur gjithashtu në 128.3 kilogramë, niveli më i lartë i dokumentuar atëherë.
IAEA ka akuzuar prej kohësh Iranin për shkelje të detyrimeve për mospërhapje, por të enjten – për herë të parë në pothuajse 20 vjet – bordi i saj miratoi një rezolutë duke deklaruar zyrtarisht se Irani ka shkelur këto detyrime.
Ndërkohë Irani nga ana e tij premtoi të përgjigjej duke përshkallëzuar aktivitetet e tij bërthamore. -

Netanyahu thotë se Irani po prodhon një bombë bërthamore. Por a është kështu?
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se Irani ka prodhuar uranium të pasuruar mjaftueshëm për nëntë armë bërthamore. Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë.
Pra, sa i saktë është pretendimi i udhëheqësit izraelit?
Nuk është e qartë se sa afër mund të jetë Irani me ndërtimin e një bombe bërthamore, por ka bërë përparim të konsiderueshëm në prodhimin e përbërësit të tij kryesor: uraniumit të pasuruar në nivel të lartë.
Në një raport të dërguar shteteve anëtare më 31 maj, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së, IAEA, kishte thënë se Irani zotëronte një sasi uraniumi të pasuruar në pastërti 60% – ende jo të përshtatshme për armë, por të mjaftueshme për të prodhuar përfundimisht nëntë armë bërthamore nëse pasurohet më tej në 90%.
“Irani mund të prodhojë një armë bërthamore në një kohë shumë të shkurtër. Mund të jetë një vit. Mund të jetë brenda pak muajsh”, tha Netanyahu të premten kur njoftoi operacionin e guximshëm “Rising Lion”.
“Ky është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për mbijetesën e Izraelit”, shtoi ai.
Irani e ka rritur ndjeshëm programin e pasurimit të uraniumit që kur Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore në vitin 2018. Filloi me rreth 150 kg uranium të pasuruar në 3.6% – që është e mjaftueshme për reaktorët bërthamorë dhe një program bërthamor paqësor – dhe tani ka 50 herë nivelin e vitit 2018.
Në vitin 2023, IAEA tha se grimcat e uraniumit të pasuruara në pastërti 83.7% – afër niveleve të gradës për bomba – u gjetën në një strukturë bërthamore iraniane. Stoku i saj i uraniumit të pasuruar deri në 60% ishte rritur gjithashtu në 128.3 kilogramë, niveli më i lartë i dokumentuar atëherë.
IAEA e ka akuzuar prej kohësh Iranin për shkelje të detyrimeve të tij për mospërhapje, por të enjten – për herë të parë në pothuajse 20 vjet – bordi i saj miratoi një rezolutë duke deklaruar zyrtarisht se Irani shkelte këto detyrime. Irani premtoi të përgjigjej duke përshkallëzuar aktivitetet e tij bërthamore.