Kreu i formacionit politik “Shqipëria bëhet” dhe njëherësh drejtues i koalicionit ku bën pjesë dhe Endri Shabani, Adriatik Lapaj ka bërë një premtim pompoz.
Në një nga rrugicat e Tiranës, Adriatik Lapaj dhe stafi i tij janë takuar me një tregtare suveniresh, të cilës i ka premtuar se nëse pas zgjedhjeve bën koalicion me kryeministrin Edi Rama, të gjitha pasuritë e tij do ti kalojnë zonjës në fjalë.
“Firmosa me Xhevin! Znj. Xhevi gjatë takimeve që pata sot me qytetarët rrugicave të Tiranës më tha se vinte bast që unë dhe ne pas zgjedhjeve do bashkoheshim me Ramën. U ula dhe i lash një letër të firmosur”, shkruan drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”.
Ndërkohë, gjatë bisedës me zonjën që u shpreh dyshuese për vërtetësin e fushatës së tij, Adriatik Lapaj nxori një fletë formati dhe shkroi:
“Pas 11 majit nuk do bëjmë koalicion me Edi Ramën! Të gjitha pronat e Adriatik Lapajt, llogaritë bankare dhe pasuritë, i kalojnë tregtares në fjalë (Xhevrije Kastrati)…!”
Tag: pasuritë
-

Adriatik Lapaj i firmos premtimin tregtares: Po u bëra me Ramën, pasuritë e mia kalojnë tek ty
-

Lapaj firmos premtimin për tregtaren: Nëse bëj koalicion me Ramën, pasuritë dhe llogaritë e mia të kalojnë ty
Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj vijon me takimet elektorale. Detaji që ra në sy ishte vënia para një përgjegjësie dyshuese politike nga një prej tregtareve në një dyqan rrobash. Dyshimi i tregtares ishte se pasi të fitonin votat, mund të bënin koalicion me Edi Ramën.
I gjendur përballë kësaj pikëpyetjeje nga tregtarja, Lapaj nxori një fletë të bardhë A4 mbi të cilën nënshkroi me emër e mbiemër (gjeneralitetet e tij) se e linte premtimin me shkrim dhe firmë se nuk do bënte koalicion me Edi Ramën pas 11 majit. Nëse e thyente këtë premtim:“Pas 11 majit nuk do bëjmë koalicion me Edi Ramën! Të gjitha pronat e Adriatik Lapajt, llogaritë bankare dhe pasuritë, i kalojnë tregtares në fjalë (Xhevrije Kastrati)…!”, tha Lapaj teksa shkruante tekstin noterial dhe moral.
-

