Restaurimi shpëton filmat shqiptarë, që janë pasuri kombëtare. Aktori Nikolla Llambro që rolin e parë në kinema e ka në vitin 1974 me filmin “Shpërthimi” me regji nga Muharrem Fejzo vjen me një rrëfim për punë e kineastëve dhe artistëve të tjerë në Kinostudio dhe filmat, që siç shprehet janë pasuri kombëtare. Në intervistën për gazetën “SOT”, aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit Nikolla Llambro duke iu drejtuar institucioneve dhe politikanëve në vend, bën një apel për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kësaj pasurie filmike, që ndër vite u përball dhe me dëmtime. Aktori ndalet dhe te restaurimi i filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani prodhim i vitit 1967, që u shfaq së fundmi në kinema, duke sjellë në vëmendje se ai trajton një histori të vërtetë, atë të Luftës Nacionalçlirimtare kundër Okupatorit Nazifashist. Sipas tij, restaurimi e bën filmin të mbetet i ri. Aktor i roleve të ndryshme në kinema dhe teatër jo vetëm në Shqipëri, ku ai arriti që të bëjë emër si aktor dhe në shtetin grek, Nikolla Llambro thotë se rolet për të janë njëlloj të gjithë. Ai thotë se është si dashuria prindërore, që fëmijët i do njëlloj.
-Filmat shqiptarë janë vlerësuar si pasuri kombëtare, ku ju dhe të tjerë artistë keni kërkuar herë pas here vëmendjen për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Si aktor, me role në filma të ndryshëm prodhime të Kinostudios, ju keni jo pak kritika dhe ndaj politikanëve në vend. Më herët keni shprehur: “Të mos lejojmë që edhe këtë pasuri që ka mbetur ta shkatërrojnë”. Çfarë ndodhi ndër vite?
Qindra filma janë prodhuar nga kolektivi i kineastëve të Kinostudios. E kam thënë dhe më parë se filmat janë pasuri e madhe kombëtare, dhe duhen të ruhen e të restaurohen dhe të mirëmbahen. Mbas viteve 90-të, Shqipëria i u nënshtrua shkatërrimeve në shumë aspekte me teoritë famëkeqe “Drita Jeshile”, “Çeku i bardhë” dhe “Fillimi nga Zero”. Përveç të tjerave u shkatërruan galeria e artit, muzetë, veprat e artit, piktura, skulptura, teatrot, orkestrat simfonike, etj. Artistët mbetën pa punë dhe morën arratinë. Në atë kohë dhe sot vazhdon të sulmohet kinematografia. U shkatërrua Arkivi i Filmit dhe filmat mbetën në mëshirë të fatit, shumë u shitën, të tjerat i hëngri lagështia. Shkatërrimi i Arkivit të Filmave, si pjesë e thesarit kulturor të kombit rrezikoi të zhduket, në emër të pretendimit monstruoz se ka shumë propagandë të sistemit totalitar. Çdo sistem politik ka programin e vet, ka ideologjinë mbi të cilën mbështet politikën dhe mbijetesën. Po sot nuk bëhet propagandë për të denigruar sistemin e kaluar? Varet nga individi sa e si e ndjek dhe e mbështet ose i shmanget deri në mohim. Ato filma janë prodhuar në një kohë të caktuar dhe përbëjnë historinë e kombit në atë periudhë. Ato janë pasuri e paluajtshme. Historia në një moment të caktuar do ti gjykojë. Sot politika është gjaknxehtë dhe demokracia jo që nuk është vendosur, por rrezikohet të ekzistojë. Palët politike janë në luftë ekstreme. Nëse nuk qetësohen e ti thërrasin arsyes, nuk ka për të pasur demokraci pastër. Ndaj le ti lëmë filmat, këtë thesar të madh, si trashëgim brezave të ardhshëm dhe ata do të gjykojnë me mëndje e logjikë të kthjellët. Sot palët politike janë në pozicion egërsor t’i nxjerrin sytë sho -shoqit. Ndaj e bërtas me të madhe: -Larg duart e ndotura nga thesari i filmave të krijuara se janë pasuri e pa çmuar e kombit!
-“Ngadhnjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani prodhim i vitit 1967 u shfaq në kinema i restauruar. Filmi u shfaq në praninë e regjisorit Piro Milkani artistëve të ndryshëm dhe më gjerë. Te “Ngadhnjim mbi vdekjen” xhirime janë bërë edhe në Gjirokastër? Për ju çfarë i sjell restaurimi filmave?
