Tag: pasuria

  • Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’

    Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’

    34-vjeçari Juxhin Drazhi, pjesë e organizatës kriminale të ‘Pojës së Durrësit’, është ekstraduar nga Spanja.
    I riu Juxhin Drazhi, akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë.
    Ndaj tij, Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 30 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
    Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se Juxhin Drazhi ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.
    “Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
    J. D., 34 vjeç.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
    Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.”– njofton policia.
    Sekuestrimi i pasurisë:
    Prokuroria e Posaçme, më 28 Qershor, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milion euro të Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe një personi tjetër, të hetuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Sekuestrimi i pasurive erdhi rreth 1 muaj e gjysmë pasi SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane lëshuan urdhër arreste për 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës.
    Bëhet fjalë 21 pasuri të sekuestruara në qytetin e Durrësit, përfshirë truall, ndërtesa, biznese.
    Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

    Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve Ervin Zeqiri në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror Ervin Zeqiri), me vendodhje në Durrës.
    Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror Juxhin Drazhi), Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
    Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emer te N. Sh.;
    Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
    Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
    Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
    Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
    Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
    Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
    Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;
    Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
    Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
    Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;

  • Kafshimi i mollës nga Steve Jobs, një kafshim pasioni…

    Kafshimi i mollës nga Steve Jobs, një kafshim pasioni…

    Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.

    Nga Albert VatajSteve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”.

    Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.

    Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare.

    Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.

    Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

    “Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

    Këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

    Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

    Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

    Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

    Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë.

    Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

    Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish.

    Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.

    Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

    Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”.

    Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”.

    Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

    … Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra. Ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë.

    Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote. Ai i la botës peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha.

    Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit.

    Ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    STEVE JOBS NGA SHTRATI I VDEKJES: PASURINË S’MUND TA MARR ME VETE, KUJTIMET E DASHURISË PO!

    Nga: Steve Jobs“…Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë. Reflektoj për jetën time. Kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur. Duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.Errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit. Pra të vdekjes që afrohet.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Revista “Forbes”: Elon Musk arrin rekord të ri. Pasuria e tij më shumë se 500 miliardë dollarë

    Revista “Forbes”: Elon Musk arrin rekord të ri. Pasuria e tij më shumë se 500 miliardë dollarë

    Elon Musk, njeriu më i pasur në botë ka arrtitur një rekord të ri. Pasuria e tij ka kaluar shifrën e 500 miliardë dollarëve, sipas revistës ”Forbes”.
    Pasuria neto e pronarit të Teslas dhe SpaceX arriti në 500,1 miliardë dollarë përpara se të binte përsëri në 499,1 miliardë dollarë, sipas renditjes “Miliarderë në kohë reale” të revistës.
    Në renditjen e kësaj reviste, Musk ndiqet nga bashkëthemeluesi i ”Oracle”, Larry Ellison, me një pasuri prej 350,7 miliardë dollarësh, dhe më pas nga drejtuesi i Meta, Mark Zuckerberg, me një pasuri prej 245,8 miliardë dollarësh.

  • Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kishim prona me qira

    Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kishim prona me qira

    Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është ndalur së fundmi tek çështja e pasurisë së saj dhe familjes. E ftuar në emisionin “Log”, Kryemadhi u pyet lidhur me pasurinë e saj, e cila theksoi se pasuria e vërtetë për të nuk janë paratë, por familja.
    “Pasuria nuk janë paratë, pasuria për mua është familja. Sepse mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur dhe as e varfër”, u shpreh Kryemadhi, teksa më tej vijoi duke sqaruar të ardhurat e familjes së saj ndër vite.
    Kryemadhi kujtoi periudhën që nga viti 1995, kur apartamenti i saj tek “Shallvaret” ishte dhënë me qira përmes kontratave të noterizuara dhe deri në vitin 2006, ku shtoi se prej 9 vitesh familje e saj kishte përfituar rreth 200 mijë dollarë vetëm nga qiratë e pronave.
    Në vijim, Kryemadhi u ndal tek pretendimet e SPAK lidhur me shitjen e një apartamenti në Qerret, duke theksuar se gjithçka është deklaruar ligjërisht, ndonëse prokurorët sipas saj kanë “mbyllur sytë” dhe pretendojnë të kundërtën.
    “Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret dhe ky apartament është shitur në 2006. Në dosjet e SPAK pretendohet se nuk e kam deklaruar, por unë dhe Ilir Meta e kemi bërë deklarimin në atë kohë. Shitja është regjistruar 300 mijë euro cash”, tha Kryemadhi, duke theksuar më tej se dokumentat e noterizuara dhe mandatet e tatimeve të bashkëlidhura me kontratat e qirasë janë prova të qarta të burimeve të pasurisë së familjes.
    Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
    Pasuria nuk janë paratë, pasuria për mua është familja. Sepse mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur dhe as e varfër. Kam lindur mes Tiranës. Në 90 u hapën kufijtë, i erdhën kushërinjtë mamit nga Amerika, Greqia, Gjermania andej nga ishin, por s’po merrem me ata. Unë po e filloj nga 1995, ku unë pallati te Shallvaret, apartamenti im ishte 3 dhoma e një kuzhinë, kam një kontrata qiraje e cila është e bërë me kompaninë turke që filloi ndërtimin për herë të parë të pallateve.
    Është një kontrate qiraje, e noterizuar, me 500 dollarë. Nuk po llogaris tim vëlla që punonte, as veten time, as mamanë dhe babain tim që ishin madhor, në 95 ishin nga 50 vjeç. Mos harrojmë që mamaja ime vinte nga Bashkimi i Grave me një rrogë 9 mijë lekë, që  i thonë sot të ishte 9 milion. 1999, pas katër vitesh vjen kontrata tjetër me 1 milion e gjysmë lekë në muaj, prapë e noterizuar. Në 2001-2006 është një kontratë tjetër qiraje që është me 2.5 në muaj e kjo e noterizuar. Nga 95 deri në 2006 apartamenti im është dhënë me qira. Ka qenë biznes.
    Tani përveç kësaj këto kontrata nuk janë si gjithë të tjera, kanë të bashkangjitur edhe mandatet e tatimeve. Nga këto, vetëm nga këto tre kontrata familja ime ka pasur 200 mijë dollarë nga 95 në 2006. Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret dhe ky apartament është shitur në 2006, në dosjet e SPAK pretendon se unë skam deklaruar që e kam shitur këtë apartament.
    Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë deklaruar në 2006 shitjen e banesës 300 mijë euro cash. Blerja e shtëpisë në Bllok që pretendon se ka bërë pastrim parash nëna ime dhe Ilir Meta. Është blerë 200 mijë euro kredi bankare dhe 200 që vjen nga kjo 300 këtu. E gjithë shpia ime e bllokut është me para të deklaruara.

  • “Kam lindur në mes të Tiranës”, Monika Kryemadhi thyen heshtjen: Ja e vërteta e pasurisë time

    “Kam lindur në mes të Tiranës”, Monika Kryemadhi thyen heshtjen: Ja e vërteta e pasurisë time

    Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka cilësuar një “gjueti shtrigash” akuzat e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar edhe se nga i buron pasuria.
    E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ironizoi disa prej tyre si “absurde dhe të pavërtetuara”.
    “Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta?”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se procedimi ndaj saj nga SPAK ka nisur mbi bazën e një padie të dorëzuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
    Kryemadhi foli edhe për pasurinë e saj dhe të familjes, duke theksuar se çdo e ardhur është e dokumentuar dhe e deklaruar, ndërsa tha se pasuria më e madhe e saj është familja.
    “Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare”, tha ajo.
    Ajo u ndal edhe tek blerja e apartamentit në zonën e Bllokut, për të cilin SPAK ka ngritur dyshime për pastrim parash.
    “Shtëpia në Bllok është blerë me kredi bankare 200 mijë euro dhe 200 mijë euro të tjera nga fitimi i apartamentit në Qerret. E gjitha është e deklaruar”, tha ajo.
    Monika Kryemadhi: Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën?….
    Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare… Nuk po merrem me 91-91, duke pasur parasysh origjinën e mamasë sime, nga Dibra, me kushërinj, kur u hapën kufijtë i erdhën nga Amerika nga ishin nga nuk ishin.Po e nis nga 1995, pallati në Shallvare, në kat të parë, ishte 3 dhoma një gazhinë, kam dhe një kontratë qiraje të asaj kohe me një komani turke, Gintash. Nuk kishte pallate private, kontrata është tre vjeçare, ka qenë 500 dollarë. Ka qenë kontrata tjetër me 1 milion e gjys në muaj. 2001-2006 është prape kontratë tjetër qiraje, me 2.5 milionë lekë, aq ka qenë dhënë me qira. Kemi qenë bashkëpronar me mamanë. Nga këto kontrata, familja ime ka pasur të ardhura 200 mijë dollarë, nga 1995-2006.
    Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret të deklaruar, e kemi shitur në 2006. SPAK thotë se nuk e kemi deklaruar. Është blerë 60 mijë dollarë, është shitur 300 mijë dollarë, është ajo vlerësim zhvlerësim që flasin sot. 200 dhe 300 bëjnë 500 mijë dollarë.
    Blerja e shtëpisë në Bllok që SPAK pretendon se kemi bërë pastrim parash, unë mamaja ime dhe Ilir Meta, është blerë 200 mijë euro me kredi bankare dhe 200 mijë euro nga 300 mijëshja kjo. Është e gjitha e deklaruar….

  • Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash.
    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”, shkruan A2.
    Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

  • U arrestua në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge/ Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    U arrestua në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge/ Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

    Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash. 
    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.  
    Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: 
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2; 
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe 
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2. 

  • I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Miklovan Danajt

    I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Miklovan Danajt

    Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit Miklovan Danajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo, përgjigje e cila akoma nuk ka dalë.
    Zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, kjo derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike.
    Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, rezultonte i zhdukur që prej 11 Majit. Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij, autoritetet spanjolle nisën hetimet, kur nga pamjet e kamerave të sigurisë, u zbulua se personi i fundit që kishte takuar 30-vjeçari, ishte Juxhin Drazhi.
    Juxhin Drazhi u arrestua në fillim të Gushtit në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Elvis Doçit, i njohur si “Vis i Pojës”. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
    Juxhin Drazhi u kap nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada). Drazhi ishte fshehur atje, duke mos dalë nga vila dhe duke përdorur bashkëpunëtorët e tij për t’i siguruar gjithçka që i nevojitej për të shmangur identifikimin dhe arrestimin. Prona ku ai ishte fshehur ishte një vilë luksoze me çdo komoditet, e vendosur në një terren të lartë, gjë që i lejonte atij të monitoronte mjedisin përreth dhe të parashikonte çdo ndërhyrje të policisë. Në banesë u gjetën edhe armë zjarri dhe sende me vlerë, teksa Juxhin Drazhi mbante dhe një eskortë.
    Burime bëjnë me dije se Juxhin Drazhi pritet të merret në pyetje në lidhje me zhdukjen e Miklovan Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen e 30-vjeçarit.
    Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Miklovan Danajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi. Miklovani është vrarë, mos e kërkoni” – thuhej në mesazh.
    Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj, teksa dyshohet se ai ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
    SEKUESTRIMET DHE GRUPI I “VISIT TË POJËS”
    Grupi kriminal ku bënte pjesë Ervin Drazhi u godit më 21 Maj nga SPAK në bashkëpunim me anti-mafian italiane në kuadër të operacionit “Ura”, bazuar në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, si dhe në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, 40 prej tyre për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, por Elvis Doçi arriti t’i shpëtonte Policisë dhe është shpallur në kërkim.
    Të njëjtët shtetasve të mësipërm, në atë operacioni iu sekustruan edhe: dy kompani ndërtimi, katër shoqëri tregtare dhe restorante, një agjenci pasurish të paluajtshme, një TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj, ndërsa më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
    Në atë operacion u sekustrua edhe kompania “Majestic Konstruksion”, të cilat më pas iu janë sekustruar pasuri të tjera në emër të saj, teksa dyshohet si pasuri e fshehur e Juxhin Drazhit.
    Aktualisht pronar i kompanisë “Majestic Konstruksion” rezulton  Nazmi Shahini me 100 % të aksioneve, ndërsa më parë pronar i saj ka qenë Arben Drazhi, i cili aktualisht është vetëm administrator i kompanisë.
    Pasuritë e sekuestruara më pas të Juxhin Drazhit

    Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror Juxhin Drazhi), Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
    Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

  • John Cena Vs Logan Paul: Cili boksier ka fituar më shumë para gjatë karrierës së tij?

    John Cena Vs Logan Paul: Cili boksier ka fituar më shumë para gjatë karrierës së tij?