“Kandidatët Euroatlantik s’tremben”/ Basha: “O Rame, o Rame” nuk u duket si sirenë policie sepse janë të ndershëm
Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët për deputetë Diana Toma, Shemsi Prençi, Eduard Kelmendi, Marçel Hila dhe Irsida Shehi para strukturave të degëve 7 dhe 10 në Tiranë. Në fjalën e tij Basha foli për angazhimet e Koalicionit Euroatlantik sa i përketë antikorrupsionit. Sipas tij, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK, të cilët kanë një vit e gjysmë në syrtaret e parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësië.
Ai më tej tha se themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura është një praktik e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni, do të gjurmojë dhe do të rikthejë tek qytetarët pasuritë e vjedhura nga politikanët e korruptuar. Basha gjithashtu tha se Koalicioni Euroatlantikë vjen me kandidatë të pastër, rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm. Ndërsa nuk kurseu as ironinë, duke thënë se zëri i tij “O Rame, o Rame” nuk u vjen si sirenë policie.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Dy veçoritë që e ndajnë të bardhën nga e zeza me thikë. Ne jemi sot këtu, sepse prej ditës së parë e kemi nisur këtë rrugëtim me disa parime dhe bindje që u kemi qëndruar qëndrojmë dhe sot. E para, që llogaridhënia para drejtësisë nuk mund të shndërrojë skënd dhe asnjë forcë politike në një bunker për interesa personale. Që kush ka hesape të hapura me drejtësinë, duhet të përballet me drejtësinë.
Ne kemi qenë me vepra në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Ne kemi dërguar në Parlament ligjin për vettingun e politikanëve. Këta së bashku nuk e fusin as në rendin e ditës. Pse nuk e fusin në rendin e ditës në këtë palo parlament që në fund të fundit siç e pamë këta kontrollojnë shumicën dhe liruan të korruptuarit e Ramës bashkërisht. Nuk e sjellin ligjin për vettingun e politikanëve që e kam depozituar që nga nëntori i vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ka dy rrugë, ose ta miratojnë dhe pastaj vajmedet për ta, ose siç thotë Unikkatili “o ku ku për ty”, ose ta hedhin poshtë.
Kjo është një nga shtyllat në luftën kundër korrupsionit. Ne do t’i japim SPAK-ut mbështetjen totale, do ta nxjerrim nga arkivat e Kuvendit dhe do ta miratojmë projektpaketën për mbështetje financiare, për burime njerëzore dhe për infrastrukturë legjislative për SPAK-un në mënyrë që jo vetëm mos ta ngadalsojmë, por të dyfishojë rritmin e arrestimit për të korruptuarit.
Heqja e imunitetit të parlamentarëve, edhe kjo ka një vit e gjysmë që pret në syrtar, edhe këtë nuk e nxjerrin ta diskutojmë. Dhe së katërti, themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Një praktikë e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni dhe me praktikat më të avancuara të hetimit, dhe me mbështetjen Euroatlantike do të gjurmojmë kudo që i kanë çuar pasuritë e tyre në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie sepse nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë e shqiptarëve dhe do t’ju kthehen shqiptarëve.
Kjo është kryesorja që na ndan. Shikoni kandidatët tanë, në radhë të parë e mbi të gjitha njerëz të lirë, se mbajnë kokën pas, nuk tremben sa herë bie sirena e policisë, as u duket zëri im “O Rame, o Rame” si sirenë e policie. Sepse rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, janë njerëz të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm. -

