Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për situatën në Theth, ku tashmë operacionet për prishjen e ndërtimeve pa leje kanë përfunduar dhe ka nisur procesi i pastrimit të inerteve të mbetura pas.
Kreu i qeverisë në bilancin e këtij aksioni që hasi në rezistencën e pronarëve të ngrehinave, tregon që janë prishur rreth 100 objekte me mure apo konstruksion druri që kishin dhunuar ligjin për zonat e mbrojtura.
Rama shton se forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri në pastrimin e plotë të inerteve dhe rikthimin e zonës në normalitet.
“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenios, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
Forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.
Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama.
Tag: pastrimi
-

Nis pastrimi i mbetjeve inerte në Theth, Rama bën bilancin e aksionit: U shembën mbi 100 ngrehina pa leje
-

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, nis pastrimi i inerteve në Theth! Rama: Do hiqet çdo mbetje e objekteve që u bënë në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, nisi sot pastrimi i inerteve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të pastrimit të mbetjeve të 40 subjekteve, që sipas tij “kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru, në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peisazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot“.
Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi, thotë kreu i qeverisë deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT.
“Thethi do të kthehet në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale. Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE“, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë aksionit të IKMT-së u shembën rreth 70 ndërtime të paligjshme brenda perimetrit të parkut kombëtar. Aksioni u zhvillua me praninë e forcave të shumta policore, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë ndërhyrjeve. Banorët që kishin ndërtuar objekte pa leje kundërshtuan aksionin. Ata dje organizuan edhe një takim sipas kanunit të vjetër në mes të fshatit.Top Channel
-

‘Sfidë mbetet pastrimi i bregdetit’, Kumbaro: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vijuar inspektimet në plazhet e Kavajës, duke theksuar se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të ashpra ndaj zaptimit të plazheve publike. Ajo theksoi se sfidë kryesore mbetet pastrimi i vijës bregdetare dhe garantimi i aksesit të barabartë për të gjithë qytetarët.
“Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të hapësirave publike. Policia do të jetë në krahun tonë për të përballuar këtë sfidë. Plazhet e Kavajës, bashkë me ato të Durrësit, janë ndër më të frekuentuarat, qoftë nga pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe turistë të huaj”, u shpreh Kumbaro.
Ajo sqaroi se, sipas rregullores së re, subjektet me struktura akomoduese mund të menaxhojnë parcela plazhi si vlerë e shtuar për bizneset e tyre, por duhet të sigurohet ndërprerje e vijës së plazheve me hapësira publike. Edhe në plazhet e menaxhuara, duhet të respektohet distanca minimale 7-8 metra nga deti për qytetarët që duan të shijojnë bregdetin lirshëm.
Ministrja kërkoi nga bashkia pajisjen e 73 plazheve publike të Kavajës me sinjalistikë të plotë dhe theksoi rëndësinë e respektimit të kufijve nga subjektet private, duke paralajmëruar masa për ata që tentojnë të zgjerojnë parcelat përtej kontratës. Ajo gjithashtu nënvizoi nevojën për pastrimin e hapësirave të gjelbërta dhe pyjeve përreth, të cilat shpesh shndërrohen në pika grumbullimi mbetjesh.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, bëri të ditur se ka hyrë në fuqi urdhri për pezullimin e ndërtimeve dhe punimeve në zonën e plazhit, me synim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të pastër. -

