Tag: pasurimit

  • ‘Nuk kishim zgjidhje tjetër’, Izraeli publikojn pamjet 3D: Goditëm impiantin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran!

    ‘Nuk kishim zgjidhje tjetër’, Izraeli publikojn pamjet 3D: Goditëm impiantin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran!

    Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë publikuar një video 3D të vendit të pasurimit të uraniumit në zonën e Natanzit, duke zbuluar detaje të sulmit që ata nisën kundër kompleksit kryesor bërthamor të Iranit.

    Sipas zëdhënëses së IDF-së, Gjeneral Major Effie Defrin, Izraeli goditi “objektin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran”, duke iu referuar kompleksit bërthamor nëntokësor në Natanz.

    “Ky objekt u përdor nga Garda Revolucionare për të çuar përpara programin e tyre ushtarak bërthamor“, tha Defrin, duke vënë në dukje se sulmi izraelit “shkaktoi dëme serioze” si në vendin nëntokësor të pasurimit ashtu edhe në infrastrukturën kritike në objekt. Më tej ai tha se “Ne goditëm kompleksin nëntokësor dhe pika të tjera jetësore në këtë zonë”.

    “Nuk kishim zgjidhje tjetër”

    Gjatë një informimi urgjent, Defrin  pohoi se Tel Avivi përshkallëzoi situatën sepse “nuk kishte zgjidhje tjetër”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ushtria mbetet në gatishmëri të plotë operacionale për të vazhduar sulmet, ndërsa paralajmëroi qytetarët izraelitë për mundësinë e hakmarrjes.

    “Ne u dhamë paralajmërim të hershëm të gjithë izraelitëve, pasi kuptuam se mund të kishte një goditje në tokën tonë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje qytetarëve të demonstrojnë “përgjegjësi dhe qetësi” në dritën e zhvillimeve, duke shtuar se “mund të ketë disa ditë të vështira përpara”.

  • “Nuk kishim zgjidhje tjetër”, forcat izraelite publikojnë videon 3D: Goditëm impiantin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran!

    “Nuk kishim zgjidhje tjetër”, forcat izraelite publikojnë videon 3D: Goditëm impiantin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran!

    Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë publikuar një video 3D të vendit të pasurimit të uraniumit në zonën e Natanzit, duke zbuluar detaje të sulmit që ata nisën kundër kompleksit kryesor bërthamor të Iranit.

    Sipas zëdhënëses së IDF-së, Gjeneral Major Effie Defrin, Izraeli goditi “objektin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran”, duke iu referuar kompleksit bërthamor nëntokësor në Natanz.
    “Ky objekt u përdor nga Garda Revolucionare për të çuar përpara programin e tyre ushtarak bërthamor“, tha Defrin, duke vënë në dukje se sulmi izraelit “shkaktoi dëme serioze” si në vendin nëntokësor të pasurimit ashtu edhe në infrastrukturën kritike në objekt. Më tej ai tha se “Ne goditëm kompleksin nëntokësor dhe pika të tjera jetësore në këtë zonë”.
    “Nuk kishim zgjidhje tjetër”
    Gjatë një informimi urgjent, Defrin  pohoi se Tel Avivi përshkallëzoi situatën sepse “nuk kishte zgjidhje tjetër”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ushtria mbetet në gatishmëri të plotë operacionale për të vazhduar sulmet, ndërsa paralajmëroi qytetarët izraelitë për mundësinë e hakmarrjes.
    “Ne u dhamë paralajmërim të hershëm të gjithë izraelitëve, pasi kuptuam se mund të kishte një goditje në tokën tonë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje qytetarëve të demonstrojnë “përgjegjësi dhe qetësi” në dritën e zhvillimeve, duke shtuar se “mund të ketë disa ditë të vështira përpara “.

    Top Channel

  • Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

    Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

    Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Iranit, duke thënë të martën se Teherani nuk do të kërkojë leje nga askush për ta pasuruar uraniumin.
    Ai i ka cilësuar si “marrëzi” deklaratat e Shteteve të Bashkuara.
    “Ata thonë: ‘Nuk do ta lejojmë Iranin të pasurojë uranium’. Kjo tejkalon çdo kufi”, tha Ayatollah Ali Khamenei gjatë një ceremonie përkujtimore për presidentin e ndjerë Ebrahim Raisi, i cili vdiq vitin e kaluar në një aksident me helikopter.
    “Është gabim i madh nga ana e tyre të thonë se ne nuk do ta lejojmë Iranin ta pasurojë uraniumin. Askush nuk po pret leje për këtë apo atë. Republika islamike ka një politikë, ka një metodë, dhe ndjek politikën e saj… Çështja e pasurimit nuk është fare çështje për diskutim”, shtoi ai.
    Uashingtoni dhe Teherani janë duke mbajtur bisedime indirekteve javëve të fundit për programin bërthamor të Iranit.
    Megjithatë, Khamenei duket se nuk beson se ato do të sjellë ndonjë rezultat.
    “Po, pati bisedime indirekte edhe gjatë kohës së Raisit, ashtu siç po ka tani. Por, ato nuk çuan askund – dhe nuk presim shumë as nga këto të tanishmet. Kush e di çfarë do të ndodhë”, theksoi ai.
    Komentet e tij pasqyrojnë zemërimin në rritje të Teheranit, për shkak të bisedimeve të bllokuara bërthamore, si dhe tensioneve më të mëdha që kanë karakterizuar marrëdhëniet SHBA-Iran në vitet e fundit.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Iranit, Esmaeil Baghaei, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se “ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për rundin e ardhshëm të negociatave”, duke shtuar se “Republika Islamike e Iranit po shqyrton çështjen duke pasur parasysh qëndrimet kontradiktore dhe vazhdimisht të ndryshueshme të palës amerikane”.
    IRNA gjithashtu raportoi se Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i jashtëm, tha se Teherani e ka marrë një propozim lidhur me rundin e ardhshëm të bisedimeve indirekte me Uashingtonin dhe se është duke e shqyrtuar atë./REL

  • E rëndë në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel, shembet masivi i dheut dhe zë poshtë punonjësin! Ende nuk është gjetur

    E rëndë në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel, shembet masivi i dheut dhe zë poshtë punonjësin! Ende nuk është gjetur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e pasurimit të kromit në qafën e Burrelit

    Policia bën me dije se rreth orës 14:00 në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.
    Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Top Channel

  • Shembet masivi i dheut në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel, zë poshtë punonjësin

    Shembet masivi i dheut në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel, zë poshtë punonjësin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e pasurimit të kromit në qafën e Burrelit
    Policia bën me dije se rreth orës 14:00 në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.

    Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.