Tag: pastroni

  • Gjermania e ashpër me Serbinë: Pastroni “para derës”, pastaj flisni për Kosovën

    Gjermania e ashpër me Serbinë: Pastroni “para derës”, pastaj flisni për Kosovën

    Ambasada e Gjermanisë i ka kthyer përgjigje ankesës së drejtorit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, duke theksuar se zbutja e tensioneve duhet të vlejë njësoj për të dyja palët, sikurse për Kosovën, ashtu edhe Serbinë. Petkoviçi ka shprehur pakënaqësi pas vendosjes së gurëthemeleve nga autoritetet kosovare për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke akuzuar Kosovën për nxitjen e tensioneve në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Por, krahas thirrjes për përmbajtje nga veprimet e njëanshme drejtuar Qeverisë së Kosovës, ambasada gjermane në Prishtinë ka përmendur dështimin e Serbisë për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.
    “Nuk është Qeveria e Kosovës ajo që është duke dështuar në zbatimin e masave ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjskë. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, ka pranuar përgjegjësinë, por vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi, duke minuar përpjekjet për ta nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”. “Në gjermanisht ne themi ‘Erstmal vor der eigenen hausturh kehren’ – së pari pastroni para derës suaj. Duke e kthyer në situatën aktuale, ky proverb na kujton se duhet ta rregullosh shtëpinë tënde përpara se ta qortoni vazhdimisht Kosovën për vendimet e saja”, ka shtuar ambasada gjermane në përgjigjen e saj drejtuar Petkoviçit. Pas vendosjes së gurëthemeleve për ndërtimin e dy urave anësore në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë nga Qeveria në detyrë e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se ka protestuar pranë shteteve perëndimore, duke pretenduar se kjo nënkupton “eksod përfundimtar” për serbët e Kosovës.

  • Rama, batuta me projektuesit e “Polit të Dijes” në Korçë: Pastroni cepat e kollonave, se aty dallon BE-ja me Ballkanin

    Rama, batuta me projektuesit e “Polit të Dijes” në Korçë: Pastroni cepat e kollonave, se aty dallon BE-ja me Ballkanin

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një inspektim të punimeve në kampusin universitar ‘Poli i Dijes’. Rama, i shoqëruar nga ekipi drejtues i qarkut të PS-së dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo, ka parë nga afër investimin e ri.
    Rama nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit gjatë momentit kur është ndalur duke parë disa detaje nga punimet e godinës.
    ‘Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kollonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani.’ – ka thënë Rama.
    Projektin ka nisur ta prezantojë drejtori i Fondit të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili e ka quajtur projektin inovativ për qytetin dhe si një qendër të re të arsimit në juglindje të vendit.
    “Fondi, së bashku me bashkinë dhe universitetin, ka bashkëpunuar për të krijuar një pol dijeje duke ndërthurur dijen në teori dhe dijen në praktikë. Është një projekt me një ndërthurje të tre projekteve të tjera. Projekti i parë është ferma didaktike, poli i industrisë kreative te ish-vaskat e peshkut, edhe ish-materniteti, projekti që ka nisur. Të gjitha këto lidhen me këtë Polin e Dijes. Kemi bërë një përputhje mes të resë dhe historisë”, tha Agolli.

  • Rama në kampusin universitar në Korçë: Pastroni cepat e kolonave, aty dallon BE-ja me Ballkanin

    Rama në kampusin universitar në Korçë: Pastroni cepat e kolonave, aty dallon BE-ja me Ballkanin

    Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në kampusin universitar të Korçës. Rama u shpreh se ky kampus do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh, duke mirëpritur kështu student, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni.
    Rama nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit gjatë momentit kur është ndalur duke parë disa detaje nga punimet e godinës.

    “Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kolonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani”, ka thënë Rama.

  • Disa Mënyra të Thjeshta për të Mbajtur Pastër Kuzhinën Tuaj

    Disa Mënyra të Thjeshta për të Mbajtur Pastër Kuzhinën Tuaj

    Të paktë janë njerëzit që me të vërtetë pëlqejnë të kyrejnë të gjitha detyrat e pastrimit të kuzhinës.

    Të mbash pastër kuzhinën mund të jetë një sfidë e vërtetë sepse janë një milion gjëra që duhet të hidhen, të fshihen, të riciklohen dhe të pastrohen.

    Prandaj është e kuptueshmë që ndonjëherë nga mbingarkesa është më e lehtë të mos pastrosh fare.

    Prandaj gjëja më me vend që mund të bësh është t’i japësh vetes një pushim nga presioni për të kryer çdo ditë detyra të caktuara.

    AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju njohë me disa hile të vogla, që mund t’ju ndihmojnë në plan afatgjatë për të mbajtur pastër kuzhinën.

    Largoni çdo ushqim të skaduar nga frigoriferi juaj

    Nuk ka gjë më të keqe sesa një enë me ushqim të mykur, që as nuk e mbani mend se çfarë ka qenë më parë.

    Përgatisni mëngjesin ose drekën për ditën e nesërme

    Përgatitja e mëngjesit ose drekës tuaj një ditë më parë, do të thotë më pak rrëmujë.

    Riorganizoni sirtarët tuaj

    Pavarësisht se çfarë mbani në to, riorganizoni sirtarët në mënyrë që të familjarizoheni me atë që është brenda.

    Pastroni rubinetin e lavamanit të kuzhinës

    Vetëm se është vendi ku pastroni gjërat e tjera, nuk do të thotë se nuk ka nevojë për pastrim.

    Pastroni lavamanin me sodë buke dhe uthull

    Hidhni 1/4 filxhan sodë buke në kanalin kullues të lavamanit dhe shtoni me ngadalë 1/2 filxhani uthull të bardhë.

    Lëreni për 15 minuta, pastaj derdhni ujë të nxehtë për ta pastruar.

    Fshini pjesën e përparme të furrës tuaj

    Duke qenë se furra rrallë është në nivelin e syve, ju nuk e vëreni se sa pis mund të jetë.

    Fshini të gjitha dorezat e dollapëve dhe sirtarëve

    Dorezat shpesh grumbullojnë shumë papastërti, të cilat mund t’i bëjnë të duken keq. Por jo vetëm dorezat kanë nevojë për pastrim të rregullt, gjithashtu edhe sipërfaqet e tjera duhen pastruar sa më shpesh.

    Ndryshoni peshqirët e kuzhinës

    Vendosini për t’i larë peshqirët e pista të kuzhinës dhe varni disa të pastra.

    Fshini zonën sipër sobës

    Pjesa e sipërme e sobës ka gjithashtu nevojë për një pastrim të shpejtë herë pas here, për të hequr qafe yndyrën dhe grumbullimin e vajit.

    Pastroni dërrasën ku prisni ushqmet e ndryshme

    Spërkasni sipërfaqen me një lugë gjelle kripë të trashë dhe me anën e një limoni të prerë në gjysmë fërkojeni për të hequr njollat./AgroWeb.org

  • 8 Këshilla si të Parandaloni Grumbullimin e Pluhurave në Shtëpinë Tuaj

    8 Këshilla si të Parandaloni Grumbullimin e Pluhurave në Shtëpinë Tuaj

    Një gjë me të cilën duhet të përballeni në mënyrë të pashmangshme është pluhuri.

    Ai formohet në televizorin tuaj, raftet, në çdo qoshe të shtëpisë si edhe nën mobiljet tuaja.

    E megjithatë, ka disa masa të thjeshta mirëmbajtjeje që mund të merrni për të minimizuar pluhurin në shtëpinë tuaj, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

    Përdorni një tapet për fshirjen e këpucëve

    Pluhuri mund të hyjë përmes dritareve dhe dyerve të hapura, çarjeve në mure, si edhe nga ne njerëzit. Në fakt, ne mund të jemi burimi kryesor i sjelljes së pluhurit në shtëpitë tona. Prandaj një këshillë mjaft e vlefshme për këtë rast është të vendosni një tapet të vogël në hyrjen kryesore të shtëpisë tuaj.

    Mbani dritaret e mbyllura

    Përpiquni të mos i hapni shpesh dritaret, pasi kjo siguron një shteg për pluhurin. Kjo këshillë vlen sidomos nëse jetoni në katin përdhe.

    Mbani bimë pranë dritareve tuaja

    Sigurisht që nuk është e mundur t’i mbani dritaret të mbyllura gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye, AgroWeb.org sugjeron që të vendosni bimë të ndryshme në parvazet e dritareve apo ballkoneve tuaja, ato mund të  ndihmojnë me filtrimin e pluhurit.

    Pastroni filtrin e kondicionerit çdo tre muaj

    Për të zvogëluar sasinë e pluhurit në shtëpinë tuaj, këshillohet të pastroni filtrat e kondicionerëve nga pluhuri dhe papastërtitë që ata mbledhin me kalimin e kohës dhe përhapin në ambient.

    Pastroni rregullisht shtratin tuaj

    Shtrati mund të jetë një nga vendet kryesore të grumbullimit të pluhurit në shtëpi. Kjo për shkak se çarçafët, mbulesat dhe jastëkët mbledhin pluhur.

    Për ta parandaluar, AgroWeb.org sugjeron të pastroni shtratin tuaj çdo dy javë. Gjithashtu lini shtratin tuaj të ajroset një ose dy herë në ditë.

    Kujdesuni për pastërtinë e katërputroshave tuaj

    Pastoni dhe krihni me krehërin e tyre macet dhe qenushët tuaj, dhe lajijni sa herë është e nevojshme.

    Pastroni shtratin e tyre dhe vendet e tjera ku ata flenë, për të larguar çdo qime apo papastërti tjetër.

    Ju mund të mbuloni divanet ose shtratin me një batanije ose çarçaf përpara se të lejoni kafshën tuaj të ulet mbi të. Më pas mund ta shkundni lehtësisht dhe ta vendosni direkt në larje.

    Merrni një pastrues ajri

    Një paisje e tillë pastron atmosferën e shtëpisë tuaj duke reduktuar ndotësit, përfshirë pluhurin.

    Edhe pse nuk mund të heqë plotësisht pluhurin, ai mund të ndihmojë në uljen e sasisë së tij.

    Ventilatori i paisjes tërheq ajrin së bashku me grimcat e pluhurit, më pas filtron dhe pastron ajrin dhe e qarkullon përsëri në dhomë, ndërsa pluhuri mbetet i mbërthyer në filtrin e pajisjes.

    Përdorni një fshesë korenti me vakum dhe me filtër HEPA

    Një filtër HEPA do ta mbajë pluhurin larg për një periudhë më të gjatë kohore, pasi ato arrijnë të heqin 99.7 % të të gjitha grimcave të pluhurit, si edhe polenit dhe baktereve. /AgroWeb.org