Edhe një film tjetër “Ngadhnjim mbi vdekjen” u shfaq në kinema i restauruar. Filmi i regjisorëve Gëzim Erebara dhe Piro Milkani shpëtoi nga shkatërrimi. Një punë të mrekullueshme dhe do thosha patriotike po bën grupi i ekspertëve, që po merren me restaurimin e filmave. Restaurimi i filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen” ka vlerë e vërtetësi të madhe historike mbasi trajton një histori të vërtetë, atë Luftës Nacionalçlirimtare kundër Okupatorit Nazifashist. Ngjarja që trajton ka në qendër dy dëshmore Heroina të Popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Ato u varën në sheshin e “Çerçiz Topullit” nga okupatori gjerman, por urdhrin e ekzekutimit e firmosi komandanti i xhardërmarisë, shqiptari Idriz Jazo (në mos gaboj). Filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” përveç anës historike, anës ideoemocionale, për ne gjirokastritët ka dhe një veçanti emocionale, mbasi në të shfaqet e gjallë Gjirokastra e viteve kur është xhiruar. Ka në film qytetarë pjesëmarrës si figurantë ose njerëz, që ndoshta nuk jetojnë më, por që çmallin të afërmit kur i shikojnë të gjallë në ekran. Përveç veprës heroike të Bules dhe Persefonit ne gjirokastritët krenohemi edhe pse filmi është xhiruar në një periudhë të caktuar. Ndaj restaurimi është një vlerë e shtuar për filmin se ai do të jetojë gjatë dhe për spektatorin gjirokastrit e më gjerë. Sa për dijeni, në bazë të disa informacioneve që kam, filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” është shfaqur dhe shfaqet akoma në Kinë i përkthyer nga ata vetë. Aktorja jonë Englantina Kume, heroina Bule Naipi në film, në ato vite u prit sikur të ishte gjallë vetë heroina e vërtetë! Restaurimi i filmit e bën atë të jetë e të mbetet i ri, se për ne gjirokastritët dhe gjithë popullin shqiptar na bën krenar dhe na ngjall admirim.
– Ju përmendni rëndësinë e restaurimit, por kërkohen buxhete. Çfarë mund të na thoni mbi rolin e shtetit në këtë proces?
Shteti është përpara. Dhe ashtu siç hedh para në aspekte të tjera përshembull në sport dhe shumë mirë bën, të caktojë buxhet edhe për restaurimin e filmave. Nesër ky shtet do të krenohet për ato filma, për atë pasuri.
-Gjirokastra ka sallë kinemaje, ndërsa ka qytete që mungojnë. Herë pas here artistë e kineastë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e tyre. Sipas jush shkatërrimi i tyre, çfarë ka sjellë?
E thashë edhe më lart, pas vitit 1990 Shqipëria ju nënshtrua një shkatërrimi të llahtarshëm. Do të ishte e udhës të bënim një përshkrim për këtë, por nuk është momenti. Ndër të shumtat, u shkatërruan dhe kinematë e qyteteve. Edhe përhapja e televizorit ndikoi shumë për këtë. Shkatërrimi dhe mbyllja e kinemave e largoi plotësisht spektatorin nga ato. Veç një gjë është e qartë, emocionet që të ngjall një film i shfaqur në ekranin e madh nuk ta jep ekrani i televizorit. Në Athinë përshembull ka shumë kinema që funksionojnë dhe ka ndjekje shumë, sidomos nga të rinjtë. Gjirokastra e restauroi kinemanë dhe aty shfaqen shpesh filma dhe me sa di unë ka ndjekje nga të rinjtë. Këtë eksperiencë ta përqafojnë dhe qytete e tjera.
-Ju si aktor keni role të ndryshme në kinema, një artisti i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit, por si i shikoni sot brezin e ri përballë kinemasë?
Të rinjtë janë ata që e ndjekin dhe do ta ndjekin filmin, të paktën këtë shikoj edhe këtu. Si në shfaqjet e teatrit e komedisë, a nuk janë më shumë të rinjtë që i ndjekin? Veç këtu varet nga predispozita, organizimi, përgatitja e programeve dhe e filmave të larmishëm që të tërheqin spektatorin e ri deri sa të bëhet traditë. Para 1990 kinemaja ishte vatra kryesore e argëtimit frekuentohej shumë. Kinematë qenë plot çdo çast.
-Rolin e parë në kinema e keni në filmin “Shpërthimi” me regji nga Muharrem Fejzo i vitit 1974 prodhim i Kinostudios, për të vijuar më pas në filma të tjerë me role të ndryshme. Ato kanë mbetur në kujtesën e publikut, madje edhe ju ka thirrur jo në emrin tuaj, por të personazhit. Çfarë ju kanë dhuruar këto role?