Basha: O Rame kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, janë njerëz të ndershëm
Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët për deputetë Diana Toma, Shemsi Prençi, Eduard Kelmendi, Marçel Hila dhe Irsida Shehi para strukturave të degëve 7 dhe 10 në Tiranë.
Në fjalën e tij Basha foli për angazhimet e Koalicionit Euroatlantik sa i përketë antikorrupsionit. Sipas tij, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK, të cilët kanë një vit e gjysmë në syrtaret e parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësië.
Ai më tej tha se themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura është një praktik e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni, do të gjurmojë dhe do të rikthejë tek qytetarët pasuritë e vjedhura nga politikanët e korruptuar.
Basha gjithashtu tha se Koalicioni Euroatlantikë vjen me kandidatë të pastër, rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm. Ndërsa nuk kurseu as ironinë, duke thënë se zëri i tij “O Rame, o Rame” nuk u vjen si sirenë policie.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Dy veçoritë që e ndajnë të bardhën nga e zeza me thikë. Ne jemi sot këtu, sepse prej ditës së parë e kemi nisur këtë rrugëtim me disa parime dhe bindje që u kemi qëndruar qëndrojmë dhe sot. E para, që llogaridhënia para drejtësisë nuk mund të shndërrojë skënd dhe asnjë forcë politike në një bunker për interesa personale. Që kush ka hesape të hapura me drejtësinë, duhet të përballet me drejtësinë.
Ne kemi qenë me vepra në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Ne kemi dërguar në Parlament ligjin për vettingun e politikanëve. Këta së bashku nuk e fusin as në rendin e ditës. Pse nuk e fusin në rendin e ditës në këtë palo parlament që në fund të fundit siç e pamë këta kontrollojnë shumicën dhe liruan të korruptuarit e Ramës bashkërisht. Nuk e sjellin ligjin për vettingun e politikanëve që e kam depozituar që nga nëntori i vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ka dy rrugë, ose ta miratojnë dhe pastaj vajmedet për ta, ose siç thotë Unikkatili “o ku ku për ty”, ose ta hedhin poshtë.
Kjo është një nga shtyllat në luftën kundër korrupsionit. Ne do t’i japim SPAK-ut mbështetjen totale, do ta nxjerrim nga arkivat e Kuvendit dhe do ta miratojmë projektpaketën për mbështetje financiare, për burime njerëzore dhe për infrastrukturë legjislative për SPAK-un në mënyrë që jo vetëm mos ta ngadalsojmë, por të dyfishojë rritmin e arrestimit për të korruptuarit.
Heqja e imunitetit të parlamentarëve, edhe kjo ka një vit e gjysmë që pret në syrtar, edhe këtë nuk e nxjerrin ta diskutojmë. Dhe së katërti, themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Një praktikë e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni dhe me praktikat më të avancuara të hetimit, dhe me mbështetjen Euroatlantike do të gjurmojmë kudo që i kanë çuar pasuritë e tyre në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie sepse nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë e shqiptarëve dhe do t’ju kthehen shqiptarëve.
Kjo është kryesorja që na ndan. Shikoni kandidatët tanë, në radhë të parë e mbi të gjitha njerëz të lirë, se mbajnë kokën pas, nuk tremben sa herë bie sirena e policisë, as u duket zëri im “O Rame, o Rame” si sirenë e policie. Sepse rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, janë njerëz të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm. -

