Tag: pastrimin

  • Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

    Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

    Një rrëshqitje masive dheu dhe inertesh ka ndodhur ne aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aks.

    Sakaq autoritete bëjnë me dije se subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale Tropojë ka marrë masat për pastrimin dhe kthimin e aksin në funksion.
    Njoftimi i plotë:
    Njoftohemi nga Përgjegjësi i Subjektit kontraktor të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale Tropojë se kemi një rrëshqitje masive inertesh në aksin rrugor B.Curri-Fierz km 5. Nga subjekti kontraktor janë marrë masat për pastrimin dhe kthimin në funksionalitet të saj.

    Top Channel

  • Delvinë, vijon puna në Rusan, Xhermëhallë dhe Vllahat për pastrimin e zonës nga pasojat e përmbytjeve

    Delvinë, vijon puna në Rusan, Xhermëhallë dhe Vllahat për pastrimin e zonës nga pasojat e përmbytjeve

    Vijon puna në Rusan, Xhermëhallë dhe Vllahat për pastrimin e zonës nga pasojat e përmbytjeve.
    Ekipet në terren po punojnë për pastrimin e rrugëve, kanaleve kulluese dhe hapësirave të dëmtuara nga prurjet e ujit.
    Qëllimi është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit, sigurisë dhe normalitetit për banorët e zonës.

  • Reshjet e dëborës në aksin Qafë Thore-Theth, Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e rrugës

    Reshjet e dëborës në aksin Qafë Thore-Theth, Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e rrugës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi rrugor Qafë Thore-Theth, i cili po mbulohet nga dëbora.

    Rama shkruan se po vijon puna për pastrimin e dëborës në aksin rrugor, për të mos pasur probleme me qarkullimin.
    “Puna në aksin rrugor Qafë Thore–Theth për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorë”, shkruan Rama krahas videos.

    Top Channel

  • Reshjet e dëborës në Qafë Thore-Theth, vijon puna për pastrimin e segmentit rrugor

    Reshjet e dëborës në Qafë Thore-Theth, vijon puna për pastrimin e segmentit rrugor

    Reshjet e dëborës që kanë rënë në disa zona malore të vendit kanë bërë që disa rrugë të vendit të jenë nën pushtetin e dëborës.
    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksi Qafë Thore-Theth, ku thekson se grupet e punës ndodhen në terren për pastrimin e aksit dhe vijimin e qarkullimit për banorët dhe vizitorët
    “Puna në aksin rrugor Qafë Thore–Theth për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • Përmbytje, rrëshqitje dherash e bllokime rrugësh, ja zonat më problematike në vend

    Përmbytje, rrëshqitje dherash e bllokime rrugësh, ja zonat më problematike në vend

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se situata paraqitet më problematike në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Dibër dhe Korçë, ku po kryhen ndërhyrje për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujërave nga banesat.
    Në disa zona janë kryer evakuime dhe po vendosen prita mbrojtëse. Ndërsa nivelet e lumenjve Vjosa, Osum, Seman, Kalasë dhe të rezervuarëve vijojnë të monitorohen.
    Sipas Ministrisë, strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.
    NJOFTIM PËR SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET NË VEND
    Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.
    SITUATA SIPAS QARQEVE:
    Qarku Durrës
    Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.
    Qarku Lezhë
    Në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.
    Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me  10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake
    Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.
    Qarku Kukës
    Subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.
    Qarku Shkodër
    Në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.
    Qarku Gjirokastër
    Në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.
    Qarku Vlorë
    Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
    Qarku Fier
    Në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.
    Qarku Elbasan
    Në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.
    Qarku Berat
    Në Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat–Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.
    Qarku Korçë
    Në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas–Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave.
    Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.
    Qarku Dibër
    Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të situatës.

  • Drejt përmirësimit situata në Durrës, banorët vijojnë më pastrimin e shtëpive dhe kanaleve

    Drejt përmirësimit situata në Durrës, banorët vijojnë më pastrimin e shtëpive dhe kanaleve

    Pas reshjeve të dendura të së martës, situata në Manëz, Sukth, Katund të Ri dhe Ishëm po normalizohet, ndërsa intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë.