Nëse flasim për emocione rolesh e personazhesh, për mua janë njëlloj të gjithë. E di si? Është si dashuria prindërore. Prindi sado fëmijë që të ketë i do njëlloj. Veç këtu veçon atë për të cilin ka vuajtur më tepër. Për kë të them? Të them për Mitaqin te filmi “Shpërthimi”, do të pezmatohej shofer Qemali i “Koncert në vitin 1936”! Veç dy role më mbetëm më shumë brenda meje, Gaqua tek filmi “Natë e parë e Lirisë” dhe Zeman Mashkullora tek filmi “Liri a vdekje”. Me Zeman Mashkullorën akoma më flasin edhe sot! Bile jam tashmë 77 veç dhe rrugës këtu në Greqi, apo kudo gjetkë, sidomos në Shqipëri më nuk më pyesin si e kam emrin por:”-Mos je Zeman Mashkullora ti?”. Se rolet janë siç ka prindi fëmijët. Prindi fëmijët i ka dhe i do të gjithë njëlloj. Po ama ushtron kujdes dhe veçon tek ai që është ca i dobët ose i vështirë dhe me të punon më shumë. Kështu është edhe puna e aktorit me rolet
Intervistoi: Julia Vrapi
Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit
Pas vitit 1990 aktori Nikolla Llambro bashkë me familjen u largua nga Gjirokastra dhe prej vitesh banon në Athinë i pa ndarë nga veprimtaria artistike, me pjesëmarrje në filma si dhe organizator e ideues i aktiviteteve me karakter artistiko-kulturore për komunitetin shqiptar atje. Aktor i njohur i shumë roleve në teatër dhe filma në Shqipëri para ’90-tës, Nikolla Llambro arriti edhe në Greqi të bëjë emër si aktor. Sot është imazh edhe i shumë reklamave atje. Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit, Nikolla Llambro është vlerësuar dhe me titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.
Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Dega e Dramës më 1974. Në aktivitetin e tij ka rreth 80 role teatër, kinematografi e televizion. Ndër rolet e tij pas ‘90 në Shqipëri përmendim edhe te filmi “Agon”, “Të thyer” apo dhe “Ballkan Pazar”. Sa i takon kinematografisë, Nikolla Llambro fillon në vitin 1974 me rolin e Mitaqit në filmin “Shpërthimi” regjia Muharrem Fejzo, 1975 roli i Aleksit në filmin “Në fillim të verës” me regji nga Gëzim Erebara, 1978 “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro roli i shoferit Qemal, më 1979 roli i Zeman Mashkullorës në filmin “Liri e vdekje”, regjia Ibrahim Muça, 1984 “Nata e Parë e Lirisë” regjia Esat Musliu roli i Gaqos, më 1985 roli i Gogos në filmin “Gurët e shtëpisë sime” regjia Dhimitër Anagnosti, etj. Mes serialeve në Greqi përmendim role si Ramizi më 2002 në serialin televiziv “Dashuria erdhi nga larg”, më 2005 filmi “Sheshi Kollonaqi” shefi i policisë, 2006 filmi “Eduart” gardiani i burgut, 2006 filmi “Pandora” Anestis rol kryesor, më 2008 “Maria” Janis rol kryesor, etj. Roli i parë në teatër ka qenë tellalli në 1974 me dramën “Kohë Lufte”, në Gjirokastër.
Më pas të tjerë role janë dhe te “Fundi i një dredhie” më 1979 xhandari Sheme, 1975 roli i bariut në “Shtërngatë në male”, më 1976 në dramën “Njeriu me Top” me rolin Mato Gruda me të cilin u shpall dhe fitues i çmimit të parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesionistë në Tiranë, etj. Në teatrin grek vjen me role në veprat “Emigrantët”, “Njerëz dhe minj”, etj.
Tag: pasuri
-

Nikolla Llambro: Filmat janë pasuri e kombit, restaurimi kërkon buxhet nga shteti
-

Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur – VIDEO
Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur
Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që po neglizhohet – është koha për veprim, jo për heshtje!
Liqeni i Butrintit nuk është thjesht një peizazh i bukur natyror. Ai është një organizëm i gjallë, një arterie jetike për dhjetëra familje që jetojnë prej tij, një pasuri kombëtare që përfaqëson trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore.
Për fat të keq, ky liqen i jashtëzakonshëm po përballet me një krizë serioze ekologjike. Ngordhja masive e midhjeve, ndotja e vazhdueshme nga ujërat e zeza, bllokimi i rrjedhjes natyrore të ujit dhe mungesa e ndërhyrjeve nga institucionet përgjegjëse po e çojnë këtë ekosistem drejt degradimit të pakthyeshëm.
Si qytetar, si banor i kësaj zone dhe si kandidat për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë, e ndjej për detyrë që të mos rri në heshtje. Në programin tim elektoral, mbrojtja dhe rivitalizimi i Liqenit të Butrintit është një nga pikat kyçe.
Tanush Çaushi: Propozimet e mia konkrete janë:
Ndërtimi urgjent i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Ksamil dhe Xarrë, për të ndalur përfundimisht ndotjen e liqenit nga kanalizimet që derdhen sot pa asnjë filtër.
