Tag: pasuritë

  • Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

    Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

    Më pak burokraci, më shumë forcë ushtarake: Në prag të samitit të BE-së, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në një deklaratë qeveritare tërhoqi vëmendjen për reforma rrënjësore të Bashkimit Europian.

    Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si “fuqi e paqes”. “Europa duhet t’i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta verë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë”, kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi, se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më e fortë, theksoi kancelari
    Merz: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase
    Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së javën e ardhëshme të enjten dhe të premten (23.10 – 24.10. 2025) do të takohen në Bruksel në samitin e tyre të vjeshtës. Eshtë e zakonshme që në prag të takimeve të tilla jepen deklarata qeveritare. Një projekt qendror i kancelarit në këtë takim do të jetë kërkesa, që të përdoren pasuritë ruse të ngrira në valën e sanksioneve. Edhe në samitin e Kopenhagës në fillim të tetorit Merz e vuri në dukje këtë çështje dhe pret tani që në Bruksel të ketë vendime konkrete.
    Merzsynon që pasuritë e Bankës Qendrore ruse për kredi në vlerën e 140 miliardë eurove të përdoren për ta armatosur Ukrainën që të forcojë luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë sulmuese.
    Plan aksioni kundër kërcënimeve hibride nga Rusia
    Ndaj kërcënimeve nga Rusia qeveria gjermane do të reagojë me një plan aksioni të zgjeruar për mbrojtjen nga rreziqet hibride. Këshilli kombëtar i sigurisë brenda pak ditësh në mbledhjen konstituuese të tij do të konsultohet për këtë, tha kancelari. Ai akuzoi Rusinë, se do të destabilizojë Gjermaninë dhe Europën – me sabotime dhe vrasje, me sulme kibernetike dhe disinformim të qëllimshëm.
    “T’u jepet fund ekzgjarimeve me rregullore”
    Merz në samitin e BE-së do të këmbënguli edhe për përparim drejt forcimit të aftësisë së konkurrencës së ekonomisë së Bashkimit Europian. “Europa do të bëhet më produktive, nëse ndryshon rrënjësisht”, tha ai. Kjo do të thotë: “T’u jepet fund ekzagjerimeve me rregullore, procedura më të shpejta, tregje të hapura, më shumë inovacion, më shumë vepra konkrete në vend të ngurrimeve.”
    Kreu i partisë kristiandemokrate i bëri thirrje Komisionit të BE-së, që të paraqesë propozime konkrete të mëtejshme për reduktimin e burokracisë. Me hapat e deritanishëm, që parashikojnë lehtësimin e sipërmarrjeve nga një barrë prej rreth tetë milionë eurosh, Komisioni është në rrugën e duhur. “Por kjo nuk mjafton”, tha Merz. “Ne na duhet një verifikim sistematik i marrëveshjeve të BE-së.”
    Merz theksoi njëkohësisht, se kjo nuk bie në kundërshtim me pohimin e qartë, që të arrihen objketivat për mbrojtjen e klimës deri në vitin 2045 si dhe objektivat e ndërmjetme deri më 2040. Kancelari theksoi, se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë. Kjo është pjesë organike e politikës për mjedisin dhe asaj ekonomike. “E kjo arrihet jo me rregullore, as me ndalime, por me teknologji të hapura, me inovacion, me aftësi konkurrence pikërisht edhe në teknologjitë, që e bëjnë të mundur mbrojtjen e mjedisit.” /dw

    Top Channel

  • “Diskriminim ndaj minatorëve”, Gjoni shpërthen ndaj Ramës: Pasuritë e vendit janë kthyer në mallkim për shqiptarët

    “Diskriminim ndaj minatorëve”, Gjoni shpërthen ndaj Ramës: Pasuritë e vendit janë kthyer në mallkim për shqiptarët