    Ujërat janë tërhequr dhe niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave.
    Banorët sot kanë vijuar pastrimin e shtëpive dhe kanaleve pranë tyre. Ata paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve mbetet i njëjtë pas çdo rrebeshi shiu.
    Bashkia e Durrësit raporton 77 banesa, 19 biznese dhe 220 hektarë tokë bujqësore të prekura në Manzë, Sukth dhe Ishëm, nga reshjet e dendura të shiut të së martës, ndërsa banorët kërkojnë hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese për të shmangur përmbytjet e ardhshme.

    Top Channel

  • Fier – Bashkia vijon përditë pastrimin e mbledhësve të ujërave, gatishmëri e plotë për reshjet

    Fier – Bashkia vijon përditë pastrimin e mbledhësve të ujërave, gatishmëri e plotë për reshjet

    Bashkia Fier ka intensifikuar punën në terren për pastrimin e mbledhësve të ujërave në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit, me qëllim garantimin e një sistemi kullimi sa më efikas gjatë periudhave me reshje. Punonjësit e sektorit të mirëmbajtjes po kryejnë pastrim të vazhdueshëm të pusetave, kanaleve anësore dhe mbledhësve kryesorë, për të shmangur bllokimet dhe për të siguruar që uji të largohet me shpejtësi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas strukturave bashkiake, ekipet janë në gatishmëri të përhershme dhe ndërhyjnë menjëherë në çdo zonë ku konstatohet rrezik për grumbullim uji. Fokusi kryesor mbetet parandalimi i situatave problematike që mund të shkaktohen nga reshjet intensive, duke garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e qytetarëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Bashkia u bën thirrje banorëve që të njoftojnë çdo shqetësim lidhur me sistemin e kullimit, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas nga ekipet në terren.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Mediat meksikane: Kush janë anëtarët e familjes Hysa, të akuzuar nga SHBA për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas?

    Mediat meksikane: Kush janë anëtarët e familjes Hysa, të akuzuar nga SHBA për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas?

    Sanksionimi i familjes shqiptare Hysa nga SHBA është kryelajm në mediat meksikane. Kreu i kësaj familje, Luftar Hysa, është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë, ai pastronte paratë për llogari të kartelit të frikshëm Sinaloa

    EL FINANCIERO

    Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Rrjetin e Kontrollit të Krimeve Financiare (FinCEN) dhe Qeverinë e Meksikës, njoftoi të enjten, më 13 nëntor, një veprim të gjerë kundër Grupit të Krimit të Organizuar Hysa (HOCG), i udhëhequr nga anëtarë të familjes së Luftar Hysës.

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara shpjegoi se ky rrjet kriminal dyshohet se ka përdorur pika lojërash fati, restorante dhe biznese në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të drogës, kryesisht të Kartelit të Sinaloas.

    Zëvendëssekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencës Financiare, John K. Hurley, deklaroi se ky veprim i përbashkët tregon përkushtimin dypalësh në luftën kundër operacioneve financiare të karteleve.

    “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: do të mbahen përgjegjës”, tha ai në një deklaratë zyrtare.

    Kush janë anëtarët e familjes Hysa dhe si vepronin?

    Mendohet se Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) vepron me miratimin e Kartelit të Sinaloas, i cili ruan kontrollin kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.

    Grupi i Krimit të Organizuar Hysa udhëhiqet nga Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, me origjinë shqiptare dhe me operacione të shtrira midis Meksikës, Kanadasë dhe Evropës.

    “Sipas dokumenteve qeveritare, Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë bashkëpunuar ngushtë me një shtetas amerikan për pastrimin e parave, përfshirë lëvizjen e sasive të mëdha të parave të thata nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara, ku është përdorur kompania e këtij shtetasi për pastrimin e fondeve”, thuhet në dokumentin zyrtar.