Rikthimi i një sasie të kontrolluar të ujit të ëmbël nga lumi Bistrica në liqen, për të ruajtur ekuilibrin ekologjik dhe për të parandaluar salinitetin e tepërt që po dëmton florën dhe faunën ujore.
Pastrimi i rregullt i kanalit të Vivarit, si një arterie thelbësore për shkëmbimin e ujërave me detin, për të mbajtur liqenin të gjallë.
Mbështetje për industrinë e midhjeve, përmes politikave të kontrollit të ndotjes dhe garantimit të cilësisë së ujit, si dhe ndihmë direkte për prodhuesit që kanë pësuar humbje të mëdha.
Butrinti nuk ka nevojë për retorikë politike apo fjalë të bukura që harrohen sapo mbyllen kutitë e votimit. Ai ka nevojë për zë të fortë dhe veprim konkret – dhe ky do të jetë roli im në Kuvend, nëse qytetarët më japin besimin.
Liqeni i Butrintit mund dhe duhet të shpëtohet. Por kjo nuk bëhet me premtime të vagullta – bëhet me vullnet politik, me angazhim të sinqertë dhe me bashkëpunim me komunitetin lokal.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Raporti i AIF zbulon 13 skema: Ja si pastrohen paratë, mashtrime me miliona euro
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Agjencia e Inteligjencës Financiare ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024, ku ndër rastet e dërguara në Prokurori, peshën më të madhe e zënë ato të adresuara në SPAK. Nga Janari në Dhjetor janë trajtuar në total 646 kërkesa për informacion të ardhura nga Policia e Shtetit, Prokuroritë dhe prokuroria e posacme me të cilat është kërkuar informacion për 4,167 persona dhe subjekte.
Pasuritë e paluajtshme, call center-at mashtruese me aktivitet FOREX apo mashtrimet me karta bankare dhe shoqëritë fiktive kanë qenë disa nga tipologjitë që Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar si format me të cilat mund të pastrohen paratë në vend dhe që janë referuar pranë institucioneve përkatëse. Transferat e parave të ‘pista’ bëheshi nga shtete të ndryshme si Ishujt Cayman, Panama, Gjibraltar, Qipro, Maltë, Poloni, Amerika Latine, Hungari etj. Në raport, AIF ka analizuar 13 tipologji të pastrimit të parave në Shqipëri.
Skema 1: Kryerja e një aktiviteti fiktiv nga shoqëri shqiptare
Në dhjetor 2020, shtetasi A themeloi shoqërinë X (veprimtaria e së cilës lidhet me shërbime konsulence) dhe disa ditë më pas ia shiti kuotat e kësaj shoqërie shtetasit të huaj (B), duke mbetur vetëm administrator i shoqërisë. Shtetasi B (ortaku i vetëm i shoqërisë X) rezulton të ketë ardhur në Shqipëri vetëm dy herë gjatë 2023-2024 dhe ka qëndruar jo më shumë se tre ditë. Gjatë një periudhe 2 vjeçare (2021-2022), shoqëria X ka përfituar një volum të lartë transfertash që arrijnë në një total prej 10,000,000 euro të urdhëruara nga shtete si: Ishujt Cayman, Panama, Gjibraltar, Qipro, Maltë, Poloni etj. nga subjekte të ndryshme kryesisht të lidhura me lojërat e fatit, për shërbimet e ofruara nga kompania X.
Skema 2: Transferta të dyshimta nga kompani të reja me aksioner jo-rezident
Shtetasit e huaj A dhe B (bashkëshortë), kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2024 dhe kanë themeluar secili nga 3 shoqëri tregtare me objekt aktiviteti ‘shërbime të konsulencës dhe marketingut online’. Të gjashta shoqëritë kanë të njëjtën adresë fizike në Shqipëri. Shoqëria X ka çelur disa llogari bankare në monedha të ndryshme dhe në secilën prej tyre gjatë vitit 2024 ka përfituar transferta nga subjekte të ndryshme nga vende si: Poloni, Hungari etj, në një vlerë totale prej 100,000 euro, për pagesë faturash. Shoqëria Y ka operuar pothuajse njësoj si kompania e mësipërme, ndryshojnë vetëm shtetet me të cilat ka bashkëpunuar. Kjo shoqëri ka përfituar transferta nga disa subjekte në një shtet fqinj, në një total prej 200,000 euro, në formë pagese për shërbimet e marketingut të ofruara.
Skema 3: Investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale.
