Tag: pastruese

  • “Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë

    “Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, nuk kurseu as kolegët e tij demokratë, ku tha se PS dhe PD nuk kanë pse bashkojnë votat për ndryshimet kushtetuese, duke e cilësuar këtë të fundit si një “Kushtetutë palaço dhe një Kod Zgjedhor bastard”.

    Në daljen e tij më të fundit në “Breaking” në Top News, ai foli ashpër për Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin ku sipas tij, ata të dy janë komshinj me vilat që kanë në Palasë dhe ndajnë bashkë një pastruese filipineze.
    Ai i quajti ata “komshinj hajdutë”, dhe vuri në dyshim të ardhurat me të cilat ata mund të kenë blerë këto vila luksoze në jug.
    “Dy komshinjtë e Palasës, Oerti me Damiani kanë një pastruese filipineze, tre ditë fshinë vilën e Oertit dhe tre ditë vilën e Damjanit. Hajdutët janë komshinj kudo. Nuk shoh të kenë ndonjë biznes legal që të kenë kaq lekë sa të blejnë 3 mijë euro një vilë në Palasë’, u shpreh Murrizi.
    Murrizi u shpreh kundër bashkimit të dy forcave politike për ndryshimet në Kushtetutë, duke i quajtur të pavlefshme dhe se nuk do të ndryshojnë në sigurinë në parlament.
    “Për çfarë do të ndryshojnë Kushtetutën? Problemi është që në historikun 35 vjeçar çdo gjë është shit të shqiptarët si e mirë por ndërkohë është bërë mes kryetarëve të PS dhe PD. Qoftë pazaret e hershme me Nanon, qoftë ai i 20068 për këtë kod zgjedhor bastard dhe këtë kushtetutë palaço që kanë shqiptarët. Siguria në parlament do rritet sa u rritën sytë e këtyre që tu pëlcasin”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Akuzat e SPAK/Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord! Nënën ma quajtën ‘pastuese’..

    Akuzat e SPAK/Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord! Nënën ma quajtën ‘pastuese’..

    Pas daljen nga SPAK ku u parqit për njohen me akuzën, Monika Kryemadhi foli në një prononcim për mediat.
    Ajo deklaroi se firmosi që nuk është dakord me akuzat dhe se për këtë ajo do të ndjekë gjithë procedurat e parashikuara nga ligji.
    Gjatë deklaratës së saj për mediat, Kryemadhi tha se SPAK e ka quajtur nënën e saj ‘pastruese’.
    “E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mu për të pastru veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.
    Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit
    Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe i kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke, që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Dhe unë kam analizë financiare, edhe unë kam 8000 faqe, edhe nëna ime ka 8000 faqe. Në fashikuj janë dhe artikujt të shkruara kundër nesh.  Firmosëm që s’jemi dakord, do ndjekim procedurat. Procesi do durim strategjik, duhet marrë me qetësi, shëndeti ka shumë rëndësi.

  • Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese. E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!

    Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese. E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!

    Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se nënën e saj, Fatime Kryemadhi, SPAK e ka përfshirë si të pandehur në dosje, sepse ka ndihmuar atë për të pastruar veprën penale të fshehjes së pasurisë.
    ”E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha ajo për gazetarët pas daljes nga Prokuroria.

    Kurse vetë Fatime Kryemadhi, e cila doli pas të bijës nga godina, foli shkurtimisht duke fajësuar Partinë Socialiste për hetimin ndaj familjes së tyre. ”U dhanë direktivat në Kongresin e PS-së dhe u shpërndanë. U dhanë në Kongres direktivat’‘, tha ajo shkurtimisht.

  • Rrahu fëmijën e mitur në familjen ku punonte, arrestohet filipinezja në Sarandë

    Rrahu fëmijën e mitur në familjen ku punonte, arrestohet filipinezja në Sarandë

    Një shtetase filipineze është arrestuar nga Policia në Sarandë, pas një denoncimi për keqtrajtim të një të mituri në familjen ku ishte e punësuar si pastruese.
    Bëhet fjalë për Lorly Caporal, 46 vjeçe, e cila, sipas autoriteteve, dyshohet se ka ushtruar keqtrajtim fizik apo psikologjik ndaj fëmijës së një familjeje në të cilën punonte si pastruese.
    Ngjarja është raportuar në mënyrë zyrtare nga Policia e Sarandës:
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe. Arrestimi u krye pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. D., i cili deklaroi se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.”
    Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, që ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vlerësimin ligjor të rastit.

  • E RËNDË/ Dhunoi fëmijën e mitur në familjen ku punonte, arrestohet filipinezja

    E RËNDË/ Dhunoi fëmijën e mitur në familjen ku punonte, arrestohet filipinezja

    Një shtetase filipineze është arrestuar nga Policia në Sarandë, pas një denoncimi për keqtrajtim të një të mituri në familjen ku ishte e punësuar si pastruese.
    Bëhet fjalë për Lorly Caporal, 46 vjeçe, e cila, sipas autoriteteve, dyshohet se ka ushtruar keqtrajtim fizik apo psikologjik ndaj fëmijës së një familjeje në të cilën punonte si pastruese.
    Ngjarja është raportuar në mënyrë zyrtare nga Policia e Sarandës:
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe. Arrestimi u krye pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. D., i cili deklaroi se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.”
    Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, që ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vlerësimin ligjor të rastit.