Tag: pastrimi

  • Alarm, pastrimi i shtëpisë mund t’ju dëmtojë mushkëritë njësoj si 20 vite duhan

    Alarm, pastrimi i shtëpisë mund t’ju dëmtojë mushkëritë njësoj si 20 vite duhan

    Kimikatet që thithim çdo ditë gjatë pastrimit të shtëpisë mund të jenë po aq shkatërruese për mushkëritë sa pirja e duhanit për vite me radhë

    Ekspertët paralajmërojnë se gratë që përdorin rregullisht spërkatës pastrimi ose punojnë në pastrim humbasin funksionin e mushkërive me të njëjtën shpejtësi si një duhanpirës që pi një paketë cigaresh çdo ditë për 20 vite.

    Kjo sepse kimikatet irritojnë vazhdimisht rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar dëmtime të përhershme dhe duke rritur rrezikun e astmës dhe problemeve të tjera kronike të mushkërive ndërkohë që shumica e këtyre produkteve as nuk janë të nevojshme dhe mund të zëvendësohen lehtësisht me ujë dhe peshqirë mikrofibër.

    Ekspertët kërkojnë rregulla më të ashpra për mbrojtjen e shëndetit të publikut dhe paralajmërojnë se pastrimi i përditshëm me kimikate mund të jetë një kërcënim i padukshëm po aq i rrezikshëm sa duhani

  • Xhaferri: Edvin, kreu i SPAK nuk u thirr në DASH për kioskat pa leje, por për paratë e drogës që pastrohen me firmën tënde!

    Xhaferri: Edvin, kreu i SPAK nuk u thirr në DASH për kioskat pa leje, por për paratë e drogës që pastrohen me firmën tënde!

    Kreu i Forimit Rinor të Partisë Demokratike ka reagur me një shenim në faqen e tij në facebook pas vizitës së kreut të SPAK në SHBA.

    “Edi Rama ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit pasi ashtu si kanabizimi edhe pastrimi i parave të narkotrafikut në ndërtim është një projekt qeveritar që ka arkitekt Edi Ramën”, shkruan Besart Xhaferri.

    Postimi i plotë:

    Edvin, kreu i SPAK nuk u thirr për të dhënë llogari në DASH për kioskat pa leje, por për paratë e drogës që pastrohen në ndërtim me firmën tënde!

    Sot Edvin Rama që ka 13 vite në pushtet mbajti një konferencë të gjatë që kishte në fokus aksionin për ndërtimet e paligjshme nga veriu në jug, ku nuk kurseu as ndërtuesit, as arkitektët, as qytetarët por as vartësit e tij që në 13 vite toleruan ndërtimet e paligjshme.

    Problemi real i sektorit të ndërtimit dhe ekonomisë në terësi është pastrimi masiv i parave të inceneratorëve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës dhe lejet e Edi Ramës për subjeket e SPAK, që duhet ta bëjnë Ramën target të SPAK.

    Edi Rama ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit pasi ashtu si kanabizimi edhe pastrimi i parave të narkotrafikut në ndërtim është një projekt qeveritar që ka arkitekt Edi Ramën.

    Prej dy vitesh e kam denoncuar faktin se pastrimi i parave në ndërtim do kishte pasoja fatale për ekonominë, ndaj një ndër propozimet e mia në programin e Partisë Demorakratike ka qënë projekti “Një çati për çdo çift të ri” si një mekanizëm për të mbrojtur të rinjtë nga pasojat e biznesit të Edi Ramës.

    Gropat e kullave që nuk do ndërtohen kurrë do jenë dhe varri politik i Noriegës së Ballkanit.

  • Heidi Klum dhe “pastrimi nga krimbat dhe parazitët”: e dobishme apo e dëmshme?

    Heidi Klum dhe “pastrimi nga krimbat dhe parazitët”: e dobishme apo e dëmshme?

    Moda e fundit në rrjetet sociale është ajo e “parasite cleanse”, një pastrim i trupit nga krimbat dhe parazitët, dhe është përhapur më shumë pas deklaratave të supermodeles amerikane. Heidi Klum.

    Ky program dietik bazohet në një regjim të rreptë me barishte dhe fara, duke eliminuar ushqime të yndyrshme, të përpunuara ose që përmbajnë gluten dhe laktozë. Klum rrëfeu se e nisi këtë pastrim pasi ishte “bombarduar” me video dhe postime në Instagram:

    “Më thanë se duhet ta bësh një herë në vit dhe unë nuk e kam bërë kurrë. Ndihem vërtet vonë. Nuk e di çfarë do të dalë nga unë. Po filloj tani dhe duhet bërë për muaj të tërë.” Ajo shtoi gjithashtu se “të gjithë kanë parazitë”, prandaj, sipas saj, ky pastrim do të ishte i nevojshëm.

    Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se kjo nuk është e vërtetë dhe se kjo “pseudo-dietë” mund të jetë jo vetëm e panevojshme, por edhe e dëmshme.

    Si funksionon kjo dietë?

    Pastrimi i parazitëve synon të eliminojë parazitët nga zorra dhe është përhapur në rrjet me hashtagun #parasitecleanse. Ai bazohet kryesisht në dy pika:

    Përdorimi i barishteve dhe erëzave me efekte të pretenduara anti-parazitare, si piper i zi, fara papaje, xhenxhefil, hudhër, kurkuma, fara kungulli, rigon, trumzë, arrë e zezë, berberinë.

    Eliminimi i ushqimeve të yndyrshme, të përpunuara, glutenit dhe produkteve të qumështit, duke përfshirë edhe mishin e derrit dhe duke rritur konsumimin e frutave dhe perimeve.

    Çfarë thonë ekspertët?

    Ekspertët e shëndetit e kanë mohuar këtë ide. Dr. Peter Mannon, gastroenterolog në Universitetin e Nebraska-s, tha se “njerëzit mesatarisht nuk kanë parazitë aktivë në zorrë”.

    Nga ana e sigurisë dhe praktikueshmërisë së dietës, problemi rritet: regjimi është tepër restriktiv dhe i pabalancuar. Nutricionistja Beth Czerwony nga Cleveland Clinic tha për People se: “Nuk ka prova të besueshme që tregojnë efektivitetin e këtyre pseudo-pastrimeve. Infeksionet parazitare kërkojnë ilaçe, jo trajtime me barishte.”

    Dr. Jeffrey Dvorin, kirurg dhe infektivolog në Boston Children’s Hospital, shtoi se këto pastrime mund të dëmtojnë mikrobiomën e zorrëve, të shkaktojnë nauze dhe dehidrim, dhe disa përbërës, si piper i zi, mund të shkaktojnë konvulsione ose humbje të ndjenjave nëse konsumohen tepricë.

    Dr. James Dooley, mikrobiolog në Universitetin e Ulster-it, ishte shumë i qartë: “Nuk ka asnjë provë shkencore për pastrimet e parazitëve, është pseudoshkencë e pastër.”

    Në përfundim, ekspertët e konsiderojnë këtë trend të panevojshëm, potencialisht të dëmshëm dhe antishkencor, pavarësisht promovimit nga personazhe të njohura si Heidi Klum.

  • Rama bën thirrje: Bashkohuni nismës “Male të Pastra”, kontribut modest i gjithësecilit

    Rama bën thirrje: Bashkohuni nismës “Male të Pastra”, kontribut modest i gjithësecilit

    Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje këtë të shtunë që qytetarët t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

    Më 26 gusht do të ndërmerret një aksion pastrimi në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.
    “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • EMRAT/ SPAK njoftim zyrtar për aksionin kundër grupit të drogës: Tentuan të sjellin në Evropë tonelate me kokainë, lëshohen 16 urdhër-arreste

    EMRAT/ SPAK njoftim zyrtar për aksionin kundër grupit të drogës: Tentuan të sjellin në Evropë tonelate me kokainë, lëshohen 16 urdhër-arreste

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritete ligjzbatuese nga disa vende të BE-së, ka goditur një nga organizatat shqiptare më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila kishte kapacitet të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e drogës në tregjet europiane.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet, të nisura mbi bazën e të dhënave të komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC, zbuluan se grupi drejtohej nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., me bazë në Paraguai, të cilët kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut — nga prodhimi dhe fshehja e drogës në ngarkesa legale, deri te shpërndarja dhe pastrimi i të ardhurave. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Anëtarët e grupit kriminal:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    -Riza ÇelaReklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    -Ardian Çela

    -Albin Çela

    -Elvis Çela (Vëllezër)

    Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort

    -Franc Çopja, i arrestuar ne Belgjikë

    -Petrit Sulejmani alias Lakatos

    -Mariglen Kamami

    -Denis Daja

    -Kujtim Gjyla

    -Renato Musaka

    -Vilson Pepa

    -Dition Pepa, detyrim paraqitje

    -Miklovan Mullai

    -Gert Çerma

    Ngarkesat e sekuestruara

    Autoritetet ndërkombëtare kanë goditur dy ngarkesa rekord kokaine të organizuara nga ky grup:

    -Nëntor 2020: 11.6 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni dhe boje metalike, sekuestruar në portin e Anversit, Belgjikë.