Tre shtetas të huaj hapin tre biznese në vend dhe përmes tyre përfitojnë 3 milionë euro, transferta që vinin kryesisht nga Singapori, Rumania e Kolumbia, dhe fshiheshin nën petkun e ‘shërbimit të konsulencës’. 2 milionë euro e kësaj shume u investuan në pasuri të paluajtshme në bregdet, ku pronat u blenë nën çmimin e tregut. Po ashtu kishin bërë një porosi për një mjet lundrues me vlere totale 4,5 milionë euro, dhe paguan 500 mijë euro, si dhe porositën një automjet me vlerë 300 mijë euro dhe paguan një këst prej 150 mijë euro. Të gjitha bizneset e shtetasve të huaj u hapën nga një shqiptar, i cili më parë kishte qenë i punësuar për një person që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe pasuritë e të cilit ishin të sekuestruara.
Tipologjitë e tjera të pastrimit të parave kanë të bëjnë kryesisht me investimin e fondeve që nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme në sektorin e pasurive të paluajtshme, nga ish-zyrtarë të drejtësisë apo funksionar të lartë të shtetit.
Skema 4: Investime në pasuri të paluajtshme nga ish-funksionar i drejtësisë
Shtetasi A, është shkarkuar nga sistemi i Drejtësisë në vitin 2021, për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Në një nga pikat e këtij vlerësimi, të cilën shtetasi A dështoi të provonte në favor të tij, ishte një marrëdhënie kontraktuale me shtetasin B. Për këtë marrëdhënie kontraktuale shtetasi A do të argumente se nuk kishte njohje personale mes tyre, përtej marrëdhënies normale të detyrimit të krijuar. Nga informacionet e administruara, rezultoi se ky shtetas 3 vite pas largimit nga sistemi i drejtësisë, kishte investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, për një vlerë dukshëm nën vlerën e tregut. Nga verifikimet rezultoi se këto pasuri po bliheshin nga shtetasi B. Në vijim, nga analiza e informacionit bankar rezultoi se një pjesë e fondeve të përdorura për këto investime, e kishin burimin nga akte huamarrje.
Skema 5: Investim, fshehje, tjetërsim të pasurive nga një ish-funksionar i lartë
Shtetasi A, ka qenë funksionar i lartë në disa institucione shtetërore për një periudhë 8 vjeçare dhe dyshohet se nëpërmjet familjarëve të tij, ka fshehur pasuri të paluajtshme gjatë ushtrimit të detyrave, ku burimi i investimeve është i pajustifikuar. Konkretisht shtetasja B, e motra e funksionarit A, në cilësinë e pronarit të një trualli, ka nënshkruar një akt marrëveshje me shoqërinë X, sipas te cilës kjo shtetase vë në dispozicion të shoqërisë truallin, me qëllim zhvillimin e tij në këmbim të përfitimit të 22 apartamenteve. Nga verifikimet të mëtejshme u konstatua se kjo aktmarrëveshje është nënshkruar pak kohë pasi shtetasja B si aksionere e vetme e shoqërisë X, i kishte shitur aksionet e saj palëve të treta. Një vit më pas shtetasja B, nënshkruan me shoqërinë X kontratën e sipërmarrjes, duke përcaktuar apartamentet që do të përfitojë pas ndërtimit të godinës dhe në të njëjtën kohë, nënshkruan një kontratë premtim – shitjen për 10 apartamenteve, në vlerën 400.000 euro, me shtetasin D, pa u specifikuar mënyra e pagesës.
Skema 6: Investime në pasuri të paluajtshme me burim të dyshimtë fondesh
Shtetasja A, funksionare në një institucion shtetëror, në prill të vitit 2024 ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit apartament në vlerë 200,000 euro. Fondet për blerjen e pronës, janë akumuluar në llogari nga depozitime dhe transferta të realizuara nga familjar të saj si dhurim (me deklarata dhurimi mes palëve), si dhe nga depozitime në llogari të vetë shtetases. Verifikimet e realizuara nga AIF evidentuan se shtetasja A zotëronte edhe pesë pasuri të tjera të paluajtshme, si dhe disa kontrata për shitblerje automjetesh të nënshkruara vitet e fundit.
Duke marrë në konsideratë se profili i punësimit të shtetases A apo dhe familjarëve të cilët kishin dhuruar fondet, nuk justifikonte transaksionet e realizuara, ka vijuar bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit. Në vijim nga organi kompetent jemi njohur me vendimin e sekuestrimit të pasurive në emër të shtetases A, pas dyshimeve se ato ishin produkte të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga familjari i saj, shtetasi B i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në një vend fqinj.