VIDEO – Nis pastrimi i liqenit të Shkodrës nga mbetjet bimore, kryebashkiaku Beci publikon pamjet…
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pastrimi i liqenit nga mbetjet bimore po kryhet me një makineri të posaçme.
Ky mjet tashmë në dispozicion të Bashkisë Shkodër do të shërbejë në vazhdimësi për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kësaj pasurie natyrore të çmuar të qytetit tonë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Aksion i gjerë pastrimi në Shëngjin, kryebashkiaku Ndreu: Nuk tolerojmë asnjë biznes që cenon pastërtinë
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, në Shëngjin u ndërmor një aksion i gjerë pastrimi përgjatë vijës bregdetare bregdetare nga Rana Hedhun deri në Kune.
Që në orët e para të mëngjesit të së premtes, administrata e Bashkisë Lezhë, e shoqëruar nga kryetari Pjerin Ndreu bashkë me insitucione të tjera zbarkuan në terren, duke kaluar në sitë të gjithë zonën turistike.Gjatë kësaj ndërhyrje janë larguar sasi të konsiderueshme mbeturinash të sjella nga deti dhe hedhur nga vetë vizitoret, të cilat ishin grumbulluar në disa zona të plazhit. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ju bëri thirrje pushuesve që të mos krijojnë ndotje të mjedisit në zonat ku qëndrojnë.
“Aty ku do të konstatojmë që pastërtia cenohet ai biznes që nxjerr mbeturinat kur të dojë dhe si të dojë te koshat e mbeturinave para orarit të përcaktuar do marrë gjoba. Deri në normalitet unë do të mbikëqyr zonën për dy javë“, tha Ndreu.
Ky aksion pastrimi në Shëngjin i paraprin çeljes zyrtare të sezonit turistik, që do të bëhet bëhet këtë fundjave, ndërsa fokusi kryesor do të jetë te shërbimet dhe pastertia në bregdet.
-

Si t’i pastroni organet nga toksinat dhe të mos sëmureni apo ndiheni të lodhur më asnjëherë
A e keni vërejtur se çdo ditë e më shumë njerëz, duke përfshirë të rinjtë, janë duke u bërë viktima të sëmundjeve kronike, kancerit ose sëmundjeve autoimune?
Trupi jonë i ka dobësitë e veta dhe nuk është i përsosur. Prandaj, ekspozimi në toksina mund t’i ndryshojë gjenet tona dhe të shpie në çrregullime fizike.
Veç kësaj, çrregullimet gjenetike ndodhin edhe si pasojë e stresit, luhatjes së hormoneve, parazitëve, viruseve, baktereve. Sheqeri, karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet e ndryshme janë po ashtu të dëmshme.
Sistemi jonë i imunitetit është i ndërtuar në mënyrë brilante për të qenë i aftë t’i largojë toksinat përmes diarresë, gripave dhe vjelljes.
Por, nëse një toksinë e heshtur është vazhdimisht e ekspozuar në sistem, ajo mund të shpie në sëmundje të ndryshme autoimune.
Sëmundjet autoimune janë çrregullime kur imunitetit vepron keq, duke e shkaktuar trupin ta dëmtojë veten.
Shumë sëmundje autoimune nxiten nga ushqimi, më saktësisht nga sheqeri, pesticidet, metalet e rënda dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht që mund të shkaktojnë ndryshime eventuale të pH-së apo fryrje.
Sidoqoftë, ka shumë mënyra dhe metoda krejtësisht natyrale të cilat ju ndihmojnë ta pastroni tërë trupin dhe ta forconi sistemin e imunitetit për t’i parandaluar sëmundjet e çfarëdo lloji.
Pastrimi i mëlçisë
Në mënyrë që t’i largoni toksinat nga mëlçia, hudhra, shafrani dhe rrepa ju ndihmojnë shumë për shkak të vetive shëruese që i kanë. Edhe vaji i ullirit është i mirë për procesin e detoksikimit të mëlçisë.
Pastrimi i veshkave
Xhenxhefili dhe vitamina B6 janë të mahnitshme për pastrimin e veshkave. Edhe uji me limon, magnezi dhe uthulla e mollës janë shumë të mira për t’i pastruar veshkat.
Pastrimi i zorrëve
Konsumoni shumë ujë, hani ushqime të bazuara në bimë, magnez, hudhër, xhenxhefil dhe konsumoni vitaminë C për t’i pastruar zorrët.
Parazitët
Për t’i larguar parazitët nga trupi, sigurohuni të pini kafe organike, ujë të distiluar dhe të konsumoni kanellë, hudhër dhe vaj kokosi.
-

