Tag: pasqualin

  • Agjenti historik i Del Pieros: E donin Barça dhe Manchester United, pastaj katalanasit zgjodhën Rivaldon

    Agjenti historik i Del Pieros: E donin Barça dhe Manchester United, pastaj katalanasit zgjodhën Rivaldon

    10 Tetor 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Claudio Pasqualin, agjenti historik i Alessandro Del Pieros, foli për “Tuttosport” mbi rinovimin e ish-kapitenit të Juventusit: “Doktor Umberto Agnelli na thoshte gjithmonë se Alex po merrte shumë para (qesh). Në fakt, na ndihmoi kur ishim afër skadencës, sepse gjysma e Europës e donte Del Pieron, përtej vlerës së tij të jashtëzakonshme”.
    Sipas Pasqualin, Barcelona kishte treguar interes serioz, por më pas zgjodhi Rivaldon, ndërsa Manchester United gjithashtu e kërkonte: “Sir Alex Ferguson e admironte shumë Del Pieron, por Alex nuk kishte asnjë dyshim, në mendjen e tij ekzistonte vetëm Juventusi. Donte të qëndronte me çdo kusht”.
    Pasqualin bëri edhe një krahasim me Kenan Yildiz, duke theksuar se, ndryshe nga ajo kohë, lojtari turk ka ende 3 vite e gjysmë kontratë, ndaj Juventusi mund të veprojë me qetësi, por duhet të veprojë shpejt për ta blinduar, pasi ka interesim nga klube të mëdha europiane.