Skema 7: Transferta të dyshimta nga persona me precedentë penal
Shtetasi A, shqiptar me rezidencë në një shtet fqinj, ka përdorur llogarinë e tij individuale në Shqipëri për të realizuar blerje me kartë në tregtarë që ofrojnë shërbime bastesh, si dhe rezervime hotelesh/restorantesh në dy vende fqinje. Fondet e përdorura, janë akumuluar ndër vite nga depozitimet e të hollave, të realizuara nga vetë shtetasi dhe nga persona të tretë. Brenda tre muajve të parë të vitit 2024, në llogarinë e shtetasit A, është depozituar shuma 100,000 euro nga katër persona të ndryshëm. Depozituesit nuk kanë lidhje familjare me shtetasin X, ndërkohë që njëri prej tyre rezulton i dënuar në vitin 2019 në vend evropian për trafikim të lëndëve narkotike.
Skema 8: Mashtrim me karta bankare
Një grup individësh të ndryshëm, shtetas shqiptarë kryesisht, por edhe të huaj, të cilët janë pjesë e një grupi komunikimi në platformën Telegram, kanë marrë mesazhe nga shtetas të huaj me emrin e përdoruesit ‘xxx’, të cilët ju kanë kërkuar tu vënë në dispozicion numrat e kartave me qëllim kreditimin e fondeve të paidentifikuara, fonde të cilat me pas pritej të ktheheshin në masën ½ tek kontaktuesi. Nga administrimi i informacionit pranë bankës X, ku janë verifikuar llogaritë e 30 personave të ndryshëm, rezultoi se janë kredituar fonde në llogarinë e kartave të tyre, nga një tregtar ‘Z’, i cili ka një POS të regjistruar në shtet aziatik me përshkrim “kthim nga tregtari”.
Në total janë transferuar rreth 100,000 EUR, nga të cilat një pjesë janë tërhequr dhe rreth 20,000 EUR janë këmbyer në kriptomonedha duke i transferuar më pas në llogari të personit që i ka kontaktuar. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasit e përfshirë janë të punësuar në shoqëri tregtare, kryesisht “call center”, ose të papunë.
Skema 9: Dyshime mbi aktivitet “Forex”
Shoqëria tregtare X, e regjistruar në vendin tonë në fillim të vitit 2023 nga shtetasi shqiptar A, i cili zotëron 100% të kuotave dhe njëkohësisht administrator i shoqërisë) ka si objekt veprimtarie “Shërbime marketingu dhe komunikacioni online”. Nga analizimi i aktivitetit bankar të kësaj shoqërie u evidentua se gjatë një periudhe një vjetore kanë mbërritur transferta nga një shtet Evropian në vlerë totale rreth 400,000 euro me përshkrimin “likujdim fature”.
Në raport theksohet se janë nxjerrë në total 11 urdhra bllokimi të përkohshëm për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 10,751,684 EURO, të cilat janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës në masën 97%./ZËRI -

Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy persona
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 2 shtetas, pasi akuzohen për trafikim të veprave të artit.Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se dy shtetasve i janë sekuestruar një sërë materialesh që përbëjnë pasuri kulturore.
“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi çështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar. Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme: Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale; Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine; Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë.
Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës; Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin”, bën me dije Prokuroria. -

“Ikona, portrete e skulptura”, dërgohen në gjyq trafikantët e veprave të artit
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 2 persona, të akuzuar për trafikim të veprave të artit. Në njoftimin zyrtar thuhet se atyre u janë sekuestruar një sërë materialesh që përbëjnë pasuri kulturore.
“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi çështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar. Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme: Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale; Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine; Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës; Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin”, bën me dije Prokuroria. -

Të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit”/ Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas, blerja u inskenua…
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”.
Hetimet për këtë çështje filluan në vitin 2023 dhe u mbështetën në metoda speciale hetimi që zbuluan se një person po tregtonte pasuri kulturore pa licencë, përmes një transaksioni të fshehtë më 18 dhjetor 2023.
“I pandehuri P.P. ndërmori veprimet përkatëse për tregtimin e objekteve që përbëjnë pasuri kulturore te disa blerës të inflitruar, ndërkohë që u ndihmua nga Sh.K.
Gjatë hetimeve, u sekuestruan pasuritë kulturore, përfshirë një pushkë/revole të shekullit XVIII-XIX, një ikonë “Lindja e Krishtit”, një portret mermeri i Eros-it, dhe një epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq dy persona, sekuestrohen objektet
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar.
Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:
Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore. -

Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, 2 persona në gjyq
Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq dy persona, sekuestrohen objektet
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar.
Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme: Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale; Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine; Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës; Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore./ZËRI -

Adriatik Lapaj pastroi paratë e vjehrrit, pasuri të pajustifikuara në emrin e babait Ferman Lapaj, detaje nga korrupsioni i ish kryegjyqtarit plepist të Sarandës
“Unë nuk mbaj përgjegjësi për asnjë në botë, përveçse për vajzën time. Ai zotëria ka gjykuar 12500 çështje. Unë nuk mund t’i hyj me lupë“. Kështu deklaroi drejtuesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, disa ditë më parë, në një studio televizive, duke iu përgjigjur akuzave për përfitime nga veprimtaria e vjehrrit Alltun Çela, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.
