Myslim Murrizi ka kujtuar një premtin të Sali Berishës, pas daljes nga arresti shtëpiak një vit më parë.
“U mbushen nje vit e dhjetë ditë nga data 27 nentor i vitit 2024 kur Z Berisha doli nga arresti i shtepisë dhe perpara PD deklaroi:
Zoti ka thënë që të kthehem unë dhe duhet të pastroni shtëpinë.
Ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë.
Mirepo prej 375 ditesh jo vetem qe nuk denjoi te kapi kurrë “ fshesen” me dore, por mori lopaten dhe nuk la M… pa futur brenda shtepisë qe do pastronte.
Tani qe u mesuan me kete ere nuk ka bot komunaleje qe mund ta pastrojë
Ne vend te revolucionit te shtatorit ka nisur faltorelucion i dhjetorit”, shkruan ai.
Tag: pastronte
-

Myslim Murrizi: Berisha na premtoi vjet se do pastronte PD, por s’la…dhe tani s’ka bot komunaleje që mund ta pastrojë këtë erë…
-

“Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit, bashkëpunoi me të birin në vrasjen e Ilaria Sulës
Mamaja e autorit të vrasjes së shqiptares, Ilaria Sula pranoi se e kishte ndihmuar të birin pas krimit të rëndë.
“Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, ka thënë ajo sipas medias së huaj.
Gjatë marrjes në pyetje, e cila zgjati mbi tre orë në komisariat, gruaja pranoi se kishte luajtur një rol aktiv në fazat pas krimit.
Ndaj Nors Man Lapaz u zyrtarizua akuza e rëndë për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, Mark Antony Samson, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, kur djali qëlloi me thikë të paktën tri herë studenten me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.
Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të mëdha në lidhje me rolin e nënës së Samsonit.
Krahas të dhënave faktike, si telefonit të gruas, i cili sipas gjurmimit ndodhej në zonën e shtëpisë në Via Homs kur ndodhi krimi, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Samsoni nuk kishte bërë gjithçka i vetëm siç pretendonte djali gjatë marrjes në pyetje.
I riu sulmoi Ilarian rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi kishte lexuar një mesazh të një djali tjetër në celularin e tij. Ai e goditi në qafë me thikë kuzhine duke i shkaktuar plagë të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Në atë moment nisi plani për zhdukjen e gjurmëve dhe në këtë moment ndërhyri nëna e studentit.
Nuk dihet nëse gruaja e ka ndihmuar djalin e saj për të futur trupin e Ilarias në valixhe, pasi e ka mbështjellë dhe e ka vendosur në një valixhe .
Mark më pas e tërhoqi zvarrë valixhen me trupin e 22-vjeçares në makinë rreth orës 14:00 dhe më pas ka arritur në zonën e Polit ku ka e hedhur.
Ende nuk është i qartë pozicioni i babait në këtë ngjarje, i cili nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e krimit, megjithatë ai mbetet nën vëzhgimin e hetuesve.Top Channel
-

Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja@kun pasi e vrau
Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, në Itali.
Mësohet se nëna e autorit Mark Samson, ka pranuar se ka ndihmuar të birin për të fshehur krimin. Sipas mediave italiane, ajo ka deklaruar se e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte njollat e gjakut në shtëpi.“E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, është shprehur Nors Marlapz, nëna e Samson.
Tashmë gruaja akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Ndërkohë, babai i 23-vjeçarit nuk rezulton se ka qenë në shtëpi, në momenti ne krimit. Më herët nëna kishte deklaruar se po flinte kur djali i saj, vrau Ilarian duke e goditur me thikë 3 herë në qafë, në dhomën e tij.
Marrja e saj në pyetje zgjati katër orë, për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj. -

Pastronte para duke i dhënë hua me përqindje në biznesin e tij, pranga të riut në Fushë-Krujë
Operacioni, rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë, arrestohet 29-vjeçari.
Në subjekt u gjetën dhe bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro.
Sekuestrohen 100 000 euro (para cash) dhe bizhuteritë.
Procedohet penalisht, mbi dyshime për bashkëpunim në këto veprimtari, babai i 29-vjeçarit.
Si rezultat i një hetimi intensiv, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur që prej muajit tetor 2024, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua operacioni “Miniera”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 29 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin A. M., 60 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me 60-vjeçarin, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale. Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Top Channel
-

Po pastronte xhamat e ndërtesës kur ra tërmeti, dalin pamjet nga momentet e tmerrit për punonjësin në Myanmar
Një tërmet me magnitudë 7.7 sipas shkallës Rihter goditi Myanmarin dy ditë më parë duke sjellë dëme të shumta materiale dhe viktima. Pamje të ndryshme nga këto zona po qarkullojnë në internet, dhe një prej tyre tregon ndoshta frikën më të madhe që mund të përjetojë një njeri.
Videoja tregon një burrë që po pastronte dritaret në një lartësi të madhe në një rrokaqiell, kur në ato momente tërmeti godit Bangkokun. Situata u përkeqësua edhe më tej për të, pasi për shkak të lëkundjeve, uji nga pishina në majë të rrokaqiellit filloi të derdhej. Edhe pse epiqendra ishte në Mianmar, tërmeti ishte aq i fuqishëm sa në Tajlandë një rrokaqiell u shemb brenda pak sekondash.
OMG, we are living in a movie!This was in Bangkok during yesterdays M7.7 earthquake that hit Myanmar.That poor window cleaner 😱I thought it was Ai but apparently it isn’t. pic.twitter.com/fqhPF6pAVH— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) March 29, 2025