Kaso: Korrupsioni, kr!m, dr@g, pastrimi i parave, fytyra e regjim!t të Ramës
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Berisha prezanton programin për rendin dhe sigurinë: Duhet “pastrimi i shtëpisë”!
Kryedemokrati, Sali Berisha ka prezantuar sot programin e Partisë Demokratike për sigurinë dhe rendin në Shqipëri.Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se për PD, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute.
Më tej, ai tha se një nga pikat e programit është pastrimi i shtëpisë, si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri ku jeta dhe veprimtaria e individit janë të sigurta.“Përshëndes forcat e policisë që qëndruan kundër krimit të organizuar, ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme.
Ju siguroj se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. Në këtë narkoshtet siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë.
Një nga pikat e programit tonë është pastrimi i shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri ku jeta e veprimtaria e individit janë të sigurta.
Në të cilën investitorë të huaj të vijnë të sigurt, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt. Ku për fatin më të keq rendi e siguria janë tërësisht në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, me benefite nga trafiku i drogës, ku vetëm kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave.
Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare ku u krijon mundësinë e artë të investimit të mld eurove në kullat që mbijnë e do nisin të përhapen tani në qytete të tjera, në kulla që janë monumentet më të shëmtuara të drogës e krimit”, tha Berisha. -

Pastrimi me Themel i Shtëpisë në Pranverë – Efektet në Organizëm
Për shqiptarët, pastrimi rrënjësor i shtëpisë është një proces i rëndësishëm, të cilit i binden me përpikmëri.
Periudha më intensive për një pastrim të tillë rrënjësor është padyshim pranvera.
Me besimin se gjatë pranverës ndryshon edhe gjaku, shqiptarët i hynë shtëpisë me themeli, pa ditur se një process i tillë ka një ndikim të fortë edhe në mirëqenien e organizmit.
Ekspertët konfirmojnë se pranvera është koha e duhur për t’i dhënë freski jo vetëm shtëpisë por edhe gjendjes shpirtërore.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni rolin e rëndësishëm që pastrimi i shtëpisë në pranverë ka për shëndetin e trupit dhe mendjes.
Pastrimi i shtëpisë në pranverë
Përmirëson humorin dhe zbut stresin
Të dhënat që disponon AgroWeb.org nga një studim i kohëve të fundit tregojnë se gratë që jetojnë në shtëpi të pastra e të rregullta kanë nivele të ulëta të kortizolit, hormonit të stresit.
Gratë që jetojnë në ambiente me rrëmujë e jo të pastra janë më të stresuara, dëshpëruara e të lodhura.
Përmirëson Aftësitë Krijuese
Nëse shtëpia është rrëmujë dhe në kaos, atëherë do ta keni më të vështirë të kryeni punën tuaj.
Kur pastroni shtëpinë ose zyrën, do të jeni më në gjendje të përqendroheni mbi projektin ose punën se sa të vrisni mendjen për rrëmujën që ju rrethon.
Ndjesia e Një Arritjeje Thelbësore
Kur jeni të zënë me punë, angazhime familjare e miqësore, gjetja e kohës për pastrimin e shtëpisë tingëllon një sfidë e vështirë.
Por AgroWeb.org ju sugjeron që mjafton të gjeni 10 minuta kohë çdo ditë për t’u marrë me një zonë të caktuar të shtëpisë dhe do të jeni më të organizuar.
Kështu çdo ditë do të keni ndjesinë sikur keni arritur diçka të madhe.
Përfitime Fizike
Pasi të keni vënë nën kontroll pastrimin e shtëpisë, do të zbuloni se jeni të motivuar për të jetuar më shëndetshëm.
Një ambient i pastër nxit një ushqyerje të shëndetshme, thonë ekspertët.
Kësisoj do të jeni më të inkurajuar për të kryer aktiviete fizike.
Pastrimi pranveror i shtëpisë nuk mund të bëhet në një ditë të vetme.
Mjafton t’ia nisni me ambientin ku ndiheni më mirë dhe sigurisht të përdorni solucione pastruese natyrale.
Solucionet Më Të Mira Të Pastrimit
Pastrimi i shtëpisë jo domosdoshmërisht duhet kryer me solucionet që gjenden në treg.
Solucione të tilla industriale janë të mbushura me toksina dhe vështirësojnë punën e rrugëve të frymëmarrjes në rastin më të mirë.
Në rastin më të keq, toksinat që mbushin shtëpinë, nxisin shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
AgroWeb.org ju kujton se produktet më të mira, shëndetshme dhe aspak të dëmshme të pastrimit janë soda e bukës, uthulla e mollës dhe limoni.
Përdorimi i tyre e mban shtëpinë të pastër, pa baktere dhe pa toksina.
Mos u shqetësoni për aromën e uthullës.
Ajo do të përthithë çdo aromë tjetër të keqe dhe shtëpia nuk mban erë me përdorimin e saj.
Nëse jeni të dhënë pas aromave, ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave esencialë siç është lavanda, të cilat i japin shtëpisë aromën e qetësisë dhe pastërtisë./AgroWeb.org -

Arsyeja Përse Organizimi i Shtëpisë Dhe Rregulli ju Bën të Ndiheni më Mirë
Kur bëhet fjalë për hobe që janë të mira për shëndetin tuaj mendor, disa nga aktivitetet më qetësuese që vijnë menjëherë në mendje përfshijnë gatimin, kopshtarinë, vrapimin ose leximin.
Por për shumë të tjerë pastrimi dhe organizimi i sirtarëve dhe dollapëve qetëson mendjen, shuan ankthin dhe i bën të ndihen më produktiv. Kjo zgjedhje ka edhe një shpjegim nga ana psikologjike, me të cilën AgroWeb.org iu njeh më poshtë.
Përse organizimi i shtëpisë dhe rregulli ju bën të ndiheni më mirë
Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet zbuloi se gratë që mendonin se shtëpitë e tyre ishin të rregullta kishin nivele më të ulëta të kortizolit, hormonit të stresit, sesa gratë që i përshkruanin shtëpitë e tyre si të rrëmujshme.
Rrëmuja zë hapësirë fizike dhe harxhon energjinë tuaj mendore. Shtëpia juaj duhet të jetë një vend i shenjtë, një vend i përqendruar te kujtimet, familja, miqtë dhe një vend ku ndiheni të sigurt dhe të relaksuar. Prandaj një shtëpi e organizuar mirë ka këto afësi në qetësinë tuaj mendore.
Rrëmuja e madhe të shpërqendron, duke e bërë më të vështirë kryerjen e detyrave tuaja. Ndërsa një mjedis i rregullt dhe i qetë do të rrisë qartësinë mendore dhe do t’ju bëjë të ndiheni më të përqendruar dhe produktivë.
Akti i organizimit dhe pastrimit të rregullt të hapësirës suaj të jetesës ju bën të ndiheni të përmbushur sepse e shihni detyrën teksa përfundon me sukses. Kjo aktivizon procesin e shpërblimit në tru dhe çliron hormonet e ndjesisë së mirë si dopamina, shpjegojnë ekspertët.
Studiuesit shprehen se pastrimi i hapësirës ku jetojmë është i ngjashëm me pastrimin e trurit tonë. Ky proces na ndihmon të ndajmë mendimet në të cilat duhet të përqendrohemi dhe të shmngim ose “të hedhim në kosh” mendimet që nuk na vlejnë. Prandaj, kjo është arsyeja pse pastrimi dhe organizimi na qetëson dhe na bën të ndihemi mirë.
Mënyra më e lehtë për të ruajtur pas gjithmon në shtëpi të rregullt është të organizosh apo pastrosh qoftë edhe për 10 minuta çdo ditë, për t’u siguruar që edhe një zonë e vogël e dhomës të pastrohet. /AgroWeb.org