Parimisht askush nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për veprimet e tjetrit, edhe sikur t’a ketë vjehërr, dhëndër, baba, vëlla etj. Por, një raport sekret dhe një vendim i formës së prerë konfirmojnë veprimtarinë korruptive të Alltun Çelës si gjyqtar dhe se dhëndri i tij, Adriatik Lapaj, ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i vjehrrit, i cili doli nga ‘Shkolla e plepave’ dhe u fut në drejtësi.
Jo vetëm kaq, por në këto vendime ngrihen dyshime të forta se Adriatik Lapaj ka pastruar paratë e korrupsionit të vjehrrit të tij, duke investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e babait të tij, Ferman Lapaj, i cili kryesoi listën për deputet të të birit në Qarkun e Beratit. Të paktën tre pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro, në emër të babait të Adriatik Lapaj, godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m², dyshohet se janë produkt i korrupsionit të Alltun Çelës.
Fakte dhe rrethana
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, në vitin 2018, ka përpiluar një raport sekret për veprimtarinë e ish kryegjyqtarit të Sarandës, Alltun Çela, për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut.
Në raport konludohet se Alltun Çela dyshohet se është përfshirë në veprimtari korruptive si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Sarandës, duke favorizuar shtetas në procese gjyqësore në këmbim të parave. Sipas raportit, i cili është konfirmuar nga Komisioni i Vetingut si i vëretë, vjehrri i Adriatik Lapaj ka marrë edhe vendime të paligjshme për përvetësim pronash në Butrint.
Në raportin për figurën e Alltun Çelës referohen disa raste konkrete korruptive. Raporti konstaton se Alltun Çela ka ndryshuar edhe gjeneralitetet, ndryshime të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Në raport konkludohet se Alltun Çela nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e drejtësisë.
Po si ka përfituar Lapaj nga veprimtaria korruptive e vjehrrit?
Në vendimin e Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Alltun Çela, për shkak të pasurisë së pajustifikuar, paaftësisë profesionale dhe figurës së njëllosur, konstatohen edhe disa pasuri të dyshimta të Çelës, të cilat janë përdorur nga dhëndri i tij Adriatik Lapaj. Këto pasuri dyshohet se janë produkt i veprimtarisë korruptive të Alltun Çelës.
Më konkretisht, sipas një denoncimi, Alltun Çela kishte disa pasuri të fshehura, në një godinë në emër të disa shtetasve në Kanada, në favor të të cilëve Çela kishte marrë vendime.
KPK ngriti dyshime se një nga këto pasuri në Sarandë, figuronte adresa e dhëndrit të Alltun Çelës, Adriatik Lapaj, i cili ushtron aktivitet në fushën e avokatisë.
Alltun Çela tha para KPK-së se dhëndëri i tij Adriatik Lapaj nuk kishte atë adresë të zyrës së avokatisë, por një adresë tjetër. Komisioni e cilësoi këtë deklarim të rremë para tij, pasi sipas vendimit, një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) zbuloi se adresa e zyrës së avokatisë ishte në një nga këto pasuri.
Në vendimin e KPK-së, i lënë në fuqi nga KPA, ngrihen dyshime të forta se disa pasuri në emrin e babait të Adriatik Lapajt, Ferman Lapajt, (godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m²) janë produkt i parave të pista të Alltun Çelës, pasi krushku i tij Ferman Lapaj nuk kishte burime të ardhurash të ligjshme për t’i justifikuar.
“Në shpjegimet e tij me shkrim, subjekti (Alltun Çela) ka sqaruar se nuk ka lidhje me këto pasuri, ato janë vetëm pasuri të shtetasit (Ferman Lapaj). Subjekti megjithatë ka dhënë shpjegime, të cilat “po i jap kundërdeshirës sime që një letër anonime vihet në levizje duke më krijuar një emocion mua dhe vajzës sime”, – pretendon subjekti. Pasi shqyrtoi shpjegimet me shkrim dhe provat paraqitura nga subjekti, e dëgjoi atë nëseancë, Komisioni konstaton se këto shpjegime nuk janë aspak bindese. Nisur nga të dhělënat e administruara nga bankatnivelit të dytë rezulton se gjendja financiare ndër vite e shtetasit F.L. nuk mundëson krijimin e këtyre pasurive. Nga ana tjetër subjekti ka qenë kontradiktor nëdeklarimet e tijnë seancë“, thuhet në vendim.
Shtëpia e trashëguar nga babai ishte rregjistruar pas një padie në Gjykatën e Delvinës në kohën kur Çela ishte kryetar i kësaj gjykate. Vendimi u mor për 6 ditë. Po ashtu një shtëpi në Sarandë, me sipërfaqe 220 metra katrorë, u përfitua ligjërisht pas një vendimi të Gjykatës së Sarandës në kohën kur Çela ishte kryetar i saj.