    Sipas dokumenteve të qeverisë amerikane, Luftari, i vendosur midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset familjare në Meksikë dhe Evropë.

    Sipas Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, këta individë kanë përdorur rrjetin e tyre të bizneseve për të lëvizur shuma të mëdha parash nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara, duke shfrytëzuar kompani të kontrolluara nga bashkëpunëtorë amerikanë për pastrimin e fondeve të paligjshme.

    Ndër kompanitë e identifikuara nga OFAC janë:

    -Entretenimiento Palmero S.A. de C.V., e konsideruar si kompania qendrore në operacionet e grupit.

    -Rosetta Gaming S.A. de C.V., Diversiones Los Mochis S.A. de C.V., Cucina Del Porto S.A. de C.V. dhe Hysa Forwarders S.A. de C.V., ndër të tjera.

    Dokumenti identifikon gjithashtu Gilberto López López, me shtetësi meksikane, si noter të besuar të familjes Hysa, dhe Eselda Bakun, vajzën e Ramiz Hysës, si pjesë të bordit drejtues të njërës prej kompanive të sanksionuara.

    Thuhet se Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një kompani të themeluar në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që i përkisnin trafikantëve të dyshuar të drogës. Luftari gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga HOCG.

    “Arbeni zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga HOCG në Meksikë. Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të parave në dorë drejt Shteteve të Bashkuara për qëllime pastrimi, si dhe në përdorimin e pikave të lojërave dhe restoranteve luksoze në Meksikë për pastrimin e parave të drogës”, thuhet në raport.

    Për Ramizin, dokumentet shpjegojnë se ai ka qenë i përfshirë në përdorimin e ambienteve të lojërave dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulesa për pastrimin e fitimeve nga shitja e narkotikëve.

    “Fatosi, së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, ka qenë i përfshirë në trafikimin e parave të thata në Shtetet e Bashkuara me qëllim pastrimin e tyre. Fatosi dhe Fabjoni gjithashtu kanë marrë pjesë në përdorimin e një kompanie me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që i përkisnin trafikantëve të dyshuar të drogës”, theksohet më tej.

    Sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe pasojat ligjore

    Thesari amerikan sanksionoi 27 persona dhe entitete të lidhura me rrjetin Hysa. Përveç kësaj, FinCEN propozoi një masë të veçantë për të izoluar 10 kazino meksikane nga sistemi financiar amerikan, pasi konsiderohen pika kyçe në pastrimin e parave për Kartelin e Sinaloas.

    Ndër këto pika përfshihen Casino Mirage në Culiacán, Palermo Casino në Nogales dhe disa Midas Casino në Sonora e Sinaloa. Këto masa mund të çojnë në mbylljen e llogarive, ndalimin e operacioneve ndërkombëtare dhe bllokimin e aseteve në territorin amerikan.

    OFAC paralajmëroi se të gjitha pasuritë ose interesat e sanksionuarve në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe se transaksionet me ta do të ndalohen për institucionet financiare dhe qytetarët amerikanë.

    Çfarë lidhje ka grupi Hysa me Kartelin e Sinaloas?

    Sipas njoftimit të Thesarit, HOCG “vepron me miratimin e Kartelit të Sinaloas, i cili ruan kontrollin kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij”.

    Edhe pse nuk janë dhënë emrat e operatorëve të kartelit të lidhur drejtpërdrejt me familjen Hysa, autoritetet amerikane theksojnë se rrjeti shqiptar ka lehtësuar lëvizjen dhe pastrimin e fondeve që vinin nga trafiku i drogës.

    Rasti “Hysa” përfaqëson një nga operacionet më të mëdha të përbashkëta midis dy vendeve kundër një organizate kriminale transnacionale me lidhje në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

  • Koordinoi pastrimin e parave të drogës në Durrës, ekstradohet nga Milano shqiptari

    Koordinoi pastrimin e parave të drogës në Durrës, ekstradohet nga Milano shqiptari

    Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Njoftimi:

    Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

    Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

    Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.