Del katalogu me qindra pronat e sekuestruara, në listë Arben Ahmetaj, Monika Kryemadhi, Malltezi dhe…
Politikanët dhe pushtetarët shqiptarë duket se lundrojnë në luksin më të thellë, ndërsa pasuritë e sekuestruara, që përfshijnë vila luksoze dhe apartamente të shtrenjta, flasin vetë për mënyrën e jetesës së disa prej emrave më të njohur të politikës dhe krimit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një katalog, teksa zbulon pasuri që kapin vlera marramendëse, deri në 17 milionë euro. Me vila dhe apartamente në zonat më luksoze të Tiranës dhe Durrësit, përfshirë vilat e familjes Berisha, të eksponentëve si Arben Ahmetaj dhe Monika Kryemadhi, ky katalog zbulon të vërteta tronditëse. Pra kjo është një pamje e pastër e luksit dhe mundësive të panumërta që kanë shfrytëzuar ata që kanë qenë në pushtet dhe janë përfshirë në skema të dyshimta.
Detajet
Konkretisht mes 301 pasurive të sekuestruara me vendime gjykatash në vend, të publikuara së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dallojnë ato miliona euro të bosëve të krimit të organizuar dhe të hetuarve për korrupsion. Me tyre 25 pasuritë e familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Nga apartamentet që jeton mes luksit, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv “Partizani;’, pasqyrohen me detaje nga AAPSK 13 prej 25 pasuritë e sekuestruara, të shoqëruara me fotot në ambientet e brendshme të tyre. Mësohet se ato shkojnë mbi 17 milionë euro pasuri. 5 apartamente të shpërndarë në Tiranë, nga rruga “Mustafa Matohiti”, te kompleksi “Magnet”, vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, 3 njësi biznesi, nga lokalet te palestrat, 1 sipërfaqe toke, 2 bodrume dhe 1 garazh. Kjo vilë në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 187.7 m2 ka një vlerë prej 11.9 milionë lekë, bashkë me truallin.
Apartamenti luksoz, i cili shihet edhe nga pamjet e ambienteve të brendshme, i ndodhur pranë Gardës së Republikës, vlerësohet nga gjykata me 48.5 milionë lekë, rreth 485 mijë euro, dhe ka një sipërfaqe 208.2 m2. Jo më pak luksoz është edhe apartamenti tjetër në rrugën “Mustafa Matohoti, 128.3 m2, që sipas autoriteteve vlerësohet 15.3 milionë lekë. Apartamenti me sipërfaqe 356.3 m2 në kompleksin “Magnet”, i cili sipas pamjeve është shfrytëzuar për zyra, ka vlerë 44.3 milionë lekë, ose rreth 443 mijë euro. Në të njëjtin kompleks ndodhet një tjetër apartament zyrë, me sipërfaqe 375 m2 është, me vlerë 46,6 milionë lekë, mbi 460 mijë euro.
Një apartament i tretë që shfrytëzohet për zyra ndodhet në “Magnet”, 346.1 m2, vlerësuar me 43 milionë lekë të reja, ose 430 mijë euro. Tjetër pasuri e Malltezit, me vlerë shumë të madhe është kjo sipërfaqe e madhe toke prej 3 mijë m2 që është sekuestruar në Priskë të Madhe, e cila kap vlerën e 134.4 milionë lekëve, ose mbi 1.3 milionë euro. Pasuritë e tjera të familjes Berisha, janë disa apartamente, garazhe apo edhe bodrume, edhe këto në zona të shtrenjta të Tiranës.
Sekuestrimi
Në katalogun prej 614 faqesh, dallojnë pasuritë e sekuestruara të çiftit në proces divorci Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ish zv. Kryeministrit Ahmetaj dhe eksponentëve të rrezikshëm të krimit të organizuar. Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, në arrati, në Hamallaj të Durrësit, gëlon mes luksit, nga pishina te arredimi i kujdesshëm dhe vlerësohet me 26.8 milionë lekë, në sipërfaqe të përbashkët me truallin, 620 m2. Gati dyfish më shumë kushton vila në “Green Cost” e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka, plotë 43.8 milionë lekë, me sipërfaqe bashkë me trualli në 650 m2.
Vila e Kryemadhit te Kodra e Diellit, mes luksit dhe arredimit të përzgjedhur me kujdes, vlerësohet të kushtojë 51.7 milionë lekë, me një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2. Kjo ndërtesë e rivalit të Aldo Bares në Lushnjë, Sajmir Taullau, pranë rrethrrotullimit të Plugut, bashkë me pikë karburanti, është vetëm njëra prej dhjetëra pasurive të sekuestruara të tij, që dyshohen nga aktivitet kriminal. Ajo ka vlerën e 65.4 milionë lekëve. Kjo vilë në Shkallnur të Durrësit është vetëm një pjesë e vogël e pasurive marramendëse të familjes Çilotaj, të dyshuara me të ardhura krimi. 509 m2 në total, me vlerë 38.8 milionë lekë. Familja fierake, që prej viteve ’90 ka ngritur pasuritë, ndërsa vëllezërit Muhamet dhe Shkëlqim Çilotaj rezultojnë të kenë shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë barbarisht Nurie Hoxhën, një të re nga Patosi.
Pasuritë
Në katalogun e pasurive të sekuestruara të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, figuron edhe kjo vilë, godinë dhe sipërfaqe ndërtimi me totalin prej 4670 m2, e cila nuk dihet kujt i përket, ndërsa vlera e saj totale shkon në 193 milionë lekë (ose rreth 2 milionë euro). Në sy bie edhe kjo vilë në Drac të Durrësit me 282 m2, e cila kap vlerën e 16.4 milionë lekëve, ndërsa në rrugën Cërrik-Elbasan ndodhet ky Hotel me bar dhe restorant, 565 m2, me vlerë 32 milionë lekë. Në katalog rezultojnë të jenë përfshirë 15 nga më shumë se 30 pasuri sekuestruar bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh, Ervis Martinaj. Përveç mijëra metrave katror tokë are dhe truall në Fushë Kuqe dhe zona të tjera, deri në jug të vendit, rezultojnë edhe 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë për 580 m2, dhe e dyta vilë 2 katëshe në Dajt, me ambiente ndihmëse si kënde lojërash dhe sipërfaqe të madhe përreth, për të cilën nuk ka të përcaktuar një vlerë. -

Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi
Prokuroria Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi që është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge.
Njoftimi i Prokurorisë:Nën hetim në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit I.D. në Shqipëri
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.
Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.
Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.
Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
– Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
– Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
– Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës. -

Prostitucion në qendrat e masazhit! Dërgohen në gjyq dy administratorë, u sekuestrohen pasuritë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri – tjetrin.Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dheTre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit.
Top Channel