    -Shkurt 2021: 16.4 ton kokainë të fshehura në bombola metalike, sekuestruar në Hamburg, Gjermani, me vlerë tregu deri në 3.5 miliardë euro.

    Arrestimet dhe masat e sigurimit

    Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 14 persona dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar 9 masa sigurie në Shqipëri, ndërsa një nga drejtuesit, F.C., është arrestuar në një vend të BE-së. Po punohet për ndalimin e 6 të tjerëve.

    Pastrimi i parave

    Hetimet zbuluan një skemë të sofistikuar pastrimi parash, që përfshinte transport fizik të shumave të mëdha “cash” nga BE drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autobusëve ndërkombëtarë, si dhe përdorimin e sistemit informal “hawala” për të shmangur gjurmët bankare.

    Pasuritë e sekuestruara

    Me vendim gjykate janë sekuestruar 14 pasuri me vlerë disa miliona euro, përfshirë:

    -Resort turistik në Xhafzotaj, Durrës

    -Vila luksoze në Dhërmi dhe Tiranë

    -Tokë dhe ndërtesa në Tiranë

    -Kuota në disa shoqëri tregtare

    -Tre automjete

    -Rreth 112 mijë euro cash, 4 mijë USD dhe 880 mijë lekë

    Bashkëpunimi ndërkombëtar

    Operacioni u zhvillua në koordinim me Europol, Eurojust, policitë federale të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë. SPAK theksoi se ky bashkëpunim ishte vendimtar për goditjen e një strukture kriminale që vepronte në shkallë globale dhe që kishte ndërtuar një mekanizëm të aftë të rikuperonte shpejt humbjet nga sekuestrimet.

    Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e cilësuan grupin si një nga më të fuqishmit e hetuar ndonjëherë nga SPAK, me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun europian të kokainës.

  • SPAK jep detaje për goditjen e grupit të drogës: Tentuan të sjellin në Evropë tonelata me kokainë, lëshohen 16 urdhër-arreste

    SPAK jep detaje për goditjen e grupit të drogës: Tentuan të sjellin në Evropë tonelata me kokainë, lëshohen 16 urdhër-arreste

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritete ligjzbatuese nga disa vende të BE-së, ka goditur një nga organizatat shqiptare më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila kishte kapacitet të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e drogës në tregjet europiane.
    Hetimet, të nisura mbi bazën e të dhënave të komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC, zbuluan se grupi drejtohej nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., me bazë në Paraguai, të cilët kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut — nga prodhimi dhe fshehja e drogës në ngarkesa legale, deri te shpërndarja dhe pastrimi i të ardhurave.

    Autoritetet ndërkombëtare kanë goditur dy ngarkesa rekord kokaine të organizuara nga ky grup:
    -Nëntor 2020: 11.6 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni dhe boje metalike, sekuestruar në portin e Anversit, Belgjikë.

    -Shkurt 2021: 16.4 ton kokainë të fshehura në bombola metalike, sekuestruar në Hamburg, Gjermani, me vlerë tregu deri në 3.5 miliardë euro.
    Arrestimet dhe masat e sigurimit
    Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 14 persona dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar 9 masa sigurie në Shqipëri, ndërsa një nga drejtuesit, F.C., është arrestuar në një vend të BE-së. Po punohet për ndalimin e 6 të tjerëve.
    Pastrimi i parave
    Hetimet zbuluan një skemë të sofistikuar pastrimi parash, që përfshinte transport fizik të shumave të mëdha “cash” nga BE drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autobusëve ndërkombëtarë, si dhe përdorimin e sistemit informal “hawala” për të shmangur gjurmët bankare.
    Pasuritë e sekuestruara
    Me vendim gjykate janë sekuestruar 14 pasuri me vlerë disa miliona euro, përfshirë:
    -Resort turistik në Xhafzotaj, Durrës
    -Vila luksoze në Dhërmi dhe Tiranë
    -Tokë dhe ndërtesa në Tiranë
    -Kuota në disa shoqëri tregtare
    -Tre automjete
    -Rreth 112 mijë euro cash, 4 mijë USD dhe 880 mijë lekë
    Bashkëpunimi ndërkombëtar
    Operacioni u zhvillua në koordinim me Europol, Eurojust, policitë federale të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë. SPAK theksoi se ky bashkëpunim ishte vendimtar për goditjen e një strukture kriminale që vepronte në shkallë globale dhe që kishte ndërtuar një mekanizëm të aftë të rikuperonte shpejt humbjet nga sekuestrimet.
    Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e cilësuan grupin si një nga më të fuqishmit e hetuar ndonjëherë nga SPAK, me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun europian të kokainës.

  • Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

    Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

    Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.
    Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari.

    Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

    “Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë apo kanë pasur tjetër domethënie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinë për mënyrën se si këto rroba kishin përfunduar mes plehrave./Telegrafi/

  • Pastrimi i Manazderes, Llatja: Po monitorojmë me kamera dhe po vendosim gjoba për ndotjen

    Pastrimi i Manazderes, Llatja: Po monitorojmë me kamera dhe po vendosim gjoba për ndotjen

    Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Elbasan vijon prej disa ditësh pastrimin e përroit të Manazderes, një nga dy përrenjtë kryesorë që përshkojnë qytetin. Ky përrua buron nga malësia e Shkumbinit të Sipërm dhe sjell një sasi të konsiderueshme inertesh, sidomos gjatë reshjeve të dendura.
    Aktualisht në terren ndodhen 6 makineri që mundësojnë pastrimin e rreth 200 metër kub mbetjesh çdo ditë. Pjesa që po pastrohet përfshin një sipërfaqe të betonuar prej 1.4 kilometrash. Ky aks është ndotur si pasojë e inerteve të sjella nga zona e Godoleshit, por edhe për shkak të amortizimit të digave të ndërtuara në vitin 1970, të cilat tashmë çojnë sasi të mëdha inertesh në përroin e Manazderes.

    Një tjetër problem serioz ka qenë edhe hedhja e mbetjeve urbane. Edhe pse ndërhyrjet nga shërbimi i pastrimit janë të përditshme, madje në këtë zonë pastrimi bëhet dy herë në ditë, qytetarët ende nuk janë sensibilizuar mjaftueshëm dhe vijojnë të hedhin mbetjet në përroin e betonuar.

    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishte sot në vendin ku po kryhet pastrimi i fazës së dytë të këtij përroi. Ai deklaroi se Bashkia ka nisur monitorimin me kamera pranë koshave të mbetjeve dhe përgjatë zonave problematike për të evidentuar rastet e hedhjeve të paligjshme të mbetjeve. Llatja nënvizoi se do të ndërmerren edhe masa administrative ndaj qytetarëve që shkelin rregullat.
    “Dua të bëj një apel të drejtpërdrejtë për qytetarët: mbetjet t’i hedhin në koshat përkatës, aty ku e kanë vendin, e jo më në përroin e Manazderes. Kjo zonë pastrohet dy herë në ditë. Për ta mbajtur të pastër, duhet bashkëpunimi i të gjithëve,” u shpreh Llatja.
    Kjo është faza e dytë e pastrimit të përroit të Manazderes. Pjesa e parë është realizuar në segmentin që nis nga bregu i lumit Shkumbin, ndërsa aktualisht po pastrohet segmenti i sipërm, i cili ka qenë një problem për banorët e zonës përreth.

  • Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, nis pastrimi i inerteve në Theth! Rama: Do hiqet çdo mbetje e objekteve që u bënë në dhunim ekstrem të ligjit

    Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, nis pastrimi i inerteve në Theth! Rama: Do hiqet çdo mbetje e objekteve që u bënë në dhunim ekstrem të ligjit

    Pas prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, nisi sot pastrimi i inerteve.

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të pastrimit të mbetjeve të 40 subjekteve, që sipas tij “kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru, në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peisazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot“.
    Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi, thotë kreu i qeverisë deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT.
    “Thethi do të kthehet në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale. Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE“, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
    Gjatë aksionit të IKMT-së u shembën rreth 70 ndërtime të paligjshme brenda perimetrit të parkut kombëtar. Aksioni u zhvillua me praninë e forcave të shumta policore, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë ndërhyrjeve. Banorët që kishin ndërtuar objekte pa leje kundërshtuan aksionin. Ata dje organizuan edhe një takim sipas kanunit të vjetër në mes të fshatit.

    Top Channel

  • Rama reagon për aksionin në Theth: Mbi 100 objekte të paligjshme të shembura, nis faza e dytë e Rilindjes Urbane

    Rama reagon për aksionin në Theth: Mbi 100 objekte të paligjshme të shembura, nis faza e dytë e Rilindjes Urbane

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me aksionin që po zhvillohet në Theth, ku po vijon pastrimi i mbetjeve inerte dhe shembja e ndërtimeve pa leje, të cilat janë ngritur në kundërshtim të plotë me ligjin në një nga zonat më të mbrojtura natyrore dhe historike të Shqipërisë.
    Postimi i Ramës:

    Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
    Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.
    Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.