    Deputeti i PD, Gjin Gjoni theksoi se minatorët e Spaçit po trajtohen sit ë burgosur, ku sipas tij, është kategoria më e diskriminuar në vend.
    Ai tha se pasuritë publike po trajtohen si plaçkë nga qeveria
    “Ajo çfarë po ndodh me minatorët e Minierës së Spaçit dëshmon edhe njëherë se pasuritë publike në këtë vend trajtohen si plaçkë, dhe këto pasuri, në vend që të ishin bekim për banorët dhe për zonën, janë kthyer në mallkim.
    Mbështes protestën e drejtë të këtyre minatorëve, të cilët çdo ditë futen në nëntokën e pasur të trevës së tyre, pa e ditur nëse pasdite do të kthehen pranë familjeve të tyre. Sjellja e kompanisë turke është e papranueshme dhe dëshmi e qartë se kjo qeveri ka vendosur ta ekspozojë punëtorin shqiptar përballë padrejtësisë.
    Kompania turke i ka bërë llogaritë gabim dhe çdo vonesë e tyre për të plotësuar kërkesat e këtyre minatorëve është kohë e humbur për të gjitha palët.
    Duke marrë shkas nga ajo çfarë po ndodh me minatorët në Spaç, i bëj thirrje Ministrisë së Energjisë të ndërhyjë dhe të mbrojë punëtorët shqiptarë.
    Nga ana tjetër, sot është koha të rikthejmë në vëmendje çështjen e statusit të minatorit, një e drejtë e pamohuar padrejtësisht.
    Minatorët janë kategoria më e diskriminuar nga shteti shqiptar, pasi prej 35 vitesh nuk është miratuar statusi për këtë kategori.
    Qeveria Rama, edhe kur miratoi statusin e profesioneve të vështira, e bëri me prapavijë elektorale, duke përjashtuar minatorët.
    Me mijëra burra në Mirditë, Tropojë, Kukës, Pukë, Mat, Bulqizë, Manzë, Përrenjas, Librazhd, Pogradec, Memaliaj e Selenicë kanë dhënë jetën e tyre në sektorin e vështirë të nëntokës.
    Me mijëra të tjerë kanë mbetur të gjymtuar dhe me mijëra të tjerë marrin pensione qesharake.
    Ajo çfarë Parlamenti ka bërë me minatorët është krim dhe diskriminim, dhe kjo duhet të marrë fund urgjentish.” tha Gjoni.

  • Prona, hotele dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e ‘kamerierit’ dhe familjarëve të tij

    Prona, hotele dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e ‘kamerierit’ dhe familjarëve të tij

    Forca të shumta policie janë angazhuar sot një operacion të gjerë në juglindje, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se janë sekuestruar prona, hotele, dhe automjete të shtetasit Edri Buliçka dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
    Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
    Po ashtu nëna e tij, Edlira Buliçka, ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
    Njoftimi:
    Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
    Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.
    Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
    Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
    Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionetbankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.– Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;– Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;– Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe– Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;
    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:• Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;
    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:• Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

    Top Channel

  • Nga “kamarier” në milioner: Sekuestrohen pasuritë e Edri Bulickës, dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës në Itali e Spanjë

    Nga “kamarier” në milioner: Sekuestrohen pasuritë e Edri Bulickës, dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës në Itali e Spanjë

    Aksioni i ndërmarrë ditën e sotme në Pogradec është finalizuar me sekuestrimet e pronave të Edri Bulickës. Mësohet se këto prona si hotel, makina, sipërfaqe toke dhe apartamente kanë burim të ardhurash nga trafiku i drogës në Itali dhe Spanjë.
    Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
    Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.
    Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
    Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
    Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionetbankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.– Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;– Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;– Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe– Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;
    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:• Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;
    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:• Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie WF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;• Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

  • “Pasuritë janë të pajustifikuara”, ish-prokurori akuzon Ina Ramën: Bashkëpunëtore e SHIK-ut, s’duhet të ishte në KPA

    “Pasuritë janë të pajustifikuara”, ish-prokurori akuzon Ina Ramën: Bashkëpunëtore e SHIK-ut, s’duhet të ishte në KPA