    Kur flasim për kombinimin e sportit, argëtimit dhe biznesit, John Cena dhe Logan Paul shquhen si dy nga emrat më të mëdhenj të imazheve të sotme. Cena, një legjendë e WWE- së e shndërruar në aktor të Hollivudit, dhe Paul, një YouTuber i shndërruar në yll të WWE-së dhe sipërmarrës, kanë ndërtuar pasuri të mëdha në mënyra shumë të ndryshme. Megjithatë, pyetja është… kush ka fituar më shumë para gjatë karrierës së tyre?
    Pasuria neto e John Cena-s: Një legjendë e WWE-së me sfond hollivudian
    Sipas raporteve të shumta, pasuria neto e John Cena-s vlerësohet të jetë rreth 80 milionë dollarë në vitin 2025. Ai njihet më së miri për rekordin e tij në mundje, duke barazuar 16 tituj në Kampionatin Botëror të WWE-së, duke krijuar statusin e tij si një nga mundësit më ikonikë në historinë e argëtimit.
    Pasuria e Cenës ka ardhur nga:
    -Paga dhe paraqitjet në WWE, të cilat në kulmin e tij sillnin mbi 10 milionë dollarë në vit.-Sukses në Hollywood, duke luajtur në filma të suksesshëm si Fast & Furious dhe The Suicide Squad.-Mbështetje të markave, me marrëveshje që variojnë nga Gillette te Honda.-Investime në pasuri të paluajtshme, përfshirë një rezidencë në Florida me vlerë 4 milionë dollarë.
    Përtej parave, Cena admirohet edhe për filantropinë e tij në të gjitha fushat. Ai ka përmbushur më shumë se 650 dëshira për Fondacionin Make-A-Wish, më shumë se çdo personazh tjetër i famshëm, duke i shtuar trashëgimisë së tij si brenda ashtu edhe jashtë ringut. Ai gjithmonë ka qenë i sjellshëm në dhurimet për këto lloj organizatash, pasi është një themelues i rregullt.
    Pasuria neto e Logan Paul: Manjati dixhital dhe showmani i mundjes
    Në anën tjetër të unazës dhe bisedës gjejmë Logan Paul , një person me një pasuri neto të vlerësuar prej 150 milionë dollarësh, pothuajse dyfishi i asaj të Cenas . Personaliteti i internetit e ka transformuar famën virale në një perandori globale biznesi.
    Burimet e të ardhurave të tij përfshijnë:
    -YouTube dhe podkastet, duke gjeneruar miliona përmes reklamave, sponsorizimeve dhe shfaqjes së tij të famshme Impaulsive.-Prime Hydration, marka e pijeve energjike që ai bashkëthemeloi, prodhoi miliona shitje në të gjithë botën.-Ndeshjet e boksit, me ndeshjet individuale që i sollën deri në 5 milionë dollarë.-Kontrata e WWE, e cila raportohet të jetë me vlerë rreth 15 milionë dollarë.-Shitjet e mallrave, përfshirë Maverick Apparel, e cila dikur tërhoqi 40 milionë dollarë në më pak se një vit.-Sponsorizime dhe media sociale, ku ai fiton gjashtë shifra për çdo postim të markës.
    Ngritja e shpejtë e Paulit tregon fuqinë financiare të sipërmarrjes dixhitale të kombinuar me suksesin e kryqëzuar në argëtimin sportiv.
    Ndërsa Cena ka ndërtuar një pasuri të qëndrueshme gjatë dy dekadave, modeli i larmishëm i biznesit të Paul dhe shtrirja globale në median dixhitale e kanë shtyrë atë ta kalojë veteranin e WWE në fitimet totale.
    Krahasimi midis pasurisë neto të John Cena dhe Logan Paul nxjerr në pah natyrën në ndryshim të famës dhe pasurisë. Rruga tradicionale e Cena-s, ku ai u bë i famshëm duke dominuar mundjen, dhe më pas duke u zhvendosur në Hollywood, mbetet një formulë e provuar dhe e vërtetë. Por suksesi i Paul tregon se sa moderne është fuqia e tyre e madhe në platformat dixhitale, markën personale dhe sipërmarrjet e biznesit për të krijuar paga gjashtëshifrore dhe më gjerë.
    Në fund të fundit, trashëgimia e Cenës është ndërtuar mbi qëndrueshmërinë dhe ndikimin, ndërsa historia e Paulit pasqyron se sa shpejt mund të rritet pasuria në botën e sotme të drejtuar nga mediat sociale.

  • Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

    Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku ushtrojnë aktivitetin televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare.
    MEKI sqaron përmes një deklarate për mediat çështjen e pronësisë dhe kontratës së qerasë për ambientet në të cilat ushtron aktivitetin e tij grupi mediatik në fjalë.
    Ministria rrëzon pretendimet e grupit mediatik “Focus Group” se për ambientet në fjalë posedojnë një kontratë qiraje që afat përfundimtar ka vitin 2033 dhe nënvizon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave.
    “Pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme”, thekson Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    DEKLARATA PER SHTYP E MEKI:
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:
    Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
    Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjeter kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
    Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke patur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
    Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
    Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin!
    Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.
    MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve.