Tag: pastë

  • Frederik Rreshpja: Nëna ime, ti dhembje e pashuar

    Frederik Rreshpja: Nëna ime, ti dhembje e pashuar

    Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

    Poezi nga Frederik Rreshpja

    Nëna ime ti dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhe të zi,Edhe yt bir siç duket së shpejtiDo e lërë këtë botë, nënë, e di. S’më vjen keq që iki kështuSe asnjëherë i lumtur nuk kam qenëVeç në pyjet ku xhindet vallëzojnëRreth drurëve të galvanizuar me hënë.Shkoj te lumi ku qajnë ciganëtPër rërat e largëta me dritëPo përse dreqin jam gatuar kështuTë grindem me të tëra qeveritë? Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjetPor do t’i lutem Shën Mërisë për ty.Eh, mundet që edhe mua ndokushDo ma gdhendë një kryq mbi krye.

    *Titulli i origjinalit: “Nënës”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: KAM SHUMË DHIMBJE NË TRUP, S’KAM FUQI TË EC, NUK SHOH FARE…

    FREDERIK RRESHPJA: TANI E TUTJE SHIRAT DO TË JENË LOTËT E MI…

    Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindurI mallkuar me art.Gjërat i shihja ndryshe:Nëpër shirat e vdekurPeshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.Në vend të borës binin zogj në çdo dru.Era si ketër brente degët.Qante mbi mua nëna, shëmëria ime. Ave nëna ime!Mos e pastë njeri këtë fat!

    Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin e trëndafilave,Pastaj erdhe ti tërë ikje.Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra si perënditë ilire.Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,I mallkuar me art.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te kokaDhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjesTë më ndjekë mallkimi i artit.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Por, kur të vdes, portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe ,Se unë kam patur miqësi me çdo dru.

    Në stinën kur bien gjethetDo të bien edhe sytë e mi.

    Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi.Mos e pastë njeri këtë fat!

    *Titulli i origjinalit: “Testament”

    ObserverKult

    LEXO EDHE: FREDERIK RRESHPJA: TANI QË NËNA NUK ËSHTË MË…

  • “Zoti të pastë kujdes atje lart!”, blogeri tregon takimin e fundit me Shpat Kasapin

    “Zoti të pastë kujdes atje lart!”, blogeri tregon takimin e fundit me Shpat Kasapin

    Blogeri Olti Curri teksa ka reaguar për ndarjen e parakohshme të Shpat Kasapit, i cili thuhet se ndërroi jetë nga një atak kardiak, ka treguar takimin e fundit me këngëtarin.
    Ai tha se takimi i fundit ishte në një lokal në Tiranë, ku kishin qeshur me historitë që këngëtari kishte treguar.
    “Kishim shumë pa u takuar dhe pak kohë më parë u shfaqe surprizë në tavolinë tek lokali i kushërirës tënde në Tiranë. Nuk foli asnjë sepse ti vetëm tregoje histori dhe qeshnim me lot, mirësia jote mbështillte çdo njeri që takoje si një përqafim. Shpat i mirë, qielli duhej të priste, ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë. Zoti të pastë kujdes atje lart!”, shkruan Curri.

  • Deputeti demokrat sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

    Deputeti demokrat sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

    Deputeti Gent Strazimiri, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, por me një ndryshim; tepër agresiv e me tone akuzash të forta.
    Statusi i plotë i Gent Strazimirit
    Kam bindjen se Fatos Nano, kur pranoi të drejtojë Partinë e Punës në 1991, mendonte seriozisht se mund ta reformonte për ta shndërruar në një forcë të majtë evropiane.
    I kishte të gjitha cilësitë për ta bërë!
    Qytetar, intelektual, i lexuar por, mbi të gjitha krejt i qartë për dëmet që Partia e Punës i kishte bërë vendit.
    Mjerisht, nuk pati kurajon që në momentin e parë, në qershor 1991, kur “shndërrim” të saj, quajti thjesht “ndërrimin e emrit”!!!
    Drejtoi Shqipërinë mbi këtë bazë moskurajoje, duke shkaktuar edhe më shumë dëme, i bindur se ky popull nuk e meritonte.
    “Popull” quante komunistët, veteranët, shefat e kuadrit, oficerët e Sigurimit… dmth të gjithë ata që e rrethonin, sepse në popull nuk doli kurrë vërtetë.
    Në fund, “popullit” e Shqipërisë i la si mallkim pasardhësin e vet dhe, iku të jetojë jashtë, i bindur se do e kërkojnë sërish kur ta njohin se kush është…
    Fatos Nano nuk është më!
    Dëmi që la pas, PO!
    Zoti pastë mëshirë për të!

  • Testamenti i një poeti

    Testamenti i një poeti

    Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

    Analizë semiotike e poezisë “Testament” i Frederik Rreshpjes

    Nga Riza Braholli MborjaNë poezinë: Testament,

    Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindurI mallkuar me art.Gjërat i shihja ndryshe:Nëpër shirat e vdekurPeshqit fluturonin drejt çerdheve, te yjet.Në vend të borës binin zogj në çdo dru.Era si ketër brente degët.Qante mbi mua nëna, shënmëria ime. Ave nëna ime!Mos e pastë njeri këtë fat!

    Kam dashur një Afërditë në Olimpine trëndafilave.Pastaj erdhe ti tërë ikje.Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra, si perënditë ilire.Kështu iku dhe rinia, filigrami i djalërisë,i mallkuar me art.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka,Dhe të harrohem, se nuk dua që edhe pas vdekjesTë më ndjekë mallkimi i artit.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Po kur të vdes, portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe,Se unë kam patur miqësi me çdo dru.

    Në stinën kur bien gjethetDo të bien edhe sytë e mi.

    Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi.Mos e pastë njeri këtë fat!Poeti zbraz dëshiroren e tij: mos e pastë njeri këtë fat! Fati atë e ka mallkuar me art dhe ashtu si edhe te poezia tjetër “Epitaf”, ai është i mallkuar me pavdekësi, pra, i mallkuar me art. Pra, që në krye na shfaqet kjo simbiozë e pandreqshme fat-krijim artistik dhe del edhe koncepti i tij për talentin, por megjithëse kjo tezë do një vështrim më vete; këtu ne na intereson eksplorimi i vetëdijes dhe pavetëdijes së tij edhe për një nga kategoritë më të larta të veprimit njerëzor siç është krijimi.

    Koncepti i Rreshpjes për talentin në thelb është ai, gati i pranuar nga shumica e njerëzve, se talenti është dhuratë; ajo që e dallon konceptin e tij është në vlerësimin e dhuratës si mallkim. Vargjet Që fëmijë e kisha kuptuar se kisha lindur i mallkuar me art, përveç thelbit të letraritetit, të të parit të gjërave ndryshe, nëpërmjet tjetërsimit dhe figurativitetit të gjuhës, poezia është më tepër se kaq; ajo është edhe mallkim, sepse është gëzim dhe dhimbje njëherësh; këtë e thotë nënteksti i vargut: qante mbi mua nëna, shënmëria ime… Pse qante kjo nënë? Padyshim një nënë qan prej dhimbjes, për pjellën e saj; vetëm ajo di të lexojë birin e vet edhe pa folur nëpërmjet valencave ritmike të gjakut.

    Poezia, arti, në vetvete, është edhe mallkim, por për një njeri që i vuan dhimbjet e artit e të fjalës, jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht, kjo është më tepër se një dramë tragjike, është mallkim, ndaj ai shfren: Mos e pastë njeri këtë fat! Duke e ndërlidhur fatin me krijimin, nuk mund të linte jashtë kësaj simbioze edhe konceptin mbi artin, poezinë, pra, ajo është dhimbje, vuajtje, në kërkim të së vërtetës. Shohim këtu një lodhje e dërmim shpirtëror të poetit.

    Nuk duhet të harrojmë se Rreshpja këtë mallkim e vuajti dyfish dhe ne, megjithë respektin dhe logjikën teorike të “vdekjes së autorit” të Roland Bartit, nuk mund ta ndajmë unin e tij nga uni poetik. Këtu do të thërrasim në ndihmë arsyetimin logjik të H. Bloom-it: (…) … në fakt, kemi një rast të mirë për të paralajmëruar lexuesin të ketë kujdes nga dogma e padobishme letrare sipas të cilave, “unë” veta e parë njëjës në poezi është gjithmonë një maskë, ose një tjetër person, por jo një njeri.

