Tag: pasuri

  • Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ndërtoi perandori të mashtrimit online në të gjithë botën

    Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ndërtoi perandori të mashtrimit online në të gjithë botën

    Një emër i fuqishëm në biznesin kamboxhian dhe botën e krimit po tërheq vëmendjen ndërkombëtare.

    Chen Zhi, 37-vjeç, i njohur edhe si Vincent, është një manjat me fytyrë foshnje, i cili ka arritur nivelet më të larta të pushtetit në Kamboxhia, duke investuar në pasuri të paluajtshme luksoze, hotele, dyqane dhe programe filantropike.
    Por pas kësaj fasade fshihet një histori e errët. Autoritetet amerikane thonë se Chen drejton një nga organizatat më të mëdha kriminale transnacionale në Azi. Një perandori e bazuar në punë të detyruar dhe mashtrime me kriptomonedha, që dyshohet se i sillte Chen-it dhe bashkëpunëtorëve të tij 30 milionë dollarë çdo ditë. Paratë përdoren për vepra arti, avionë privatë dhe prona luksoze në Londër, si dhe për ryshfete ndaj zyrtarëve publikë. Sipas prokurorëve në Nju Jork, javën e kaluar u sekuestruan 15 miliardë dollarë në kriptomonedha nga Chen pas një hetimi njëvjeçar. Ky veprim ka zbuluar rrjetin e fshehtë të mashtrimeve online në Azi Juglindore, që sipas autoriteteve, vepron nën mbrojtjen e politikanëve të fuqishëm dhe ka mashtruar viktimat vetëm në SHBA me të paktën 10 miliardë dollarë vitin e kaluar.
    Grupi Prince i Chen-it është prezantuar si një nga konglomeratet më të mëdha në Kamboxhia, duke përfshirë investime në pasuri të paluajtshme, shërbime bankare, hotele dhe zhvillime të mëdha ndërtimi. Por javën e kaluar, autoritetet amerikane e shpallën këtë kompani një organizatë kriminale transnacionale dhe Chen u akuzua për komplot pastrimi parash dhe mashtrimi me rrjete elektronike. Chen është ende në arrati dhe nuk përballet me asnjë kërcënim ligjor në Kamboxhia, e cila nuk ka traktat ekstradimi me SHBA-në. Ai ka udhëtuar gjithashtu në SHBA me pasaportë diplomatike, një dokument që thuhet se e mori duke dhuruar orë luksoze për një zyrtar të huaj.
    Hetimet tregojnë se Chen ka shtrirë perandorinë e tij në kampe pune të detyruar, ku punëtorët detyroheshin të kryenin mashtrime në shkallë të madhe nën kërcënimin e dhunës. Analistët thonë se ai përdori lidhjet me elitën, patronazhin dhe filantropinë për të fituar mbrojtje dhe për të zgjeruar rrjetin kriminal. Kamboxhia është përshkruar si një “shtet mashtrues de facto”, ku industria e krimit kibernetik sjell fitime që arrijnë deri në 19 miliardë dollarë në vit, ekuivalente me rreth 60% të PBB-së së vendit. Qeveria kamboxhiane thotë se është e përkushtuar të parandalojë krimin kibernetik, ndërsa SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur aksione kundër pasurisë dhe kanaleve financiare të Chen-it.
    Ndërsa operacionet kriminale vazhdojnë në Kamboxhia dhe Chen mbetet i lirë me një pasuri neto që mund të arrijë dhjetëra miliarda dollarë, pyetja mbetet: A mundet bashkëpunimi ndërkombëtar të çmontojë këtë rrjet të fuqishëm kriminal dhe të vendosë drejtësi për viktimat e mashtrimeve kibernetike?
     

    Top Channel

  • GJKKO i jep goditje pasurive të dyshimta në Shëngjin, sekuestron 15 mijë m² truall

    GJKKO i jep goditje pasurive të dyshimta në Shëngjin, sekuestron 15 mijë m² truall

    Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin. Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

  • Dyshohet se ishin vendosur nga veprimtaritë kriminale, konfiskohen mbi 15 mijë metra katrorë pasuri në Lezhë

    Dyshohet se ishin vendosur nga veprimtaritë kriminale, konfiskohen mbi 15 mijë metra katrorë pasuri në Lezhë

    Policia e Lezhës ka konfiskuar 7 pasuri, me sipërfaqe totale prej 15028 m2.
    Pasuritë e sekuestruara, ndodheshin në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin.
    Ky ishte një vendim i marrë nga GJKKO, pas dyshimeve se ato ishin vendosur nga veprimtari kriminale.

    Njoftimi i policisë:
    Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin./vizionplus.tv

  • Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

    Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

    Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar.

    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia.
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

    Top Channel

  • Kujt i përkasin? U përfituan nga krimi! GJKKO, konfiskohen mbi 15 mijë m2 truall në Shëngjin

    Kujt i përkasin? U përfituan nga krimi! GJKKO, konfiskohen mbi 15 mijë m2 truall në Shëngjin

    FOTO ILUSTRUESE

    LEZHË-Policia e Lezhës me urdhër të GJKKO, ka konfiskuar 7 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 15028 metër katror. Pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për sipërfaqe të tipit “arë” me një total prej 15,028 metrash katrorë, të ndodhura në dy zona me potencial të lartë zhvillimi, konkretisht në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
    Njoftimi:
    Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin./ZËRI

  • Konfiskim pasurie në Lezhë: Ja kujt i përket toka 15 mijë m² e dyshuar si e lidhur me krimin

    Konfiskim pasurie në Lezhë: Ja kujt i përket toka 15 mijë m² e dyshuar si e lidhur me krimin

    Shtatë pasuri të llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15,028 m², janë konfiskuar nga policia në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin te vellezerve Pali te arrestuar ne Norvegji.
    Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është zbatuar në bazë të urdhrit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit në vitin 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit ‘arë’, me sipërfaqe totale 15,028 m²”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Nga hetimet rezulton se dy prej pasurive ndodhen në bregun e lumit Drin, ndërsa pesë të tjera në fshatin Ishull Shëngjin.