    Ish-prokurori thekson se pasuritë e tyre nuk mund të shpjegohen ligjërisht dhe nuk korrespondojnë me të ardhurat e deklaruara, gjë që hedh dyshime mbi objektivitetin dhe besueshmërinë e vendimeve të tyre në procesin e vetingut.
    Avokati dhe ish-prokurori Ervin Karanxha shpërtheu ndaj Ina Ramës, duke e akuzuar se është bashkëpunëtore e SHIK-ut, një fakt që ligji e ndalon të shfaqet njëkohësisht si anëtare e KPA-së në procesin e vetingut. Reagimi i tij i ashpër nxorri në pah një dimension të dyshimtë të drejtësisë, ku një përfaqësuese e lartë e organit të vetingut mund të lidhet me grupe që ligji i konsideron të ndaluara për funksionarët e drejtësisë.
    Tragjikomedia bëhet më e qartë kur Ina Rama shfaqet edhe në listat e SHIK-ut, të publikuara nga hakerat iranianë. Ky ekspozim tregon një koordinim të dukshëm me grupe të jashtme dhe sugjeron se roli i saj formal si anëtare e KPA-së nuk e mbron nga dyshimet për bashkëpunim me interesa të dyshimta. Karanxha tha se kur pa listat e bashkëpunëtorëve të SHIK-ut, menjëherë iu kujtua filmi Debatiku.
    “Kur pashë Ina Ramën në listat e SHIK-ut, mu kujtua filmi, ku Coli njofton mësuesin: ‘Zoti mësues, ai është spiun!’”, tha Karanxha.
    Një skenë që në dukje është e thjeshtë dhe fëmijërore, por që në kontekstin aktual merr një ngjyrë absurde dhe ironike. Në këtë krahasim, Coli është figura që zbulon spiunin në film, simbol i vëmendjes dhe vigjilencës, ndërsa Ina Rama përfaqëson realitetin e kompleksuar dhe të dyshimtë të drejtësisë shqiptare, ku një funksionare e lartë e KPA-së shfaqet e përfshirë në lista të dyshimta bashkëpunëtorësh.
    Publiku shqiptar, si mësuesi në film, duhet të bëjë vlerësimin dhe gjykimin e situatës, duke u përballur me një kombinim të pafund të absurditetit, ironisë dhe shqetësimit moral, ku roli i drejtësisë dhe integriteti i saj duket të jenë nën presionin e lojërave të pushtetit dhe interesave private. Ky krahasim i jep situatës një dimension tragjikomik, duke e bërë të qartë se ajo që duhet të ishte mburojë e ligjit, në realitet shndërrohet në pjesë të një skandali që publiku duhet të interpretojë dhe gjykojë vetë.
    Ervin Karanxha nuk i kurseu fjalët edhe ndaj anëtarëve të tjerë të KPA-së, duke i cilësuar të paaftë dhe ironizuar mbi pasuritë e tyre, që i quajti oajstifikuara. Deklarata e tij nuk ishte thjesht kritike, por një shpërthim i fortë publik, që e paraqet një institucion të rëndësishëm të drejtësisë si të paaftë dhe të kapur nga absurditeti, ndërsa publiku mbetet dëshmitar i një skandali moral dhe politik.
    Karanxha ka deklaruar gjithashtu se anëtarët e vetingut janë të paaftë, duke i kritikuar ashpër për mënyrën se si po e ushtrojnë detyrën. Ai theksoi se jo vetëm që mungon efikasiteti, por edhe vendimmarrja e tyre është e dobët, duke nxjerrë në pah një kapacitet të kufizuar për të mbrojtur ligjin dhe integritetin e drejtësisë. Sipas tij, kjo paaftësi shfaqet qartë në vendimet e diskutueshme dhe në mënyrën si trajtohen çështjet, duke i lënë institucionet e drejtësisë të ekspozuara ndaj dyshimeve dhe manipulimeve.
    Ai shtoi më tej se anëtarët e vetingut kanë pasuri të pajustifikuara, duke i kritikuar ashpër për mënyrën se si i kanë grumbulluar këto pasuri. Sipas tij, kjo tregon jo vetëm një mungesë transparence, por edhe mungesë integriteti në funksionin që ata ushtrojnë, duke i shndërruar në persona të dyshimtë për publikun.
    Ish-prokurori thekson se pasuritë e tyre nuk mund të shpjegohen ligjërisht dhe nuk korrespondojnë me të ardhurat e deklaruara, gjë që hedh dyshime mbi objektivitetin dhe besueshmërinë e vendimeve të tyre në procesin e vetingut. Karanxha e përdor këtë si një argument për të nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë dhe mungesën e kontrollit mbi institucionet e larta.
    Ai gjithashtu ka hedhur akuza të forta edhe për çështjen e Lulëzim Bashës, lidhur me rrugën Durrës-Kukës. Si ministër, Basha ishte akuzuar për korrupsion për këtë projekt, ndërsa Ina Rama, në rolin e saj si Prokurore e Përgjithshme, e mbylli çështjen duke përdorur një procedurë për shkelje afatesh, duke shmangur hetimin real dhe duke nxjerrë në pah lidhjet e dyshimta mes politikës dhe drejtësisë.
    Karanxha thekson se kjo ngre pyetje serioze mbi integritetin e organit të vetingut dhe i shton dimensionin politik të skandalit, duke bërë që gjithë episodi të duket si një komedi absurde me pasoja reale.