    “Unë” – te sonetet shekspiriane është aktori dhe dramaturgu Uilliam Shekspir, krijuesi i Falstafit, Hamletit, Rosalindës, Jagos dhe Kleopatrës. … Shekspiri e mjegullon dhe e përthyen vetveten në nuanca, por sido që të jetë, ai s’mund të krijojë një vetvete krejt tjetër. Por arti nuk është një fat i ndarë metafizik, ai është eterik, po aq sa fizik, sepse vjen i sendërtuar me ëndrra, bukuri, dashuri, rini, dhimbje, ikje, ardhje, pritje, plagë, jetë, vdekje; dhe mallkimi e shoqëron gjithë jetën.

    Ka një parandjenjë të hidhur në strofën e tretë, por që më shumë se parandjenjë, është një e vërtetë universale, sepse përveç që ai është i vetëdijshëm, që ky mallkim do ta ndjekë tërë jetën, kjo do t’i ndodhë edhe pas vdekjes dhe në këtë rast edhe në qofsh studiuesi më gjakftohtë nuk ka si mund të mos të dridhet pena, kur ndjen se bëhesh pjesë e këtij mallkimi të poetit, dhe aq më tepër tanimë që ai ka vdekur.

    Ai është i ndërgjegjshëm për marrëdhënien me kritikën dhe hyn te ata poetë që kanë bërë art, jo se donte të bënte art, por se e kishte prej mallkimit, por edhe të nevojshme dhe vetë jeta e tij është provë e gjallë e gjithë kësaj; një njeri që e nxirrte poezinë prej vetes dhe pastaj e linte udhëve. Ja një dokumentim i këtij pohimi nga shkrimtari Shpëtim Kelmendi, i cili është dëshmitar i gjallë i kohëve të fundit të jetës së tij: (…) Kur e pyes nëse ka shkruar ndonjë gjë të re, më përgjigjet se ka shkruar vazhdimisht, por meqë është përherë në lëvizje, mjaft prej poezive i humbasin. Këtë e thotë pa dhimbje. Për të e rëndësishme është që i ka shkruar, pra ia ka shlyer borxhin vetes, të tjerat nuk kanë rëndësi. Por, thotë ai, kur të vdes ëndërroj të harrohem, se nuk dua që edhe pas vdekjes/të më ndjekë mallkimi i artit.

    Siç e shohim, ai s’e ndan poezinë nga konturet e autorit; ajo kthehet në një qenie poetike në sajë të marrëdhënieve dhe bashkëveprimit, të objektivimit të subjektives. Ka një identifikim të poetit me natyrën; poezia për të është pjesë e natyrës, si dhe e kundërta, ajo është në simbiozë me jetën. Sipas N. Frait (…) Në nivelin e pikërishëm kryetipor, ku poezia është një mjeshtëri e civilizimit njerëzor, natyra është përmbajtëse e njeriut. Në nivelin analogjik, njeriu është përmbajtës i natyrës dhe qytetet dhe kopshtet e tij nuk janë më boshllëqe në sipërfaqen e tokës, por forma të gjithësisë njerëzore.

    Ideja, sipas nesh, është që poezia do të jetojë te ata që duan jetën, poezinë, natyrën; dhe nëpërmjet këtyre shndërrimeve apo subjektivimeve të ndërsjellta ai shfaqet si një biofil i pastër, me një lloj panteizmi; E theksojmë se ai vë një shenjë barazimi midis poezisë, artit dhe unit poetik, që shndërrohet në një qenie poetike dhe kjo qenie poetike nuk vdes; ajo jeton në lëvizjen e jetës, të natyrës, sepse ky është fati i tij, dhuratë prej zotash. Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi./Mos e pastë njeri këtë fat! Po në këtë hulli procedimi e konkludimi poetik arrin edhe në poezinë Sidoqoftë.

    Ka një aludim në të për fatin e shkruar, jo vetëm të tijin, por për fatin e qenies njerëzore në përgjithësi. Vargu, me të cilin nis poezia: Sidoqoftë ky mëngjes do të më vdesë në duar, është interesant, në mënyrën se si mendimi poetik ngrihet mbi ndajfoljen Sidoqoftë. Koncepti është ndërtuar mbi një alogjikë arsyetimi: njerëzit do të shpikin një mëngjes, është nën një këndvështrim filozofik idealist të qenies, ndërsa në vargun tjetër, këndvështrimi i përmbysur është metafizik dhe i drejtohet transhedentales.