Çela, kryetar gjykate, ngriti padi ndaj Bashkisë Sarandë për njohje të pronësisë mbi një godinë 220 metra katrorë, e pasqyruar 110 metra në vendimin e gjykatës. Gjykata doli me vendim në favor të kryetarit të saj vetëm 20 ditë pas rregjistrimit të padisë. Sipas vendimit të shkarkimit, në të dyja rastet Çela ishte në konflikt interesi dhe se vendimet ishin marrë mjaft shpejt përndryshe nga sa bëhej në raste të ngjashme. (Prapaskena) -

“SPAK të veprojë”, Avokati: Berisha dhe Meta janë misionarë të grupimeve ruse, greke dhe serbe
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë “misionarë dhe kusarë”, që u shërbejnë interesave të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë.
Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News. Ai theksoi se Sali Berisha është agjent i rekrutuar nga shërbimet e Serbisë dhe punon kundër interesave kombëtare.
“Ata nuk kanë turp dhe as nuk skuqen as nuk verdhen, sepse turpi nuk skuqet. Ne kemi të bëjmë me një absurd të madh në Shqipëri dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri, që konkurrimi për në 11 maj, nuk e bëjnë forcat politike qe të jenë shqiptarë dh. Janë shqipfolës, por nuk janë shqiptarë, Berisha dhe Meta përfaqësojnë realisht një grupim, që unë do ta quaja misionarë dhe kusarë. Kur them misionarë të Rusisë, Serbisë dhe Greqisë. Janë bërë bashkë dhe thonë do fitojnë. Po konkurrojnë partitë serbo-ruso-grekët kundër shqiptarëve”, tha ai.
Ai theksoi se Meta dhe Berisha kanë mbi 12 miliardë euro pasuri. Sipas tij, Meta ka blerë një minierë ari në Kongo si dhe i janë zbuluar pasuri në Londër dhe një bllok pallatesh me 12 godina në Bukuresht të Rumanisë.
“Kanë dalë 51 asete të Metës që ka në Angli dhe vende të tjera. Në Bukuresht ka bërë 12 godina. Ilir Metën nuk po i sekuestron vilën në Lalëz, jo vetëm këtu, nuk shkojnë tek te tjerat. Meta dhe Berisha kanë pasuri 12 miliardë euro. SPAK duhet të veprojë”, tha ai.
Ai pohoi se strategu i fushatës së PD për 11 majin, Chris LaCivita paguhet nga paratë e pista të Sali Berishës.
“SHBA s’mund t’i heqë non gratën Sali Berishës. La Civita po mbahet me paratë të pista të Sali Berishës. Para serbe, greke, ruse janë futur vazhdimisht dhe vazhdojnë të futen”, tha ai.
Avokati shtoi se Sali Berisha bashkë me tre persona të tjerë vendosën të shkatërrojnë industrinë shqiptare dhe për këtë kamë marrë një shpërblim prej 17 milionë dollarë në ambasadën e Serbisë në Francë.
“Sali Berisha, Azem Hajdari, Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori, në 1994, pasi nxori Berisha vendimin që doli të hidheshin për skrap mbi 200 fabrika, Shkriu industrinë shqiptare. Ne i kishim hekurudhat, Pse i shkatërruan hekurudhat? Për këtë, kjo katërshe ka marrë 17 milionë dollarë, në ambasadën e Serbisë në Francë”, tha ai. -

Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes
Revista Forbes futi në listën e njerëzve më të pasur të botës për herë të parë një sipërmarrës shqiptar. Ai është Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, i cili është renditur në vendin e 2356 me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.
“Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin”.
Kjo është pasuria më e madhe e certifikuar ndonjëherë për një sipërmarrës shqiptar nga revista prestigjioze Forbes, e cila e ka bërë traditë publikimin e listës së njerëzve më të pasur të globit, prej vitit 1987.
Me një aktivitet të nisur në vitin 1993, Mane themeloi më pas grupin Balfin, duke e shndërruar atë një ndër grupet më të mëdha investuese në rajon, e që tashme ka zgjedhuar investimet edhe në Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Forbes shkruan se tani ka më shumë se 3 mijë miliarderë në mbarë botën dhe se ata janë më të pasur se kurrë, me një pasuri të përbashkët prej 16.1 trilionë Dollarësh.Vetëm tre vende përbëjnë më shumë se 50% të të gjithë miliarderëve. Thuajse një e treta e listës së këtij viti vjen nga Shtetet e Bashkuara, që renditet me 813 miliarderë. Kina mban sërish vendin e dytë me 450 miliarderë dhe India në vendin e tretë me 205 miliarderë. Në Europë vendin e parë e mban Gjermania me 171 miliarderë.