  • “Dyshohet se u përfituan nga veprimtari kriminale”/ Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin

    Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar. 
    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. 
    “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia. 
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin. 

  • Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut

    Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut

    Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut
    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duke u shfaqur në publik jo vetëm me figura të njohura partiake, por edhe me persona që lidhen ngushtë me strukturat e pushtetit lokal dhe interesave ekonomike. Një nga emrat më të diskutuar që u vu në fokus është Arli Naska, i cili, siç shfaqet në disa pamje publike të shpërndara nga vetë Manastirliu, qëndron në krye të organizimit të fushatës së saj.
    Por kush është Arli Naska?
    Emri i tij është i njohur në media si një ndër drejtuesit e bashkisë me pasuri të konsiderueshme dhe investime në pasuri të paluajtshme.
    Një investigim i publikuar nga mediat pretendon se në periudhën 2018–2022 Naska ka furnizuar portofolin e tij me pasuri të paluajtshme me vlerë tregu rreth 1 milion euro, megjithëse në deklaratat zyrtare ato figurojnë të vlerësuara vetëm në gjysmën e kësaj vlere. Pra, një menaxher me 1 milionë euro pasuri, i akuzuar disa herë për abuzime me fonde publike, kjo është oferta që i serviret qytetarëve të Tiranës.
    Mesa duket, plani është i qartë. Rilindja e ka caktuar Naskën në krye të fushatës në mënyrë që të menaxhojë makinerinë e paligjshme me të cilat synon të bëjë votat për Bashkinë.
    Disa muaj më parë, emisioni investigativ ‘Piranjat’ tregoi se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup të strukturuar kriminal, që jo vetëm vidhte qytetarët, por i shkaktonte një dëm kolosal edhe vetë arkës së bashkisë më të madhe në vend.
    Në regjistrimet e siguruara, inspektori Gerd Mihali, nën drejtimin e atëhershëm të Arli Naskës, shpjegon hapur një praktikë abuzive: përdorimin e hapësirës publike si pronë private dhe taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve me para nën dorë.
    Në biseda, përmendeshin edhe “50 mijëshet e përditshme”, shuma që justifikoheshin si shpenzime ditore, por që realisht ishin pjesë e një skeme zhvatjeje të mirëorganizuar ndaj bizneseve në kryeqytet. Një drejtor i regjistruar me zë e figurë si hajdut i bizneseve, rishfaqet si menaxher i fushatës së Ogerta Manastirliut./Dosja.al

  • Raportimi vjetor në Komisionin e Ligjeve, Dumani: Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024

    Raportimi vjetor në Komisionin e Ligjeve, Dumani: Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se gjatë vitit 2024 SPAK ka qenë i fokusuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare.
    Sipas tij SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024
    Këto shifra Dumani i raportoi në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare.
    Ai shtoi se është forcuar bashkëpunimi me Europol dhe Eurojust.

    Dumani: SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve. Sa i takon rekomandimit për sekuestrot, janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024, 60% më shumë se në vitin 2013. Rekomandimi numër 3 i OSBE, SPAK forcoi bashkëpunimin me Europol, Eurojust.
    Sa i takon rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me rekomandimin nr.1 për prioritizimin e çështjeve të mbartura. U bë reduktimi sistematik i backlogut. Sa i takon standartizimit të ndjekjes penale, SPAK ka marrë të gjitha masat duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.
    /vizionplus.tv

  • “Kemi sekuestruar 11 milionë euro pasuri në kripto”, Dumani: Nuk kemi portofol për t’i ruajtur

    “Kemi sekuestruar 11 milionë euro pasuri në kripto”, Dumani: Nuk kemi portofol për t’i ruajtur

    Gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK në Komisionin e Ligjeve, Altin Dumani kërkoi ndryshime ligjore sa i përket kriptovalutave.
    “Presioni i jashtë nga faktorë të jashtëm politikë, mediatike dhe krimi i organizuar, që kërcënon integritetin e prokurorëve dhe që cenojnë vijimësinë e hetimeve.
    Përfundimi elektronik i çështjeve është ende në proces. SPAK bën 6 vite dhe është e nevojshme ngritja e një njësie analize.
    Kompetencat për njohjen e kompetencave të huaja janë problematike, ekstradimet nga jashtme, pasi këto kompetenca i takojnë Prokurorisë së Përgjithshme.
    Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK.
    Ndryshime ligjore sa i takon ligjit 1902, sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave, pasi ne si institucion nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat në kriptovalutave të sekuestruara.
    Vetëm gjatë vitit 2024 kemi konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto.
    Jemi në proces të grirjes së një shume më të madhe se 11 milionë euro, jemi në proces për sekuestrim, po kemi vështirësi,” tha Altin Dumani.
    gijotina.com/