    Kështu, së fundi, besojmë se ne, sa po i cekim shtresat e pasura, vlerat artistike të kësaj vepre poetike që udhëtoi së bashku me fatin e tij të “keq”, “të mallkuar me art”, por me fatin tonë të madh që kemi pasur një poet të tillë në letrat shqipe. Jemi të bindur, se të tjerë do të vijnë e do të bëjnë shumë e më shumë në këtë hulli që ne mendojmë se po hapim me këtë punim …

    ObserverKult

    Riza Braholli Mborja

    Lexo edhe:

    NË 84 VJETORIN E LINDJES JU SJELLIM NJË BUQETË POEZISH NGA FREDERIK RRESHPJA: KISHA LINDUR I MALLKUAR ME ART!

  • Asgjësohet produkti/ Rezultoi me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me pastë fistiku nga Shqipëria!

    Asgjësohet produkti/ Rezultoi me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me pastë fistiku nga Shqipëria!

    Autoritetet kroate kanë bllokuar në kufi një ngarkesë me “pastë fistikësh” (gjalpë stikash) të ardhur nga Shqipëria, pas konstatimit të niveleve të larta të Aflatoksinës, një substancë toksike me rrezik serioz për shëndetin. Sipas njoftimit të publikuar nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), mostrat janë marrë më 8 shtator, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar prani të konsiderueshme të kësaj toksine.

    Si pasojë, autoritetet kroate kanë urdhëruar asgjësimin e plotë të ngarkesës, për të parandaluar futjen e saj në treg. Njoftimi zyrtar në RASFF u bë më 3 tetor, duke alarmuar edhe vendet e tjera anëtare të BE-së për të ndërmarrë masa parandaluese nëse produkti ka hyrë në qarkullim edhe në tregjet e tyre.

    Ky nuk është rasti i vetëm i refuzimit të produkteve shqiptare. Vetëm dy ditë më parë, më 1 tetor, Kroacia kishte kthyer një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, pas zbulimit të niveleve të larta të pesticideve të rrezikshme.

    Sipas të dhënave të RASFF, në mostrat e specave u gjetën tre pesticide mbi normën e lejuar – Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Rastet e përsëritura po rrisin shqetësimin mbi standardet e sigurisë ushqimore në eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

  • Frederik Rreshpja: Testament

    Frederik Rreshpja: Testament

    Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindurI mallkuar me art.Gjërat i shihja ndryshe:Nëpër shirat e vdekurPeshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.Në vend të borës binin zogj në çdo dru.Era si ketër brente degët.Qante mbi mua nëna, shëmëria ime. Ave nëna ime!Mos e pastë njeri këtë fat!

    Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin e trëndafilave,Pastaj erdhe ti tërë ikje.Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra si perënditë ilire.Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,I mallkuar me art.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te kokaDhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjesTë më ndjekë mallkimi i artit.Mos e pastë njeri këtë fat!

    Por, kur të vdes, portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe ,Se unë kam patur miqësi me çdo dru.

    Në stinën kur bien gjethetDo të bien edhe sytë e mi.

    Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi.Mos e pastë njeri këtë fat!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PSE POETI FREDERIK RRESHPJA KËRKONTE QË NË VEND T’ARKIVOLIT TA FUTNIN NË NJË KUTI LODRASH PËR FËMIJË

    Frederik Rreshpja (1940 – 2006), ishte poet, eseist, publicist dhe botues. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi, arrestohet dhe dënohet me 4 vjet.Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu në Sarandë. Nga viti 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë. Themeloi dhe menaxhoi shtypshkronjën dhe Shtëpinë botuese “Europa” dhe ishte drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër.

    Pas vitit 2000 jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Rreshpja përjetoi një varfëri të skajshme. Vdiq më 17 shkurt të 2006.

    ObserverKult ju sjell një fragment nga libri i Petrit Palushit “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë” ku paraqiten kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj para se ai të ndahej nga jeta:

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Doli llafi i Ramës”/ Nuk përmbahet Dash Sula: Nga rahmet pastë për LSI, tani kjo kaloi te PD-ja

    “Doli llafi i Ramës”/ Nuk përmbahet Dash Sula: Nga rahmet pastë për LSI, tani kjo kaloi te PD-ja

    Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.
    “Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori. Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë”, tha ai.

  • A do të thuash “rahmet pastë” për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thua për LSI-në? Përgjigjet Rama

    A do të thuash “rahmet pastë” për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thua për LSI-në? Përgjigjet Rama

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse do të thotë “rahmet pastë” edhe për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thotë për LSI-në, u shpreh se beson që PS ka ndërtuar një skuadër që do të maksimalizojë votën më 11 maj.
    “Këtë herë ne kemi ndjekur një logjikë tjetër. Kush ka mandate nga Partia Socialiste duhet t’i rikonfimojë në ballafaqim me publikun, plus edhe disa ministra që i kemi lënë në ballafaqim me publikun, sepse do të ishte i cunguar kapaciteti i garës së PS-së me kundërshtarët. Unë besoj që kemi ndërtuar një skuadër që do të maksimalizojë votën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe situata e kënetës pasditen e 12 majit do të jetë shumë e rëndë, shumë rëndë”, deklaroi Rama./TPZ

  • Rama për partitë e reja: Dolën nga e njëjta farë që polli “ndjesë pastë” LSI-në

    Rama për partitë e reja: Dolën nga e njëjta farë që polli “ndjesë pastë” LSI-në

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS ka ironizuar nga Burreli partitë e reja. Sipas Ramës këto forca politike të re kanë vetëm moshën e kryetarëve.
    Ai theksoi se të gjitha këto parti që mbinë nga hiçi, vijnë nga e njëjta farë e keqe që polli “rahmet pastë” LSI-në.
    “Seç janë ca që kanë dalë që thonë jemi parti të reja. Janë thjeshtë formacione që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve. Janë nga e njëjta farë që polli ndjesë pastë LSI-në. Çfarë na duhen ne këta, këto farëra që pa dalë akoma veza, thonë që nëse ne do ta kemi në dorë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme. Ne kemi në dorë fatin Europian të Shqipërisë, dhe nga një anë kemi një kënetë dhe një Buf kënete, një njeri i lodhur dhe harron kryefjalën që ka dhënë dhe del me një kallëzues tjetër dhe nuk lë gjë pa thënë për popullin e vet sikur vijnë nga një diktaturë afrikane, dhe nga ana tjetër kemi këta të tjetër. Si mund tu lihet në dorë fati i vendit këtyre”, u shpreh Rama.

  • “Shqipëria pa PS, drejt humnerës”, Rama në Dimal: Partitë e reja, si ndjesë pastë LSI-ja!

    “Shqipëria pa PS, drejt humnerës”, Rama në Dimal: Partitë e reja, si ndjesë pastë LSI-ja!

    “Çdo alternativë tjetër përveç PS është e rrezikut për t’u kthyer sërish pas drejt të njëjtës humnerë”. Me këtë mesazh drejtuar banorëve, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës në bashkinë e Dimalit.
    Rama tha se në total gjatë viteve të qeverisjes janë bërë gjysmë miliardë euro investime, ndërsa premtoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe prandaj i nevojitet mandati i katërt.
    “Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit…Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE”, tha Rama.

    Gjatë prezantimit të programin, kreu i selisë rozë iu bëri thirrje qytetarëve të Dimalit që të fokusohen në anëtarësimin në BE ndërsa nuk la jashtë vëmendjes akuzat e opozitës për rritjen të shifrave të papunësisë.
    “Ka shumë që thonë se shifra e ulët vjen se kanë ikur njerëzit. Lëre pastaj ata që thonë se kanë ikur 1 mln njerëz, një nga shpifjet më të mëdha të kënetës ndërkohë që censusi e tregoi saktë se sa është popullsia e Shqipërisë. Por përqindja e papunësisë nuk matet mbi popullsinë e përgjithshme por mbi forcat e punës. Për herë të parë kemi një papunësi njëshifrore 8.8”, u shpreh ai.
    Për Ramën, partitë e reja nuk kanë asgjë më tepër se LSI-ja
    “E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Rama.
    /vizionplus.tv