  • Iu sekuestrohen pasuritë, dy nga motrat e Maradonës akuzohen për mashtrim komercial

    Iu sekuestrohen pasuritë, dy nga motrat e Maradonës akuzohen për mashtrim komercial

    19 Shtator 2025

    11:27

    Alfred Lleshi

    Në Argjentinë, dy motrat e Maradonës, Rita Mabel dhe Claudia Norma, akuzohen për mashtrim tregtar. Pas gjykimit, pasuritë e tyre janë vendosur nën sekuestro për menaxhimin e dyshuar të markës “Diego Maradona”. Vendimi u mor nga gjykatësit Ignacio Rodríguez Varela, Hernán López dhe Julio Marcelo Luciani, pas padive të vajzave të Maradonës, Dalma e Gianinna.
    Për secilën motër është vendosur sekuestro prej rreth dy miliardë pesos (më shumë se 1.15 milionë euro), po ashtu për avokatin e Maradonës, Matías Morla, dhe ndihmësin e tij Maximiliano Pomargo. Të gjithë akuzohen për dëmtimin e trashëgimtarëve ligjorë përmes operacioneve të lidhura me kompaninë “Sattvica S.A.”, e kontrolluar nga Morla dhe motrat e Maradonës.
    Akuza lidhet me të drejtat tregtare, imazhin dhe pronësinë intelektuale të markës, që përfshin veshje sportive, parfume e materiale audiovizuale. Gjykata theksoi se as Morla, as motrat nuk ishin trashëgimtare zyrtare.

  • Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash.
    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”, shkruan A2.
    Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

  • Në pranga në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge! Prokuroria konfiskon pasuritë Fatjon Dautit

    Në pranga në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge! Prokuroria konfiskon pasuritë Fatjon Dautit

    Fatjon Dauti

    KUKËS-Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasurinë e Fatjon Dautit, i arrestuar në Londër për tentativë vresja, trafik droge dhe pastri parash. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një njësi banimi me sipërfaqe 100m², një truall me ndërtesë të ndërtuar mbi të prej 64m² dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 30m².
    NJOFTIMI:
    Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.
    Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.
    Kush është Fatjon Dauti
    Dauti ka qenë disa herë kryefjalë e mediave në Shqipëri dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha. Ai hyri ilegalisht në MB në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por asnjë akuzë nuk pasoi. Në shtator të atij viti, atëherë Sekretarja e Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri.
    Në vitin 2021, Fatjon Dauti, humbi gjyqin dhe iu hoq shtetësia. Ai u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022.
    I riu nga Hasi u akuzua nga PD-ja e vulës së ishte i nxitur nga Flamur Noka që të godiste me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Ky rast u përdor si precedentë që Berisha të shpallej “non grata” edhe nga Britania e Madhe, pasi sipas autoriteteve, kryedemokrati kishte lidhje me persona të botës së krimit. Por në mbrojtjen që i bëri vetes, Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Fatjon Dautin, duke e cilësuar atë të fundit si mbështetës të Lulzim Bashës./ZËRI

  • Prokuroria konfiskon pasuritë e shqiptarit të arrestuar në Londër për drogë (Emri)

    Prokuroria konfiskon pasuritë e shqiptarit të arrestuar në Londër për drogë (Emri)

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive të familjarëve të Fatjon Dautajt, i cili ndodhet në arrest në Mbretërinë e Bashkuar për një sërë veprash penale të rënda.
    Njoftimi

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

    Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

  • U arrestua në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge/ Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    U arrestua në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge/ Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt